Vajza me kaqurrela.
Xhevahire ishte per mua ajo nate
Kur ti me erdhe ne jeten time
Mu duk se hena shendriti me gjat
Mu duk se jeta kishte tjera kuptime
Nuk kisha provuar ende te dashuroj
Zemra ime rrahu per te paren her
Ndjeva nje dashuri te embel ate nat
Ndjeva ngrohtesi e shpirt tim te mjer
Nuk lejoj te largohesh nga une
Kaqurrelat tua i tundi fort era
Por si nje yll me shendrite prane
Mos ik por eja edhe herave tjera
Do me ndriqosh deri sa jetoj
Do me puthesh deri sa te rroj
Dhe kur vdes ty kam per te kujtuar
O vajz e bukur jetoj per te takuar..
Fal po munde, mos ndrysho por ruaje tenden...
Malli i mergimtarit.
Shkretetire e ndarjes ty do te quaj,
Me largove pa meshire nga njerzit e mi
Mesues i par i vuajtejes mergim te quaj
Me lot ne faqe po shkruaj per atedhe.
I merguar ne nje vend askundi
Me vaj ne buz emra te dashur thrras
Si nje kallir ne ver po digjem i shkreti
Nuk kam me lote por ne zemer kam vaj.
Oh Nene Lokja ime ku je ti me thuaj
Syri yt i njom nga loti, po qan per mua
E rraskapitur nga malli per femijet e tu
Mos vdis te lutem edhe nje her pa te perqafu.
Ato duar tua te cilat me pastruan mua
Ato rrudha te ballit te erdhen e kurr su shuan
Jan nga malli per femijet gyrbetqare
Qe i mashtroi jeta por si zogje shtegetar
Me lejo te shkruaj une per ty kete dite
Me lejo te them o sa mall kam per ty
Kur dola nga shtepija ti mua me the
Ketu eshte sofra jote, o bir ketu ke le.
Kurr atedheun nuk mund ta harroj
Pregdheljet tua ende i kojtoj me mall
Ato fusha te gjera te cilat kam kaluar
O Nene e Dashur pse kaq shume po vuaj
Do te vi nje dite e badh dhe te ti do te vi
Do te knaqem ne prehrin tend loti do ta fshi
Do te shof buzen tende se si buzeqesh
Vetem ti o e dashura nene mua me jep shpres....
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Roi : 16-09-2009 mė 04:19
Fal po munde, mos ndrysho por ruaje tenden...
LULE BORA IME
Kjo nate e bekuar
Se me ben te vuaj
Ketu ku jam pa ty
Ne dheun e huaj..
Hena me buzqesh
Shof fytyren tede
Pa gjum deri ne mjes
Ledhatoja flokun tende
Dritaret nuk i mbyll
Mendoj kur ishim te ri
Kur flenin te gjithe
Ateher vije ti....
Bota ishte imja
Me ty ne kraheror
Nuk dija si te thrrisja
Te quajta Lule bore
Ishe e bardh si bora
Me syte e tu te shkruar
Nuk vdes jo, mori goce
Nje her pa te takuar
Fal po munde, mos ndrysho por ruaje tenden...
Per ty..
Hapat e par kur nisa nga ti,
Me shume mundim fillova te ec,
Ishte nje dite e veqant per mua
nuk e di si e ndjenin te tjeret.
Shiu i asaj dite binte pa pushuar
rreket e bubullim kishte ne xhamat e mi
Do strukesha si nje voglush une ne gjirin tend
Ne ate dite me shi kerkova ti te jesh aty.
Per ty ndoshta ishe nje dite e rendomet
Kur te takova heren e pare e te thash
Sa bukur dukesh porsi lule bore
Kete emer ne koke nuk di a ta thash
Nuk di a me ike a te humbi era
Ne nje rruge te qytetit te huaj
Me raft pika aq shume u zhgenjeva
Sa ter rrugen kalova ne vaj..
Por tani o vash dua ta di
Dua te me thuash se kur do te shof
Do te jesh e imja tani me ti
Apo prap ne qytete duhet te udhetosh...
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Roi : 31-10-2009 mė 10:58
Fal po munde, mos ndrysho por ruaje tenden...
Roi ! Mė bėhet qejfi qė shkruan me ndjenjė dhe poezitė tuaja kanė vlerė.Unė ju ndjek nė vazhdimėsi dhe me dashamirėsi.Me respekt Rizai
Krijoni Kontakt