Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 70
  1. #1
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549

    E rrallë: Ngacmuan nusen me këngë, rrihen muzikantët

    Gjakosen pas vargjeve: Nusja e re, moj nusja e re, a po vjen njëherë me ne

    Ndodh rëndom që pijanecët të prishin edhe dasmën, por në një fshat të Rrethit të Elbasanit ka ndodhur edhe më keq, dasmën e kanë prishur muzikantët e orkestrës, të cilët janë rrahur keqas nga dasmorët. Ngjarja ndodhi të enjten, në një dasmë në fshatin Kuqan, rreth 10 kilometra larg qytetit të Elbasanit. Pikërisht atëherë kur arrihet kulmi i haresë, me vallen e nuses, orkestra ka bërë atë që s’ishte dëgjuar ndonjëherë: Kanë ngacmuar nusen me këngë.

    Duke ndërruar muzikën në vallen me rreth më të gjerë dasmorësh, orkestra ka nisur të interpretojë këngën e valles së nuses, por me tekst të improvizuar: Nusja e re, moj nusja e re/ a po vjen një herë me ne/ sa e mirë që më je... Kaq është dashur dhe daja i vajzës ka urdhëruar nja gjashtë djem, të cilët u janë turrur muzikantëve me të gjitha mjetet rrethanore, duke gjuajtur secilin, pa u matur se ku po godisnin. Pasi janë ngopur duke i rrahur, u kanë thyer të gjitha veglat muzikore. Sipas disa dëshmitarëve të kësaj ngjarjeje, ka shpëtuar vetëm klarinetisti. Ky i fundit, jo se ishte më serioz se kolegët e tij, por ngaqë i kishte buzët mbi kallamin e klarinetës, nuk ka pasur mundësi të këndojë vargjet e këngës së improvizuar. Pas largimit të orkestrës së gjakosur, dasma ka vazhduar me këngë e valle, sipas traditës së fshatit, pa saze. Të tërë këtë zallamahi e ka ndjekur edhe kameramani, i cili nuk ka marrë guximin të filmojë skenat e përleshjes, nga frika se mos e pësonte si muzikantët dhe i thyenin brinjët dhe kamerën që e kishte blerë me kredi.

    --------------------------

    O zot i modh sa kom qesh hahahagahgahgha.. . Edhe me vet ngjarjen edhe me gazetarin.

    Kjo pjesa më dhiu fare:

    Sipas disa dëshmitarëve të kësaj ngjarjeje, ka shpëtuar vetëm klarinetisti. Ky i fundit, jo se ishte më serioz se kolegët e tij, por ngaqë i kishte buzët mbi kallamin e klarinetës, nuk ka pasur mundësi të këndojë vargjet e këngës së improvizuar.


    I ka tall lesht gazetari sa i ka desh qejfi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Jack Watson : 24-08-2008 më 08:28
    Life's too short to remove USB safely.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Linda5
    Anëtarësuar
    03-10-2007
    Postime
    7,276
    Mos ka qen dhe BABA aty ne ate dasmen ne elbason
    Po te mer fryka me bo dasma ne shqiperi pupupuuuuuuu
    Se shkon per te nderuar te zotet e shtepis dhe per tu kenaqur dhe vec kur plas sherri
    Cte bote kameramani ta bote prov te filmonte se do e shikonte veten ne spital

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    mire ja kane bere.

  4. #4
    KuMaNoVa Maska e strong_07
    Anëtarësuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ku sjeton ty
    Postime
    2,169
    ahahahahahahahah habaha aha ah aha ha shum paska qen interesant
    Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Tema e vitit.... sa kam qesh.. edhe ende me qeshet me vete .. te keqen!!


    Sipas disa dëshmitarëve të kësaj ngjarjeje, ka shpëtuar vetëm klarinetisti. Ky i fundit, jo se ishte më serioz se kolegët e tij, por ngaqë i kishte buzët mbi kallamin e klarinetës, nuk ka pasur mundësi të këndojë vargjet e këngës së improvizuar.
    Kjo ishte cool..hahahaah !!

    Ju kisha lut kete teme bartene tek Humori!


    Gjith te mirat.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  6. #6
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Kjo eshte ngjarja e SHEKULLIT...

    Cila gazete e ka publikuar kete lajm?
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  7. #7
    ***LOVE*** Maska e Tironcja_BLN
    Anëtarësuar
    01-02-2008
    Vendndodhja
    Berlin City
    Postime
    3,440
    hahahahaha sa kam qesh hajde hajde me dy menje jom a te bej dasem ne shqiperi tani pupupu se te zeka belaja hahahaha
    zemra ime tull shpirti jot llac dashurija jon pallat 15 kac

  8. #8
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga Tironcja_BLN Lexo Postimin
    hahahahaha sa kam qesh hajde hajde me dy menje jom a te bej dasem ne shqiperi tani pupupu se te zeka belaja hahahaha
    Po sill Deep Purple ose Whitesnake ne dasmen tende dhe s'ta kerkon asnjoni nga to, sepse s'dine te kendojne alla elbasonce.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  9. #9
    ***LOVE*** Maska e Tironcja_BLN
    Anëtarësuar
    01-02-2008
    Vendndodhja
    Berlin City
    Postime
    3,440
    mire e ke ti te mor ca qe nuk din shqip ne nuk na dalin keto probleme...hahahaha
    zemra ime tull shpirti jot llac dashurija jon pallat 15 kac

  10. #10
    E forte kjo. Pale ca gallate do kete qene po ta shikoje LIVE
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  11. #11
    i'm not fragile Maska e Daniel Maker
    Anëtarësuar
    17-03-2008
    Postime
    1,802
    ahahahahah..un do rrifja me shum ate me klarinet se ai i ipte ritmin ktynve
    sa kam qesh..

    prap si prap,mir ja kan bo..si i thuhet nuses ashtu??turp..

  12. #12
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    E ka publiku gazeta "Shqip", se kisha harru ta shënoja.

    Boh çar gallate

    edhe kjo e fortë, tregon se sa shumë e ka investigu gazetari ngjarjen:

    nga frika se mos e pësonte si muzikantët dhe i thyenin brinjët dhe kamerën që e kishte blerë me kredi.
    Life's too short to remove USB safely.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e maxhuni
    Anëtarësuar
    11-08-2008
    Vendndodhja
    Atje Ku S`Ke Qënë NDoNJëHeRe Ti :)
    Postime
    269
    Music Live & Grusht Live


    LooooooL
    FJªLët Janë G®ā .... VeP®aT Jãńë Bų®®ǻ

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Nganjehere hyj ne (nenforumet) Boten (pa)Shpirterore te disa "fetarve"
    Postime
    700
    Shume mire jua paskan bere , shpresoj sei kane rrahur mire qe te jete mesim per ta edhe ne dasmat e tjera.

    Njerezit i paguajn shume shtrenjt kta muzikanta dhe kta me te perqesh ne "kenget" e tyre ne shtepine tende.
    SE KENDUAM "LET IT BE"

  15. #15
    Special kind Maska e *Lorisa*
    Anëtarësuar
    08-07-2008
    Vendndodhja
    Buzë liqenit
    Postime
    346
    Hahaha dicka e papare dhe pa degjuar deri me sot. Te rrihen muzikanet?!!! Po pse me qellim e kane kenduar ato kete lloj kenge: nusja re mos nusja re ... hahahha
    Ehhh, cfare sdo degjosh...

  16. #16
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Po sa mire qe jua kan bo.. e paskan meritu drunin.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Flora82
    Anëtarësuar
    17-04-2006
    Vendndodhja
    afer detit
    Postime
    899
    po asgje te keqe si paskane thone nuses e paskane kenduar shume mire Nusja e re , moj nusja e re,a po vjene njehere me ne , e kane ftuar per te kenduar se ata paskane qene duke kenduar hahahahaaaaaa

  18. #18
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Kaposha dhe ato muzikantet, ku jane kujtuar njehere? Hahahahahaha Po dhe ky gazetari ama...hahahaha
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  19. #19
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Po por njerzit jane akoma si akafshet atje, edhe dy kusherire u vrane ne mes te darsmes para nje jave.

    Akoma prodhohet kesi lloj brumi ne shqiperi ka me thase.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Citim Postuar më parë nga goca-bules Lexo Postimin
    Mos ka qen dhe BABA aty ne ate dasmen ne elbason


    jo sisha se tkisha qen dhe un do i hyja ne dajak


    PS: kjo nusja do ket qen nai kukell qe ka plas sherri se ska munci ndrryshe loool

    e moj nuse te shtrrifsha mikrofonin (:
    Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Zbulohen dy gurë të rrallë në afërsi të Mirditës
    Nga RaPSouL në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 31-01-2012, 15:30
  2. Më 8 qreshor do të ndodhë një fenomen i rrallë astronomik
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-05-2004, 01:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •