Ehuu hajd ta gjesh kush ua ka shit. Ishalla jan armë kineze që ti fusim rusët dhe kinezët n sherr me njëri tjetrin. U themi ua ka shit Kina, ne kemi vite që jemi armiq me kinezët.![]()
Ehuu hajd ta gjesh kush ua ka shit. Ishalla jan armë kineze që ti fusim rusët dhe kinezët n sherr me njëri tjetrin. U themi ua ka shit Kina, ne kemi vite që jemi armiq me kinezët.![]()
Moska i kundërpërgjigjet Berishës
Ambasadori rus në Tiranë: Kemi gjetur armë shqiptare në Gjeorgji
Replikat Tiranë-Moskë kanë vazhduar me anë të një reaksioni zinxhir pas akuzës së shefit të shtabit të ushtrisë ruse dhe kundërpërgjigjes së Kryeministrit shqiptar, Sali Berisha. Një ditë pas deklaratës së Berishës, Moska ka reaguar me gojën e ambasadorit të saj në Tiranë, Aleksandër Prishchepov, i cili me një gjuhë diplomatike ka goditur kreun e qeverisë shqiptare. Diplomati kryesor i Moskës zyrtare në Shqipëri, Prishchepov, pasi i ka cilësuar si "emocionale" deklaratat e Berishës, theksoi se në Gjeorgji janë gjetur armë dhe municione të prodhimit shqiptar. Duke përdorur gjuhën diplomatike, ambasadori Prishchepov tha se nuk kam dijeni nëse Shqipëria i ka shitur armë Gjeorgjisë dhe shtoi se këtë e ka mësuar nga media shqiptare, por nga ana tjetër, diplomati rus deklaroi se "ushtria e kuqe" kishte gjetur në territorin gjeorgjian armë dhe municione të prodhimit shqiptar. Duke folur nga selia e re diplomatike e Moskës në kryeqytetin shqiptar, e cila ndodhet fare afër asaj të Serbisë, si dhe ambasadës së Kosovës, Prishchepov ka përdorur një ironi të hollë diplomatike, kur theksoi se "shitja e armëve nuk përbën vepër penale. Në konferencën e djeshme për shtyp, Prishchepov ka përsëritur disa herë që Rusia nuk e ka akuzuar Shqipërinë për shitje armësh. Ambasadori, Aleksandër Prishchepov, theksoi se marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve nuk kanë ndryshuar dhe për këtë ka kërkuar takim me Presidentin Topi dhe Kryeministrin Sali Berisha. Diplomati rus, edhe pse nuk pranoi të komentojë deklaratën e Kryeministrit Berisha, theksoi se "reagimet e Tiranës për këtë çështje kanë qenë emocionale". Ndërkaq, i pyetur për pavarësinë e Kosovës ai u përgjigj: "A nuk e keni thënë ju vetë që Kosova është rast unikal, apo jo?" Nëpërmjet kësaj konference, ambasadori Prishchepov informoi median shqiptare lidhur me "shtrembërimet", sipas tij, "të përcjelljes së konfliktit me Gjeorgjinë nga mediat ndërkombëtare për shkak të largësisë nga rajoni i këtij konflikti".
Po dje, thuajse në të njëjtën gjatësi vale me kolegun e tij të Tiranës, ka dalë në një konferencë shtypi edhe ambasadori i Rusisë në Maqedoni, Vladimir Solocinski, i cili tha se "qeveria e Maqedonisë nuk ka lidhje me shitjen e armëve. Për furnizime me armë të Gjeorgjisë dhe krijimin e një arsenali ofensiv përgjegjës janë SHBA-të dhe Ukraina, ndërsa nga Gjermania janë kontrabanduar armët". Ambasadori rus në Shkup kërkoi që Maqedonia ta njohë pavarësinë e Osetisë Jugore dhe të Abkhazisë. Ai njoftoi se Rusia ka vendosur ndërprerjen e të gjitha programeve për bashkëpunim me Aleancën e Atlantikut Verior, ndërsa është bllokuar edhe pjesëmarrja në misionet paqësore, duke përjashtuar mbështetjen logjistike të Aleancës në Afganistan.
Shqip
Sui generis
Ambasadori rus në Tiranë mohon zërat se Rusia ka akuzuar Shqipërinë për furnizimin e Gjeorgjisë me armatime
Prishchepov: Shqipëria nuk i ka shitur armë Gjeorgjisë
Përfaqësuesi i diplomacisë ruse në Tiranë, Aleksandër Prishchepov, rikonfirmoi dje deklaratat e qeverisë shqiptare, se Shqipëria nuk i ka shitur armë Gjeorgjisë. Gjatë një konference për shtyp, ambasadori rus tha se qëndrimi i Rusisë është në favor të marrëdhënieve të shkëlqyera me Shqipërinë. Në këtë mënyrë, ai ka përgënjeshtruar zërat mbi të cilat pretendohej se Rusia ka akuzuar Shqipërinë për furnizimin me armë të Gjeorgjisë. Prishchiepov ka deklaruar se nuk është në dijeni të asnjë deklarate zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, se Shqipëria bën pjesë në listën e vendeve që i ka shitur armë Gjeorgjisë, me të cilën Rusia është përfshirë në një konflikt të armatosur. "Nuk kam dijeni për shitjen e armëve. Për këtë, kam dëgjuar nga media shqiptare", u shpreh ambasadori i Jashtëzakonshëm e Fuqiplotë i Federatës Ruse në Tiranë. "Nuk jam aspak në dijeni se, Shqipëria është përmendur në listën e vendeve që i shesin armë Gjeorgjisë, por edhe nëse është përmendur kjo gjë, nuk është e kundraligjshme. Rusia nuk e akuzon Shqipërinë për tregti armësh. Tregtia e armëve nuk është vepër kriminale", tha përfaqësuesi i diplomacisë ruse në Tiranë. Për më tepër ambasadori fuqiplotë i Federatës Ruse në Tiranë, Aleksandër Prishchepov, ka kërkuar të takohet me Presidentin shqiptar Bamir Topi dhe kryeministrin Sali Berisha, për sqarimin e kësaj çështjeje. Ndërkohë që, duke dashur të tregojë se Gjeorgjia prej disa ditësh po përgatitet për një luftë agresive, ai hodhi si argument militarizimin e këtij vendi me ritme të shpejta. Ai tha më tej se, buxheti i Gjeorgjisë në pesë vitet e fundit për armatimin është ritur 50 herë dhe kjo sipas tij përbën 9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Rusia vendosi të martën të njohë pavarësinë e Osetisë me argumentin për të mbrojtur lirinë dhe jetët e njerëzve atje, një gjë që në fakt nuk e ka bërë dhe pas 9 viteve me Kosovën, pasi faktorët ndërkombëtare dhe NATO ndërhyrë për të mbrojtur jetët e njerëzve nga genocidi dhe spastrimi etnik serb. Por edhe mbi këtë çështje, përgjigjia e ambasadorit rus ishte natyrisht diplomatike. "Përsa i takon Kosovës, ai është një rast unikal, ju vetë e keni shkruar kështu apo jo", u tha ai gazetarëve të pranishëm. Ndërkaq në fund të fjalës së tij, ambasadori rus ritheksoi edhe njerëherë vendosmërinë e Rusisë për marrëdhënie të shkëlqyera me Shqipërinë në të gjitha fushat.
RD
Krijoni Kontakt