TemA
Ku bashkohet Gėrdeci me trafikun e armėve
Nga Faktori Plus
Emisioni Faktori Plus i gazetarit Mero Baze nė Vizion Plus solli mbrėmė fakte dhe dėshmi qė lidhin skandalin e trafikut tė armėve drejt AEY me fabrikėn e Gėrdecit. Nė emision erdhi nė mėnyrė ekskluzive dhe telefonata e njėrit prej pėrfaqėsuesve tė kompanisė amerikane SAC, e cila ishte kontraktuar pėr tė realizuar demontimin nė Gėrdec. Rod Tejlor i SAC telefonon vėllain e Mihal Delijorgjit dhe pėrgjegjėsin e fabrikės nė Gėrdec, pėr tiu dhėnė lajmin e shpėrthimit. Ndėrkohė qė SAC kishte deklaruar se pas mbarimit tė kontratės sė parė nė dhjetor tė vitit tė shkuar, nuk kishte pasur mė punė nė Gėrdec. Mė poshtė vijon emisioni dhe dėshmitė.
Shqiptarėt kanė muaj qė bombardohen me dy histori qė i ngatėrrojnė me njėra- tjetrėn. Me historinė e ēmontimit tė armatimeve nė Gėrdec dhe me historinė e blerjes nga njė kompani amerikane tė fishekėve tė kallashnikovėve qė i shiste nė Afganistan.
Pėr shumė njerėz tė thjeshtė kjo ėshtė njė histori e ngatėrruar qė sduan ta dėgjojnė deri nė fund. Pėr tė tjerėt qė janė mė tė qartė ka njė pikėpyetje tė madhe se ku bashkohen kėto histori.
Vdekja e biznesmenit Kosta Trebicka ka prodhuar shumė enigma dhe shumė ngatėrresa nė kėtė histori. Ka dhjetėra detaje false qė janė futur mes tė vėrtetave. Shumė njerėz janė trembur realisht nga ajo ēfarė parandjell kjo vdekje pėr shoqėrinė shqiptare. Shumė tė tjerė janė tė shqetėsuar nga dėshtimi i mundshėm i hetimeve. Natyrisht, ka edhe njė pakicė tė lehtėsuar nga kjo vdekje.
Sonte dua tė sjell njė dėshmi dhe disa komente rreth faktit se ku bashkohen kėto histori. Do tė kem tė ftuar nė studio dy punonjės tė AlbaDemil dhe do tė kemi njė reportazh tė gjatė me disa pamje tė patransmetuara ndonjėherė tė Gėrdecit, qė kur ka filluar tė ndėrtohet fabrika, kur ka filluar tė punojė, gjatė procesit tė punės dhe pak minuta para shpėrthimit.
Pyetja ėshtė: Ku bashkohet historia e denoncimeve tė Kosta Trebickės pėr tregtinė e fishekėve nė Afganistan me historinė e ēmontimit tė fishekėve nė Gėrdec?
A kemi ne tė drejtė tė themi se Kosta Trebicka u spostua nga biznesi i ripaketimit tė fishekėve pėr Afganistan, pasi i njėjti grup qė bėnte ēmontimin e fishekėve nė Gėrdec donte tė kishte dhe kontrollin mbi tregtinė e fishekėve?
A ishte kjo njė nevojė pėr konspiracion nga ata qė qėndronin pas fabrikės sė vdekjes nė Gėrdec apo nevojė financiare e tyre?
Kosta Trebicka tashmė po trajtohet si hero, ngaqė ka vdekur. Por ai mund tė trajtohej dhe si kriminel, nėse do tė kishte mbetur gjallė dhe nėse nuk do tė ishte spostuar nga ky biznes nga njerėzit me pushtet politik. Nėse ai do tė vazhdonte tė ripaketonte fishekėt kinezė dhe tua shiste pėr fishekė shqiptarė, pra, nėse nuk do tė ishte spostuar nga Delijorgji dhe njerėzit e tij, ai do tė ishte tashmė njė i akuzuar. Pėr kėtė shkak denoncimi gjysmė publik i zotit Trebicka na ēon nė zemėr tė njė historie tė errėt mafioze shtetėrore.
Kosta Trebicka ka bėrė gjithēka qė tė mos e nxjerrin nga ky biznes. Ka identifikuar ata qė po e nxirrnin nga loja dhe i ka takuar ata. Ka takuar Fatmir Mediun pėr shkak tė detyrės si ministėr i Mbrojtjes, ka takuar Shkėlzen Berishėn, pėr shkak se i kishte thėnė partneri i tij amerikan, se qėndron pas njerėzve tė Gėrdecit qė po e nxirrnin nga loja. Ka takuar Ylli Pinarin, qė bėnte gjithė lojėn e trafikut nė emėr tė shtetit, ka takuar dhe njerėz tė tjerė rrotull qeverisė dhe kryeministrit me shpresė se do ta rifitonte atė punė. Nuk e rifitoi dot, pasi ata qė punonin me fishekėt nė Gėrdec, donin tė kontrollonin dhe tregtinė e fishekėve nė Rinas. Ky ėshtė shkaku qė nxori nga loja Kosta Trebickėn dhe e bėri atė nga bashkėpunėtor nė njė punė tė pistė, nė njė denoncues tė kėtij trafiku.
Pėrse duhet tė ndodhte ky spostim?
Nėse do tė ishte fjala pėr paratė e ripaketimit, besoj se Trebicka do tė ishte toleruar. Biznesi i demontimit dhe biznesi i shitjes sė fishekėve me njė sekser nė mes ishin aq fitimprurės, sa pjesa e Trebickės si ripaketues ishte njė thėrrime e vogėl. Pengesa madhore ishte se pronarėt e Gėrdecit nuk donin njerėz pak tė besueshėm nėpėr kėmbė. Ata donin tė ishin tė sigurt nė atė qė bėnin, duke ēuar pėr shitje fishekėt kinezė qė i merrnin pėr ti demontuar.
Punonjės tė repartit tė demontimit tė Gėrdecit dėshmojnė se fishekėt e kallashnikovėve tė ēuar pėr demontim nuk demontoheshin, por transferoheshin pėr nė Rinas, atje ku dhe bėhej eksporti i tyre. Pra, kompania AlbaDemil e Delijorgjit, e cila merrte fishekė pėr tė demontuar, kur ata ishin tė kalibrit 56 mm, nuk i demontonte, por i ēonte nė Rinas pėr tua shitur afganėve si armatim i rregullt. Kjo shkelje rrezikoi tė provohej nė fund tė nėntorit nga njė gazetar amerikan i New York Times. Fatmir Mediu, nė atė kohė ministėr i Mbrojtjes, urdhėroi largimin pėr gjithė natėn nga reparti tė fishekėve dhe armatimeve kineze. Andi Belliu, njė nga dėshmitarėt, provon se tre kamionė me arka kineze u transportuan nga Rinasi mbrapsht pėr nė Gėrdec.
Kjo shpjegon faktin pėrse Trebicka nuk mund tė lejohej tė bėnte ripaketimin e fishekėve. Ishin tė njėjtėt personazhe, dhe kishin tė njėjtėt njerėz pas tyre.
Trebicka dėshmoi sa ishte gjallė se Fatmir Mediu mbėshteste nė ēdo veprim Ylli Pinarin. Ai dėshmoi sa ishte gjallė, se Ylli Pinari pėrdorte emra qė shkonin shumė lart. Por Trebicka nuk dėshmoi sa ishte gjallė detaje mė konkrete nga kjo histori. Ai foli nė pėrgjithėsi duke u pėrpjekur ti pėrdorte sekretet pėr mbijetesė. Ai pretendonte se do ti thoshte, kur tė vinte koha. Dhe koha e tij nuk erdhi kurrė. Vdekja i zuri radhėn.
Telefonata e Rod Tejlor me Dritan Minxollin
- Tani, ky ėshtė shpėrthim, a e kupton, shpėrthim!
BUM, shpėrthim. Po tė lutem, urgjentisht, o Tani.
Telefonata e Rod Tejlor me Kristo Delijorgjin
- Kristo, jam Rod Tejlor, Gėrdeci shpėrtheu, mė kupton.....
- A mund ti telefonosh Mihalit, ti tregosh?
- Telefonoji Mihalit, thuaji qė ka shpėrthim nė Gėrdec.
- Shpėrthim nė fabrikė, po...
- Po e di, telefonoji Mihalit...
Dėshmia e parė: Andi Belliu
Andi Belliu, lindur nė Lushnjė, i datėlindjes sė vitit 1972, ka qenė i punėsuar nė repartin e Gėrdecit, me njė kontratė provizore. Profesioni i tij ėshtė teknik kompjuterėsh dhe ėshtė marrė me disa makineri qė bėnin pėrpunimin e materialeve. Belliu sot drejton shoqatėn, e cila quhet Punonjėsit e Gėrdecit.
Zoti Belliu, cila ishte puna juaj nė Gėrdec?
Puna ime nė Gėrdec ka qenė si punėtor nė makineritė e demontimit. Ne demontonim tri lloje kalibrash fishekėsh aty. Kalibrin 14.5 mm, kalibrin 12.7 mm dhe kalibrin 7.62 mm.
Mund ti shpjegoni pak mė konkretisht llojet e kėtyre kalibrave?
Kalibri 14.5 janė ata qė quhen fishekė kundėrajrori. Kalibri 12.7 ėshtė i famshėm pėr mitralozat e rėndė qė njihen dhe me emrin 12.7, ndėrsa kalibri tjetėr, pra 7.62 mm, pėrdoret pėr mitraloz tė lehtė dhe pėr kallashnikov. Njė tjetėr punė e imja ka patur lidhje me njė sharrė, me tė cilėn hapja arkat metalike, tė cilat i merrnin gratė dhe i zhvendosnin nė arka druri, pastaj nga arkat e drurit ato kalonin te makineritė e demontimit.
Zoti Belliu, ėshtė bėrė skandal i bujshėm ai i trafikimit tė fishekėve kinezė, pėr kėtė ka shkruar dhe Nju Jork Times. Jam kurioz tė di se si trajtoheshin ngarkesat me fishekė model 56, kur mbėrrinin nė Gėrdec.
Sapo nė Gėrdec mbėrrinin kutitė me fishekė model 56, sapo konstatohej ky kalibėr, ato veēoheshin nga ngarkesat e tjera. Kėto lloj fishekėsh nuk demontoheshin.
Pra, po thoni qė fishekėt model 56 qė vinin nė Gėrdec nuk demontoheshin?
Po, ato vendoseshin veēmas dhe transportoheshin.
Destinacioni i tyre final cili ishte?
Destinacioni i tyre final ishte aeroporti i Rinasit.
Ju mė keni thėnė paraprakisht se keni qenė dėshmitar i natės sė 19 nėntorit 2007. Pėr shumėkėnd kjo natė ka lidhje me urdhrin e shumėdiskutuar tė ish-ministrit Mediu pėr tė fshehur fishekėt kinezė nga sytė e gazetarit tė Nju Jork Times. Ju keni qenė nė Gėrdec atė natė, mund tė mė thoni se ēfarė ndodhi?
Ajo natė ka qenė njė natė e veēantė. E kujtoj shumė mirė, sepse dy ditė mė parė ishte ndeshja e futbollit mes Shqipėrisė dhe Bjellorusisė. Ndeshja mbaronte rreth orės 22:30 dhe puna fillonte rreth orės 22:00, mė kujtohet, se atė natė na lanė tė shikonim ndeshjen. Punuam atė natė (natėn e ndeshjes), punuam me tri makineri, ditėn e diel e bėmė pushim, ndėrsa ditėn e hėnė (19 nėntor) kemi qenė 10 vetė nė punė.
Paradite keni qenė nė punė?
Jo, natėn, ishim turni i tretė. Filluam punė nga ora 23:00. Sa filluam punėn, Dritan Minxolli, drejtori teknik, u ēua shumė i shqetėsuar nga gjumi. I tha pėrgjegjėsit, Vangjelit, ose siē e ka emrin e saktė Veiz Muēės.
Mė falni, kush ka qenė Veiz Muēa?
Veiz Muēa ka qenė pėrgjegjės i punėtorėve. Ne e njihnim me emrin Vangjel. Pasi Dritani urdhėroi Veiz Muēėn, menjėherė u ndėrpre aktiviteti normal i punės atė natė. U ēua njė kamion para hyrjes sė kapanonit.
Ky ishte kamion i ushtrisė?
Jo, ishte kamion civil, me targa tė Durrėsit mė duket. Kamioni ishte blu dhe kishte pak xhamin e krisur pėrpara. Ka qenė njė natė shumė e ftohtė dhe mbaj mend se xhami pėrpara ishte i ngrirė dhe nuk i punonin fshirėset. Kėshtu qė Vangjeli (Veiz Muēa) shkoi dhe mori njė kovė me ujė tė nxehtė dhe ia hodhi xhamit. Mbaj mend njė moment, ku Dritani (Minxolli) i tha Vangjelit me urgjencė qė tė bėnte gjithė punėtorėt gati, pėr tė qenė i pėrgatitur kur ai tė kthehej nga Rinasi pėr tė shkarkuar materialet. Atė natė Minxolli ka bėrė tri rrugė.
Pra, kamioni ka bėrė tri rrugė?
Po, dhe kamioni i fundit ka mbaruar shkarkimin rreth orės 6 tė mėngjesit.
Ēfarė sillnin kamionėt?
Shkarkonin kuti metalike me mbishkrime kineze.
Ju ēfarė bėnit? I sistemonit?
Jo, ne thjesht i shkarkonim nga kamioni, kjo ishte puna jonė. Ishin nga kėto kutitė me fishekė model 56. Unė, ngaqė kisha punuar te sharra, i njihja.
Te kutitė ishin bėrė pėrpjekje pėr ti zhgarravitur apo lexoheshin qartė mbishkrimet kineze?
Jo, lexoheshin qartė, pėrveē disave qė ishin shumė tė ndryshkura. Disa ishin kuti ngjyrė jeshile tė errėt, disa ishin ngjyrė gri.
Thatė qė kjo nuk ishte njė procedurė e zakonshme pune pėr ju. Ju, vetė punėtorėt, si e komentuat me njėri-tjetrin?
Dukej qė ishte njė procedurė e veēantė, pasi procedura rutinė e punės ishin makineritė.
Pas kėsaj procedure ekstra, a ndodhi qė njė gjė e tillė tė pėrsėritej?
Jo, nuk ka ndodhur mė herė tjetėr. Tė paktėn sa kam qenė unė, jo.
Zoti Belliu, ju mė thatė paraprakisht qė keni shkuar vullnetar tė dėshmoni nė prokurorinė e Tiranės dhe nuk ju kanė pranuar, apo jo? E konfirmoni?
Po, patjetėr, jam paraqitur pėr tė thėnė gjithēka dija, por disa prokurorė na thanė se nuk kishin nevojė pėr dėshmitė tona.
Dėshmia e dytė: Veli Xhihani
Ju, zoti Xhihani, keni qenė punėtor i thjeshtė apo jo?
Po, ne merrnim arkat, i sistemonim. Domethėnė, kur vinin makinat, ne i shkarkonim me radhė.
Sa vetė ishit?
Ishim gjithsej dymbėdhjetė veta. Katėr ngarkonin, katėr sistemonin, katėr shkarkonin.
A mund tė na thoni se kush ishte pėrgjegjėsi kryesor, kush merrej me numėrimin, me inventarizimin e kėtyre arkave tė Gėrdecit, apo si vazhdonte procedura?
Po, me ardhjen e makinave dhe municioneve merrej ky Muhamet Hoxha.
Ēfarė bėnte ky Muhamet Hoxha mė konkretisht?
Maste kalibrat e kėtyre predhave qė vinin, merrte nė dorėzim dhe shėnonte sesa material vinte.
Pastaj si vazhdonte procedura?
Pastaj procedura vazhdonte me Veiz Muēėn. Veiz Muēa qe pėrgjegjėsi i punėtorėve, ai bėnte njė organizim shumė tė madh. Puna qe shumė e lodhshme.
Sa ishte paga juaj personale?
Po paga ime personale ka qenė 1200 lekė pėr tetė orė. Kurse atyre qė ishin tė predhave, nėse demontonin mė shumė se 150 predha, iu shtohej kuota ditore.
Zoti Xhihani, ne kemi njė video tė fabrikės ku shfaqen shumė personazhe. Ne do e shfaqim dhe ju lutem mė thoni personat qė ju do tė identifikoni. Qoftė kjo video dhe njė homazh pėr personat qė nuk jetojnė mė! Ju lutem mė thoni se cilėt shikoni nė kėtė video.
Kjo gruaja me tė kuqe ėshtė Lindita. Shoh edhe Vangjelin. Janė dhe kėta ushtarakėt shqiptarė qė vinin me makina dhe i shkarkonin. Shoh njė djalė qė ėshtė vrarė nė shpėrthim dhe disa jemi tė Vorės qė punonin aty. Ja, shoh dhe kėto gratė qė lanin predhat.
Po ky kush ėshtė?
Ky ėshtė Tani Minxolli.
Krijoni Kontakt