Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2008
    Postime
    41

    Exclamation Po lind një Milosheviç i vogël në rajon?

    Po lind një Milosheviç i vogël në rajon?

    Dy javët që lamë pas, do të jenë javë që do të shënohen si javët të cilat do kenë shënuar rekordin e miratimeve të ligjeve nga ana e të zgjedhurve të popullit të FYROM-t dhe Parlamenti pati mundësi për hyrje në librin e Guinesit, pasi kishte miratuar çdo 14 sekonda një ligj. Çudi, por e vërtetë. Më me rëndësi në gjithë këtë shpejtësi miratimesh brenda dy javësh ka qenë e shumë përfolura Rregullorja e Parlamentit dhe miratimi i kësaj rregulloreje bëri shumë zhurmë, si zakonisht duke transferuar vëmendjen e opinionit për çështje madhore shqiptare si gjuha shqipe dhe duke lënë të kalojë në heshtje heqjen e të drejtës për bllokimin e një ligji i cili do të dëmtonte gjuhën shqipe, shqiptarët, qytetarët, fëmijët, flamurin, engjëllin dhe dreqin.

    Ju kujtohet se vetëm para një viti një BDI-i opozitare e cila shfrytëzoi të drejtën e parashtrimit të një e më shumë amendamenteve për një propozim-ligj për të cilin mendonte se është ligj antishqiptar, si ligji për Policinë dhe disa ligje të tjera dhe parashtroi mbi një mijë amendamente? Ju kujtohet se vetëm para një viti një BDI, opozitare e cila paraqiti me shumë se dymijë amendamente për Rregulloren e Parlamentit për të cilën vlerësonte se është antikushtetuese dhe antishqiptare? Ju kujtohet të gjithëve pasi ishte një BDI-i e cila në të vërtetë kishte të drejtë dhe vlerësimet ishin të drejta, por për të dhënë këto vlerësime dhe për të bllokuar ligjet antishqiptare dhe konkretisht edhe Rregulloren e famshme të Paralementit, BDI-ja kishte mundësinë të bënte këtë, pasi Rregullorja e kaluar e cila ishte në fuqi e mundësonte këtë, pasi jepte mundësin e parashtrimit të një e më shumë amendamenteve për një propozim të caktuar.



    Hiqet mundësia e bllokimit të ligjeve antishqiptare-antiqytetare
    Miratimi i Rregullores së re të Parlamentit është më shumë i dëmshëm për heqjen e mundësisë për bllokim të ndonjë ligji me metoda demokratike për të cilin ligj mendohet se është jo i mirë dhe i dëmshëm për qytetarët, se sa lënia në fuqi të një rregulloreje me të cilën BDI-ja punoi katër vjet gjatë koalicionit me LSDM-në. Rregullorja e re e Parlamentit, nuk lejon parashtrimin më shumë se një amendamenti nga ana e një deputeti. Ky është problemi.

    Fatkeqësisht, shumë “kritikë të ashpër të BDI-së”, si kategoria e nënkryetares së kësaj partie, nuk e panë të udhës t’i rreken problemit kryesor, heqjes së mundësisë demokratike për të bllokuar deputetët një ligj i cili vlerësohet se mund të dëmtoj një grup qytetarësh ose një bashkësi etnike se sa mos precizimit të përdorimit të gjuhës shqipe, kur dihet se ka një marrëveshje për përdorimin e gjuhës shqipe në mes Gruevskit dhe Ahmetit, marrëveshje e cila do të mundësojë nxjerrjen e një Ligji për përdorimin e gjuhëve të bashkësive etnike mbi 20 përqind, i cili do të mundësoj që: gjuha shqipe të flitet dhe të shkruhet në seanca parlamentare dhe përfaqësuesit e popullit të bashkësive etnike të kenë mundësi edhe të udhëheqin komisionet parlamentare. Ky ligj do të mundësojë që të gjithë ligjet, aktet tjera ligjore të cilët do të miratohen dhe do të propozohen për miratim të jenë edhe në gjuhën shqipe. Poashtu ky ligj do të mundësojë që edhe çdo propozim që do të vij nga qeveria, do të vij edhe në gjuhën e bashkësisë etnike e cila përbën më shumë se 20 përqind, pra gjuhës shqipe.

    Rregullorja e re e Parlamentit e miratuar me aklamacion nga koalicioni VMRO-BDI, në nenin 3 të saj, ka hequr vetëm precizimin ku thuhet se deputeti ka të drejtë edhe të udhëheqë me komisionet parlamentare, fjali e shtuar nga PDSH-ja e cila nuk mori përkrahjen e VMRO-së. BDI-ja vitin e kaluar përveç që kundërshtonte këtë formulim ku flitet për përdorimin e gjuhës shqipe, kundërshtonte ashpër edhe shumicën e propozim rregullores së propozuar nga koalicioni i VMRO-PDSH-së.

    Neni 3 i rregullores së Parlamentit të FYROM-t thotë: deputetet të cilët flasin gjuhë të ndryshme nga gjuha maqedonase dhe përbëjnë mbi 20 përqind, kanë mundësi që të flasin në gjuhën amtare. BDI-ja thotë se heqja e përkufizimit : ... dhe të udhëheq me komisione”, mundëson që ky nen të komentohet se deputetët kanë mundësi të flasin dhe të udhëheqin në të gjithë nivelet dhe jo vetëm në komisione por edhe në udhëheqjen e seancave parlamentare? Por problemi është se VMRO-ja do ta komentojë këtë nen si: deputët kanë të drejtën vetëm të flasin dhe jo të udhëheqin dhe në të gjithë komisionet dhe në të gjithë seancat parlamentare, shqiptarët nuk do të kenë mundësinë as të mendojnë se mund të udhëheqin në gjuhën shqipe. PDSH-ja me precizimin në propozim rregulloren e saj, kishte të drejtë në lidhje me precizimin për shkak se Nikolla Gruevski ishte kategorikisht kundër gjuhës shqipe.



    BDI-ja në udhëkryq
    Problemi i BDI-së është ky: nëse Gruevski edhe pse ka pranuar që të respektohet Kushtetuta dhe Marrëveshja e Ohrit dhe të miratojë Ligj për përdorimin e gjuhës shqipe dhe të njëjtën nuk e respekton, atëherë BDI-ja ka varrosur vetveten dhe shqiptarët, ndërsa PDSH-ja duhet të përshëndetet për insistimin e saj për precizim të nenit 3, gjegjësisht për precizim të përdorimit të gjuhës shqipe. Pritet të shihet, pasi deri tani BDI-ja është vetëm duke shërbyer në qeverinë e Gruevskit dhe kundërshërbimet ende nuk kanë filluar. Marrëveshja e Ahmetit me Gruevskin duhet të jetë reciproke, ndërsa nëse do të ndodh e kundërta atëher BDI-ja duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve dhe të njejten duhet ta bëjë edhe PDSH-ja, PPD-ja dhe të zhduken si parti politike me të vetmin arsyetim: të paafta për të mbrojtur të drejtat elementare të popullit të tyre. Përderisa qeveria ende nuk ka filluar dhe përderisa ende qeveria e re nuk ka bërë as edhe një pune, hamendësimet mund të jenë të gabueshme.

    Në fakt, BDI-ja në qeveri nuk ka çfarë të bejë nëse do të vazhdojë të jetë shërbyese e denjë e VMRO-DPMNE-së dhe diktatorit, snobit të radhës në Ballkan, Nikolla Gruevskit. BDI-ja edhe mund të arsyetohet në lidhje me miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase dhe alfabetit të saj cirilik, por shqiptarët nuk duan arsyetim, për shkak se brodecasi im, nuk do ta shënojë kurrën e kurrës mbishkrimin e shitores së tij edhe në alfabetin cirilik dhe do të vazhdoj të jetë armiku i shtetit.

    Ministria e Kulturës së FYROM-t, është pregatitur me inspektorë dhe policë për të filluar një aksion të largimit të të gjitha mbishkrimeve me alfabet latin në territorin e shtetit. Sipas paralajmërimeve, do te dënohen institucione, revista, firma, media, etj, te cilat nuk përdorin alfabetin cirilik dhe gjuhen maqedonase. Nëse ka një njeri normal në qeverinë e Gruevskit dhe nëse është vetë ai, pak me fiqir, si do të aplikojë këtë ligj, kur shkrimi cirilik shqiptarëve u ngjall neveri dhe një tentim në këtë drejtim vetëm se do të thellojë hendekun ndërmjet shqiptarëve dhe sllavo maqedonasve të cilët sipas të gjithë kushteve janë duke tentuar që të shkatërrojnë në themel FYROM-n. Shumica e qytetarëve pyesin, (pasi nuk duan t’i besojnë logjikës së tyre), po lind në të vërtet një Millosheviç i ri në Ballkan, apo kamë lajthitur? Dhe një Millosheviç i vogël po lind në të vërtet në Ballkan. Mjerë ne, të cilët nuk kemi guximin e studentëve serbë që qëndruan mbi një vit në rrugët e Beogradit për të rrëzuar diktatorin...


    Nga Halit Ajdini
    E Premte, 25 Korrik 2008
    TRIBUNA
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Do ta them me pak fjale dhe shume qarte.Nikolla Grujevski e fitoi simpatine e popullit maqedon(shumices se votuesve) VETEM dhe VETEM per shkak te politikes se deshtuar te PDSH-se ne rrafshin e shqiptareve.ASNJE veprim nuk arriti te bej PDSH-ja gjate servilizmit te saj 2 vjecar te Grujevski.Perkundrazi Nikolla e ktheu dinjitetit etnocentrik maqedonas ne shtet( shtet ekskluziv i maqedonasve) i shkeli ushtarakisht shqiptaret( Brodec) e romantizoj atmosferen me mite dhe kryqe ndersa ne benim seir dhe vriteshim njeri me tjetrin per pak pushtet per ndonje tender te vogel.Kete sjellje dhe fryme e solli pikerisht Menduh Thaci i cili deklaroi "Nuk ka nevoje qe gjuha shqipe te jete gjuhe zyrtare ne tere Maqedonine po aty ku jetojne shqiptaret" Ky ligj i tanishem ne fakt eshte ajo qe Menduh Thaci e kerkonte por Nikolla nuk ja jepte por ja dha tani BDI-se (me siguri me cmim te larte) por ne esence ky shtet u kthye perseri binareve te para 2001-shit.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Periodi
    Anëtarësuar
    03-02-2006
    Postime
    253
    Citim Postuar më parë nga Shkupi Lexo Postimin
    Do ta them me pak fjale dhe shume qarte.Nikolla Grujevski e fitoi simpatine e popullit maqedon(shumices se votuesve) VETEM dhe VETEM per shkak te politikes se deshtuar te PDSH-se ne rrafshin e shqiptareve.ASNJE veprim nuk arriti te bej PDSH-ja gjate servilizmit te saj 2 vjecar te Grujevski.Perkundrazi Nikolla e ktheu dinjitetit etnocentrik maqedonas ne shtet( shtet ekskluziv i maqedonasve) i shkeli ushtarakisht shqiptaret( Brodec) e romantizoj atmosferen me mite dhe kryqe ndersa ne benim seir dhe vriteshim njeri me tjetrin per pak pushtet per ndonje tender te vogel.Kete sjellje dhe fryme e solli pikerisht Menduh Thaci i cili deklaroi "Nuk ka nevoje qe gjuha shqipe te jete gjuhe zyrtare ne tere Maqedonine po aty ku jetojne shqiptaret" Ky ligj i tanishem ne fakt eshte ajo qe Menduh Thaci e kerkonte por Nikolla nuk ja jepte por ja dha tani BDI-se (me siguri me cmim te larte) por ne esence ky shtet u kthye perseri binareve te para 2001-shit.

    shum e sakte Shkupi.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Medi1
    Anëtarësuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ne tok kudo
    Postime
    185
    Historia shum here e ka vertetuarr se ato : si gruevski - kur te marin mesysh njerzit gjindet ndonji ilac , ose te fryn hoxha dhe te kalon , kuse ky e ka mar veten mesysh dhe nuk ka as ilac as hoxh as pop , ky aq sa ka hyp lart po edhe aq do te bjere poshte dhe kurrrrrrrrrrrrrrrrr nuk ka me u ngrit me, aty do te jet fundi i tij.
    Ishalla e ndron mendjen sa ma shpejt te ktheje prej asaj rruge ku a nis kundrejt shqiptarve se do te mbetet si qyqja ne qyell dimnit.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    E kam thene dhe e them prap !!!

    Cfar jemi duke bere ne si komb per ta ndaluar ket kelysh serbi???

    Pothuajse Hiq asgje!!! Vritemi me njeri tjetrin sic tha Shkupi...

    Ai e din se nuk jemi ne gjendje ta perseritim 2001-shin (deri sa e kam kuptuar une) dhe duke ditur se jemi plotesisht te ndare ne forma partiake ai ben cfar don me Shqiptaret.... Deri sa nuk bashkohemi TE GJITHE rreth ideas te ndarjes ( te pakten per federalizimin e 'Shtetit') mos na vije aspak cudi kur neperkemben ceshtjet dhe deshirat tona....
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2008
    Postime
    111
    hahhaha qysh more ky millosheviq deri dje e falke namazin e bajramit, po ski faj zhanga nuk e ka vendin ne xhami po rasja mir qe nuk e cojshin ne krevet te grat edhe ajo eshte ni pune e mir,,

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e BAC4
    Anëtarësuar
    20-04-2008
    Postime
    337
    Citim Postuar më parë nga Shkupi Lexo Postimin
    Do ta them me pak fjale dhe shume qarte.Nikolla Grujevski e fitoi simpatine e popullit maqedon(shumices se votuesve) VETEM dhe VETEM per shkak te politikes se deshtuar te PDSH-se ne rrafshin e shqiptareve.ASNJE veprim nuk arriti te bej PDSH-ja gjate servilizmit te saj 2 vjecar te Grujevski.Perkundrazi Nikolla e ktheu dinjitetit etnocentrik maqedonas ne shtet( shtet ekskluziv i maqedonasve) i shkeli ushtarakisht shqiptaret( Brodec) e romantizoj atmosferen me mite dhe kryqe ndersa ne benim seir dhe vriteshim njeri me tjetrin per pak pushtet per ndonje tender te vogel.Kete sjellje dhe fryme e solli pikerisht Menduh Thaci i cili deklaroi "Nuk ka nevoje qe gjuha shqipe te jete gjuhe zyrtare ne tere Maqedonine po aty ku jetojne shqiptaret" Ky ligj i tanishem ne fakt eshte ajo qe Menduh Thaci e kerkonte por Nikolla nuk ja jepte por ja dha tani BDI-se (me siguri me cmim te larte) por ne esence ky shtet u kthye perseri binareve te para 2001-shit.

    O SHkupi benu njeher i drejt dhe i sinqert, mos u ben haxhuze

    VMRO-s rejtingu ju rrit shkaku i punve qe beri, Gruevski e ka stafin ma te mire me moshe mesatare me te re se cdo kabinet qeveritar. 18 muaj asnje afere koruptive nuk tronditit qeverine, burgosje te te koruptuarve, sepaku nje shtrese te te koruptuarve, politika te favorshme per pensionistet dhe blegtoret dhe shum premtime. kTO ISHIN ARSYET, ndoshta kam haru ndonji te permendi. Kurse pse Fitoi DUI, e dim krejt. Gjat 4 viteve pushtet afera skandale sa te duash, vjedhje perdhunime, mashtrime, keqperdorime, vrasje dhe shkatrime te institucioneve. Nuk e di sa ta pret mendja por, kur ra prej qeverie LSDM a dasht te bjer edhe BDI-ja, por te shqiptaret cmohet partija qe vjedh bashk me nje shtrese te popullit,(cdo drejtor, cdo zavendes, minister etj etj sebashku me gjith familjen me te gjere kan vjedh sa kan mund) kur e dim se asnje ligj per shqiptaret nuk u soll si mundi te fitoje DUI. hahahah

    TE pershendes

Tema të Ngjashme

  1. Ish kryeministri malazez: Shqipëria përfitoi miliona $$$ nga kontrabanda e naftës
    Nga Djal_Lacjan në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 22-05-2007, 12:48
  2. Skandali "Handke"
    Nga oiseau en vol në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 07-05-2006, 01:22
  3. Gjyqi i Millosheviç: Ai mund ta vuajë dënimin në burg në Rusi
    Nga Sokoli në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 31-07-2005, 18:59
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •