Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1

    Alternativa e vetme e opozites - lufte personale ndaj Berishes

    ERION, Ē’MĖ OFRON?

    Nga Agim Xhafka

    Ka ditė, qė nėpėr ekrane tė ndryshme njė radhė drejtuesish tė PS dalin nė konferenca shtypi dhe bėjnė me dije se ky pushteti i sotėm gėnjen, mashtron, vjedh, nuk punon…Pra, shkurt na del qė nė kėtė vend do ishte mė mirė tė mos kishim fare qeveri. Bukur!

    Por, kur mėtonjėsit ikin, na ngelet tė bėjmė njė pyetje tė thjeshtė:Ēfarė na ofroni ju socialistė? Pas kėsaj qeverisjeje tė pazonja ēfarė na propozoni?Se ja, erdhi 2009 dhe ne do shkojmė nė kutitė e votimit pėr tė caktuar administratorin e ardhshėm. Pas 10 muajsh do tė nėnshkruajmė kontratėn me forcėn politike qė do tė na bindė mė shumė.

    Nė krye tė shkrimit vendosa emrin e Erion Braēes se ai del mė dendur nė foltore dhe ėshtė mė shumė socialist se kryetari i tij, qė nė njė farė mėnyre mund ta quajmė dhe “bastard” tė sė majtės nga qė u shfaq nė politikė si fashist, jetoi pėr pak kohė si demokrat,shau dhe fyeu komunistėt e thjeshtė dhe Ruci e mblesėroi si kryetar tė vetin. Post, qė e mban edhe sot.

    I drejtohem zotit Brace, nga qė ėshtė dhe mė i ndjeshėm pėr forcėn qė pėrfaqėson, por edhe pse mban ofiqin e zėvendėskryetarit tė Grupit Parlamentar.

    Nga tė gjithė folčsit qė shohim pėrditė, kumtohet se ėshtė vetėm punė muajsh dhe ja, PS do jetė nė qeverisje. Do mbika vetiu! Shfaqet kaq lumturisht, sa duket se kjo parti nuk paska qenė kurrė nė pushtet dhe vetėm duke numėruar gafat e Berishės pandehet se e nesėrmja buzėqeshka vetėm pėr tė majtėt.

    Tani po i them Erionit: Ēfarė ofroni? Nėse oferta quhen deklarimet tuaja, se janė rritur ēmimet nuk keni gjė nė vijė. Nėse raportoni se nuk po bėhen rrugėt, prapė nuk hipni dot nė karrigen e qeverisė sė nesėrme. Se kėto nuk janė programe,zgjidhje apo projekte. Janė konstatime qė nuk ēojnė mė larg se njė konferencė shtypi. Vetėm kaq.

    Votuesi kėrkon tė dijė se ē’bėjnė mė mirė socialistėt, si i rrisin ritmet e zhvillimit, si do bėjnė mė shumė rrugė, spitale, shkolla. Si do shtojnė rrogat, pensionet, si do luftojnė varfėrinė. Si do grumbullojnė mė shumė tė ardhura nė buxhet,si do luftojnė me efikasitet evazionin, korrupsionin, shpėrdorimin e pushtetit, si do bėjnė shėrbimet mė efikase. Pra si do tė administrojnė mė mirė vendin .Por pėr fat tė keq deri mė sot nga foltoret e PS janė artikuluar 101 tė zezat e Berishės dhe nuk ėshtė thėnė asnjė e bardhė e Ramės.

    Por, mos harroni, Erion dhe ju socialistė tė kreut, se populli ju vuri fshesėn mė 2005-ėn nga qė nuk qeverisėt mirė,ose siē thotė me plot gojėn Edvini, drejtuat shumė keq. Por c’keni ndryshuar qė atėherė qė t’ju vėmė prapė nė krye? Asgjė. Vetėm iku Nano dhe erdhi Rama. Kaq. Po ata ish-ministra, po ata deputetė, po ata njerėz qė vodhėn sa plasėn janė sėrish aspirantė tė pushtetit tė nesėrm. Pra, u afruan ata njerėz qė vota e 2005 i hodhi tej. Po tjetėr ē’ofroni Erion dhe ju tė kreut tė PS? Njė qeverisje tė sotme tė Tiranės pėr tė shkulur leshtė e kokės. Rreth 4000 veta ēdo vit vdesin nga ajri i Edvinit. Pyesni ambientalistin Sazan Guri ose kolegėt e tij dhe do t’ju thonė gjėmėn qė i kini bėrė kryeqytetit. Pėr tė mos thėnė, se jo pak njerėz po ia mbathin nga Tirana e ndotur prej ajrit dhe zhurmave, tamam si nė kėngėt e qėmotit tė Isuf Myzyrit: Mė mirė nė pyll, se nė qytet!

    Pėr tė vazhduar me betonizimin cep mė cep, me zhdukjen e gjelbėrimt, me mungesėn e ujit, me pakėsimin e shesheve tė lojėrave,me ndėrtimet pa kriter,me zaptimin e diellit e tė dritės,me kthimin e bashkisė nė njė kuēedėr tė madhe uji, me zhurmat ulėritėse, me zhdukjen e kinemave, me zjarre qė u nxjerrin gjuhėn dhe pėrqeshin zjarrfikėset, tė cilėt s’kanė rrugė pėr t’u afruar,me plehra male dhe me erėn kutėrbuese tė kolektorit gjigand tė ujėrave tė zeza ,qė akoma e quajmė Lanė.

    Po tė ofroni kėto, qė na ofrohen ēdo ditė e ēdo orė, atėherė as pėr 100 vjet nuk vjen PS nė pushtet. Se Tirana ėshtė qeverisja e vėrtetė e kėtij vendi, qė i themi Shqipėri. Se nė kėtė zonė po jetojnė sa pėr tė shtyrė ditėt, thuajse gjysma e qytetarėve.

    Tani pas pushimeve, drejtues zeshkanė tė PS bėjnė me dije se nė plazhet tona ka papastėrti. Mos more! Sa mirė qė e zbulove, zotrote! Dhe na flasin ata qė pėr 8 vjet bėnė aq pak pėr kėtė problem tė madh. Ose thonė se mund tė mos jenė gati letėrnjoftimet pėr zgjedhjet e 2009 e harrojnė se pėr 8 vjet asgjė nuk bėnė pėr to. Pa vazhduar mė tej me rrugėn e Kukėsit, qė del se po vidhet dhe asgjė nuk pėrmendin pėr zhdukjen e taksės Majko, qė na mori lekėt gjoja pėr kėtė rrugė.

    Shqiptarėt, Erion! duan tė dinė ofertėn tuaj. Deri tani ju kini bėrė raportim pėr punėt e Berishės. Kėto i dimė dhe pa na i thėnė ju. Se pėr fatin tuaj tė keq, populli ėshtė ai qė ishte mė 2005. Akoma nuk na kanė ndėrruar. Dimė se ē’ka bėrė dhe nuk ka bėrė Berisha siē mbajmė mend mirė sa zullume kini bėrė ju socialistėt e djeshėm dhe bashkiakėt e sotėm tė Tiranės. Ndaj, do t’ju them se po tė hiqeni si tė ardhur nga hėna, sikur nė kėtė vend s’keni jetuar kurrė, sikur pėr asnjė ditė nuk keni qeverisur ,do tė ndėshkoheni. Jam i sigurt qė do tė ndėshkoheni shumė rėndė .Ndaj sė pari do t’ju themi mos u hiqni tamam tė virgjėr se ju duket nga larg barku i zmadhuar,mos shani ditė e pėrditė se ju njohim e dimė ē’keni bėrė 8 vjet pa pėrmendur edhe ato 50 tė tjera qė nuk harrohen kurrė, paēka se ia faturuat partisė qė ju polli. Ndaj nxirrni sa mė parė ofertėn tuaj tė zhvillimit dhe mos tirrni lesh nga foltoret se populli njeh shumė mirė Berishėn, por njeh mė mirė dhe ata qė ndihmojnė Berishėn, dhe ata qė pėr program tė nesėrm afishojnė anti- Saliun e pėr njė natė tė vetme flenė me tė sa pėr tė ndėrruar ca nene tė Kushtetutės, qė ju duhen pėr tė mbrojtur bythėn e tyre politike.

    Erion! ofroni njerėz tė mirė dhe gjėra tė mira, se kėshtu siē po ecni mbase mund tė qeverisni, por ama’ pas vdekjes. Mos u ēudisni kur mė 2009-ėn t’ju zhduket sigla, trėndafili juaj me plot gjemba. Mos bėni atėherė tė habiturin, kur tė shkruhet nė media pas zgjedhjeve: Na ishte njėherė e motit njė PS!

    Erion! jepni ofertėn dhe mos u mbėrtheni te gafat e pushtetit. Ato nuk prodhojnė miell, nuk sjellin zhvillim. Antiberishizmi i shėrben vetėm Berishės. Me kėtė kartė luajtėt dhe mė 2005. Dhe megjithėse humbėt, vazhdoni nė atė vrimė, nė atė melodi. Pse? Se ju mungojnė zgjidhjet, programet, idetė .Por kryesorja ,ju mungojnė njerėzit. Me humbės nuk gatuhet fitorja.

    Ps: Si fakte pėr vlerėsimin negativ 8 vjeēar tė qeverisjes socialiste mė kanė shėrbyer opinionet e Edvin Ramės, i cili kėtė periudhė e ka quajtur krejtėsisht negative dhe ka ndikuar pėr keq nė jetesėn e shqiptarėve.



    E Premte, 22 Gusht 2008

    Gazeta Agon

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Nuk eshte vetem erioni, eshte nje pjese e mire e opozites shqiptare qe duke qene shterpe nga idete merren me Berishen.Dhe i kane meshuar kaq fort kesaj saqe shpifjet dhe genjeshtrat fillojne e i besojne edhe vete.

  3. #3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar mė parė nga beni67 Lexo Postimin
    Nuk eshte vetem erioni, eshte nje pjese e mire e opozites shqiptare qe duke qene shterpe nga idete merren me Berishen.Dhe i kane meshuar kaq fort kesaj saqe shpifjet dhe genjeshtrat fillojne e i besojne edhe vete.
    me sa duket, ajo pjese e mire e opozites merr shkas nga dy probleme:

    I - saliu i personalizon fitorjet e qeverise - qeveria ime ... etj ... inaugurime ... shkova ... theksova ... shkelqyeshem ... 7501 nuk abrogohet ... shtrova ... asfalta ... kilometra ... legalizima ... parka industriale ... centrale me e pa ere ..

    II - nga ana tjeter, ajo pjese e opozites i frigohet personalizimit te pushtetit te edverit, nese neser fitojne zgjedhjet ... bashkebisedimi mund te degradoje ... me veten ... dhe pal vaten ...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kryeministri Berisha pėruroi dje pėrfundimin e rrugės Tepelenė-Gjirokastėr

    Harta e rrugėve, 8 herė mė shumė investime se nė 2004

    Nė kuadėr tė turit "Shqipėria po ndryshon", kryeministri Berisha ėshtė ndalur dje nė Tepelenė, ku dhe pėruroi rrugėn Gjirokastėr-Tepelenė. Gjatė ceremonisė sė inaugurimit tė kėtij projekti shumė tė rėndėsishėm pėr jugun e vendit, kreu i ekzekutivit ka ftuar pėrfaqėsuesit e opozitės tė njihen nga afėr me ndryshimet qė po ndodhin nė rrugėt e Shqipėrisė. Duke reaguar ndaj disa deklaratave tė opozitės tė mbajtura disa ditė mė parė, sipas tė cilėve rruga Tepelenė-Gjirokastėr ende nuk kishte pėrfunduar, kreu i ekzekutivit ka ironizuar opozitėn duke theksuar se "kėta mė lehtė e kanė tė shkojnė nė San Trope apo Maldive pėr pushime, se sa tė zbresin nė Tepelenė dhe tė shohin rrugėn, e cila tashmė ėshtė e ndėrtuar dhe e pėrfunduar". Projekti pėr rrugėn Gjirokastėr-Tepelenė, pjesė e Korridorit Veri-Jug, konsiston nė pėrmirėsimin dhe modernizimin e rrugės ekzistuese qė fillon 3 km nė veri tė qytetit tė Gjirokastrės. Rruga me gjatėsi 22.5 km dhe gjerėsi 10.8 m, me dy korsi, ka njė vlerė prej 22.5 milion eurosh dhe ėshtė financim i qeverisė shqiptare nė bashkėpunim me Bankėn Evropiane dhe njė granti tė Komisionit Evropian. Duke uruar banorėt e zonės dhe tė gjithė jugut pėr rrugėn e re, kreu i ekzekutivit u shpreh se rruga e pėrfunduar i jep tashmė transportit tė Gjirokastrės dhe Tepelenės njė pamje tėrėsisht evropiane. Kryeministri pėrgėzoi projektuesit dhe ndėrtuesit, tė cilėt ndonėse punuan nė njė terren tė vėshtirė, pėr nga struktura gjeologjike, me punėn e tyre voluminoze dhe pėrkushtimin arritėn tė dorėzojnė njė rrugė tė cilėsisė mė tė lartė. "Rruga me gjatėsi prej rreth 23 kilometrash dhe gjerėsi 10 metra, kalon nė njė terren me strukturė gjeologjike tejet tė vėshtirė, por konstruktorėt dhe ndėrtuesit kanė bėrė njė punė jashtėzakonisht voluminoze, duke marrė masa tė fuqishme me betonime apo rrjeta teli pėr tė pėrballuar njė shkriftim tė strukturave gjeologjike tė karpateve, duke dorėzuar njė rrugė tė cilėsisė mė tė mirė", tha kryeministri nė fjalėn e tij. Ai vlerėsoi rrugėn si njė segment tė rėndėsishėm tė boshtit Veri-Jug, si dhe informoi tė pranishmit se shumė shpejt do tė nisė puna pėr rrugėn Levan-Tepelenė, pėr tė cilėn po kryhet studimi dhe fizibiliteti. "Dua t'u garantoj, se boshti i Jugut nuk do tė hiqet nga axhenda e Sali Berishės. Me kėtė rrugė ne shkurtojmė mbi 70 km distancėn Tepelenė-Tiranė dhe kjo mbetet njė pėrparėsi e qeverisė sime", vijoi mė tej numri njė i ekzekutivit, duke pohuar se vonesa pėr ndėrtimin e rrugės Gjirokastėr-Tepelenė ka qenė plotėsisht e justifikuar, pasi ka patur pėr qėllim ruajtjen e kompleksit me bukuritė natyrore mahnitėse, tė cilin projekti i parė e zhdukte. Nuk mund tė pranonim ne, vijoi mė tej kryeministri, t'i zhduknim Tepelenės njė nga oazet, burimet dhe veprat natyrore mė tė bukura tė Shqipėrisė, siē ėshtė Uji i Ftohtė.


    800 km rrugė nė ndėrtim, 1900 km tė rikonstruktuara


    Kryeministri Berisha ka garantuar dje se zotimi i qeverisė pėr ta bėrė Shqipėrinė me rrugė evropiane do tė pėrmbushet plotėsisht. "Kemi nė ndėrtim e sipėr 800 km autostrada dhe rrugė kombėtare. Kemi nė rikonstruksion dhe kemi rikonstruktuar mbi 1900 km rrugė ekzistuese kombėtare. Ne po ndėrtojmė qindra dhe mijėra kilometra rrugė nė tė gjitha fshatrat e Shqipėrisė, nė tė katėr anėt e vendit", ka bėrė tė ditur kryeministri gjatė njė takimi qė zhvilloi me banorė tė Tepelenės. Ai theksoi se kėtė vit investimet nė rrugėt e vendit kapin shifrėn e 1.2 miliard dollarėve, qė do tė thotė se kjo qeveri ka investuar 8 herė mė shumė se sa ėshtė investuar nė vitin mė maksimal tė qeverisė sė mėparshme, pra nė vitin 2004. Gjithashtu, kreu i ekzekutivit duke iu referuar pėrfundimit tė ndėrtimit tė rrugės Gjirokastėr-Tepelenė siguroi se studimi aktual synon tė pėrmirėsojė infrastrukturėn, duke ruajtur pasuritė natyrore dhe duke i kthyer ato nė pika tė frekuentuara pėr tė gjithė. "I kėrkuam kompanisė tė riprojektojė, duke marrė nga krahu i lumit, pėr tė mos prekur dhe pėr tė mos ngritur karpat nė kėtė zonė tė mrekullueshme dhe kjo e ka bėrė Ujin e Ftohtė tė Tepelenės, shumė mė tė bukur, shumė mė tė pėrdorshėm", vijoi mė tej kreu i qeverisė. Nė vijim, kryeministri u shpreh se sė shpejti do tė bėhet projekti pėr hyrjen e qytetit tė Tepelenės dhe po punohet pėr by-pass-in e kėtij qyteti, by-pass i cili lidh kėtė rrugė me rrugėn Levan-Fier. "Natyrisht, projekti nuk hyn nė Tepelenė, por segmenti i rrugės lidhet nėpėrmjet njė by pass-i me rrugėn Levan- Tepelenė, pra mbrohet qyteti. Sigurisht, kjo shtron njė detyrė tjetėr, tė cilėn e ka marrė nė mėnyrė konstante ministri i Punėve Publike, atė tė ndėrtimit tė hyrjeve moderne pėr qytetet e vendit. Ndaj do tė bėhet projekti pėr hyrjen e Tepelenės dhe po punohet pėr by pass-in e saj", vijoi mė tej kreu i qeverisė.


    Nė tre vitet e ardhshme, i gjithė vendi me rrugė evropiane


    Ndėrtimi i rrugėve dytėsore mbetet njė tjetėr prioritet pėr qeverinė, brenda njė afati kohor tė domosdoshėm pėr ndėrtimin e tyre. Kėshtu ka bėrė tė ditur dje kryeministri Berisha, i cili iu referua problemit qė kryetari i qarkut kishte ngritur pėr rrugėn e Progonatit. Duke theksuar se kjo rrugė do tė planifikohet pėr ndėrtim, kreu i qeverisė bėri tė ditur se pushteti vendor do tė bėjė projektin dhe ne do tė bėjmė rrugėn. Ndėrkohė qė edhe rrugėn tjetėr do ta ndėrtojmė drejt Ēajupit. "Tė gjitha nuk bėhen dot nė 1 vit, dy apo tre vjet, por ju garantoj se nga ky vit dhe nė tre vitet e ardhshme, Tepelena, Gjirokastra dhe e gjithė Shqipėria do tė ndryshohet, do tė ketė sistemin rrugor qė meriton", vijoi mė tej kreu i ekzekutivit shqiptar. Mė tej, ai theksoi se kjo punė e pėrmasave voluminoze qė po bėhet nė rrugėt e Shqipėrisė, ėshtė fryt i njė disipline fiskale tė konsoliduar tashmė. "Mė lejoni t`iu informoj se nė tre vjet qeveria ka mbledhur nga taksat dhe tatimet, megjithė uljen dhe pėrgjysmimin e tyre, 780 miliard lekė. Nė tre vjet qeveria e mėparshme ka vjelė 527 miliard lekė. Pra, kemi konsoliduar disiplinėn fiskale me 280 miliard lekė mė shumė apo 3.3 miliard dollarė mė shumė", tha mė tej kreu i ekzekutivit. Ndėr tė tjera, kryeministri garantoi se destinacioni i kėtyre tė ardhurave ka qenė dhe do tė mbetet investimi i tyre nė rrugė, autostrada, shkolla, ujėsjellėsa e kanalizime, pėr t'u dhėnė shqiptarėve infrastrukturėn moderne qė ata qė meritojnė. "Mė parė kėto para shkonin pėr tė ushqyer kontot bankare tė kontrabandistėve dhe zyrtarėve tė korruptuar, ndėrsa ne po i kthejmė kėto para nė rrugė e nė shkolla, nė autostrada, ujėsjellėsa e kanalizime, pra po u japin shqiptarėve infrastrukturėn qė meritojnė. Edhe njėherė, gėzuar kėtė rrugė dhe iu garantoj se premtimet e mia do tė jenė tė mbajtura pikė pėr pikė, siē kam bėrė kėtu nė Tepelenė dhe kudo nė Shqipėri", tha nė fund tė fjalės sė tij kreu i ekzekutivit shqiptar.


    Blerina TOSLLUKU

    rd

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-08-2004
    Postime
    298

    O brari, o k.oqe kanari..

    ..o brari, o miku im,
    kur flitet per Berishen me ty nuk flitet dot..sepse nuk te punon asnje lloj qelize e trurit ne seksionin " analize-konkluzione". ty ta ka dhone truni qe Berisha eshte simbol pozitiv i gjithckaje , eshte...nuk di cte them..si Berisha kurre me nuk pjellin mo loket e Vucidolit ..thote mendja jote..dhe ashtu eshte ,..edhe ky qe erdhi, erdhi per fatin tone te zi, por ty brari nuk te mbushet menja-truni. Ty truni nuk te punon aspak ne lidhje me berishen dhe nuk prodhon dot asnje konkluzion pervec se " LAVDI BERISHES" dhe te sjellesh ketu helmin qe perhapet ne shkarravinat e "55" qe ti i referohesh shume dhe te asaj "RD"qe vete shkruesit e dine se cfare heqin per ti mbush ata faqe dhe ti "brari" o miku im, e them me gjithe zemer , hutohesh dhe i sjell ketu me emocion se dicka po tregon. BRARI, BERISHA ESHTE MALLKIMI I POPULLIT SHQIPTAR!!! ATA QE E MBESHTESIN JANE ME TE KEQINJ SE AI VETE.

    MJERE NE DHE LUM TI BRARI DHE SOJ E SOROLLOPI JOT QE BERISHA DO TE VAZHDOJE EDHE 4-VJET TE TJERA SI MUNDESIA ME E MIRE NE KRAHASIM ME KANDIDATET DHE MUNDESITE QE AFRON OPOZITA LLAPAQENE ME LIDERET LONGARAQE .

    Brari, jam shume -shume i merzitur se nuk shoh asnje mundesi me te mire se Berishen, dhe Berisha eshte ...o ZOT, pse na e solle.

    ..brari, ne te gjitha shkrimet e tjera te tuajat qe nuk kane te bejne me Berishen,
    je si leng-pjeshke i ftohte ne mes te vapes se Korrikut, kur diskuton dhe mbron Berishen je si " sh.urre e thartume qe nuk durohesh ne mehalle"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dajti : 23-08-2008 mė 01:27

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    o miku dajt..

    me pelqejn shkrimet e tua se nuk jan te pa sinqerta..
    qe thua ti.. dhe nuk e ke keq.. jan pra dy alternativa sot per sot..
    berisha me te vetet.. dhe krahu tjeter..me te vetet..
    me krah tjater kuptoj.. ose.. ne se do ti ti kuptosh.. veri re kur flet poplli per altin arapin apo jaho mulosmanin..apo luiz hoxhen.. e shihi cthon ata..
    pra krahu tjeter eshte altino arapoizmi zan caushizmi.. luiz kanibalizmi etj etj derivate te enverizmit te vjeter gulagoist e te te riut hajduto miljardero tenderxhi-ist..

    nese del nje pol i ri.. me shum deshire do ta mirprisja ..do ta degjoja e pse jo po te me pelqente do ta mbroja e luftoja qe te vij ne pushtet..

    mirpo spo shoh gje ne horizont..

    ne se sheh ti e tjeret..le te thone..

    po pa mi numero te keqijat e berishes o dajt.. por me ombjektivitet.. kur thone myzeqaret ..

    un do vazhdoj te dua berishen perderisa ate e urren erion braci bizhgo brahot orik luiz shyto arapet zabit meto majkot e andre stefan mustaf nano ngjelat e zalo oshnjet e valentin larasko miljarderet me art dade me gjith bijt kelisha antar te hakmarrjes..

    pak po ta duan ki lloj krokodili e pantere berishen un heq dor nga berisha.. or dajt .. qe si male jemi afer po ne mendime akoma nuku puqemi..

    4000 euro dita harxhonte blend klosaj neper jahte bordel hotelet e rivieres franceze..

    pra edhe se ka 3 vjet pa portofol ministri ki kelish kanibalesh e ka aq te trash portofolin sa ben rrush e kumblla per 10 dit aq para sa do ushqehej lagja jote 21 dhjetor me gjith kombinat e laprak 6 muaj a nje vit rresht..

    ku kuptohen tjater kanibalet.. or ti dajt nevriku..

    kur mbrojne me forc.. abdiun ne gjykata qe mir e dine se ka varur poete..
    kur mbajne ne kryesi te partive.. luizat e diane qullet..
    pra brari ka nje kandar qe i peshon gjerat..
    pra nuk e ke keq kur thua o brar k..oqe kandar..
    kam vertet ca k ..oqe qe i perdor ne kandar per te matur idete vlerat punet e politikanve e per te ndare sh..u. rren nga uji selites..
    dhe sme ka gabuar ki kandar..me kto lloj ko.q,esh..


    ..

  7. #7
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Korrieri

    Koment i nje ngjarje "pa koment"
    Fatos Lubonja

    Skandali i fundit nė Parlament qė pati pėr protagonistė kryeministrin Berisha, kryetaren e Parlamentit, Topallin dhe deputetin socialist Taulant Balla, bėn pjesė nė ato ngjarje qė meritojnė diēiturėn “pa koment”.

    Skandali i fundit nė Parlament qė pati pėr protagonistė kryeministrin Berisha, kryetaren e Parlamentit, Topallin dhe deputetin socialist Taulant Balla, bėn pjesė nė ato ngjarje qė meritojnė diēiturėn “pa koment”. Kuptimi mė i drejtpėrdrejtė i kėsaj diēiture ėshtė se ngjarje tė tilla flasin vetė, madje nuk kanė nevojė as pėr kontekstin, ndonėse ēdo ngjarje qė tė interpretohet drejt, ka nevojė pėr kontekstin e saj. Kjo sepse konteksti tashmė ėshtė i njohur, ai e ka sfondin e tij historik dhe kulturor. Skandali u dha edhe nga mediat e huaja, ku besoj se pėrveē pėrkthimit, fjalėt komentuese edhe atje kanė qenė thuajse tė panevojshme. Pėr ne komenti implicit ėshtė “ja se cilėt jemi”, kurse pėr ta “ja se cilėt janė”.

    Nėse do tė duam tė pėrkthejmė konstatimin “ja se cilėt jemi”, nė rastin nė fjalė besoj se na shkon njė fytyrė e banalitetit tė politikės sonė, qė sė bashku me irracionalitetin dhe arrogancėn, prej kohėsh denoncon vetveten edhe me akte tė tilla. T’i kthehesh nga pozitat e kryeministrit njė deputeti qė bėn njė provokim nė kufijtė e tė lejueshmes, paēka se banal dhe sipėrfaqėsor, duke e sharė me nėnė e me motėr nė sytė e tė gjithėve, ėshtė shenjė alarmante. Por mua edhe mė alarmante ma bėri situatėn kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, sepse nėse Balla kishte marrė pėrsipėr tė provokonte dhe ia arriti, nėse Berisha e futi grepin e Ballės deri nė angrrat e barkut dhe nxori prej andej, shumėēka nga ato qė i nxjerr vetėm rakia apo tėrbimi, kryetarja e Parlamenti ishte e qetė. Jo vetėm, por ajo e ka pėr detyrė tė ruajė gjakftohtėsinė e tė jetė kryetare e tė gjithėve. Kurse ajo mbajti njė qėndrim nė krahun e palės sė vet, krejtėsisht tė padenjė pėr njė kryetare parlamenti me arbitraritetin e sjelljes deri nė pėrdorimin e fjalės “zhele” pėr njė deputet. Jo vetėm, por skandali i saj u thellua, po tė kemi parasysh se edhe mė pas, kur kishte kohė tė kėshillohej e tė reflektonte, ajo vendosi pėr pėrjashtimin e Ballės, duke e trajtuar Berishėn si viktimė tė tij, ndėrkohė qė ky i fundit ishte protagonisti i vėrtetė i skandalit.

    Komenti i rėndėsishėm qė meriton ky akt i Topallit dhe i gjithė atyre qė i dolėn nė krah Berishės, me nė krye kėtė tė fundit, ėshtė se kjo ngjarje tregoi qė kėta njerėz i ka korruptuar keq pushteti. Ata treguan nė mėnyrėn mė skandaloze se nė vendin tonė vazhdojmė tė jetojmė nė sistemin e pandėshkueshmėrisė sė tė pushtetshmėve, tė cilėt qenien e tyre nė mazhorancė e identifikojnė me tė drejtėn, por qė kanė edhe sigurinė qė ua kanė dhėnė bashkėkolegėt e tyre, sot opozitarė, se edhe kur tė dalin nė minorancė, nuk do t’u hyjė gjemb nė kėmbė.

    Njė koment i dytė jo mė pak i rėndėsishėm ėshtė ai qė lidhet me dinamikėn qė ka shkaktuar kjo ngjarje brenda PD-sė dhe mbėshtetėsve tė saj. Berisha dhe Topalli nuk duhet tė mendojnė se njė ngjarje e tillė i lė indiferentė njerėzit. Nuk e kam fjalėn pėr popullin e thjeshtė, se ai edhe mund tė jetė indiferent pėrderisa ia ka futur vizėn me kohė kėsaj klase politike. E kam fjalėn pėr ata njerėz qė, nė njė mėnyrė apo tjetrėn, e kanė si tė thuash profesion marrjen edhe me punėt e politikės, ku do tė fusja politikanė, intelektualė gazetarė, njerėz tė shoqėrisė civile. Njė ngjarje e tillė i largon edhe mė njerėzit e menēur dhe tė ekuilibruar prej kėtij takėmi politikanėsh. Shumė prej tyre sot mund edhe tė heshtin, se kėshtu ua do interesi, por pa dyshim, pas njė ngjarjeje tė tillė kredibiliteti i Berishės dhe i Topallit ka rėnė edhe disa pikė mė poshtė. Pas kėsaj ngjarjeje, ata kanė mė pak besueshmėri se nė momente tė vėshtira, qė edhe mund t’u vijnė, do tė sillen nė emėr tė sė drejtės dhe tė interesit tė pėrgjithshėm dhe jo tė interesit tė tyre personal. Madje, ata nuk japin asnjė garanci se kėtė interes nuk mund ta ēojnė deri nė kufijtė e arrogancės mė irracionale. Nė njė kuptim mė politik, kjo do tė thotė se Berisha dhe Topalli gjithnjė e mė shumė pas ngjarjesh tė tilla u mbeten rrotull vetėm besnikėt e verbėr, qė mė tė shpeshtėn janė edhe tė dhunshėm, si dhe servilėt mė pa personalitet. Pra, nėse PD-ja nė fushatėn elektorale qė e solli nė pushtet dhe pas saj tregoi njė hapje shumė tė gjerė ndaj asaj pjese qė, si tė thuash, ishte e paanshme, madje edhe ndaj njė pjese qė kishte qenė kundėr saj mė parė, dora-dorės qė ndodhin ngjarje tė tilla, ku Gėrdeci mbetet gjithsesi pika kulminante, shihet se ajo ngujohet nė rrethin e ngushtė tė militantėve tė verbėr. Kjo i bėn edhe mė agresivė liderėt si Berisha e Topalli, pasi mungesa e mbėshtetjes kėshtu kompensohet: me agresivitet dhe arrogancė. Ėshtė njė skenar i njohur dhe i provuar tashmė, ndaj tė cilit kemi shumė mė tepėr imunitet nga ē’kemi pasur, por qė gjithsesi ėshtė i mbarsur me plot rreziqe.

  8. #8
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Po kjo eshte politika ne shqiperi, te gjithe jane anti e asnjeri pro. Deri dje Berisha bente nje opozite antiNano, ku pjesen e Luanit ne diskutimet e tij e zinte jeta private e publike e zotit Nano shume me teper sesa objektivat e PD-se apo difektet e administrates ne pergjithesi pa personalizuar administraten me Nanon.

    Te njejten politike po e ndjekin edhe socialistet dhe e majta ne pergjithesi. Kjo eshte fitimprurese.
    Ne shqiperi pushteti ka formen autoritare prej 98 vjetesh ,kur u themelua shteti shqiptar, e ne kete periudhe kur me shume e kur me pak pushteti i perket 1-shit ,pra as popullit e as parise apo elites.
    Keshtu qe eshte mese normale qe njollosja e 1-shit shihet si e vetmja menyre per te marre pushtetin.
    Neser nese e merr pushtetin kallami Rama ,opozita e ardhshme e cila sdo kete Berishen ne krye do merret me denigrimin e Rames.
    Jemi shume larg Europes e shume afer Italise (dueli Prodi-Berluskoni ka 14 vjet qe zapton skenen italiane) per te vepruar ndryshe.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ustallaret e 97 tes i shtrengojne radhet.. e njekohesisht u a shtrengojne k.oqet qe u a kane ne bige dhe tos lubonjave me shoke te llojit tako ngjel e co..

    ctu desh o tos i todit te lubonjes.. qe u fute ne 97-te ne nje llogore me ata qe te rropen nder biruca..
    ata ste leshojne me o tos..

    50 rreshta kunder berish topallit i ngrati tos e asnje germe kunder guerilsit enverist hajdut e kanibal.. taulantit ball-bord-ellos qe militon ne partine qe tosin e perdhunoj familjarisht neper space e burrela.. per gati 25 vjet..

    cka dashur tosi.. qe ti perulet doktor berisha .. nje krimineli si taulanti ball i bandes hakmarrja edhe kur ja fyejn familjen.. sa her u a do shtazeria e tyre..

    nje nga vlerat e panumerta te berishes.. eshte dhe ..liria qe gezon tos lubonja me gjith baba..

    a do guxonte tosi te pipetinte gazetave televizioneve e konferencave nderkombetare pa guximin e berishes qe guxoj te ul ne b.ithe monstren ppsh..
    a do kish rast todi te shkruante biografira e kujtime.. pa daljen e guximshme te berishes kunder ish shefit te todit..ramiz-gebelsit te enver hitlerit..

    kurree..

    perulu njihere para berishes o tos.. se pa burrerine e tij do ishe akoma ne spac.. e drejtor burgjesh do kishe erion bracen.. e minister te brendeshem gramoz rucin.. e lutje letrat per ulje denimi do ja dergonit makbule dades e ato do fshinin mullaqet me vandaket me letra zarfa.. te lutjeve tuaja..

    mos mirnjohja eshte tregues i sojsezeve..

    100 her fali arixhi maxhupe jevgave para e buke.. sa pare ben.. se.. ama 1 her nuk i dhe te mallkojne..

    keshtu jane te gjith ata qe ja kan pare hajrin berishes e 24 ore nat e dit .. spushojne se mallkuari kte burr te madh..

    ja h m berishes o tartabiqe te perjetshem 4 brezash..

  10. #10
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    U hap lajm, na la pa gojė, shkon Saliu nė Tropojė
    Arbėr Luznaku, Peshkopi

    U hap lajm, na la pa gojė,
    Shkon Saliu nė Tropojė,
    Kohė e gjatė sa njė kurbet,
    Nuk janė pak, 11 vjet...,

    Ē’e ka ndalė, do pyes dikush?!
    Mos gėrmo more babush,
    Fjala e nderit ėshtė garant,
    Jo, s’ka qenė emigrant...,


    Por me kaq s’mbaron ēudia,
    Nė kėmbė ėsht’ ngritur policia,
    Njė plan masash top sekret,
    Po ēojnė djalin n’shpi tė vet.

    Ka nis Sala tė gatitet
    Nė mendime pėrpėlitet
    “Do tė di t’i marr mirė kthesat
    Kam arsye pėr mungesat...


    ..Do t’u them bashkėqytetarėve
    Kushėrinjve tė tė parėve
    Se skam qenė veē nė Tiranė
    Po qark globit anembanė...

    ...Mė kuptoni s’ka qejfmbetje
    Se kudo kam gjet mbėshtetje
    N’ Bagladesh ka shku jehona
    Tė gjithė i dinė sukseset tona.


    ...Sot po bindet bota mbarė
    se Shqipėria ėshtė fanar
    Fort ėsht’ zgjat lesh i zarikės
    Njė hap para Amerikės.

    …Do t’u flas e do betohem
    Se pėr ta un po mundohem
    Nuk vė natėn gjum’ nė sy
    Dersa nė NATO t’kemi hy


    ...Do t’u flas tamam tamam
    Pėr Bashkimin Europian
    Si sfilitem, bėhem copė
    Qė ata tė hyjnė n’Europė

    …Do tu flas o siē di vetė
    Do t’u flas pėr internet
    Si do shkojė dhe n’ato male
    Shqipėria Dixhitale.


    ...Ēfarė kam bėrė do them me bujė
    ( n’fakt kam bėrė njė vėrė nė ujė)
    Se pėr ta kam lėnė dhe leshtė
    Miratova taksė tė sheshtė

    ...Do t’u flas pa hezitime
    Se sa shumė po mbledh tatime
    Mbi suksese hedhim valle
    Taksė do ketė edhe nė hale.


    Pėr gjithēka un do t’u flas
    Opozita tė pėlcasė
    Tė guxojė tė mos jetė e butė
    Ia kam fut nė Kushtetutė...

    ..Muhabetin do ta ngas
    dhe pėr ēmimet do t’u flas
    nuk ka faj Sali Kumbari
    u rrit nafta, ra dollari.


    Do t’u flas edhe pėr KESH-in
    Dhe pėr mishin dhe pėr preshin
    Dhe pėr djathin dhe pėr kosin
    Shum’ pėr Ramėn pak pėr Tosin

    ..N’daēin do u them pėrrallėn
    Ē’bėmė me deputet Ballėn
    Xhozi me xhudo pėr zhelesh
    Unė po, menaxher motelesh…


    Ndonėse ėshtė pak si me spec
    Do t’u flas dhe pėr Gėrdec
    Do m’besoj e gjithė malėsia
    Se, ku binte, nuk e dija...”

    Fol Sali tė lumtė goja
    Ti kujton se s’tė njeh Tropoja?
    Tė kanė pasur nė mėhallė
    Ndaj tė dinė dhėmb’ e dhėmballė

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Berisha dhe politikanėt tropojanė nė PD
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 10:46
  2. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Analiza dhe komente pėr zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  4. A ekziston skenari i ndarjes Shqiperise?
    Nga Traboini nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 23:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •