Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Eugen22
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    38

    Post Pdsh As Ne Toke As Ne Qiell...

    COLOR]
    PDSH AS NE TOKE AS NE QIELL

    Nė PDSH, duke akuzuar pėr arbitraritet Komisionin Shtetėror tė Zgjedhjeve dhe Gjyqin Suprem, e sė fundit, pasi nuk hyri nė qeveri, edhe partnerin e pėrbetuar strategjik tė deridjeshėm, Nikolla Gruevskin, mundohen t’ia hedhin fajin tjetėrkujt pėr debaklin zgjedhor. E vėrteta ėshtė se PDSH-ja dėshtoi nė tė gjitha vijat e “frontit”, edhe pse nė zgjedhjet e fundit fushata e kėsaj partie, pėr dikė qė do tė kishte rėnė nga Marsi, do tė ishte dukur ndėr mė kreativet!
    Nėse keni njė fushatė vėrtetė kreative, qė vetė por dhe nė media u quajt “fushatė amerikane”(udhėheqėsit e kėsaj partie flakėn foltoret dhe morėn mikrofonat nė dorė pėr tė komunikuar si shoumenė, ndėrkaq nė kėtė frymė ishin edhe barsoletat e frymėzuara qė shpesh shkaktonin gaz nė publik), nėse nė fushatė kyēni edhe njė emėr tė njohur, analistin amerikan proshqiptar, Janosh Bugajskin si dhe , pėr mė keq, nuk tė ndihmon as MTV2-shi e as anketat e porositura nga jashtė pėr ta favorizuar nė sytė e votuesve, dhe pėrsėri tė humbni, diēka nuk ėshtė nė rregull! Por, jo me tė tjerėt, por me ju.

    Mohimi i 2001-shit, atu e gabuar

    PDSH-ja duhet tė jetė e kėnaqur me 11 deputetė! Duke pasur parasysh gjithė atė antidisponim qė e nxiti vetė, vėrtetė ėshtė mrekulli qė kjo parti kaloi pragun njėshifror tė numrit tė deputetėve. Tė ishin pėrsėritur zgjedhjet gjithandej ku ka pasur parregullsi, PDSH-ja do tė merrte vetėm votat e anėtarėsisė mė besnike qė parapėlqejnė frymėn dhe retorikėn luftėnxitėse ndėr shqiptarėt qė me sukses po e propagon kreu partiak qė nga viti 1993, pra, njė dekadė ė gjysmė, pavarėsisht se kush ėshtė nė anėn tjetėr tė “frontit”, Nevzat Halili, Abdyrahman Aliti, Imer Imeri, Abdylhadi Vejseli apo sė fundit Ali Ahmeti.
    PDSH-ja ka pasur vetėm njė periudhė tė ngritjes sė vet qė ndoshta nuk e materializoi me fitore zgjedhore: nė vitin 1998 hyri nė koalicion zgjedhor me PPD-nė(tė cilėn pastaj e tradhtoi kur hyri vetė nė qeveri me VMRO-DPMNE-nė, edhe pse nga ndarja e vendeve PDSH-ja fitoi tre deputetė mė pakė!). Ndoshta nė ato zgjedhje, po tė mateshin forcat me PPD-nė qė kishte qenė dy mandate nė qeveri, do tė kishte dalė fituese. Por, kush tė spekulojė pas dhjetė vjetėsh a thua vėrtetė ka pasur rejting mė tė lartė? Kush mund tė dijė tė vėrtetėn pėr kėtė, pasi shumėkush thotė se edhe ata 11 deputetė nuk do t’i kishte fituar nėse s’do tė ndanin mandatet me marrėveshje me PPD-nė?!.
    Njė analizė objektive do tė na ēonte nė konstatimin se PDSH-ja pėrherė ka pėrdorur atutė e gabuara kundrejt rivalėve tė vet. Atutė mė tė forta i ka pasur kundėr PPD-sė, tė cilėn e akuzonte pėr dėshtime tė mėdha nė bashkėqeverisje me LSDM-nė, porse nė mandatin e parė qė hyri vetė nė qeveri, PDSH-ja nuk bėri ndonjė hap mė tė madh se PPD-ja. Tė gjitha ēėshtjet etnike i la tė hapura(gjuhėn, arsimin e lartė...), duke bėrė ndonjė lėvizje vetėm nė sferėn e punėsimeve nė administratė dhe nė sytė e publikut mė tė gjerė, lente pėrshtypjen e njė partneri tė respektueshėm kundrejt faktorit politik maqedonas.
    Konflikti i vitit 2001 e gjeti PDSH-nė tė papėrgatitur por dhe pa argumente, pasi nuk doli asgjė nga “marrėveshja historike” qė e premtoi para se tė hynte nė qeveri, iu dha mjaft argumente kryengritėsve shqiptarė. Nga mohimi i kėrkesave e deri te pėrpjekja pėr tė shfrytėzuar kryengritjen, ishte njė lėvizje taktike qė pas luftės rezultoi me kalimin e njė numri luftėtarėsh nė radhėt e PDSH-sė(Matoshi, Leka...). Ky duhej tė ishte njė atu kundėr Ali Ahmetit, i cili, pas konfliktit, veshi “civillkat” dhe bėri parti, pėr tė dalė nė terrenin politik si rival i Arbėr Xhaferit.
    Ēka mund tė bėnte njė parti si PDSH-ja kundėr njė partie qė kishte dalė nga aradhet e UĒK-sė? Duket se kėtu kreatorėt e politikės partiake zgjedhin rrugėn e gabuar. Nė zgjedhjet qė do tė vijnė pas 2002-shės, pra nė zgjedhjet e vitit 2006 dhe 2008, (nė vitin 2002, ēfarėdo qė tė ofronte dikush, nuk kishte shanse kundėr Ali Ahmetit), Arbėr Xhaferi dhe Menduh Thaēi e fusin partinė e tyre nė fushatėn e pėrbaltjes emotive tė luftės sė vitit 2001. Mė saktė, njė nga pikat kyē tė platformės zgjedhore ėshtė devalvimi i luftės sė vitit 2001 tė udhėhequr nga Ali Ahmeti. Duke u marrė me kėtė ngjarje, strategėt e PDSH-sė harruan njė gjė: shqiptarėt jo gjithaq pėr shkak tė Ali Ahmetit, sa pėr shkak tė rezultateve tė asaj kryengritje tė kufizuar(nė kohė dhe fushėbeteja) qė ndryshoi kushtetutėn e vendit dhe ngriti nivelin e tė drejtave tė garantuara tė shqiptarėve, janė tė lidhur emotivisht me 2001-shin dhe nuk do t’i besojnė askujt i cili do tė pėrpiqet tė dėshmojė tė kundėrtėn. Ky pozicion anti-2001, nė fakt ėshtė kundėrthėnės pėr vetė partinė dhe ėshtė pėr t’u habitur se nuk ėshtė paraqitur ndonjė rebelim nė anėtarėsi, duke pasur parasysh se kemi emra tė njohur qė kanė qenė nė luftė dhe heshtja e tyre do tė thotė dhe mohim i asaj lufte qė ata e kanė bėrė!!! Por, nėse anėtarėsia e disiplinuar e ka pranuar mohimin e 2001-shit si ēėshtje tė njė strategjie pėr t’iu kundėrvėnė kundėrshtarit politik, ka qenė naivitet tė pritet qė pjesa tjetėr e votuesve shqiptarė do ta kapėrdijnė aq lehtė. Dhe rezultati shihet, pėrkundėr “fushatės amerikane” nė zgjedhjet e vitit 2008.

    Agresiviteti dhe konstruktet, poashtu strategji e gabuar

    Nėse VMRO-ja ėshtė konsideruar partia “mė maqedonase”, PDSH-ja ėshtė konsideruar partia “mė shqiptare”. Por, a e bėn “mė shqiptare” njė parti vetėm nėse e huazon flamurin kombėtar dhe e bėn stemė partiake, ose nėse nė emrin e vet ven atributin “shqiptare”?(Sikundėr qė a e bėn mė maqedonase njė parti e cila gjithė kohėn e ka nė gojė maqedonizmėn, ndėrkaq gjithė ē’bėn shkon nė dėm tė saj?!) Kjo do tė ishte argument vetėm pėr naivėt. Ndėrkaq argumenti kryesor duhej tė jenė veprat. E ndėr veprat kryesore tė PDSH-sė ėshtė “prodhimi masiv” i tradhtarėve nė radhėt e shqiptarėve. Makineria propaganduese e kėsaj partie ishte aq sugjestive, saqė fitohej pėrshtypja se askush s’mbetej shqiptar i pastėr nėse nuk ėshtė nė radhėt e PDSH-sė! Nėse liderėt e kėsaj partie mendojnė se dikush duhet tė denigrohet me teori tė kėtilla, nuk e kanė dert qė ta shpallin torbesh, turk ose kushedi ēka jo tjetėr, pavarėsisht se janė akuza ksenofobike qė tejkalojnė etikėn e komunikimit publik. Pra, nė kėtė parti madje janė pėrdorur edhe teori raciste pėr tė poshtėruar kundėrshtarėt politikė(shqiptarėt e Kėrēovės nuk na qenkan tė pastėr, por torbeshė, na porositi lideri i PDSH-sė nė njė nga intervistat e famshme tė kėtyre zgjedhjeve, ndėrkaq pastaj hidhėrohej pse ata nuk e kanė votuar partinė e tij!), ndėrsa kushedi se prej nga e si, pėr disa udhėheqės madje kanė nxjerrė nė shesh dokumente “arkivore” pėr tė dėshmuar se kanė qenė spiunė tė Beogradit(rasti me liderin e ndjerė tė PPD-sė, Imer Imerin, ose siē bėri sivjet njė gazetė e Tiranės me Fazli Veliun..., qė e pėrdori PDSH-ja nė fushatėn kundėr BDI-sė, por pa sukses).
    Dhe, pas gjitha dėshtimeve me kėso pėrpjekjesh, nėse kjo parti nuk heq dorė nga kjo strategji, nuk mund tė presė diēka tjetėr, pos disfatave tė reja.
    Ėshtė pula apo veja mė e vjetėr? Ėshtė PDSH-ja apo PPD-ja, ose BDI-ja, e para qė ka filluar me strategjinė e mbushjes sė kutive? Nėse i dėgjojmė argumentet e PDSH-sė, kėtė gjė e kanė bėrė pėrherė partitė tjera, e ata “meazallah”, nuk i pėrlyejnė duart! Sė kėndejmi, duhet thėnė tė vėrtetėn se cirku zgjedhor fillon me pėrplasjet PPD – PPD(SH), ndėrkaq kyēja e BDI-sė mė vonė ka qenė nė terren tashmė tė shkelur nga tjetėrkush! Duhet thėnė njė tė vėrtetė tjetėr, qė, sadoqė nė tė kaluarėn janė zėnė me kėrpesh pėr dore aktivistė tė tė gjitha partive, nga zgjedhjet e fundit dhe kjo ėshtė bėrė pjesė e raporteve tė monitorėve ndėrkombėtarė, “jadeci” i mbeti PDSH-sė! Kuptohet, jo rastėsisht. Prandaj dhe pėrkundėr strategjisė sė trumbetimit tė fajit tė huaj, pas 1 qershorit pak kush i beson udhėheqėsve tė PDSH-sė! Prandaj, jo qė Gjyqi suprem ose KSHZ-ja kanė pasur diēka “personale” kundėr PDSH-sė, jo qė vendimet pėr pėrsėritjet e votimeve i kanė marrė me dėshirė tė zjarrtė, por kanė qenė tė detyruar tė mos heshtin ndaj atyre bėmave qė monitoruesit ndėrkombėtarė i kanė parė nė terren – me “shumicė”!
    Kuptohet se pėr dashuri ose pėr armiqėsi nevojiten tė paktėn dy palė. Nė zgjedhjet e qershorit PDSH-ja u pėrpoq t’i bėjė varrin BDI-sė, por ra vetė! Kush i ka analizuar incidentet, ka mundur tė vėrejė se nė shumė raste tė parėt kanė filluar “mbrojtėsit e votės” sė PDSH-sė, pėr t’i provokuar ata tė BDI-sė, dhe kur kėta tė dytėt do tė kenė reaguar, ėshtė thėrritur policia qė tė pėrballet me ta! Shumė thjeshtė dhe shumė logjikshėm! Zaten nė disa raste aktivistė tė BDI-sė pikėrisht nė kėtė mėnyrė kanė rėnė nė grackė. Por, nė terren monitoruesit kanė parė pėr sė afėrmi pėrmasat e involvimit. Kanė parė ministra e deputetė tė PDSH-sė me “shoqėrim” nė vendvotime, kanė parė pėrleshje tė armatosura ku kanė qenė tė involvuar aktivistė tė PDSH-sė dhe kanė parė edhe gjėra qė nuk janė publikuar dhe janė shokuese, tė cilat nė PDSH i dinė fare mirė por, e dinė se mė mirė ėshtė tė akuzosh dikė qė ta fshehėsh fajėsinė tėnde! Zonja Millovanoviē dhe z.Fuere mė sė miri kanė dhėnė kualifikimin. Gjėja mė qesharake ėshtė qė tash akuzohet edhe Gruevski se paska punuar pėr BDI-nė kur e dimė dashurinė “e zjarrtė” qė ndjen ai dhe partia e tij nda ndaj Ahmetit. Por, ėshtė e vėrtetė se Gruevski ėshtė ai i cili ka qenė i mbėshtetur pėr muri dhe para tė vėrtetės nuk ka mundur mė tė sigurojė “mbulesė partiake”, kur tė gjitha raportet i janė adresuar atij si pėrgjegjės pėr procesin zgjedhor.
    Mirėpo, tė supozojmė se nė PDSH flasin pėr njė vjedhje tė mundshme votash, atje ku lideri i PDSH-sė “gi tepal”(fjalor tipik PDSH-ist) rivalėt! A nuk ėshtė brengosėse pėrse njė parti qė nuk mund tė bindė publikun qė nuk ėshtė ajo qė ka vjedhur votat me forcė por tė tjerėt! Njė parti serioze sigurisht se do tė dijė t’i bindė me argumente tė gjithė dyshuesit. Por, kuptohet, kjo nuk mund tė ndodhė nėse tė kanė zėnė me kėrpesh pėr dore, dhe nėse tė kanė zėnė nė rrenė kur ke bėrė be dhe tash, kuptohet, tė gjithė e kanė drejtuar gishtin kah ti.

    “Marrėveshja e marsit”, atu i vetėm i PDSH-sė....

    Ēka tė bėhet tash kur PDSH-ja ndjehet “e tradhtuar” nga tė gjithė dhe sillet si fėmija i lazdruar e ngucakeq qė mendon se e gjithė bota i ka faj dhe ėshtė kundėr tij? Ndoshta, pėrgjigja ėshtė nė atė tė ashtuquajturėn “Marrėveshje tė Marsit”, pėr tė cilėn mund tė kapet si i pėrmbyturi pėr fijen e kashtės!
    Nė prag tė zgjedhjeve tė fundit, lideri i PDSH-sė bėri njė marrėveshje me kryeministrin Gruevski pas njė krize qė shumėkush nuk e quan krizė tė vėrtetė nė koalicion, edhe u duk sikur dolėn ministrat e PDSH-sė nga qeveria dhe tash nuk e dimė as si dolėn e as si u kthyen. Nė kėtė marrėveshje (“Marrėveshja e Marsit”) PDSH-ja kėrkoi me tė drejtė, sipas shembullit tė BDI-sė me Marrėveshjen e Majit, tė zgjidhen disa nga problemet qė ajo s’kishte pasur forcė t’ia imponojė Gruevskit pėr dy vjet. Tash kur pas konstituimit tė parlamentit PDSH-ja vepron jashtė tij, kjo marrėveshje duket si fija e kashtės pėr shpėtimin e PDSH-sė, sepse insistimi nė realizimin e saj mund ta faktorizojė, pavarėsisht se nuk mund t’i imponojė krizat politike tė BDI-sė e cila kishte shumicė deputetėsh. Ajo qė e bėn tė arsyeshėm insistimin e PDSH-sė pėr tė realizuar kėtė marrėveshje, ėshtė karakteri i saj. Ka qenė marrėveshje sa pėr sy e faqe, vetėm njė ndihmesė afatshkurtėr e Gruevskit pėr PDSH-nė nė fushatėn zgjedhore (nė kėtė funksion ishte veēanėrisht fushata e dhėnies sė vendimeve pėr punėsime nė administratė (kuptohet, para kamerave televizive) nė periudhėn kur qeveria ishte vetėm teknike!), apo ėshtė njė marrėveshje e mirėfilltė e cila duhet tė jetėsohet pavarėsisht se PDSH-ja nuk ėshtė nė qeveri. Se ēfarė karakteri ka pasur kjo marrėveshja, PDSH-ja duhet tė flasė publikisht pėr t’ia pėrkujtuar Gruevskit obligimet qė i ka marrė me nėnshkrimin e saj. Nėse nuk e bėn kėtė, do tė na bindė se gjithēka paska qenė njė shaka parazgjedhore.
    PDSH-ja mund tė presė, si strategji politike, dėshtimet eventuale tė BDI-sė, mirėpo, gjithēka mund tė jetė e kotė nėse si parti nuk e ndėrron filozofinė politike me retorikė agresive dhe nėnēmim tė votuesve. Kjo parti duhet t’i kthehet vetvetes dhe t’i flakė tė gjitha atutė dhe metodat e dėshtuara. Pėrndryshe, votuesit nuk e kapėrdijnė mė demagogjinė dhe agresivitetin e skajshėm qė e solli nė jetėn politike grupi qė futi pėrēarjen nė PPD dhe mė vonė armiqėsoi shqiptarėt mes veti, pėr t’i bėrė gaz para botės nga zgjedhjet nė zgjedhje. Mė vjen shumė keq, qė nė grackat e kėsaj filozofie joproduktive kanė rėnė edhe shumė emra pėr tė cilėt si publik kemi pasur respekt para se tė devalvohen nė kėto zgjedhje.
    A do tė bėhet PDSH-ja ndonjėherė faktorė relevant, varet nga dy faktorė-nga vetė vizioni i partisė pėr tė gjetur rrugėn e humbur nė oborr(!) dhe sė dyti, t’i lutet zotit qė BDI-ja tė dėshtojė nė bashkėqeverisjen me VMRO-nė! Por, as kėto tė dyja mund tė mos i mjaftojnė PDSH-sė nėse vazhdon me arrogancėn dhe agresivitetin kontraproduktiv tė deritashėm qė zgjedhėsit i bėn qė tė votojnė pėrherė kundėr saj..

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2008
    Postime
    111
    pajtohem plotesisht me postimin tend

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Medi1
    Anėtarėsuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ne tok kudo
    Postime
    185
    PDSH-ja mund tė presė, si strategji politike, dėshtimet eventuale tė BDI-sė,

    Deshtimet si duken kane nis te dalin ne shesh por megjithate me fakte me te qarta se paku do te dilet kur do ti mbushin 100 dite, aty do te prognozohet bile edhe puna 4 vjecare e bdi-s.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Periodi
    Anėtarėsuar
    03-02-2006
    Postime
    253
    Citim Postuar mė parė nga Medi1 Lexo Postimin
    PDSH-ja mund tė presė, si strategji politike, dėshtimet eventuale tė BDI-sė,

    Deshtimet si duken kane nis te dalin ne shesh por megjithate me fakte me te qarta se paku do te dilet kur do ti mbushin 100 dite, aty do te prognozohet bile edhe puna 4 vjecare e bdi-s.

    Medi tung.

    Nese nje her deshton , ke deshtuar pergjithmone. POpulli ska kohe te luaj kili-mili me deshtimet e lidershipit dhe partive politike.

    DUhet ecur perpara, duhet gjertu aletrantive tjera.

    Nese mendoni se PDSH ngirihet ne skemen politike, me fal me duhet te ju zhgenj kjo eshte eutopike.
    Koha e saj ka perenduar .

    Kuptohet, kjo gje mund t'i ndosh edhe BDI-se., pa vesvese.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Medi1
    Anėtarėsuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ne tok kudo
    Postime
    185
    Periodi po ashtu tung!
    PDSH-ja mund tė presė, si strategji politike, dėshtimet eventuale tė BDI-sė,
    Kjo fjali eshte e cituar prej me lart por duke i fshi tjerat me doli e pa cituar , te me kupton.
    Nese nje her deshton , ke deshtuar pergjithmone
    Ketu nuk pajtohem se partit tona shqiptare prej 92 .. e kendej kane deshtuar jo nji here por shume here dhe ja luftojne ende bile, deshtimet jane te pa numruara.
    Fjalia tjeter posht e jotja eshte rjedhoj prej nalte e pa kuptuar nga une se nuk ka qene citimi mire.
    Nuk kam dhene as nji mendim per pdsh , nuk eshte ne qeveri , nuk kam koment , cka e meritoi e fitoi, kur do te ju vie koha e tyre dote foli per ta.
    Tani do te foli vetem per bdi-n, qe folen krejt populli shqiptar dhe pret prej tyre shume , jete me te mire , per gjeneraten e ardhshme.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anėtarėsuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Problemi eshte se partite tona udhehiqen prej njerezve psikopatik te cilet nuk kane fare cilesi te burreshtetesise dhe reagojne sipas castit dhe me emocione.Nuk ka kohesion te brendshem edhe brenda partise dhe synimi i vetem eshte kolltuku (lexo tenderi).Per te saten here do ta perseris nje gje qe e kam te njohur personalisht.Aty nga vitet 90 ishte nje deputet qe kishte biznes te forte ne Maqedoni.Ne nje cast maunet e tij ndalohen nga dogana maqedonase ne kufirin Maqedoni-Bullgari dhe kjo perkon me nje diskutim te nxehte ne parlamentin e Maqedonise.Per nje casr deputeti yne nga mllefi qe i jane ndal maunet i bie foltores me grusht(normalisht duke diskutuar ceshtje patriotike) dhe e "tremb" parlamentin.Deputetet shqiptar largohen nga salla dhe krijohet krize parlamentare.Pas disa diteve pasiqe maunet leshohen deputetet kthehen ne parlament.Ne rikonstruimin e ri te qeverise deputeti emerohet Ambasador i Maqedonise ne nje shtet evropian.

    Me pak fjale maqedonasit na kane blere dhe luajne me 30 perqind te popullates ne vend.Paramendoni te ishin 30 perqind grek apo serb ne Maqedoni........

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2008
    Postime
    65
    Eugen 22 "pdsh as ne toke as ne qiell"
    analiza jote per pdsh qe e pershkrujte gjate historikut per mua eshte nje analize e shekelqyshme.kE zdritur historikun e pdsh,ke treguar te metat e medha qe i kane ,si per vjedhjen e votave(2008)arrogancen e kopaskoshmme te udhheqsit te saj
    nje gje ne kete analize shihet;qe pdsh eshte ne te gjitha" standardet" para bdi
    si per "kampanje amerikane",modernitet,vizione politike,etj
    ana e keqe e saj eshte qe si gjuithe tjeret u munduan ti vjedhin votat(qe ishte fatale per ta)
    luften e 2001 e quajn lufte"partiake"...dmth jane ne qdo ane;si per mire e si per keq te paret
    i kane vendosur te gjitha "standardet" atje ne maqedoni
    bdi i mbetet vetem lufta e 2001.me kete vlere morale(qe fatketsisht tash perdoret edhe si element politik)bdi me kete jeton edhe sot(ka shume qe kete lufte e quajne edhe lufte pa idelogji nacionale te qarte)mendoj se bdi duhet te modernizohet politikisht me shpejte(te thrrasin kuadro te reja,etj)e mos ta ket si adut e si mjet politik vetem luften e 2001

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Ali Pasha
    Anėtarėsuar
    05-10-2006
    Postime
    93
    Do te ishte e udhes te ceket se analiza eshte veper e Daut Dautit dhe u botua diku kah muaji korrik, sepse anetari qe ka hapur temen paska harruar te cek emrin e autorit te analizes.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •