Me 10 shtator kalendari Kishtar pėrkujton Shėn Nikollin nga Tolentino, meshtar

Nikolli lindi nė vitin 1245 nė Kastel Sant Anxhelo tė Pontanos, dioqeza e Fermos, nga prindėr, qė dėshironin prej vitesh njė fėmijė. Katėrmbėdhjetė vjeē hyri si dėshirtar, dmth pa detyrime e pa kushte, nė Urdhėrin e vetmitarėve tė Shėn Agostinit, nė vendlindje. Mė pas u pranua rregullisht nė Urdhėr e, mė 1274, u shugurua meshtar nė Ēingoli. Bashkėsia agostiniane e Tolentinos u bė shtėpia e tij nėnė, e territori markixhan, me kuvendet e tij tė shumta tė Urdhėrit, ku strehohej gjatė shtegtimeve tė tij si predikatar, fusha e punės. Pjesėn mė tė madhe tė ditės ia kushtonte lutjeve, nė sa agjėronte vazhdimisht. Ishte njė asket gjithnjė me buzė nė gaz, njė pendestar qė pėrhapte gėzim, kudo qė shkelte. E dėgjonin kur predikonte, e ndiqnin me vėmendje tė madhe kur rrėfente ose kur fliste nė raste tė ndryshme, dhe vėrenin, tė ēuditur, se ishte gjithnjė me tė njėjtin humor. Kalonte nga tetė deri nė dhjetė orė nė lutje, ushqehej vetėm me bukė e ujė, e megjithatė kur fliste, pėrhapte gėzim. Shumė njerėz vinin nė rrėfyestoren e tij nga larg. Gjunjėzoheshin tė ngarkuar me mėkate, largoheshin tė pasuruar nga besimi i tij plot gėzim. Gjithnjė i ndjekur nga zėra qė flisnin pėr mrekulli, nė vitin 1275 u vendos nė Tolentino, ku vijoi tė jetonte deri nė vdekje, mė 10 shtator 1305. Mbeti nė kujtesėn e njerėzve, e nė faqet e Martiriologut Romak, si njeri i rreptė me vetveten, por i mėshirshėm me tė tjerėt; si rrėfyes, qė ia ngarkonte vetes pendesėn, tė cilėn duhet ta bėnin pendestarėt e tij. Pas vdekjes, 371 dėshmitarė do tė flisnin pėr mrekulli tė shumta qė bėri Nikolli, i cili u shpall shenjt nė vitin 1446, nė sa nė bazilikėn e Tolentinos, ku pushon nė paqe, kishin nisur prej kohe shtegtimet tek varri i tij e mrekullitė, qė vijojnė edhe sot e kėsaj dite.