Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 34
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Dyshim për shitje armësh tek Gjeorgjia

    Armë Gjeorgjisë? Berisha: Sulmi rus i qëllimshëm

    Kryeministri Berisha mohon akuzat e ngritura nga Rusia se Shqipëria ka shitur armë Gjeorgjisë. Në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Islandës Geir Haarde që u organizua sot paradite, interesimit të gazetërëve kreu i qeverisë iu përgjigj se nuk ishte i habitur nga Rusia. "Akuzat ruse nuk më çudisin. Ka një qëndrim konstant ndaj shqiptarëve. Por qëndrimi rus ndaj vendeve të vogla është i dënueshëm”


    TIRANE- Kryeministri Berisha mohon akuzat e ngritura nga një gjeneral rus, sipas të cilit Shqipëria u ka shitur armë Gjeorgjisë. Në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Islandës Geir Haarde që u organizua sot paradite, pyetjes së gazetares së tv NEWS 24 në lidhje me akuzat e ngritura, shefi i qeverisë iu përgjigj:
    “Të mendosh se Gjeorgjia paska nevojë për armët e Shqipërisë, është një shpikje. Gjeorgjia është një vend që ka pasur armët e veta dhe ushtrinë e vet”.

    Kryeministri Brisha tha se nuk ishte i habitur me sulmin rus dhe se këto sulme kanë një qëllim konstant ndaj shqiptarëve ( duke nënkuptuar dhe cështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës).

    “Akuzat ruse nuk më çudisin. Ka një qëndrim konstant ndaj shqiptarëve. Për mendimin tim qëndrim rus ndaj vendeve të vogla është jashtëzakonisht i dënueshëm. Një ditë sulmon një vend, ditën tjetër bën deklarata kundër anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO”- mbylli deklaratën e tij kreu i qeverisë shqiptare Sali Berisha.

    Kreu i shtabit të ushtrisë ruse, gjenerali Anatoly Nogovitsyn akuzoi dje Shqipërinë dhe vende të tjera të Ballkanit dhe të Europës Lindore si Maqedonia, Bullgaria, Ukraina, Serbia, Hungaria dhe Rumania se kanë funizuar me armë Gjeorgjinë. Akuzat u bënë publike dje gjatë një konference për shtyp që gjenerali rus pati në Moskë.



    (Balkanweb)
    Sui generis

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Po pse SKANDAL ?
    Krejt bota demokratike mbeshtet Gjeorgjine , gjitha shtetet shesin dhe blejn arm.
    Ishalla ndonje arm nga Shqipria ka vra ndonje rus
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lioness : 26-08-2008 më 15:18
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  3. #3
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ja edhe nje artikull tjeter nga gazeta shekulli.

    Berisha: Nuk i kemi shitur armë Gjeorgjisë, Rusia aludon

    Kryeministri Berisha ka mohuar sot lajmin e dhënë nga mediat ruse se i ka shitur armë Gjeorgjisë për luftën. Në një konferencë për shtyp me homologun islandez, Berisha u përgjigj pyetjes së gazetarëve se nuk ka shitur armë për Gjeorgjinë.

    “Gjeorgjia është një vend mik, demokratik i cili do të ketë të gjithë mbështetjen që meriton një vend demokratik dhe mik në situatë të vështirë. Të mendosh se Gjeorgjia paska nevojë për armët e Shqipërisë, është një invencion” – tha Berisha. Sipas tij Gjeorgjia është një vend që ka patur armët e veta ushtrinë e vet, dhe që pësoi një agresion nga Rusia.

    “Akuzat ruse nuk më çudisin aspak. Kanë një qëndrim konstant kunder Shqiptarëve. Qendrimi rus ndaj vendeve të vogla sipas mendimit tim është i dënueshëm. Një ditë sulmon një vend, ditën tjetër bën deklarata kundër anëtarësimit të Kroacisë dhe Shqipërisë në NATO” – përfundoi Berisha.


    Shekulli.
    Sui generis

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Nuk skandalizohem fare. Armet diku jane shitur, po me mire gjeorgjise se sa afganistanit.

  5. #5
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Rusia, akuza Shqipërisë: I ka shitur armë Gjeorgjisë

    Shefi i shtabit të ushtrisë ruse: Ballkani, furnizuesi kryesor i Tbilisit

    "Shqipëria renditet ndër vendet që ka furnizuar me armë Gjeorgjinë". Deklarata është bërë publike dje nga shefi i shtabit të ushtrisë ruse, Anatoli Nogovitsyne, gjatë një konference për shtyp. Moska zyrtare ka akuzuar një grup vendesh ballkanike dhe të Evropës Perëndimore që kanë furnizuar me armë Tbilisin. Përpos Shqipërisë, akuzat kanë qenë të njëjta edhe për Maqedoninë, Bullgarinë, Ukrainën, Serbinë, Hungarinë dhe Rumaninë. "Roli i Shqipërisë në tregtinë e armëve, dhe jo vetëm nëpërmjet rrugëve ligjore, doli në shesh të zbuluar pas tragjedisë së Gërdecit (shpërthimit të një depozite municionesh në afërsi të Tiranës) dhe drejtuesi i MEICO (Military Export-Import Company) u arrestua nga autoritetet shqiptare", është cituar në mediat italiane, ruse dhe ballkanike, gjatë ditës së djeshme. Duke iu referuar mediave të huaja, në fillim të këtij viti të dhënat zyrtare të drejtimit gjeneral të armëve shënonin një rënie në drejtim të Kaukazit dhe Afrikës. Në gjashtë muajt e fundit të vitit 2007, eksportimet zyrtare bënin fjalë për rreth 3 milionë dollarë. Bëhet fjalë në këtë rast për armë të llojit Kallashnikov, të prodhuara pa licencë deri në kohët e regjimit komunist. Tri ditë më parë, gjenerali Rus Nogovitsyne akuzoi edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për furnizim me armë në drejtim të Gjeorgjisë, çka do të detyrojë Rusinë të rishikojë numrin e paqeruajtësve që do të qëndrojnë në zonën e sigurisë brenda territorit të Gjeorgjisë në Osetinë e Jugut. Konflikti i armatosur mes Gjeorgjisë dhe Rusisë nisi më 6 gusht, pasi ushtarët gjeorgjianë qëlluan pozicionet e separatistëve në Osetinë e Jugut, pak orë pasi kishin arritur një marrëveshje. E shpejtë ishte edhe përgjigjja e Moskës, që nisi në këtë zonë ushtarë dhe tanke.

    Serbia

    Beogradi është futur në siklet pas akuzave të aleatit kryesor të saj, Rusisë, se i kanë shitur armë dhe municione Gjeorgjisë. Gjithçka ka ardhur pas një deklarate të Ministrisë së Mbrojtjes së Moskës, e cila bëri të ditur listën e furnitorëve të Tbilisit.

    Ministria e Mbrojtjes e Rusisë bëri të ditur se Serbia është një nga vendet që ka ndihmuar ushtarakisht Gjeorgjinë në konfliktin osetian. Përveç Serbisë, lista e ndihmuesve të Gjeorgjisë përpara se të niste konflikti zgjerohet me SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Greqinë, Turqinë, Izraelin, Lituaninë, Estoninë, Ukrainën dhe të tjerë.

    Ndërkaq, ish-ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Drashkoviç, thekson se përfshirja e Serbisë është shqetësuese, sepse kallashnikovët e prodhuar në fabrikën e armëve të Kragujevaçit, "Zastava", janë përdorur për të sulmuar Osetinë Jugore dhe trupat ruse. Drashkoviç thekson se diplomatët rusë kanë paralajmëruar gjeorgjianët që predhat e helikopterëve të cilat qëlluan trupat e Moskës ishin të prodhimit serb. Politikani nacionalist serb, i cili aktualisht nuk merr pjesë në qeveri, theksoi në një intervistë për radion BBC se "kam deklaruar prej kohësh që ishte një ide e keqe t‘i shesësh armë një vendi që është në konflikt me Rusinë, aleati ynë më i madh". Ish-ministri i Jashtëm thekson se në fillim e ka bllokuar marrëveshjen, por ajo u aprovua pas një greve të punëtorëve të fabrikës së armëve.



    Shqip
    Sui generis

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Kjo po qe ishte e bukur, serbi i shet arme armikut te rusit.
    Mu be zemra mal .

  7. #7
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    se ka arme Shqiperia te armatis Gjorgjine
    eh ta kishim ne kete fat?

    C'skandal pse skandal?!!
    Genjeshtra klasike sllavesh te piste.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  8. #8
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Eehehhe Baptist sa armë ka Shqipëra


    Nuk janë vjedh të gjitha tunelet, kanë shpëtu shum. Po më mirë që i shesin, t'fitojnë naj pare, t'i heqin se janë shumë, e mos ndoshta blejnë armatim t'ri.
    Life's too short to remove USB safely.

  9. #9
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    Eehehhe Baptist sa armë ka Shqipëra


    Nuk janë vjedh të gjitha tunelet, kanë shpëtu shum. Po më mirë që i shesin, t'fitojnë naj pare, t'i heqin se janë shumë, e mos ndoshta blejnë armatim t'ri.
    Po ti e me pushke t'katerdhet-e-shmajtes po do me clirua Gjorgjina a?
    Po ato s'vyejn as per si dajak ma!
    Po shume e armen po kujtoni qi paska pas Shqipnija more daj... se s'po ka prej kujt me ble vec prej Shqipnije?!
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  10. #10
    Me!
    Anëtarësuar
    18-08-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    297
    I ka shutur si c'ke me te.. dhe shume mire e ka bere. Shqiperia ka pas armet e dynjase dhe deri tani qeverite shqiptare ne saje te shitjeve te atyre armeve dhe municionece ushtarake ka mbijetuar. Se ku e kam lexuar qe thoshte se ne shqiperi ndodhen arme sa ne te gjitha vendet e ballkanit bashke! E ku jane tani keto arme.. ku ka pas konfilte kane shkuar armet tona Mbase slejohet me i shit arme ndonje organizate terroriste por jo nje shteti te pavarrur si gjeorgjia apo armenia...
    Dhe ai shume frikacak qe thot qe skemi shitur
    My Code is Honer & Pride!

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kur’ani i Mrekullueshem edhe për jo-muslimanet...
    Nga altruisti_ek84 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-04-2009, 03:38
  2. Vargjet e hequra nga Kurani
    Nga Seminarist në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 04-02-2004, 11:40
  3. Pershkrimi i parajses ne Kuran
    Nga deshmuesi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 07-07-2003, 15:18
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2003, 15:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •