Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 47
  1. #11
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    fare prane folese se padrinos qenke ...

    eshte vetem maja e ajzbergut ajo puna e shoferit ...

  2. #12
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Shoferi me drogë, emërimi nga një mik i Shkëlzenit
    Çdokush në Ministrinë e Jashtme e njeh si nipii “Raftit”. Falë këtij emri, që është një biznesmen i njohur në Tiranë, edhe për lidhjet me familjen kryeministrore, Arsen Selmanllari nuk e ka patur të vështirë të vishet me petkun e imunitetit diplomatik.

    Lindita Çela
    Merkure, 27 Gusht 2008 08:07:00

    Ish kamerieri dërgohet në Romë falë miqësisë së djalit të Berishës me një biznesmen që është dhe xhaxhai i Arsen Selmanllarit

    TIRANË- Çdokush në Ministrinë e Jashtme e njeh si nipii “Raftit”. Falë këtij emri, që është një biznesmen i njohur në Tiranë, edhe për lidhjet me familjen kryeministrore, Arsen Selmanllari nuk e ka patur të vështirë të vishet me petkun e imunitetit diplomatik. Madje këtë kartëe ka përdorur deri në momentet e fundit kur ka rënë në prangat e policisë italiane me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Ish- kamerieri i bllokut, falë lidhjeve të gjakut dhe miqësive, ka siguruar një punë si shofernë shtetin fqinj që me sa duket i ka shërbyer si koperturë për trafikun e drogës. Madjemediat e vëndit fqinj i janë referuar pikërisht pozicionit tëtij për të bërë dhe aludime me filmin “Danko” që bën fjalë për trafikun ndërkomëbar të lëndëve narkotike i interpretuar nga ArnoldShvarceneger dhe aktori shqiptar Xhems Belushi, ku personazhi kryesor arrin të transportojë sasi të konsiderueshme kokaine falë detyrës në që kryente në trupin diplomatik.

    “Kam imunitet diplomatik nuk mund të më arrestoni”. Kështu janë nisur shkrimet për skandalin e tre ditëve më parë në Itali ku shoferi i ambasadës shqiptare është arrestuar me 1 kg kokainë. Referuar një filmi të suksesshëm aksion, mediat italiane bëjnë të ditur se mbrojtja diplomatike ka shërbyer për pak kohë për shoferin Arsen Selmanllari. Në fakt, mbrojtja është më shumë se sa një kartë ku shkruhet Trupi Diplomatik. Arseni, që sipas iformacioneve nuk është më shumë se 25 vjeç, ka paturlidhjet e duhura për të fituar një punë në Ambasadën Shqiptare në Romë.

    Madje, ashtu si karta e tij, dhe puna si shofer ka shërbyer si një koperturë e mirë për qëllimin e punësimit të tij. Burime të besueshme bëjnë të ditur se Arseni është emëruar në pozicionin e shoferit në Ambasadën Shqiptare në Romënë kohën kur ministër i Jashtëm ishteBesnik Mustafaj. Madje në këtë dikaster majfton të pyesësh dhe të bëjnë me dije se shoferi i arrestuar njihet si nipi i “Rafitit“, një biznesmen ky që në zgjedhjet elektorale të vitit 2000 ka shndëruar lokalin e tij në një llojshtabi elektoral për Besnik Mustafajn. I kontaktuar nga “Shekulli”, ish ministri iJashtëm nuk pranon të bëjë asnjë koment. Por kjo nuk është hallka e vetme e dërgimit të Selmanllarit në Ambasadën tonë në Romë.

    Burime të besueshme bëjnë të ditur se një gur i fortë ka qenë edhe djali i kryeministrit Sali Berisha.Mësohet se Shkëlzen Berisha është mik i biznesmenit të përmendur më lart. Djali i kryeministrit pak kohë më parë shihej dendur të frekuentonte lokalin e „Raftit“ në zonën e Bllokut.Falë shoqërisë së tyre dhe ndikimit tek Mustafaj, atëherë ministër i Jashtëm, 25- vjecari që është edhe nipi i biznesmenit, nuk e ka patur të vështirë për të siguruar pozicionin e shoferit në ambasadën Shqiptare në Romë. Ndërkohë që burime të Ministrisë së Jashtme bëjnë me dije se dje kanë dërguar një grup për të hetuar mbi skandalin e ndodhur tre ditë më parë në Romë. Megjithëse fill pas ngjarjes së ndodhur atutoritetetshqiptare kanë hequr imunitetin e Arsen Selmanllarit, ngjarja e ndodhur ka alarmuar institucionet shqiptare.

    Trafiku

    Burime të policisë bëjnë të ditur sepo verifikohen lidhjet e mundshmetë të arrestuarit në Shqipëri pasi dyshohet se droga është dërguar nga Shqipëria me estinacion tregun e shtetit fqinj. Tre ditë më parë, Arsen Selmanllari është arrestuar në qytetin eMilanos me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Në makinën me targa diplomatike është gjëndur një sasi prej 1 kilogramësh kokainë pas një kontrolli të ushtruar nga forcat e policisë. Bashkë me shoferin e ambasadës shqiptare, është arrestuar edhe një vajzë me nënshtetësi rumune e cila është ndodhur në makinë, në momentin e sekuestrimit të lëndës narkotike.


    ----------------------------------------------------

    Shoferi i kapur me kokainë nuk është 33 vjeç, por një djalosh rreth22-vjeçar

    Mosha e Selmanllarit,e falsifikuar

    TIRANË- Mosha 33- vjeçare e Arsen Selmanllarit, e raportuar nga mediat italiane mund të mos jetë e saktë. Policia italiane njoftonte të dielën se kishte arrestuar një 33- vjeçar shqiptar, punonjës të ambasadës sonë në Romë për shkak se në bagazhin e makinës iu gjetën 1 kg kokainë. Në momentin e parë, askush nuk e vrau mendjen shumë për moshën eish-shoferit të ambasadës që drejtohet nga Llesh Kola, por kur policia jonë konsultoi të dhënat e nisura nga Italia me ato të këtushmet, vuri re se Arsen Selmanllari nuk është 33 vjeç, por rreth 22 vjeç.

    Pas çudisë së parë dhe dyshimit për ndonjë ngatërresë, u vu re se mosha në letrat e çuara në Itali nga Selmanllari ishte e falsifikuar. Kjo si duket për të hedhur poshtë dyshimet e emërimit për një djalosh 20- vjeçar që nis punë si shofer në ambasadën tonë në Romë. Nëse fakti i falsifikimit të moshës së Arsen Selmanllarit vërtetohet nga hetuesit italianë dhe ata shqiptarë atëherë kjo do të shtojë edhe një akuzë të re në dosjen e trafikut të kokainës. Në këtë rast mosha e falsifikuar ka kaluar para syve të titullarëve të Ministrisë së Jashme kur Selmanllari ka marrë emërimin.

    ----------------------------------------------------

    Llesh Kola tha se Selmanllari kishte një vit që punonte në ambsadë dheemërimi që bërë sipas rregullave

    Ambasadori: Emërimi i shoferit konform rregullave

    TIRANË- “Arben Selmanllari punonte prej një viti në ambasadën shqiptare në Romë dhe është emëruar në bazë të të gjitha normave që plotësohen për emërimin e personelit të ambasadave”. Ky ka qenë reagimi i ambasadorit shqiptar në Romë, Llesh Kola, pasi mediat italiane publikuan lajmin se Selmanllari u arrestua në Itali me 1 kilogram koakinë të fshehur në makinën e tij me targa diplomatike.

    Ambasadori tha më tej se Selmanllari nuk kishte qenë shoferi i tij personal por shofer i ambasadës.. Ai shtoi se do të jenë hetimet ato që do të përcaktojnë implikimin e 33- vjeçarit, deri dje me imunitet diplomatik në një trafik të mundshëm droge. Gjykata e Milanos dha dy ditë më parë masën e arrestit burg për Arsen Selmanllari. 33- vjeçari u arrestua të dielën nga Guardia di Financia e Milanos pasi gjatë kontrollit të makinës së tij u gjet 1 kilogram kokainë. Me t’u njoftuar, Ministria e Jashtme shqiptare me propozim dhe të ambasadorit shqiptar në Romë, Llesh Kola, shkarkoi nga puna Selmanllarin, duke i hequr të gjithë privilegjet që gëzonte nën statusin e diplomatit. Madje pala shqiptare ka hapur një hetim nga ana e saj në lidhje me këtë çështje. Para gjyqtarit të Milanos Selmanllari kishte mohuar se kishte dijeni për sasinë e drogës të gjetur në makinë. Seanca e pare gjyqesore ndaj Selmanllarit dhe të dashurës së tij, e cila shoqëronte 33- vjecarin në momentin e arrestimit është caktuar për në 2 shtator.


    ---------------------------------------------------

    Shoferi i ambasadës dyshohet se e kishte bërë dhe më parë “transportuesin” e drogës

    Selmanllari, tetë muaj nën vëzhgim nga italianët

    TIRANË- Policia e anti-mafies rajonale në Milano prej tetë muajve po vëzhgonte lëvizjet e shoferit të Ambasadës Shqiptare në Romë, 33- vjeçarit Arsen Selmanllari, i cili tre ditë më parë u arrestua me një kg kokainë të fshehur në bagazhin e makinës me targa diplomatike. Sipas burimeve zyrtare pranë Ministrisë së Brendshme, konfirmohet se autoritetet shqiptare nuk ishin njoftuar për këto hetime, pasi pala italiane dyshonte se mund të dekonspironin hetimet që synoninzbulimine rrjetit të trafikut. Italianët dyshonin se shoferi Selmanllari “punonte” prej kohësh duke transportuar drogë nëpër qytete të ndryshme të shtetit fqinj. “Pranë Ministrisë së Brendshme, tre ditë më parë ka ardhur një raport i anti-mafies rajonale të Milanos, të cilët njoftonin zyrën e Interpolit për arrestimin e shtetasit shqiptar Arsen Selmanllari me një kg kokainë në makinën e tipit “Fiat Punto” të cilën e drejtonte vetë ai dhe që kishte targa diplomatike të Ambasadës shqiptare në Romë.

    Përveç këtij informacioni të shkurtër, autoritet e drejtësisë italiane kërkonin nga drejtësia shqiptare të kryenin verifikimet për bashkëpunëtorët e mundshëm të tij në Shqipëri”,-thuhet nga burimet. Gjithashtu, mësohet se i arrestuari 33- vjeçar dyshohet se nën petkun e diplomatit dhe me makinën me targa CD prej disa kohësh kryente për llogari të grupeve kriminale në Itali transportimin e sasive të ndryshme të lëndëve narkotike, duke përdorur imunitetin diplomatik dhe mjetet me status të tillë për t’i shmangur kontrolleve të policisë dhe për të lëvizur lëndën e paligjshme narkotike.

    Ndërkaq, sipas burimeve pranë Ministrisë së Jashtme, 33- vjeçari Selmanllari punonte prej dy vitesh si shofer pranë personelit të Ambasadës shqiptare në Romë, i emëruar në kohën e ish-Ministrit Besnik Mustafaj. Gjithashtu, po nga këto burime mësohet se ka qenë vetë Ambasadori i Shqipërisë në Romë, Llesh Kola, i cili me lejën e ministrit të Jashtëm shqiptar, Lulëzim Basha dhe me kërkesë të autoriteteve italiane ia ka hequr shoferit Arsen Selmanllari imunitetin diplomatik, duke lejuar njëkohësisht grupin hetimor të krimit të organizuar të Guardia di Financias së Milanos të kontrollojë makinën me targa CD që drejtonte shoferi i personelit.

    Pas kontrollit të dokumenteve dhe hapjes së bagazhit të makinës brenda saj është gjetur sasia e 1 kg kokainë e cila ishte e vendosur në një çantë sportive por e shkujdesur brenda bagazhit. Mësohet se “transportuesi” Selmanllari nuk e kishte marrë mundimin as ta fshihte drogën që mbante në bagazh, pasi çanta ku ishte fshehur droga ishte hedhur shkujdesur në bagazh të makinës, me idenë e mos kontrollit të policisë për shkak të mbrojtjes që gëzonte nga imuniteti diplomatik.

    Ndërsa, gjatë paradites së djeshme autoritetet e Ministrisë së Jashtme Italiane kanë dorëzuar pranë homologëve të tyre shqiptarë dosjen e plotë të shoferit të Ambasadës, Arsen Selmanllari, ku mësohet se janë të gjitha veprimet e kryera në drejtim të hetimit ndaj tij dhe procedurat e ndjekura deri në prangosjen e katër ditëve më parë bashkë me të fejuarën e tij në njërën nga autostradat e Milanos në shtetin fqinj. Vetë i arrestuari gjatë vlerësimit të arrestit dhe caktimit të masës së sigurisë nga gjyqtari hetimor, ka mohuar të ketë pasur dijeni për drogën që ndodhej në makinën e tij me targa CD, duke akuzuar se persona të tjerë ia kanë vendosur çantën me drogë në makinë.

    Precedenti

    Ndërkaq, arrestimi i një punonjësi të Ambasadës Shqiptare në Romë nuk është i pari, pasi pesë vite më parë policia italiane shoqëroi për disa orë punonjësin e kësaj Ambasade në atë kohë, Drini Bello, të cilin e larguan më pas për në Shqipëri si person “non-grata”( i padëshirueshëm) në shtetin fqinjë. Ndërsa, vëllain e tij, Erion Bellon, e arrestuan si pjesë të një organizate kriminale që trafikonte drogë dhe shfrytëzonte femrat për prostitucion.

    Shekulli

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Qe nje verior qe foli ne emer te ambasades tone Rome dhe u distancua nga akti shoferit.
    Ve bast qe shoferi shofer ka qene.
    Eshte personeli ambasades qe i bejne keto pune.
    Jane ata diplomate me tuta sporti qe iken nga syte kembet ne 97 me pasaportat diplomatike qe ju dha Saliu.
    Tani i kane hequr tutat dhe kene vene kollare.
    Na rrofte shpura veriore e Saliut qe i dha emer te keq jo vetem verioreve ( se me Saliun eshte llumi veriut jo ai qe ka mbajtur me shekuj shqiptarizmen) po edhe gjith Shqiperise
    E gjeti edhe ketu akuzen ndaj verioreve!!!

    Mjafton vetem me i lexue emnin Arsen Selmanllari me e kuptue qe s'asht prej veriut as ai e as keto te lajmit te meparshem:
    Ndërkaq, arrestimi i një punonjësi të Ambasadës Shqiptare në Romë nuk është i pari, pasi pesë vite më parë policia italiane shoqëroi për disa orë punonjësin e kësaj Ambasade në atë kohë, Drini Bello, të cilin e larguan më pas për në Shqipëri si person “non-grata”( i padëshirueshëm) në shtetin fqinjë. Ndërsa, vëllain e tij, Erion Bellon, e arrestuan si pjesë të një organizate kriminale që trafikonte drogë dhe shfrytëzonte femrat për prostitucion.

  4. #14
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga shkodra13 Lexo Postimin
    E gjeti edhe ketu akuzen ndaj verioreve!!!

    Mjafton vetem me i lexue emnin Arsen Selmanllari me e kuptue qe s'asht prej veriut as ai e as keto te lajmit te meparshem:
    Ndërkaq, arrestimi i një punonjësi të Ambasadës Shqiptare në Romë nuk është i pari, pasi pesë vite më parë policia italiane shoqëroi për disa orë punonjësin e kësaj Ambasade në atë kohë, Drini Bello, të cilin e larguan më pas për në Shqipëri si person “non-grata”( i padëshirueshëm) në shtetin fqinjë. Ndërsa, vëllain e tij, Erion Bellon, e arrestuan si pjesë të një organizate kriminale që trafikonte drogë dhe shfrytëzonte femrat për prostitucion.
    Mafja nuk do tia dije per veriore, jugore, lindore apo perendimore, roze a blu, jeshil apo te verdhe.

    Persa citoj me siper, mafja ka shfrytezuar lidhjet e vjetra te kontrabandes sigurim-puniste, dhe i ka aplikuar ato edhe me te ashtuquajturit socialista, ashtu dhe me te ashtuquajturit demokrata.

    Trafikantet kane kapluar, instrumentalizuar administratat roze e blu ...

    nese ky rast nuk sherben per ti hequr petat lakrorit, dy gjera jane evidente: ose saliu nuk eshte i afte per te luftuar krimin e korrupsioni, ose ai i ka duart e pista deri pertej brrylit ...

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Une nuk akuzoj verioret lexojeni mire.
    Po e kam fjalen per gjith ata pushtetare ne cdo cep qe jane veriore qofshin dhe ne ambasada dhe jo per fajin tim. Fajin e ka saliu vete qe sla tropojan pa vene ne cdo cep te shtetit.
    E kam fjalen per keta qe po e bejne me turp Shqiperine.
    Verioret e jugoret qe jane jashte sferes se Saliut vuajne kete diktature injorante njelloj.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ore juan po ty nga te kemi mo..

    po mir e ke ne fakt..
    ju duket cudi qe nuku jan me 120 % e pushtetareve nga fshati hysniut kapo apo na fshati shokut rita markos..

    ki shoferi nuk eshte tropojan or tej..
    piet se ju enveristet dini biografine dhe pulave e jo me te njerzve.. e na thuaj nga ish ki selimllari a selamllari i ambasades..

    sipas temes ki ishte njeri i nje bosi nga keta bordell kafexhijte e bllokut.. pra qe kan lokale ne bllok.. e ai i kish then mustafes besnik.. ma fut kete shofer ambasade mor aman.. e besniku e kish futur..

    po cdo berr kapet nga kembet e veta.. se smund te themi se ai bente transport per ndonje parti..
    te shohim cdo thote shtipi..

  7. #17
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    TemA

    Berisha duhet të përgjigjet
    kush e emëroi trafikantin e drogës shofer ambasade

    Shoferi i ambasadës shqiptare në Romë, arrestuar si trafikant droge, është emëruar një vit e ca më parë në shërbimin diplomatik jashtë kritereve normale. Arsen Selmanllari, i kapur me një kilogram drogë në makinën me targa diplomatike të shtetit shqiptar, rezulton nga hetimet tona të jetë një nip i një biznesmeni që ka një kafe në “Bllok” të quajtur “Fiesta”.

    Ky person është po ashtu një nga miqtë më të ngushtë të Shkëlzen Berishës, madje vëllai i tij jo-biologjik. Por, ndërsa ne po hetonim për mënyrën se si është rekrutuar ky shofer në shërbimin diplomatik, ia behu deklarata e fortë e Bogdanit, e cila thotë. “Sot, në fletushkën e tij personale një tender-lëpirës dhe gjobëvënës i njohur si ushtari i mirë i Ruçit, boton trillimin e radhës, sipas të cilit shoferi i kapur nga autoritetet italiane me drogë, qenka sugjeruar nga familjarë të Berishës. Asnjë familjar apo i afërt i kryeministrit nuk ka sugjeruar apo propozuar ndonjëherë këtë person apo persona të tjerë për punësim nëpër ambasada. Me trillimet dhe mashtrimet e tij të përditshme, ai vetëm vjell mbi vete vrerin, se me këtë qeveri nuk pret dot më gjoba dhe nuk fiton tendera me shpifjet dhe trillimet që boton në fletushkën e tij.”

    Reagimi ishte shumë interesant, se është shkruar direkt nga Berisha dhe ka një tërbim të paparë për një gjë që është shumë publike. Rrahmani, pronar i kafe “Fiestës”, është vërtet mik i ngushtë i Shkëlzen Berishës dhe këtë Sali Berisha nuk mund ta mohojë. Ajo që ai ka të drejtë, është nëse shoferi ka përdorur autoritetin e Rrahmanit për t’u emëruar në shërbimin diplomatik apo autoritetin e Shkëlzenit. Ne besojmë atë që thotë zoti Berisha, edhe pse shumë i nxehur dhe jashtë kontrollit, kur përpiqet të japë dhe përgjigje shumë të thjeshta. Ne jemi të gatshëm të besojmë se ai që ka ndikuar në emërim, nuk është Shkëlzeni, djali i tij, por emërimi është bërë falë autoritetit dhe ndikimit që ka në Ministrinë e Jashtme shoku i tij.

    Dhe për këtë pastaj duhet të pyesim se kush është ky biznesmen që ka aq shumë fuqi, sa të emërojë një shofer në shërbimin diplomatik. Po ashtu, kemi rast të shikojmë, nëse emërimi është politik, për shkak të kontributeve të tij personale, nepotik, për shkak të lidhjeve të tij familjare apo i merituar, për shkak të cilësive të veçanta të këtij punonjësi të diplomacisë sonë. Zoti Berisha është i lirë të na i shpjegojë këto qetësisht, pa u nxehur, pa e humbur logjikën dhe pa na kërcënuar. Ne, për fat, e njohim dhe atë, dhe Shkëlzenin, dhe pronarin e “Fiestës”, dhe nuk kemi ndonjë mëdyshje ç’ka ndodhur. Nuk njihnim vetëm këtë shoferin, por këtë e njohëm si trafikant droge. Nëse Berisha mendon se mund të na trembë duke na mbyllur gojën, duke na futur në konflikt me kartelet e mbetura të drogës në Tiranë, i ka bërë llogaritë gabim. Edhe pse s’kemi makinë të blinduar, siç ka patur ai, dhe pse nuk kemi miq, siç ka patur ai, që të na dhurojnë një të tillë, ne kemi me vete të vërtetën që na mbron shumë herë më shumë se mjetet me të cilat mbrohen trafikantët nga njëri-tjetri. Dhe e vërteta është në mes të diellit. Trafikanti është njeri i afërt i një biznesmeni, shoku më i ngushtë i djalit të tij. Mund të mos ketë asnjë ndikim djali i tij në këtë emërim, por pyetja më e rëndë është: Ku e gjeti fuqinë shoku i djalit të tij për të bërë emërime të tilla?

    Për këtë i lutemi të përgjigjet qetësisht, se tërbimi me të cilin përgjigjet, e bën shumë pak të besueshëm. I kërkojmë të jetë i qetë, se nuk është kapur me drogë shoferi i gazetës “TemA”, por shoferi i shtetit shqiptar, me targat simbol të shtetit shqiptar, në krye të të cilit është zoti Berisha.

  8. #18
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    Mafja nuk do tia dije per veriore, jugore, lindore apo perendimore, roze a blu, jeshil apo te verdhe.

    Persa citoj me siper, mafja ka shfrytezuar lidhjet e vjetra te kontrabandes sigurim-puniste, dhe i ka aplikuar ato edhe me te ashtuquajturit socialista, ashtu dhe me te ashtuquajturit demokrata.

    Trafikantet kane kapluar, instrumentalizuar administratat roze e blu ...

    nese ky rast nuk sherben per ti hequr petat lakrorit, dy gjera jane evidente: ose saliu nuk eshte i afte per te luftuar krimin e korrupsioni, ose ai i ka duart e pista deri pertej brrylit ...
    Ne kete rast jam i nje mendimi me ty.
    Shteti shqiptar, ne bashkepunim me ate italian (dhe jo vetem me ate), duhet te sqarojne shume histori trafiqesh andej dhe kendej Adriatikut.
    Edhe me misionet e shteteve te tjera ne bote ndodhin gjera te papelqyeshme, por ky rast dhe raste te ngjashme te viteve te shkuara, lene nje shije te hidhur te shqiptaret dhe te BE.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    O Brari jam tiranc ne Amerike more.
    Ato qe shkruan ti sa her qe i lexoj shkoj ne banje se me ze barku.
    Gerdecin e bene thua ti enveristet. Saliu eshte enveristi me i madh qe kemi po seshte Evneri se eshte **** e budalla.
    Mbron Saliun se ti je enverist vete. Dikush me ka bere pm e me ka thene per se brari eshte vertet spiun komunist i konverutar nga ata qe shkruajne e spiunojne per Berishen. Gjithse nuk te njoh po besoj te jesh i tille nga menyra sesi shkruan.
    Kush e ka shkruar Berisha permes Kasandrave ate librin me te dhjere lepirjes se kepuceve te diktatures.
    Ja tamam ai tip je ti.
    Prandaj dil me mir nga Sala se do jesh me mire.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    juanit.. ti je tiranc sa ceshte gramoz ruci shkodran..
    leri mashtrimet..

    nga e ke gjyshin.. ti juan?

    beji te fala atij te pm-se.. dhe hidhi nje sy forumit se cfar shkruan ai i pm-se e cfar brari e cfar ti..

    juan .. po te ve lakmusin pak..

    cmendim ke per zan caushin e altin arapin..?

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  4. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53
  5. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •