Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    shqiptari Maska e faruk_01
    Anėtarėsuar
    24-09-2006
    Vendndodhja
    maqedoni
    Postime
    590

    A rrezikohet egzistimi i Maqedonise ?!

    Duke pasur parasysh faktin se kokfortesia e kryeministrit maqedon Gruevski eshte ne ate se nuk leshon pe ne lidhje me emrin e Maqedonise dhe nuk pranon kure far formule per ate, me ate duke mbrojtur interesat kombetare maqedonase dhe ne anen tjeter duke rrezikuar rrugen per ne EU DHE NATO ai po e dergon maqedonin nje ne qor sokak, nuk eshet vetem ceshtja e merit qe e tangon maqedonin ajo tashme nje kohe te gjate ka probleme edhe me egzistimin e kishes pravosllave e cila mohohet dhe asesi nuk pranohet nga beogradi, poashtu kontesti me bullgarin rreth mohimit te pupullit maqedonas te cilet me fakte dhe dokumente pretendfojne dhe deshmojne se nuk ka pupull maqedonas, dhe cka eshte problematik tjeter mos garantimi i te drejtave te popujve qe jetojne ne maqedoni respektivisht te pupullit shqiptar i cili perben nje perqindje te madhe. Si mendoni ju a rrezikohet egzistimi i maqedonise, cka do te ndodh me te, do te shperbehet apo keshtu pa ndryshim kufish ajo do te integrohet ne nato dhe ue.
    O Sa mir t'jesh Shqiptar...

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2008
    Postime
    65
    mendoj si per emrin ^si edhe pźr kombin maqedonas pala maqedone mbron nje koncept te trashjiguar prej kohes komuniste(te perkujtohet se shteti e kombi maqedonas u formua ne 1945 me ardhjen e komunisteve te Titos me doktrinen e tyre kompuniste qe qdo komb ka te drejt per shtet e per drejta te tyre
    maqedonija u formua si nje replike ndaj serbise qe e konsideronte mpaqedonine si "serbi te jugut" qe nuk pranonte as kombin maqedonas e as kishen autoqefale maqedonase edhe te pretendimit bullgar qe maqedonija eshte "bullgarija perendimore" .bullgaret nuk pranojne as kombin as gjuhen maqedonaase dmth kombi maqedonas u formua ne baze te nje krahine qe quhej maqedoni(historikisht i lidhur me historine greke te Aleksandrit te madh)
    formimi i shtetit e kombit maqedonas eshte koncept e krijese komuniste e titos
    maqedonasit ende nuk e kane bere analize per shtetsine e etnitietin e tyre,ata sot mbrojne shtetesine e maqedonise por jo edhe kombin e tyre(etniteti ityre eshte shume i afert me at bullgar)gjuha,kultura jane gati dialekte bullgare
    ne anen tjeter nuk e kane bere as nje marveshje historike me shqiptaret,kjo nuk ishte as e mundur ne te kaluaren shkaku se poopulli shqiptar ne maqedoni jane ne evolucion te vazhdushem;si ne numer(kane natalitet shume me te madh se maqedonasit),politikisht jane duke i fituar te drejtat si ne qeveri ne administarat,me nje fjale shqipataret atje jane ne rritje si politikisht edhe ne numer
    mund te ndodh qe kur shqiptaret te jene gati gjysma e popullsise atje,je jane gjysma e popullsise te shkupit vet ana maqedonase do te jep iniciative per nje federalizim(se paku) te maqedonise

  3. #3
    KuMaNoVa Maska e strong_07
    Anėtarėsuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ku sjeton ty
    Postime
    2,169
    “Republika e Iliridės” do tė formojė institucione


    Lėvizja Kombėtare Shqiptare e Iliridės (LKSHI) paralajmėron formimin e institucioneve tė Republikės sė Iliridės pėr shkak tė pakėnaqėsisė se deri tani nuk ka pasur asnjė reagim ndaj kėrkesės sė tyre kryesore pėr federalizim tė Maqedonisė. Nė kumtesėn e LKSHI-sė, adresuar deri te Parlamenti i Maqedonisė, Ambasada e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė Shkup, Ambasadės sė Shqipėrisė, si dhe misionit tė BE-sė dhe OSBE-sė, kjo lėvizje ankohet nga “indiferenca” ndaj kėrkesave tė sajė pėr federealizim tė Maqedonisė. “Nė qoftė se vazhdohet me kėtė indiferencė ndaj kėrkesave tona ju bėjmė me dije se nuk pėrjashtohet mundėsia e fillimit tė funksionimit tė institucioneve tė Republikės sė Iliridės, natyrisht brenda kompetencave tė parapara me Kushtetutėn e Republikės sė Iliridės, tė miratuar nė vitin 1992 nga Kuvendi i Iliridės, i pėrtėritur nė vitin 2006”, thuhet nė kumtesėn e LKSHI-sė, ku vlerėsohet se “indiferentizmi” solli edhe konfliktin e vitit 2001.
    Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anėtarėsuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Nje forme e mevetesise shqiptare ne Maqedoni ne fakt eshte dicka cka ka per te ndodhur deshem apo jo.Kokefortesia e Nikolles dhe shpresa e tij per ristaurimin e mbreterise sllave me ne krye te ariut polar rus do te sjell edhe shkeputjen e shqiptareve nga ky vorbull dhe bashkimin e tyre me aleancen natyrore ate te perendimit.Sipas vleresimeve te mia nese deri ne fund te vitit nuk kemi zgjidhje ne kontestin e emrit vet perendimi ka per ta disciplinuar kete vend dhe natyrisht do te punoje me aleatet e vet ne vend per ri-kthimin e vendit ne binaret perendimor.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Medi1
    Anėtarėsuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ne tok kudo
    Postime
    185
    Vete ameroka e ka mbajte gjalle prej krejt ktyre problemeve deri ditet e sotme , po kjo e shkreta i jane keputur kembet dhe nuk mundet me ece , nese paralizohet keto 6 muaj sigurisht se do te vdese.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Stentori
    Anėtarėsuar
    11-01-2003
    Vendndodhja
    larg memedheut
    Postime
    148
    Cdo germe,cdo fjale e cdo fjali sa i perket Maqedonis eshte e tepert te thuhet e shkruhet,sepse rrena i ka kembet e shkurtera keta te vete quajtur MAQEDONAS po zhyten ne hymneren e pafund qe besomni se njeriu qe do jete me i gezuar per mos eksistimin e popullit te vete quajtur MAQEDONAS jam une.Ne trojet tona po duhet me keta kudra -qen, me jetue dhe me i degjue per cdo dite bemat e tyre prej hiqi ... ka ardhe koha vellezer qe ne te bashkohemi sepse edhe ALLAHU e do kete gje..

    shnet

    stentori
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Stentori : 16-09-2008 mė 12:39
    Experience is the best teacher...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anėtarėsuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Devlije BAJRAMI :




    Federalizimi ėshtė rruga e vetme qė na ēon drejt shtigjeve verio - atlantike....!



    (Me Federalizimin e "Maqedonisė" nuk do tė ndjehemi mė inferior nė vendin tonė)


    Populli shqiptar, gjatė shekujve, ka pėrjetuar ngjarje tė ndryshme, qė lanė gjurmė tė pa shlyeshme nė historin e tij.


    I sunduar prej pushtimeve tė ndryshme, tė njė pas njėshme, pati forcė t'iu pėrballojė rrebesheve tė armiqve.


    Nė kushte tė tilla gjeografike gjithėmon ka qenė caku i sulmeve nga fqinjėt. Perandoria romake, ajo bizantine, ajo osmane dhe ajo sllave, kanė qenė tė pa ngopura pėr gllabėrimin e tokave shqiptare.


    Kombi ynė ėshtė simbol i qėndresės, i mbijetesės, e jo siē na kanė quajtur armiqtė “ tė mallkuarit e Europės”.


    I bashkuar nė njė gjuhė, i ndarė nė tre fe, i shpėrndarė nė pesė shtete, gjithmonė i gatshėm pėr tė luftuar qė tė jetojė i lirė nė trojet e veta.


    Shqiptarėt qė, kaq rėndė e pėrjetuan robėrinė nga tė huajt, duhet thėnė mjaft mė me politika propagandistike, s’duam mė pėrēarje, s’durojmė mė dhunė, maltretime e padrejtėsi.


    Populli shqiptar kėrkon tė drejtat elementare, tė drejtėn e barabartė mė palėn sllavo - maqedonase.


    Me Federalizimin e Maqedonisė do ti fitojmė kėto tė drjėta, s’do tė ndjehemi mė inferior nė vendin tonė, nė tokėn tonė, sepse ky nocion, apo opsion politik na bėnė tė barabarte me palėn tjeter, dhe ėshtė garant i parimit tė vetėvendosjes, e drejtė kjo e gartantuar edhe ndėrkombėtarisht.


    Federalizimi ėshtė edhe plani afatmesėm i boshtit centrifugal, i cili pėr qėllim final ka ribashkimin e Shqipėrisė dhe tė gjithė shqiptarėve.


    Qė nga viti 2001, edhe pas luftės sė bėrė pėr tė drejta, shqiptarėt sillen rreth njė boshti si ajo tangoja argjentinase.


    Sillen rreth perdorimit tė flamurit, gjuhės, ligjit tė luftėtarve tė lirisė dhe tė tjera tė drejta kėto, qė i takojnė popullit shiptar.


    Edhe me nėnshkrimin e "Marrveshjes sė Ohrit", kaluan shtat vite , por fatkeqėsisht kėto tė drejta sillen nė vend e nuk po gjejnė zgjidhje ose zgjidhen nė afat tė shkurtėr duke u mvarur nga koalicionet qeveverisėse.


    Sa herė qė ndryshohen qeveritė, ndryshojnė edhe kėto tė drejta tė sjellura nga vetė sllavėt.


    Opozita shqiptare thotė se "Marrveshja e Ohrit" ėshtė e dėshtuar, pozita shqiptare thotė se: ėshtė duke u realizuar, pastaj ajo qė tha se ėshtė e dėshtuar thotė se po e realizon, e jo qė e realizonte thotė se ėshtė e dėshtuar dhe kurrsesi nuk mund tė gjindet zgjidhje, gjėrat vazhdojnė tė sillen ne vend.


    Federalizimin e Maqedonisė duhet ta pranojnė tė gjitha partitė politike shqipėtare nė "Maqedoni", sepse me kėtė opcion edhe ato do tė jenė padronė tė veėtvetes e jo argatė tė Cėrvenkoskit e tė Gruevskit.


    Me kėtė opcion lideri i partisė politike shqiptare do tė ulet nė krye tė tryezės, sepse do te ketė karriken e vet, e ai sllavo-maqedonas nė fund te vendi i tij, e jo siē po bėjnė tani, Grueski rri nė krye e kėto tanėt rrin nė cep, tė mbledhur fund e krye bashkė sikur janė tė huaj.


    Federalizimi ėshtė term-nocion ndėrkombėtar i pranueshėm dhe i realizueshėm, atė nuk e kanė shpikur as shqipėtarė, as sllavėt, as PDSH-ja e as BDI-ja, e as BDK-ja, e as PPD-ja.

    Mirėpo pėr ta realizuar ate (federalizimin sipas modelit belg), duhet ta kėrkojnė tė gjithė sė bashku dhe si tė tillė do ta pranojė edhe pala sllavo-maqedonase, sė bashku edhe me faktorin ndėrkombėtar .


    Duhet tė kuptojmė se Federalizimi i "Maqedonisė" ėshtė rruga e vetme pėr t'u pėrparuar drejt shtigjeve verio-atlantike.





    Kėrēovė, shtator 2008.

    ************************************************** ******************
    GAFURR ADILI :



    „MAQEDONINĖ“ E SHPĖTON VETĖM FEDERALIZIMI I SAJ..!





    “Maqedonia”, apo Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisė, (FYROM), njė shtet artificial ky , i krijuar pas Luftės sė Dytė Botėrore, mbi territorin shqiptar (10 mijė kilometėr katrorė) dhe ate bullgar, po pėrballet me njė krizė tė madhe, jo vetėm ekonomike (vendi i dytė mė i varfėr nė Evropė, pas Kosovės, sipas raportit mė tė ri tė Bankės Botėrore), por edhe sociale dhe politike, krizė kjo e cila kėtė krijesė artificiale, pa emėr, pa gjuhė dhe pa identitet (Greqia emrin dhe, si dhe bullgarėt gjuhėn dhe identitetin), e ka sjellur nė njė stad tė atillė, tė cilėn lirshėm edhe mund ta cilėsojmė dhe ta emėrtojmė si e sėmuara aktuale e Ballkanit.



    Ndikimet e huaja mbi tė sėmurėn e Ballkanit..!




    - Greqia, qė pėr shkak se nė shtetin e saj ekziston Maqedonia e Egjeut (Maqedonia e vjetėr), me kryeqendėr Selanikun (nė fshatin Kokushė, 1 km. larg Selanikut, ka lindur "ideologu" i sllavo-maqedonasėve - Goce DELCEV), me mbi 60% tė investimeve tė saj ekonomike, ka arrijtur qė “Maqedoninė” ta ketė tė pushtuar e tė kolonizuar plotėsisht dhe ta ketė nėn vartėsinė e saj neokoloniale dhe tė ndikojė, sė bashku me aleaten e saj- Serbinė, nė tė gjitha sferat sociale dhe politike tė jetės shoqėrore tė sė sėmurės sė Ballkanit.

    - Serbia, ka arrijtur tė ruajė ndikimin e saj institucional dhe politik te IRJM (FYROM), ku institucionet kryesore shtetėrore, qė janė: shėrbimi sekret (DBK), prokuroria dhe gjyqėsori, si dhe dy partite kryesore sllavo-maqedonase (LSDM e Branko Crvenkovskit dhe VMRO-DPMN e Nikolla Gruevskit) kokėn e tyre e kanė patur dhe e kanė nė Beograd. Kėtė gjė e dėshmoi edhe Kondova (nė vitin 2005) e Menduh THAĒIT, i cili nė emėr tė patriotizmit fallco tė Tij, me veprimet e Tij (pėrmes Agim KRASNIQIT), duke krijuar trazira shumė pranė Shkupit, nė kohėn kur diskutohej qė andej (nga Shkupi) dhe pėrmes Strugės tė kalonte Projekti Amerikan AMBO, shumė rėndė i demtoi interesat madhore kombėtare, sepse ky projekt (Projekti AMBO) dėshtoi dhe fitoi Projekti Rus GASPROM, pėr ēka dyshohet qė zoti M. THAĒI tė ketė marrė mbi 20 milionė euro nga qarqet antishqiptare dhe antiamerikane serbo - ruse, si dhe Brodeci i zotit Ali AHMEITI, ku ishte e implikuar edhe Serbia, oficerėt e sė cilės dejtuan operacionet ndėrshkuese e vdekjeprurėse sllavo-maqedonase mbi shqiptarėt e Malėsisė Sharrit. Pushtetarėt sllavo-maqedonas, si Crvenkovski ashtu edhe Gruevski, sa herė qė tė dėshirojnė tė shkojnė tė festojnė festėn e tyre nė Manastirin Prohor-Pcinski (shumė pranė Vranjės) duhet t'i marrin leje Beogradit.

    - Bullgaria, aktualisht nuk ka ndonjė ndikim tė madh mbi IRJM-nė, pėrvec njė ndikimi opozitar pėrmes ish- Kryeministrit Lupco GEORGIEVSKI dhe paritisė sė Tij shumė minore, i cili ka arrijtur qė deri mė tani mbi 200 mijė qytetarė tė pjesės lindore t’i pajisi me nėnshtetėsi e pasaporta bullgare. Por, duke qenė se Bullgaria ėshtė anėtare e Bashkimit Evropian, pritet qė ndikimi i saj tė rritet edhe mė shumė, pa harruar se nė Bullgari ekziston njė qytet me emrin Sandanski, tė Heroit tė Bullgarisė - Jane SANDANSKI, tė cilin "Maqedonia" pretendon se e ka heroin e saj, kur dihet fakti qė Bullgaria e ka cilėsuar si c**** i Pirinit, tė Maqedonisė sė Pirinit, qė gjindet nė Bullgari.

    - Shqipėria dhe Kosova, qė tė dyja, ashtu si Tirana zyrtare, tė cilėn e obligon neni 8 i Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė: “Republika e Shqipėrisė obligohet t’i mbrojė tė drejtat kombėtare tė shqiptarėve jasht territorit tė saj", edhe Prishtina zyrtare, as nuk kanė patur dhe as nuk kanė ndonjė ndikim aty, pėrvec interesimit dhe implikimit tė tyre gjatė fushatave elektorale dhe zgjedhjeve parlamentare nė IRJM, vetėm e vetėm qė nė pushtetin sllavo-maqedonas tė sjellin njėrin nga dy aleatėt e tyre (PDSH-nė e zotit Thaci apo BDI-nė e zotit Ahmeti), pėrmes tė cilėve lėvizin biznestet e tyre nga Porti i Durrėsit pėr nė Prishtinė. Dhe, ky interesim dhe implikim i Tiranė zyrtare apo edhe i Prishtinės zyrtare do tė zgjasė vetėm deri sa tė pėrfundojė autostrada Durrės- Prizren-Prishtinė, dhe mė pas interesimi i tyre do tė jetė i njejtė me interesimin e tyre pėr Kosovėn Lindore (Preshevėn, Medvegjėn dhe Bujanocin), qė ėshtė barazas me interesimin dhe pėrkushtimin e tyre pėr njė shtet tė Afrikės sė Jugut, sepse atje ( nė Kosovėn Lindore), as pozita dhe as opozita e Tiranės dhe as ajo e Prishtinės, nuk kanė interesa dhe levėrdi tė biznesit tė tyre ekonomik.

    - Bashkimi Evropian (BE), artificialisht dhe pėr interesat e saj strategjike, ndėr tė cilat ėshtė edhe ajo qė kam potencuar nė shkrimin t’im me titull: “Rreziqet qė i kanosen Kosovės dhe gjithė Kombit Shqiptar..!”, po e ledhaton tė sėmuarėn e Ballkanit, dhe edhepse IRJM nuk ka arrijtur qė t’i pėrmbush as 20%-shin e standardeve pėr nė BE, eksponentė tė saj shprehen sikur ajo na i paska pėrmbushur mbi 60% tė standartėve tė nevojshme, gjė qė ridėshmon faktin se BE gjithmonė nė raste tė tilla vepron vetėm sipas ndikimeve arbitarare dhe interesave politike tė saj, siē ka qenė edhe rasti i antarėsimit tė Greqisė nė BE, apo sic ėshtė tani edhe rasti i mospranimit tė Turqisė nė kėtė Bashkim Evropian.

    - SHBA dhe NATO, gjithashtu pėr interesat e tyre gjeopolitike dhe gjeo-strategjike nė Ballkan,

    janė shumė tė interesuar qė IRJM-nė ta fusin nė gjirin e Aleancės Verio-Atlantike...?!



    C'ka duhet bėrė dhe si duhet vepruar pėr tė evituar gjakderdhjen nė Ballkan...?!



    Konsideroj qė, pėr tė evituar gjakderdhjet e shkaktuara nga viti 1991 e deri mė tani, tė shkaktuara nga pushteti sllavomaqedonas, si nė Ladorishtė, nė Bit-Pazar, nė Gostivar dhe nė Bicincė tė Kėrcovės, si dhe Lufta e vitit 2001, Kondova dhe Brodeci ( vitin e kaluar), doemos dhe urgjentisht bashkėsia ndėrkombėtare (OKB, BE, SHBA dhe NATO), pėrpara se IRJM-nė ta pranojnė nė BE dhe nė NATO, si dhe sa nuk ėshtė bėrė tepėr vonė, duhet tė ndėrhyjnė nė konfigurimin juridiko-shtetėror tė sė sėmurės sė Ballkanit dhe “Maqedonia” tė bėhet shtet federal midis shqiptarėve dhe bullgarėve, sipas modelit tė Belgjikės, nė tė kundėrtėn, ashtu siē Belgjika qė rrezikohej tė ndahej me gjakderdhje (para se tė bėhej shtet federal midis flamanėve dhe valonėve), edhe IRJM ėshtė shumė pranė ndarjes sė saj me gjakderdhje, gjakderdhje kjo qė mund tė shkaktojė njė Luftė ė Tretė Ballkanike,

    nė kėtė Ballkan “fuēi baroti”, luftė kjo qė do tė mund tė provokojė edhe njė luftė mė tė madhe, tė pėrmasave mė tė gjėra ndėrkombėtare.



    Tiranė, 18 shtator 2008.
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

Tema tė Ngjashme

  1. Kontesti me Greqinė: rrezik pėr tensione ndėretnike
    Nga RaPSouL nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 248
    Postimi i Fundit: 01-08-2012, 12:36
  2. Sllavomaqedonizimi i historisė shqiptare
    Nga Artti nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-06-2012, 17:46
  3. 2 muaj para zgjedhjeve
    Nga Alienated nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 07:16
  4. Ilirėt - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  5. Athina nis negociatat pėr emrin e Maqedonisė
    Nga Hyllien nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-10-2004, 18:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •