Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Hapi që duhet të bëjnë çamët

    Të rinjtë çamë kanë krijuar forumet e tyre në internet. Kudo ndodhen, këmbejnë e-mail me debate rreth Çamërisë.

    Informacione, ide, histori, akuza, pishmane, brenga. Ka nga të gjitha llojet dhe nga e gjithë bota. Më vijnë dhe mua këto e-mail-e. Përditë. Mamaja ime është çame nga familja Dino e Paramthisë, ndaj shpesh i lexoj me kureshtje. Që e vogël më dukej një histori e tmerrshme kjo: një ditë të bukur u detyruan të lënë shtëpitë, pasuritë, jetën e tyre e të merrnin rrugët. Shumë u vranë, të tjerë vdiqën, edhe fëmijë, por mijëra mbijetojnë ende. Naja, për shembull, gjyshja ime e urtë dhe e mirë është sot afër të nëntëdhjetave, por është e fortë dhe e drejtë si qiri. Ajo tregon për pasuritë e lumturinë e familjes së saj në Çamëri, por dhe për tmerrin e dëbimit, njerëzit që humbën dhe vështirësitë e mbijetesës në Shqipëri. Nuk ishte e lehtë të ishe çam dhe gjatë regjimit të Enverit, por hajt, iku dhe ajo kohë dhe ndoshta kohë më të mira do të vijnë. Ashtu siç fëmijë më dukej absurde dhe e padrejtë deri në palcë historia e çamëve, edhe sot, me rrëzime kufijsh e synimin e një bote të qytetëruar, nuk e konceptoj se si një vend, djep qytetërimi si Greqia, vazhdon të mbajë peng historinë dhe të kaluarën e këtyre mijëra njerëzve. Çështja është futur në kulisa politike dhe përdoret si kartë nga politikanët e dy vendeve për të arritur përfitimet e radhës. Vitet e fundit çamët, të rinj e të moshuar, po bëjnë disa hapa për të mbajtur gjallë të shkuarën e tyre. Ja, mblidhen përvit në Qafë- Bote për të kujtuar eksodin. Mblidhen me degë ulliri në duar e me bluza të bardha paqeje. Janë disa mijëra vetë, që duhet të marrin kurajon e të vazhdojnë rrugën. Të kapërcejnë atë kufi ashtu të bashkuar e të kthehet secili në shtëpitë e veta, që kanë mbetur ashtu ku i lanë të parët e tyre. Çfarë do të bëjnë grekët? Do të qëllojnë me armë për shkelje kufiri? Do të kenë kurajo të bëjnë një tjetër masakër në 2008 apo 2009-ën? Të gjithë kthehen një ditë në shtëpitë e tyre. S'mund të bëjnë përjashtim çamët.



    B.W
    Sui generis

  2. #2
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Kjo do te ishte me te vertete levizja e radhes...
    Si ne kete menyre apo ne nje tjeter , e rendesishme eshte qe te jete e organizuar .
    Une kam ne plan te bej nje udhetim nga ato ane me tim' at (sapo te me jepet mundesia)
    Por çameria nuk eshte çeshtje individesh...
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  3. #3
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    RaPSouL, nga e ke marre kete shkrim ?
    N.q.se e ke shkruar vete i bie te jesh çam edhe ti...

    <<Mamaja ime është çame nga familja Dino e Paramthisë>>
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  4. #4
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga zulullandi Lexo Postimin
    RaPSouL, nga e ke marre kete shkrim ?
    N.q.se e ke shkruar vete i bie te jesh çam edhe ti...

    <<Mamaja ime është çame nga familja Dino e Paramthisë>>

    Jo vella i nderuar, kete shkrim e gjeta ne internet tek nje gazete shqiptare e lexova dhe mu duk interesant dhe i vlefshem qe ta lexojne te gjithe vellzerit Çame qe i kemi dhe te gjithe anetaret tjere te forumit.


    Kalofsh bukur.
    Sui generis

  5. #5
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    I nderuar qofsh dhe ti per shkrimet qe sjell ne kete forum.
    Po ne lidhje me shkrimin cili eshte mendimi yt ?
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  6. #6
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Pershendetje zulullandi.

    Shkrimi mu duk teper interesant e ceka edhe me lart dhe per ate qellim e solla ne forum, mendimi im perputhet me ate qe eshte sjellur ne kete artikull. Ate qe e kan filluar te rinjt dhe te moshuarit Çame le ta vazhdojne, sepse perndryshe historia e tyre do i drejtohet nenshtrimit total.

    Mirepo sic eshte filluar me organizime te tilla, asgje nuk eshte e pamundur dhe Çamet nje dite te kene dite ende me te mira se ato pergjat regjimit te Enver Hoxhes. Cdo njeri ka te drejten te jetoj ne vendlindjen e vet atje ku kane jetuar te paret e tij, e pse jo edhe Çamet?


    Pra u deshiroj cdo te mire ne te ardhmen si ne organizime dhe hapat e guximshem qe priten te ndermeren nga vet ju Çamet.


    Ju flm.
    Sui generis

  7. #7
    USER NE ALBASOUL Maska e hari_sweet
    Anëtarësuar
    14-06-2003
    Vendndodhja
    Greece Athens
    Postime
    22

    A mund te me thoni qe te dy ?!

    A mund te me thoni qe te dy . Pse camet u larguan nga paramithijaja. Pse e braktisen greqine ? Pse nuk moren pjese ne luften greqi - itali nderkohe qe ishin greker e jetonin ne vise greke . pse ? Un jam me origjine nga paramithjaja dhe e njoh shum mire istorin . Nje dezertor vritet me ligj . Nje tradhetar largohet nga atdheu. Dhe se lejon asnjeri te kthehet me pass.
    UNE JAM AI HaRi_SwEeT (HARIS)

  8. #8
    USER NE ALBASOUL Maska e hari_sweet
    Anëtarësuar
    14-06-2003
    Vendndodhja
    Greece Athens
    Postime
    22

    Dhe dicka tjeter !

    Nese ketu ekziston nje cam i vertet e njeh historin e tij mire te ngrihet e te me shkruaj ketu . Si ka mundesi qe cemerit e shqiperise mysliman dhe ato te greqise ortodoks. Si ka mundesi qe ne gjith epirin e greqise nuk ekziston sikurse nje xhami nderkohe qe ne veri ekzistojne shum . Si puna e cameve edhe ne te ashtuquajturit vllenje apo arrumun ikem nga greqia ne shqiperi por neve as komunizmi e as greku sna ndaloi te shkojme ne greece perkundrazi gezojme dhe nenshtetesin greke dhe cdo gje kishim. Atehere lind pyetja pse cemerve ja ndaluan kete mos valle dezertuan mos valle tradhetuan ... etj. Nuk e di mbase un gaboj kush di dicka me teper mund te me shpjegoj.
    UNE JAM AI HaRi_SwEeT (HARIS)

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar më parë nga hari_sweet Lexo Postimin
    A mund te me thoni qe te dy . Pse camet u larguan nga paramithijaja. Pse e braktisen greqine ? Pse nuk moren pjese ne luften greqi - itali nderkohe qe ishin greker e jetonin ne vise greke . pse ? Un jam me origjine nga paramithjaja dhe e njoh shum mire istorin . Nje dezertor vritet me ligj . Nje tradhetar largohet nga atdheu. Dhe se lejon asnjeri te kthehet me pass.
    Pse amos valle pak luftuan shqipetaret per Greqine e m.utit a?Mos u kemi gje borgj qe te luftojme per ta?
    Ndigjo ketej ti cigo i menqur!
    Dezertori "vritet me ligj"vetem ne diktature(ndoshta edhe ne Greqi),por kurrenjehere ne nje qeveri demokratike dhe te civilizuar.
    Nuk largohen vetem tradhetaret nga atdheu por edhe te tjeret(ka shume grupe).
    Dhe sa per pengesen per te hyre perseri ne tokat e tyre,edhe ketu ke folur si antishqiptare.Askush dhe askund nuk mund te ndodhe qe dikujte per kete apo ate pune ti ndalohet kthimi ne atedhe,perveqse ne Greqi,ne ate shtet qe veten e quan si te civilizuar por ne fakt eshte tejet i eger dhe tipik fashist.

  10. #10
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Hidhi nje sy po s'pertove, te ndihmon te kuptosh.
    http://www.lisanet.jhost.co.uk/index...533&Itemid=156
    Ndryshuar për herë të fundit nga EDLIN : 30-08-2008 më 11:04
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •