Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Zbulim bombastik i gazetës “Daily Mail”: A e vrau Aristote Onasis Bob Kenedin?

    Aristotle Onassis e dinte se njeriu që urrente dhe kishte frikë njëkohësisht, më së shumti njeriu që mund t'i prishte plane, do të vritej nga arma e një vrasësi.
    Marrëveshja ishte mbyllur dhe, i vendosur të ishte diku tjetër kur të shtënat të merrnin rrugë, ai po niste udhëtimin e tij të ngadaltë drejt Evropës, në jahtin e tij "Christina". Ai s'mund të ishte më i lumtur se aq.
    Para pak ditësh, Jackie Kennedy kishte hipur në jahtin e tij, pas një udhëtimi gjashtëditor në Karaibe.


    Çdo pasdite ai përvidhej në dhomën e saj dhe mbrëmjeve, gruaja që njihej si Vejusha e Shenjtë, e kishte lejuar t'i ndizte cigaret, t'i rrëfente atij gjërat që i pëlqenin dhe jo.
    "E ke problem t'i heqësh syzet? Syzet e ndaluara s'duhet të mbahen natën", i kishte thënë ajo një mbrëmje.
    Tani, i vetëm me miken më të mirë të Jackie-t, Joan Thring, ai e joshi dhe atë. Pas darke, ai dhe Joan uleshin duke dëgjuar disqet e Maria Callas, një prej të dashurave të Onassis.
    Në këtë moment, Joan e pyeti Onassis-in se si e kishte bërë pasurinë e tij. "Ka vetëm një gjë që duhet të kuptosh në lidhje me mua e dashur: Unë jam krejtësisht i pamëshirshëm", i tha ai.
    Ishte një përgjigje ogurzezë, teksa "Christina" po kalonte Atlantikun, Joan Thring-ut i dukej se Onassis ishte në një moment vendimtar, sikur po priste të ndodhte diçka.
    Onassis e mori vesh lajmin teksa po hante mëngjes, më 5 qershor. Bobby Kennedy ishte qëlluar; ai s'kishte vdekur akoma, por ishte në gjendje të rëndë, i raportoi ndihmësi i tij, Johnny Meyer.
    "Dikush do ia rregullonte qejfin bastardit të vogël, herët a vonë", u përgjigj ftohtësisht Onassis. Ai i tha Meyer-it që t'i telefononte sapo Kennedy të merrte fund, "sikur të donte të dinte rezultatin e një ndeshjeje", thotë Meyer. Joan Thring, gjithashtu mban mend pasivitetin, me të cilin Onassis e priti lajmin.
    "Nuk prisja që Ari të mërzitej. E dija se vdekja e Bobby-t ishte me leverdi për të. Por ishte sikur i thanë diçka që ai e dinte më parë", tha Joan Thring.
    Janë bërë 40 vite që kur Robert F. Kennedy, vëllai i vogël i presidentit John F. Kennedy dhe prokuror i Përgjithshëm, u qëllua në kuzhinën e hotelit "Ambassador" në Los Anxhelos, nga Sirhan Bishara Sirhan, një emigrant palestinez, 24-vjeçar. Dukej si një çështje që u mbyll sapo Sirhan u dënua për vrasje.
    Hoteli është shkatërruar që atëherë dhe Sirhan, 64 vjeç, është në burgun e Kalifornisë. Nuk ka dyshim që Sirhan e shkeli këmbëzën atë natë, por a veproi vetëm apo ishte pjesë e një komploti të organizuar më së miri?
    Zërat në lidhje me këtë çështje kanë qarkulluar dhe vazhdojnë të qarkullojnë që atëherë.
    Në autobiografinë e tij "Një jetë fatlume" që do botohet muajin e ardhshëm në SHBA, e aktorit Robert Vaughn, i cili ishte mik i ngushtë i Bobby Kennedy-t, e quan vrasjen e tij "konspiracia që s'do të reshtë asnjëherë".
    Po të bazohemi në librin tim "Nemesis", aty rrëfehet pse dhe si mund të ketë paguar Onassis plumbat që kanë vrarë Bobby Kennedy-n. E kam takuar fillimisht Onassis në vitin 1968, në apartamentin e tij në Paris. Në atë kohë ai ishte milioneri më i famshëm i botës, marrëdhënia e tij me Maria Callas e kishte bërë më seksi, si dhe më famëkeq, dhe ai donte që ta ndihmoja të shkruante një libër për jetën e tij.
    Unë punova për të rreth dhjetë muaj përpara se ai të anulonte marrëveshjen e librit. Një javë më vonë, më 20 tetor 1968, ai u martua me Jacqueline Kennedy.
    Në pranverë të vitit 1974, unë mora një telefonatë nga Onassis, i cili më thoshte se donte të rifillonte punën mbi librin. Martesa e tij me Jackie Kennedy-n kishte qenë thjesht shtirje. Ndërkohë që në letra ajo zgjati gjashtë vjet, në realitet ajo kishte përfunduar brenda disa javëve. Në fakt, jeta e tij ishte bërë një katalog fatkeqësish. Djali i tij, Alexander, ishte vrarë në një aksident ajror. Gruaja e tij e parë, Tina, nëna e fëmijëve të tij, kishte kryer vetëvrasje. Vajza e tij, Christina, ishte divorcuar dhe jeta e saj ishte lëmsh. Ai ishte i sëmurë dhe e dinte se do të vdiste. Deri në vdekjen e tij, mars 1975, ne vazhduam të punonim për librin. Libri ishte përpjekja e tij e fundit për të rregulluar imazhin, sipas të cilit bota do ta mbante mend. Ai mendonte se ia kishte arritur qëllimit. Gjashtë javë më vonë, Aristotle Socrates Onassis u nda nga jeta.
    Por si kishte lindur rivaliteti mes Bobby Kennedy-t dhe Onassis? Ato thuajse ishin përplasur me njëri-tjetrin në Nju Jork, në një festë të organizuar nga Pamela Churchill, në vitin 1953. Menjëherë pas kësaj, Bobby, në atë kohë një djalë i ri hakmarrës, kishte kontribuar në dështimin e një marrëveshjeje nafte që po lidhte Onassis në Arabinë Saudite. Onassis nuk e fali kurrë për këtë. Duke përdorur çdo mjet për të arritur qëllimin e tij, ai u përfshi në një fushatë hakmarrjeje ndaj klanit Kennedy.
    Sër Winston Churchill, vizitor i rregullt i jahtit "Christina", njëherë i kërkoi Onassis që të ftonte John Kennedy-n, në atë kohë një senator i ri premtues, dhe gruan e tij, Jackie, në një festë në jaht, gjatë vizitës në Monte Karlo.
    Kënaqësia më e madhe e Onassis ishte kur i tha çiftit se ato duhet të largoheshin para orës tetë të mbrëmjes, pasi nuk ishin të ftuar të darkonin me Churchill-in. Sidoqoftë, atij i bëri përshtypje Jackie. "Ka diçka provokuese tek ajo zonjë. Ajo ka shpirt seksual", i tha ai një miku. Më vonë, Onassis u përfshi në një marrëdhënie me Lee Radziwill, e cila ishte motra e Jackie Kennedy.
    Bobby Kennedy, në atë kohë prokuror i Përgjithshëm, duke mos arritur të binde Lee-në që të ndahej nga njeriu që ai e quante "Greku", i telefoni Onassis-it në Paris dhe i kërkoi që të mos e takonte më kunatën e tij. Por Onassis, i cili e dinte për marrëdhënien e Bobby dhe Jack Kennedy-t me Marilyn Monroe, iu përgjigj: "Bobby, ti dhe Jack merruni me mbretëreshën e kinemasë, ndërsa unë po merrem me princeshën time". Në vitin 1963, kur djali i Jackie-t, Patrick, vdiq tre ditë pas lindjes, Onassis e bindi Lee-në ta ftonte motrën e saj për një udhëtim në bordin e jahtit "Christina". Për habinë e të gjithëve, Jackie, në shenjë hakmarrjeje ndaj tradhtive të Presidentit, pranoi.
    Në fund të udhëtimit, ajo kishte rënë pre e sharmit të Onassis. Vetëm disa javë më vonë, presidenti Kennedy u vra në Dallas. Jackie e ftoi Onassis-in në funeral në Shtëpinë e Bardhë. Bobby u tërbua, por nuk kishte çfarë të bënte. Sepse ai respektonte pushtetin më shumë se të kuptonte ndjenjat dhe Jackie e kishte pushtetin në atë moment. Dallasi e ktheu John F. Kennedy-n në një figurë romantike historike. Ndaj, një pjesë e joshjes presidenciale të Bobby-t do të huazohej nga legjenda e të vëllait. Dhe ishte e rëndësishme që legjenda të mos njollosej me ekspozimin e marrëdhënies së Onassis me gruan e Presidentit. Ndaj, Onassis duhej toleruar edhe nëse s'mirëpritej. Ftesa e Jackie-t në funeral i dha dritën jeshile Onassis-it, i cili e ktheu gjithë vëmendjen tek ajo. Ishte fillimi i një marrëdhënieje të fshehtë pesëvjeçare. Në vitin 1968, Jackie i rrëfeu Bobby-t, me të cilin ajo ishte emocionalisht e afërt, se kishte në plan të martohej me "Grekun". Bobby u trondit nga lajmi. Megjithatë, ai i ofroi asaj një marrëveshje: Nëse ajo pranonte të bënte fushatë për të dhe i premtonte të priste deri pas zgjedhjeve për të bërë një njoftim publik, ai do t'i jepte asaj bekimin e tij.
    Kur dëgjoi për marrëveshjen, Onassis tha: "Ai thjesht po e zvarrit atë. Ai më urren. Ai do më shkatërrojë nëse vë këmbë në Shtëpinë e Bardhë". Dhe kështu, duke u kthyer tek instinktet e tij "krejtësisht të pamëshirshme", Onassis e gjeti përgjigjen e tij, kur Bobby Kennedy ndërroi jetë i plagosur në dyshemenë e hotelit "Ambassador".



    Gazetar i "Daily Mail"
    Sui generis

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk besoj se onasis ne jaht degjonte kallasin..
    onasis ishte grek e greku nuk degjon klasike e klasike nga kallas-i do te thote.. belkanto italiane.. pra verd pucin.. belin gjera qe skan lidhje me boten e nje biznesmeni e sidomos biznesmen i ardhur nga lumpeni..sikurse onasis.. pra nje tip onasis degjon buzuq....
    pra me duket krejt teoria nje fantazi.. sepse kur nje tulle nuk shkon ne nje mur.. prishet muri.. keshtu dhe ne te shkruarit e gjerave.. u tha nje genjeshter.. vete krejt shkrimi genjeshter..

Tema të Ngjashme

  1. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •