Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Shkolla fillon më 15 shtator, tri dokumentet pë regjistrimin e fëmijës

    Përshpejtohen përgatitjet. Tri javë i ndajnë nxënësit nga fillimi i vitit të ri shkollor, që vjen me plot ndryshime. Më 1 shtator nis regjistrimi i fëmijëve në klasë të parë. Këtë vit do ulen për herë të parë në banka 50 mijë nxënës


    Viti i ri shkollor është më pranë se kurrë. Nxënësit dhe fëmijët që ulen për herë të parë në bankat e shkollës do të duhet t’i thonë lamtumirë pushimeve, pasi nga fillimi i vitit të ri mësimor i ndajnë jo më shumë se 3 javë.

    Më 15 shtator të gjithë duhet të jenë të rreshtuar në oborret e shkollave, për të nisur një vit të gjatë mësimor. Kjo është data kalendarike që Ministria e Arsimit dhe Shkencave ka vendosur për çeljen e sezonit të ri mësimor në arsimin e mesëm të ulët dhe të lartë.

    Megjithëse duhen edhe diçka më shumë se 20 ditë nga fillimi i shkollës, përgatitjet nga strukturat vendore, për rregullimin e ambienteve shkollore janë në kulmin e tyre.

    Në Tiranë falë investimeve të kryera nga Bashkia, në përmirësimin e infrastrukturës arsimore, megjithë ndryshimin e sistemit arsimor, jepen garancitë e plota se nuk do të kemi mbipopullime të klasave.

    Investimi i fundit i kryer nga bashkia e Tiranës është ai në shkollën 9-vjeçare “Androkli Kostallari”, ku pas rikonstruksionit, shkolla në fjalë mund të mbajë deri në 1700 nxënës. Po kështu investime serioze po bëhen edhe në shkollat e tjera të kryeqytetit, ku krahas shtimit të ambienteve, rëndësi po i jepet edhe ndërtimit të palestrave, që do të ndihmojnë në përgatitjen fizike të nxënësve.

    ***

    Këtë vit do të ulen në banka 650 mijë nxënës, nga të cilët rreth 50 mijë do të marrin dije për herë të parë. Është bërë e ditur tashmë se për herë të parë këtë vit, për shkak të ndryshimit të sistemit arsimor, nga moduli 8+4+3 në 9+3+3, nuk do të kemi pranime në vitet e para në arsimin e mesëm të lartë i cili bëhet 3-vjeçar.

    Burime pranë Drejtorisë Arsimore janë shprehur se regjistrimet e nxënësve në klasat e para, do të nisin më datë 1 shtator dhe do të mbyllen dy ditë para datës së përcaktuar nga Ministria e Arsimit, për fillimin e vitit të ri shkollor. Ashtu sikurse është vepruar edhe në vitet e kaluara shkollore, nxënësit që pranohen për herë të parë në shkollë, do të jenë të ndarë sipas shkollave në zonat përkatëse ku jetojnë.

    Përjashtim nga ky rregull do të bëjnë vetëm nxënësit të cilët zgjedhin të vazhdojnë arsimin e detyruar në institucione arsimore jopublike. Prindërit të cilët zgjedhin regjistrimin e fëmijëve për herë të parë në arsimin e detyruar publik, duhet të kenë me vete në momentin e kryerjes së procedurave, tri dokumente: certifikatën e lindjes së fëmijës bashkëngjitur me foto, vërtetim nga lagjia që fëmija është banor i zonës dhe së fundi kartelën e vaksinimit, e cila merret në poliklinikën e lagjes.

    ***

    Risia e vitit të ri shkollor është fakti se këtë vit për herë të parë do të kemi klasë të 9-të, çka bën të mundur uljen e viteve të shkollës së mesme nga 4 në 3 të tilla.

    Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të qeverisë dhe është bazuar në rritjen e viteve shkollore të detyruara për nxënësit dhe uljen e mundësisë së minorenëve për të dalë në tregun e punës, në moshë të vogël.

    Ky vit do të sjellë për arsimin e mesëm të ulët edhe një risi tjetër që lidhet me vendosjen e një sistemi të ri, të ngjashëm për nga natyra me Maturën Shtetërore, të dhënies së provimeve të Lirimit.

    Kështu, në përfundim të vitit shkollor nuk do të kemi më provime sa për të larë gojën, por prova të vërteta me rregulla më strikte, që mendohet të ulin nivelin e korrupsionit. Ndryshime gjatë këtij viti pritet edhe në kurrikulat e sistemit parauniversitar.

    Në arsimin e mesëm të ulët, pas dështimit të ndarjes së nxënësve në profile, është menduar të kalohet në një formë tjetër, ku nxënësit krahas lëndëve bazë të zgjedhin lëndë opsionale ose ndryshe me zgjedhje.



    Shekulli
    Sui generis

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-08-2008
    Postime
    26
    ketu ku jam un ka nje ligj ,qe femijet nuk mund te shkonje ne kopesht nese ato s`kane mbushur 3-vjec para 31gushtit,ky ligj eshte i njejte dhe per moshat e tjara ,pra per te shkuar ne para-shkollor,duhet te jesh 4-vjec ,per ne fillore 7-vjec.
    Nese femija eshte 7-vjec ne tetor,ai/ajo humb nje vit te tere vetem per nje muaj.
    Po ne shqiperi a ekziston nje ligj kaq strikt.
    pasi un mbaj mend ,qe kur nje femije ishte 6,1/2,hynte ne shkolle sikurse dhe per ate qe ishte 7,1/2.

Tema të Ngjashme

  1. Shkolla shqipe ne Kosove ne 420 vjetorin e saje
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 06:50
  2. Feja e shqiptarit
    Nga plumbi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 280
    Postimi i Fundit: 15-11-2008, 13:37
  3. Data te rendesishme ne historin e popullit shqiptar.
    Nga bela70 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-01-2004, 16:54
  4. 12 Vjetori i Pucit Ushtarak te Shkolles se Bashkuar
    Nga Trofta në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 11:39
  5. Ministria e Arsimit luan vetem rrolin e gazetes
    Nga Vinny_T në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 15:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •