Kjo poezi i kushtohet Paqes universale.

lexo versionin holandisht ne krijime ne gjuhet e huaja,

autori,



Kohë për paqe !

Orë kohëgroposëse.
Kur do të ndalosh së rrotulluari
rreth kokave të shqyera ?

Orë barbare!
Kur do të pushojnë akrepat e sekondave tuaja,
të shpojnë sytë njerëzore si ullinj?

Akrepat e orës përse e shpojnë diellin
si bostan i kalbur?

Orë primitve, e larë në vaskë gjaku!
Kur do të bjerë shi i kaltër
në fushën e orës tënde?

Kur? Kur? A mund të më thuash?
Kur do t’i ndërrosh bateritë?
Jo të mbushura me gjakun e zi të tokës?

Kur do të rrotullohen akrepat e tuaj shekullorë,
rreth horizontëve buzëputhur?

A do të munden pëllumbat
ndonjëherë të të kurdisin?

Rezart Palluqi