Ndonjehere ne kohe do t'i marrim ere ndryshimeve, ndonjehere pa menduar vrapojme ne aksion, ndonjehere refuzojme te ballafaqohemi me nevojat per ndryshime, ndonjehere adaptohemi ne ndryshimet nese ndjejme se kjo do te shkoje nga permiresimi....
Ndryshimet jane domosdoshmeri, por cdo ndryshim shkakton probleme. Problemet duhet te zgjidhen, e jo te shmangen. Megjithate, pothuaj secili nga ne ndjen rezistence ndaj ndryshimeve pikerisht per shkak te problemeve te cilat gjate kesaj paraqiten. Pengesa kryesore per zbatimin e ndryshimeve eshte frika, frika nga e reja, e papritura, frika nga humbja e pozitave, ose ne pergjithesi frike nga ndryshimi. Frika na pengon dhe na pamundeson te ballafaqohemi me realitetin, ndersa ndryshimet jane rte domosdoshme, "çdo gje rrjedh, çdo gje ndryshon". Kryesisht ekzistojne kater arsye pse njerezit ndjejne rezistence ndaj ndryshimeve....
Arsyeja e pare eshte se njerezit thjesht nuk kuptojne, gjeresisht nuk mund te ndjekin per çka behet fjale. Nuk kane informata te duhura dhe nuk mund te kuptojne ku shkon ndryshimi dhe cili eshte qellimi i fundit. Arsyeja e dyte eshte se njerezit nuk kane kohe te mjaftueshme qe te kyçen ne procesin e ndryshimeve. Ata nuk mund te ballafaqohen me detyrat e perditshme dhe njekohesisht te marrin pjese ne procesin e ndryshimeve. Arsyeja e trete eshte se njerezit nuk posedojne aftesi te mjaftueshme qe te ballafaqohen me obligimet e reja qe do t’i merrnin pas ndryshimit. Ky eshte nje reagim i pritur, pasiqe nese njerezit inkuadrohen ne procesin e ndryshimeve, do te tregojne se nuk jane kompetent. Arsyeja e katert per rezistencen ndaj ndryshimeve eshte se njerezit thjesht nuk besojne ne vlerat per shkak te cilave behet ndryshimi. Ata thjesht besojne se ndryshimi eshte gabim dhe se aspak procesi nuk duhej te filloje.
Nese, arsyeja per rezistencen ndaj ndryshimeve eshte frika nga obligimet e reja, tejkalimi eshte vecanerisht i komplikuar. E para qe duhet bere eshte te vertetohet nese personi i cili shpreh rezistence ndaj ndryshimeve ka potencial te zhvilloje shkathtesi dhe dituri te reja te nevojshme per obligimet e reja ne "boten e re"....
Ne ate bote ku ne te cilen kemi aq frike te shkojme!Ku kemi frike te jemi dikush tjeter!
Si mendoni ju?
Krijoni Kontakt