Kjo teme hapet per te marre nje opinion te pergjithshem se cila duhet te jete mosha me e mire per nje mashkull qe te martohet. E di qe pergjigjia me e llogjikshme do te jete "Kur te kete gjetur njeriun e duhur" ose "Kur ta ndjeje vete mashkulli" e te tilla pergjigje te ngjashme. Megjithate nje moshe per tu martuar duhet te egzistoje. Nje moshe e cila perzgjidhet ne pergjithesi nga pjesa me e madhe e njerezve. Ne boten perendimore ka shume meshkuj qe e shtyjne martesen deri ne vitet 40 te tyre, sikurse ka dhe nga ata qe martohet qe te rinj fare. Ne Shqiperi ka nje tendence te tille gjithashtu. Ndoshta globalizimi ka dhene efektet e veta dhe ne vendin tone. Gjithsesi per tu rikthyer ne objektin e temes. Cila eshte mosha me e mire per nje mashkull qe te lidhet ne martese?! Vazhdim i mbare![]()
Krijoni Kontakt