Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 47
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kush di te na thote se sa rrog ka nje shofer ambasade shqiptare ne vendet europiane..?

    sa vjec eshte ki selmanllari?
    kush eshte ki rrahmani pronar lokalesh ne bllok..?

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    Pafuqia ime për të ndihmuar Sali Berishën
    Nga Mero Baze

    Qeveria shqiptare vazhdon të lërë pa përgjigje mënyrën se si është emëruar një trafikant droge në shërbimin diplomatik duke i dhënë shans dhe legjitimitet akuzave që shkojnë deri te miqtë më të afërt të familjes Berisha. Ka tri ditë që shteti shqiptar ka marrë një goditje të rëndë dhe emri i tij është përlyer nga një trafikant dhe po ashtu ka tri ditë që kryeministri i xhindosur, sikur të ishte arrestuar djali i tij, mallkon këdo që i kërkon të bëjë publik faktin se kush e emëroi këtë trafikant në shërbimin diplomatik. Ministri i Jashtëm, Lulëzim Basha, të cilit i mjaftojnë tri minuta kohë të verifikojë mënyrën e emërimit dhe të bëjë publikë rekomanduesit e tij, është zhdukur, ndërsa zëdhënësi Bogdani në një siklet të paparë ndonjëherë lexon me bezdi në emër të PD, për llogari të qeverisë, tekstet e dërguara nga kryeministri.

    Por, pavarësisht këtyre, askush nuk ka marrë një përgjigje për atë që ka shkaktuar këtë skandal. Për tri ditë rresht shqiptarët kanë dëgjuar gjithfarë akuzash për mua, për gazetën “TemA” dhe ndonjë gazetë tjetër, sikur të ishim ne prodhuesit e drogës që iu kap shoferit me targa diplomatike dhe asnjë rresht për përgjegjësinë e shtetit shqiptar në këtë skandal. Për më tepër, zgjatja e kësaj heshtjeje dyshuese dhe paburrëria për t’i dhënë fund hetimeve për palën shqiptare, e lidhin përditë e më shumë trafikantin me njerëzit e kryeministrit dhe interesat e tij.

    Por, ndërsa polemikat publike po shtohen për këtë çështje, shumë njerëz, në radhë të parë njerëz të PD, duan së paku të kenë një arsye të besueshme në dorë për t’u mbrojtur politikisht. Të mësuar të besojnë argumentet që iu thotë lideri i tyre, ata kanë nevojë tani më shumë se kurrë qoftë dhe për një dogmë që të shpëtojnë nga kjo akuzë. Por për çudi kryeministri nuk po ua jep. Kryeministri ka 72 orë që hesht dhe nuk zë dot në gojë emrin e Rrahmanit, “vëllait” real të djalit të tij, Shkëlzenit, i cili ka diktuar emërimin. Sali Berisha ka muaj të tërë që nuk zë dot në gojë emrin e Delijorgjit, edhe pse është në praktikën e tij të zërë në gojë dhe gjysmën e fisit të tij, nëse do t’i hapë luftë. Sali Berisha ka muaj të tërë që nuk zë dot në gojë “Taçi Oil”, ndërkohë që vite më parë i ka pas përmendur dhe vjehrrin. Mbështetësit e shqetësuar të partisë në pushtet sidoqoftë duan disa dogma t’ia dalin përtej në debatet që zhvillojnë në lagje, punë a shtëpi rreth akuzave që i bëhen qeverisë. Kjo betejë nuk përballohet duke më akuzuar mua, pasi, me gjithë dëshirën që kam për t’i ndihmuar, dhe sikur të pranoj broçkullat që thotë Berisha, nuk rregullohet gjë. E zëmë, fjala vjen, se unë, siç thotë Berisha, paskam ëndërruar të fitoj një tender e nuk e paskam fituar, ndërsa familja e Berishës ka fituar të gjithë tenderat që s’i ka ëndërruar kurrë. E zëmë, fjala vjen, se unë, siç thotë Berisha, nga kundërshtar i ashpër për 20 vite i Gramoz Ruçit, tashmë qenkam bërë ushtar i tij, po ç’ndihmë i jep kjo elektoratit të PD, kur shikon se kryeministri është bërë ushtar i Edi Ramës, Celibashit, Adrian Vishës, Mihal Delijorgjit apo Rrahmanit?! E zëmë, fjala vjen, se unë e paskam bërë gazetën “TemA” gazetë personale, po ç’ndihmë i jep kjo elektoratit të PD, kur shikon se kryeministri ka bërë personale, madje familjare çdo qelizë të pushtetit dhe vendimmarrjes në këtë vend?!

    Sali Berisha ka nevojë të përballet me akuzat duke iu përgjigjur akuzave, jo duke shpikur banalitete për median, pasi ato thjesht nuk e shpëtojnë. Mes atyre që, sipas tij, ëndërrojnë tendera dhe atyre që i fitojnë përditë, shqiptarët dinë ta bëjnë dallimin dhe ata që i fitojnë, janë pjesë e familjes së Sali Berishës. Mes atyre që kanë qenë duke u vrarë me nipat e Gramoz Ruçit që Sali Berisha të vinte në pushtet dhe atyre që ndajnë katet e pallatit te Garda dhe 300 mijë euro bakshish, me njeriun e Gramoz Ruçit, shqiptarët dinë të bëjnë dallimin. Mes meje, që jetoj me punën time si gazetar dhe djalit të Sali Berishës, që jeton me gjoba dhe sekserllëqe, shqiptarët dinë ta bëjnë dallimin. Por, dhe në mos ditshin ta bëjnë qartë, ndaj meje nuk kanë ndonjë borxh, se nuk jam pjesë e pushtetit dhe e përgjegjësisë për ta. Sali Berisha iu ka borxh zhgënjimin e madh dhe duhet të përgjigjet për atë. Militantët dhe mbështetësit e tij janë në ankth jo për hallet dhe problemet e mia, por për hallet dhe problemet që iu shkakton Sali Berisha dhe familja e tij. Ata kanë nevojë të sqarohen për ato skandale, qoftë dhe duke i gënjyer sa për të kaluar situatën. Por jo duke shpikur arsye që atyre nuk iu hyjnë në punë. Unë nuk e shpëtoj dot kryeministrin Sali Berisha dhe nëse ia pranoj gjithë marrëzitë që thotë. Nuk e shpëtoj dot, edhe pse më vjen keq për mijëra mbështetës të tij të dëshpëruar që nuk dinë si ta shpjegojnë degradimin e tij. Sali Berishën mund ta shpëtojë vetë Sali Berisha i sinqertë dhe i ndershëm, ai që besonim që ishte. Por ai nuk është më.

  3. #33
    Sikur pash nje foto të ktij tipit me familjen Berisha

  4. #34
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-10-2007
    Vendndodhja
    Ne Mesfush!!
    Postime
    387
    Mos po quditet kush se ?

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Epo ja , u kam me kokaine edhe çfare ka ketu per skandalizim?
    Nuk vrau dhe as nuk vodhi, beri thjesht tregeti te paligjshme, dhe per sa me perket mua personalisht te shesesh droge nuk eshte krim, ose nese eshte krim nuk eshte me shume krim se sa shitja e duhanit apo ilaçeve ne farmaci.
    Poshte ligji kunder droges.

  6. #36
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    www.balkanweb 29/08/2008

    PS-PD, përplasen për trafikun e drogës
    Tedi Blushi

    Arrestimi me një kilogram kokainë i shoferit të ambasadës shqiptare
    ashpërson klimën politike në vend. Numri dy i deputetëve socialistë,
    Erion Braçe akuzoi dje familjen e Kryeministrit Berisha si të
    implikuar në trafikun e drogës. Sipas tij, nëse hetimeve për këtë
    ngjarje do t'u shkohej deri në fund, ato të arrinin deri tek djali i
    Kryeministrit. I menjëhershëm ka qenë reagimi i selisë blu, që
    nëpërmjet zëdhënësit të saj, Gerti Bogdani akuzoi deputetin
    socialist si të lidhur me krimin, ndërsa i kërkoi të dorëzojë
    imunitetin për shkak të lidhjeve të tij me Bandën e Lushnjës. Pas
    deklaratës së Bogdanit ka reaguar sërish Braçe, i cili bëri me dije
    që brenda ditës së sotme do të dorëzojë në Prokurori një kallëzim
    penal për shpifje në adresë të tij.

    Akuza

    Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, në daljen e tij të radhës
    para mediave pretendoi kapjen e shtetit nga krimi. Referuar
    arrestimit të shoferit të ambasadës tonë në Itali me një kilogram
    kokainë, Braçe tha se ligji po përdoret për nevoja të familjes
    biologjike e politike të Sali Berishës. "Nevoja e familjes politike
    e biologjike të Sali Berishës është përputhur me nevojat e krimit,
    të dyja bashkë përfaqësojnë sot, duke nxirë fatet e çdo shqiptari,
    Shqipërinë. Kjo nevojë ka rivendosur urën e krimit në bregun tjetër
    në nivelin më të lartë të përfaqësimit shtetëror. Kjo nevojë ka bërë
    që sot në sytë e italianëve ambasada jonë në Romë të shihet si një
    shtëpi nga ato të Korloeones, nga ato të cilat me simbolet e
    Shqipërisë nuk del makina e ambasadorit, por taksia e kokainës", -
    akuzoi zyrtari i lartë i PS-së. Në të njëjtin kuadër ai shtoi se
    "kjo nevojë politike sot ka bërë që prodhimi kombëtar bujqësor të
    konkurrohet në vlerë 60 mln euro, në një fshat si Lazarati, dhe kjo
    me leje e prezencë të garantuar nga kreu i qeverisë, Sali Berisha".

    Reagimi

    Selia blu ka reaguar menjëherë pas këtyre akuzave. Zëdhënësi i saj,
    Gerti Bogdani e akuzoi Braçen të lidhur me botën e krimit, ndërsa
    shtoi se, "po të jetë burrë le të dorëzojë imunitetin". "Erion Braçe
    është i skeduar si bashkëpunëtor dhe asistent i Enver Dondollakut,
    nga regjistrimet e bëra publike nga autoritetet e vendit fqinj dhe
    para tij akuza shumë të rënda bien mbi të në lidhje me historitë e
    Kadrovskit. Do të ishte mire të bëhej burrë dhe të dorëzonte
    imunitetin", - tha Bogdani.

    Kallëzimi

    Pas akuzave të Bogdanit, vetë Braçe përmes një njoftimi për mediat,
    deklaroi se do t'i kërkojë Prokurorit të Përgjithshëm verifikimin e
    të gjitha këtyre akuzave, ndërsa pretendoi se disponon dëshmi dhe
    fakte për pastërtinë e skedës së tij penale.

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Sa qesharake, ja nisen keta me akuza kunder njeri tjetrit, sikur nuk hane te gjithe me nje pjate, po duhet pak teatralitet dhe buje se ndryshe si do hiqet vemendja nga problemet reale te qe ka shqiperia?

  8. #38
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    kush di te na thote se sa rrog ka nje shofer ambasade shqiptare ne vendet europiane..?

    sa vjec eshte ki selmanllari?
    kush eshte ki rrahmani pronar lokalesh ne bllok
    ..?
    TemA

    Si e kontrollon miku i Shkëlzen Berishës Ministrinë e Jashtme

    Familjes Selmanllari prej disa kohësh nga dega e mobilizimit e Ministrisë së Mbrojtjes i mbërrin rregullisht kërkesa për të dërguar të birin për të kryer shërbimin e detyruar ushtarak. Por Arseni adoleshent tashmë ka një detyrë tjetër. Ai ndodhet larg Shqipërisë, për të bërë as më shumë e as më pak, por detyrën e shoferit të ambasadës sonë në Romë. I ka mjaftuar thjesht aftësia për t’i dhënë makinës dhe është katapultuar nga xhaxhai dhe miqtë e tij në detyrën e rëndësishme. Në duart e tij është timoni i një makine që mbart një simbolikë dhe vlerë të jashtëzakonshme, e në bagazh mbart diçka tjetër.

    Shkollimi dhe punësimi

    Në redaksinë e gazetës “TemA”, reagimet për këtë ngjarje të turpshme për shtetin tonë janë të shumta. Mes tyre, një zyrtar lokal, në njësinë që drejtohet nga të djathtët prej shumë kohësh, i revoltuar na fton të jemi dëshmitarë të çudisë. Arseni nuk ka mbaruar ushtrinë, në dyert e tij trokasin rregullisht ata të mobilizimit.

    Por, nëse nuk ka realizuar këtë kusht për të qenë i punësuar në ambasadë, ai sigurisht s’ka patur kurrë shans të realizojë kushtin tjetër, atë të vjetërsisë në punë. Çunaku Selmanllari nuk ka shumë që ka dalë nga bankat e shkollës. Jo sepse është 18 apo 19 vjeç, por banorët saktësojnë se për të mbaruar shkollën e mesme i janë dashur nja dy vite më shumë se moshatarët e tij. Ndoshta pasioni për makinën e ka lënë pas.

    Por Arseni tashmë ka mbushur 23 vjeç duke u endur rrugëve të Italisë me makinën e ambasadës, të cilën ndonjëherë e merr dhe pa leje, siç dhe na pohon ambasada jonë, e cila nxiton të shfajësohet se ai nuk është shofer i parë, sikur radha të jetë kriteri përcaktues për peshën e skandalit. Edhe pse ka qenë 20 vjeç, kur ka marrë për herë të parë në dorë një makinë të rëndësishme për kombin e tij, asnjë diplomat shqiptar i atjeshëm nuk ka qenë gjendje të nuhasë, të paktën në mënyrë diplomatike, një njomëzak mes tyre.

    E shoqja e Rafit

    Duket se nuk ka patur asnjë shans që mekanizmat vetërregullues brenda kësaj ministrie të kalojnë në sitë Arsenin. Kjo për shkak se e shoqja e xhaxhait të tij, Rrahman Selmanllarit, ka qenë e punësuar në auditin e kësaj ministrie. Kanë nisur punë në të njëjtën ditë në Ministrinë e Jashtme.

    Rrjeti i të ashtuquajturit Rafi në këtë ministri ka qenë i kompletuar. Mbetej vetëm një gjë. Të ngarkoheshin bagazhet.

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    juan dolle nga kucova... mir..

    po gjyshin nga ana tjater nga e ke..?

    per altin caushet nuk dhe mendim..

    jan djem te mir a te keqij.. ?

    fol..



    kur erdhi gjyshi ne tiran mo..?

  10. #40
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    juan dolle nga kucova... mir..

    po gjyshin nga ana tjater nga e ke..?

    per altin caushet nuk dhe mendim..

    jan djem te mir a te keqij.. ?

    fol..

    kur erdhi gjyshi ne tiran mo.
    .?
    ec e bej ca pietje te tjera, se keto jane arkaike ...

    hajde buburec i ndraghetes, hajde ...

    po shkelzeni, sa vjeç eshte mo, kush mund ta thote nga buburecat ...

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  4. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53
  5. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •