Dava kallashnikovesh qe ne kohen e mavriut u shitem. Rrezik ishin arme ruse. Ne tregtine e armeve nuk ka nene e babe.
Dava kallashnikovesh qe ne kohen e mavriut u shitem. Rrezik ishin arme ruse. Ne tregtine e armeve nuk ka nene e babe.
S'kemi cka me u shqetsu lako, keto cka po thu ti jane spekulime pi s'kethjellti. Une kishe t'ka thane dikush i ngjofshem, se me nise cka shkruajn gazetat sonte duhet me dal ne mal.
Te na koheve te fundit as femija e klases se pare nuk po i lexojne ma.
Ka ra shitja shume.![]()
Aeneas Dardanus
Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...
Eshte nje loj e rusis per ti ber dem kosoves,por disa kok tula te keti forumi nuk duan ta din sepse ne zemer kan urrejtjen ndaj berishes.
Gjorgjis dyshoj te ket mundur ti shes arm amerika e ler me shqiperia.
Po le te shet more arme sa te doj qfar ka te keqe ,shtetet me demokratike shesin arme pa u diktua kurse shipecat e mjer nje pordh me i peshtu berishes kan me ju versul si bisha.
turp
Nuk e ka bërë njeri për patriotizëm shitjen e armëve, nëse është bërë. E kanë bërë për tu pasuru për vete dhe ne u themi bravo, se shesin ato armë për të cilat ne kemi ndejt pa bukë për 50 vjet. Ai tjetri shko ble benz me ato pare dhe ne e duartrokasim.
Armët, Ambasadori rus: Dua takim me Topin e Berishën
Ambasadori fuqiplotë i Federatës ruse në Tiranë, Aleksandër Prishchepov kërkon të takohet me Presidentin shqiptar Bamir Topi dhe kryeministrin Sali Berisha. Në konferencën për shtyp sot paradite diplomati rus tha se “për tregtinë e armëve e kishte mësuar nga media shqiptare”, ndërsa pranoi se Shqipëria ishte në listën e vendeve që i kanë shitur armë Gjeorgjisë.
TIRANE- “Nuk kam dijeni. Për shitjen e armëve kam mësuar nga media shqiptare”. Ky ka qenë reagimi i ambasadorit të Jashtezakonshëm Fuqiplotë i Federatës Ruse në Tiranë Aleksandër Prishchepov, i cili organizoi sot paradite një konferencë për shtyp në lidhje me konfliktin me Gjeorgjinë. Konferenca u organizua në selinë e ambasadës ruse në kryeqytet.
Përfaqësuesi diplomatik i Moskës në Tiranë ka pranuar se emri i Shqipërisë është gjetur në listën e vendeve të cilat i kanë shitur armë Gjeorgjisë por, Prishchepov nuk ka lënë pa shtuar se shitja e armëve nuk është një vepër penale.
Disa herë ambasadori rus ka theksuar se Rusia nuk ka akuzuar Shqipërinë për tregti armësh me Gjeorgjinë.
Ambasadori Aleksandër Prishchepov theksoi se marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve nuk ka ndryshuar dhe për këtë ka kërkuar takim me Presidentin Topi dhe kryeministrin Sali Berisha. Diplomati rus nuk pranon të komentojë deklaratën e kryeministrit Berisha: "Jam diplomat nuk komentoj deklaratat e kryeministrit"
Një ditë më parë kryeministri Berisha mohoi akuzat e gjeneralit rus se Shqipëria ka bërë tregti armësh me Gjeorgjinë. Kreu i qeverisë i cilësoi këto akuza shpikje dhe ashpërsoi qëndrimin ndaj Rusisë, duke deklaruar se sjelljet e saj ndaj vendeve të vogla janë të dënueshme. Deklarata e kryeministrit u bë në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij islandez, Geir Haarde.
Në një shkrim të botuar sot në “Gazeta Shqiptare” sipas të dhënave të marra nga Qendra Shqiptare për Tregtinë e Jashtme konfirmohet se në 2006 Shqipëria i ka shitur Gjeorgjisë bomba, granata dhe municione me vlerë 2.3 milionë euro apo 2.9 miliardë lekë. Shifrat janë publikuar në websitin e Qendrës Shqiptare për Tregtinë e Jashtme e cila në bashkëpunim me USAID-in publikon vazhdimisht të dhëna për import-eksportet shqiptare.
I pyetur për pavaresinë e Kosovës ai u përgjigj në mënyrë konstante. "A nuk e keni thënë ju vetë që Kosova është rast unikal, apo jo?"
Nëpërmjet kësaj konference ambasadori Prishchepov informoi median shqiptare lidhur me "shtrembërimet", sipas tij, "të përcjelljes së konfliktit me Gjeorgjinë nga mediat ndërkombëtare për shkak të largësisë nga rajoni i këtij konflikti".
(s.g/Balkanweb)
Sui generis
Krijoni Kontakt