Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 47
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Përgënjeshtrim


    Dy dytë me radhë, më datë 26 dhe 27 gusht 2008, gazeta "Tema", dhe më datë 27 gusht edhe gazeta "Shekulli" i servirin publikut shpifjet dhe trillimin, ku pretendohet se emërimi i një punonjësi të ambasadës shqiptare në Itali ka ardhur si kërkesë e imja ose indirekt nga përdorimi që të tjerë i kanë bërë emrit tim. Duke shprehur keqardhjen për degjenerimin e tyre profesional i bëj me dije opinionit se unë nuk i kam kërkuar askujt në asnjë formë apo rrethanë të punësojë personin në fjalë (të cilin as që e njoh), për më tepër nuk kam autorizuar apo lejuar askënd të përdorë emrin e familjes time për të realizuar një qëllim të tillë, madje krejt natyrshëm (në kushtet e mosnjohjes) nuk kam pasur asnjë dijeni që personi në fjalë të ketë qenë i punësuar në ambasadën shqiptare në Romë.

    I bindur në vërtetësinë e këtij deklarimi, ftoj këdo që ka fakte ose prova që flasin për të kundërtën t`i bëjnë ato publike.


    Shkëlzen Berisha




    Përgjigje tenderlëpirësit, Baze

    Zëdhënësi i PD-së: Ushtari i mirë i Ruçit, boton trillimin e tij të radhës


    Zëdhënësi i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, hodhi poshtë dje si trillime të mirëfillta pretendimet e botuara në dy të përditshme të kontrolluara nga opozita, lidhur me emërimin e shoferit të ambasadës shqiptare në Romë. Duke iu referuar mashtrimeve të botuara në dy gazeta të kontrolluara nga Rama dhe Ruçi, zëdhënësi i partisë kryesore në vend sqaroi se, asnjë familjar apo i afërt i kryeministrit nuk ka sugjeruar, propozuar apo mbështetur kandidaturën e këtij personi për shofer ambasade. "Për dy ditë me radhë, në fletushkën e tij personale, një tender-lëpirës dhe gjobëvënës, i njohur si ushtari i mirë i Ruçit, boton trillimin e tij të radhës në lidhje me emërimin në ambasadën tonë në Romë të shoferit të kësaj ambasade. Këtë mashtrim, ai ia ka shitur edhe një fletushke tjetër, e njohur si simotra e "Zërit të Popullit" organ i Partisë Socialiste", u shpreh Bogdani, duke nënkuptuar se artikuj të tillë nuk kanë asnjë bazë, por janë vetëm pjellë e mendjes spekulative e mashtruese të këtyre gazetave. "Asnjë familjar apo i afërt i kryeministrit nuk ka sugjeruar, propozuar, apo mbështetur kandidaturën e këtij personi për shofer në ambasadë", tha zëdhënësi i partisë kryesore në vend. Ai u risolli në vëmendje këtyre spekulatorëve se, paralelisht me hetimet në Itali, Ministria e Punëve të Jashtme po bën një hetim të plotë mbi emërimin e këtij personi në këtë detyrë. Duke i quajtur këto sulme si të motivuara që nuk kanë lidhje me të vërtetën, zëdhënësi i PD-së u ka kujtuar spekulatorëve se ka ikur koha që çdo tender-lëpirës mund të shërbehet me fletushkën e tij personale për të fituar tendera dhe prerë gjoba në sektorin publik të këtij vendi.

    Shoferi i ambasadës shqiptare në Itali u arrestua për mbajtje të lëndëve narkotike në makinën e tij. Menjëherë pas arrestimit të tij, Ministria e Jashtme ka reaguar, duke e shkarkuar nga puna atë dhe duke i hequr gjithë privilegjet që gëzonte. Ministria e Punëve të Jashtme ka sqaruar, menjëherë pas njoftimit nga autoritetet italiane, për arrestimin e shoferit të ambasadës se ajo ka kërkuar që personi Arsen Selmanllari të trajtohet pa koperturë (mbrojtje) diplomatike. Ministria e Jashtme, ka pushuar në mënyrë të menjëhershme nga puna shoferin dhe i është komunikuar zyrtarisht palës italiane pushimi dhe heqja e çdo privilegji diplomatik ndaj tij. Gjithashtu, Ministria e Jashtme ka përgatitur dhe një kallzim ndaj personit në fjalë. Me heqjen e të gjitha privilegjeve që Selmanllari gëzonte gjatë kohës që punonte në ambasadë, autoritetet shqiptare kanë dëshmuar gatishmëri të lartë për të bashkëpunuar ngushtësisht me palën italiane për hetimin e këtij rasti. Në kontrast sa me atë që ndodhte para vitit 2005, kur korrierët e drogës mbështeteshin fuqimisht nga pushtetarët në Tiranë, rasti konkret dëshmon, se tashmë ajo kohë ka marrë fund dhe secili që tenton të përdorë privilegjet e dhëna për përfitime personale do të përballet me ligjin. Rasti në fjalë është një dëshmi e qartë e kësaj filozofie të re të vendosur dhe të aplikuar nga qeveria e koalicionit të djathtë dhe strukturat e saj. Reagimi i menjëhershëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe vendimi i saj për heqjen e të gjitha privilegjeve personit në fjalë, dëshmon se sa e ndjeshme është kjo qeveri dhe çdo strukturë e saj ndaj çdo akti, që bie në kundërshtim me ligjin apo moralin njerëzor. Ambasadori i Shqipërisë në Itali, Llesh Kola, ka pohuar se, Arben Selmanllari punonte prej një viti në ambasadën shqiptare në Romë dhe është emëruar në bazë të gjitha normave që plotësohen për emërimin e personelit të ambasadave. Po kjo deklaratë nuk i ka kënaqur këto gazeta, pasi çdo gjë ato duan që të ketë lidhje me kryeministrin.


    Elis KUÇI



    RD

  2. #22
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    Kjo eshte administrata shqiptare. Na turperuan . Mendjen vetem per leke te piste e kane. Vetem Leka Zogu mund ti kishte hequr qafe keta plehra.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ska bere vaki pra qe ndonje shofer ambasade te pergjohet per 8 muaj per trafik droge.
    Nuk ka rendesi fare se e ka cuar Shkelzeni, apo dikush tjeter.
    Rendesi ka qe nuk ka turp me te madh per nje shtet qe ne rrethet diplomatike te behet trafik droge.
    Dhe turpi rendon ne radhe te pare te Kryeministri pastaj me radhe Ministri jashtem e gjithe qeveria e administrata partiake e PD.
    Te shkosh shofer ne ambasade do njohesh patjeter nje njeri te shtetit se keshtu funksionon. E ky shtet eshte i vete Berishes i cili sa e njohim eshte nga ata qe e hane turpin me buke.
    Shume te shpifur paskan qene keta te pd, turpe pas turpesh, skandale pas skandalesh e jane aq injorante e barbare njokohesisht sa nuk u ben pershtypje e na dalin per te na shitur dengla neper media per bumet ekonomike, per leshin persheshin.

  4. #24
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    Kjo eshte administrata e Fatos Nanos. Berisha s`ka bith ti heqe qafe keta matrapaze.
    Ne Shqiperi 90 per qind e administrates duhet shkarkuar per pa-aftesi, per lidhje me krimin, per mos zbatim ligji .....
    Te gjithe shofert e atyre tye medhenjeve merren me dallavere (viza fallco, droge ...)
    Me kujtohet shoferi i nje ish-presidenti qe me thoshte - Ai qe punon ndershmerisht eshte legen...

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    Rrnoft Birisha
    E boft Shqipnin si Kolumbi
    Ishalla na sjell dhe Farkun perseri

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    juanit.. ti je tiranc sa ceshte gramoz ruci shkodran..
    leri mashtrimet..

    nga e ke gjyshin.. ti juan?

    beji te fala atij te pm-se.. dhe hidhi nje sy forumit se cfar shkruan ai i pm-se e cfar brari e cfar ti..

    juan .. po te ve lakmusin pak..

    cmendim ke per zan caushin e altin arapin..?
    O brar po ik qe ketu se te ka ik koha fare je relike.
    Qe jam tirans une se luan topi. Vertet gjyshi im eshte nga Kucova po familja ime ka nj eshekull ne Tirane. Tiransa me 3 vjet e 5 vjet si ty ka plot tani e di.
    Sa per Gramoz Rucin sme behet vone fare nga eshte. Thjesht eshte me burre nga ju te pd se se ka mohuar qe eshte komunist 24 karatsh. Kurse ju jeni bere komunisto demokrate dhe mohoni nenen parti qe u lindi. Jeni bukshkale dmth.
    Dh mos e quaj ate mjetin lakmus qe do te me provosh. Ai eshte thjeshte truri yt qe nuk sheh me shume se vete lakmusi. Hala te kuqe bluja ke ngelur o qyqar prandaj ne permend lakmuse ketu.
    Dhe mos bej me pyetje idjote per zanra e altinra se ata i kirijuat ju e i perdoret ju. Qe produkti juaj ai.

  7. #27
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    ju lutem mos u merni me njeri-tjetrin ... kete duan ata qe kerkojne perçarje ... ujku mjegull do ...

    kush mund te thote se a e njeh salija ate shkelzenin, qe ka per mik ate biznesmenin, djali i te cilit eshte derguar me procedura te "regullta" ne ambasade ne Rome, eshte zene me droge ne Milano, dhe gjendet brenda burgut italian si trafikant?

    ky arseni ku i ka lidhjet ... pala Shqiptare paska hapur proces njekohesisht ... po ku, e per çfare ...?

    apo mos duan qe tia marin per juridiksion gjykimi, ne menyre qe te treten gjurmet, dhe te mbyllet sa me shpejt çeshtja me nje denim simbolik?

    ky eshte nje tregues tjeter se mafja e ka tredhur administraten me ne krye saliun ...

    çfare tratativash (pazaresh) luhen ne prapaskene ... a do te bejne nje sy qorr e vesh shurdher autoritetet italiane ...?

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Po o Duaje mire e ke kush meret me relike si Brari.
    Po na vjen turp kur ndodhin gjera te tilla dhe se ne dore te kujt eshte ai vendi yne qe na beri koken.
    Kur dalin keta braret pastaj duam sduam do e hane dhe dufin tone ngaqe na dhemb ai vend pa fat.
    Kombi yne gjithsesi ka detyre imediate qe ta shkule nga rrenjet kete regjim idiot alla Sali qe i ka dale boja.
    Do thoni ju kush do vije. Te vije kush te doje vec Saliu te mos vije me se vetem mynxyre i ka sjelle ketij vendi.
    Me mire se Saliu do te jene.
    Ka ngrire buzeqeshja ne Shqiperi. Ka ngrire se ja ze diellin fytyra idjote fodulle e kriminele e ketij shteti partiarkal, primitiv, e antizhvillues, frenues ne maksimum i vlerave te nje kombi.

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Filloi kori i bretkocave....... Shoferi i ambasades me droge!!! Mos . Tani duhet te jape doreheqjen qeveria , kryeministri, parlamenti, presidenti e te behen zgjedhje te parakoheshme. dhe historia vazhdon deri sa te dale ndonje shofer apo ndonje shpifje tjeter dhe perseri do filloje kori me kengen e zakonshme.

  10. #30
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga beni67 Lexo Postimin
    Filloi kori i bretkocave....... Shoferi i ambasades me droge!!! Mos . Tani duhet te jape doreheqjen qeveria , kryeministri, parlamenti, presidenti e te behen zgjedhje te parakoheshme. dhe historia vazhdon deri sa te dale ndonje shofer apo ndonje shpifje tjeter dhe perseri do filloje kori me kengen e zakonshme.
    ben67,

    a mund ti thuash bretkocave se kapja e shoferit me droge ishte nje shpifje e radhes?

    kush e beri ate shpifje ... bretkocat patjeter ... mirpo bretkocat shpifarake qenkan pertej Adriatikut ...

    shume kercime te gjata po bojkan bretkocat ... i paskan futur edhe ne policine italiane ...

    te heshtin bretkocat ... kori i bretkocave do nji dirigjent si puna jote ... ti fshijne prapanicen padrinove te tu ...

    mobilizohu bre ben67 ... per çeshtjen e ndraghetes ...

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  4. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53
  5. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •