Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 36 prej 36
  1. #31
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anëtarësuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    Tirana Observer e diel , 24 gusht 2008

    Turi amerikan i Veliajt dhe Ramës

    Shkruar nga Elton Tafaruçi


    Këtë e tregoi edhe ftesa e Obamës për të ndjekur nga afër fushatën e tij elektorale. Ajo nuk ishte krejt e rastësishme dhe iu adresuar drejtpërdrejtë Veliajt, paçka se në këtë tur ai preferoi të mos shkonte vetëm, por të shoqërohej edhe nga Edi Rama, si përfaqësuesi i opozitës më të madhe në vend, edhe pse mbi këtë temë ka mjaft për të diskutuar.

    Ç'jane keto genjeshtra! Aty e ka mendjen Obama apo shtabi i tij te therrasi Ramen me Erionin?

    Nqs fiton McCain dhe neser Rama behet Kryeminister çfare do ti thoje McCain-it?

    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin

    Por le të kthehemi tek thelbi i kësaj vizite dhe çfarë përmban në vetvete ftesa e Obamës drejtuar Veliajt! Natyrisht do të ishte çmenduri të mendohet se ai është i përkëdheluri i Obamës apo në fushatën e tij elektorale për President, ai nuk ka ftuar përfaqësues të politikës nga vende të tjera të botës. Por ajo që të bën më shumë kurioz është fakti se, pse ftesa i drejtohet përfaqësuesit më të ri të politikës?
    Eshte levizje e Rames dhe e Erionit qe hajde bejme nje vizit ne USA dhe le te fitojme ndonje pike ne elektorat se gjasme na ka ftuar Obama! Per kete jam me teper se i sigurt se po mbeshtetem dhe nga deklarata e nje shokut tim qe hyne e del te Ps si ne shtepine e tij.
    Ndryshuar për herë të fundit nga GeNi_25 : 19-09-2008 më 07:20
    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

  2. #32
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Fate hajdutësh të gjallë

    Nga Mero Baze
    Merkure, 22 Tetor 2008 06:45:00


    Kodi i shenjtë i të vdekurit… E dëgjoj përditë këtë fjalë. E thotë ose Jozefina Topalli, ose Aldo Bumçi, ose Enkelejd Alibeaj, ose Bujar Nishani dhe përditë Gert Bogdani. I pari e paska thënë Sali Berisha në Kuvend një ditë, por s’është dëgjuar mirë. Bëhet fjalë për një kërkesë që këta ia bëjnë çdo ditë Edi Ramës që të japë dorëheqjen, pse ka thënë se qytetarët dyshojnë se Kosta Trebickën e vranë!

    Kjo fushatë e pacipë me një të vdekur, në emër të Kodit të Vdekjes, në fakt nuk ka lidhje fare me respektin ndaj Trebickës. Ajo nuk do të kishte nisur, nëse skandalet e rënda të familjes së kryeministrit të mos kishin nevojë për një gjethe fiku.

    Nëse nuk do të ishte hapur dosja “Fazlliç”, nëse kryeministri nuk do t’i kishte noterizuar akuzat, nëse vajza e tij nuk do të pranonte publikisht se e kishte Fazlliçin klient dhe mik shtëpie, nëse prokuroria nuk do të niste hetimet, nëse drejtësia nga SHBA-ja nuk do bashkëpunonte në këtë proces, Berisha dhe të tijtë, tani as që do ta kishin zënë në gojë të ndjerin Kosta Trebicka. Por ata po përpiqen ta trazojnë në varr, pikërisht se ju duhet të harrojnë një varr të hapur politik para tyre, që është çështja “Fazlliç”.

    I ashtuquajturi Kod i Vdekjes, është thyer më së pari prej qeverisë. Është thyer prej saj, pasi kryeministri e quajti fillimisht mafioz Kosta Trebickën, vetëm pse ai dokumentoi përfshirjen e djalit në një histori sekseri për tregtinë e armëve. Dhe Kosta Trebicka nuk ishte një biznesmen puritan. Ai u zbua me dhunë nga biznesi i fishekëve, por, kur u bë i rrezikshëm për kryeministrin, me të filloi të bëhet biznes.

    Gruaja e Trebickës dhe gruaja e ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani, u bënë ortake në një licencë universiteti. Po të jem dhe unë paranojak si këta që flasin gjithë ditën për një të vdekur dhe kërkojnë të mos zihen në gojë të vdekurit, mund të ndërtoj teori të tëra konspirative, se si qeveria i bleu gruan viktimës, e bëri ortake me gruan e ministrit të Brendshëm, dhe gruaja e tij ishte e para që ngulte këmbë që ishte aksident dhe që s’dyshoi asnjë moment si shumica e shqiptarëve të tjerë.

    Por kjo është paranojake dhe perverse. E vërteta është se Kosta Trebicka ishte një shqiptar i zakonshëm me vese, që pasi nuk bëri dot biznes, pasi i dolën para njerëz të fortë të lidhur me kryeministrin, gjeti mënyrën u lidh dhe ai, bëri biznes tjetër po me njerëzit e qeverisë. Vdekja e tij e komplikon historinë e jetës së tij, por as e ndot dhe as e pastron dot. Ai mbetet ai që ishte. Një njeri që do ishte gati të bënte trafik armësh, por nuk e lanë njerëzit e kryeministrit dhe një njeri që mori po prej kryeministrit një licencë universiteti.

    Nëse unë ngrihem tani çdo ditë e të shkruaj në gazetë që, Bujar Nishani të japë dorëheqjen, se gruaja e tij ka bërë biznes me një njeri që Berisha e ka quajtur trafikant, natyrisht është teprim. Nëse unë ngrihem tani dhe shkruaj përditë se gruaja e Trebickës, nën ndikimin e biznesit me familjen Nishani, ka thënë që në fillim se vdekja e Kostës është aksident, është teprim.

    Po të mendosh dhe pak më tej se kush janë ata që flasin, e shikon lehtë se janë të gjithë njerëzit më pak të lirë të kabinetit “Berisha”. Flet Aldo Bumçi, për shkak se në vend që t’i raportonte kryeministrit, i raportonte me fakse djalit të tij për Gërdecin, flet Alibeaj, i cili është prova më fizike se të gjitha udhëzimet për legjislacionin famëkeq të Gërdecit, janë bërë prej tij si njeri konfident i Berishës, flet Bujar Nishani, që me sa duket, Berisha ia përdor këtë ortakëri në biznes me Trebickën si peng, dhe të tjerë tellallë që s’kanë asnjë vlerë. Këta madje janë të njëjtët që guxojnë të futen në luftë dhe me drejtësinë, pse ajo tenton të hetojë për pastrim parash apo evazion fiskal të miqve të familjes së kryeministrit.

    Nëse ata vërtet mendojnë se duhet kërkuar falje në emër të fatit tragjik të Kosta Trebickës, duhen t’i kërkojnë falje gruas së tij dhe djalit të tij që, çdo ditë dëgjojnë të përmendet emri i babait të tyre, për t’u harruar emri i Fazlliçit. Në emër të Kodit të Vdekjes, nuk mund të zhvarrosen varre të vdekurish për të shpëtuar fate hajdutësh të gjallë

    *Marrë me shkurtime nga gazetatema.net. Titulli është i redaksisë. Titulli në origjinal: “Kodi i shenjtë i të vdekurit”.

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar më parë nga keneta e vogel Lexo Postimin
    ndoshta jam ca e vogel per te kuptuar politiken e jo me per tu marre me te gjithsesi do doja te jepja nje mendim timin.....mendimi thote perse po keta politikane....ndoshta sepse nuk e pyet kush popullin se ke do vertet.....un mendoj se zgjedhja e udheheqesve te kombit tone nuk ka qene kurre nje zgjedhje e popullit,nuk esht akoma nje zgjedhje e popullit dhe ndoshta po te hecim me kete hap nuk do te behet kurre zgjedhje e popullit......kane shume te drejte ca qe mendojne se esht amerika ajo qe vendos per shqiperine....jam shum dakort me brarin ne menyren se si del demokracia....kjo esht demokracia......por edhe sikur te doje dikush te futet ne politike me qellimin per te sjelle vertet risi kjo nuk do te jete e mundur......sepse peshkaqeni esht peshkaqen dhe peshku esht peshk e nuk do mund te behet dot kurre i madh sa peshkaqeni...........


    ndoshta gabohem ne keto qe them por per momentin keshtu e mendoj....pergezime per temen mendim dhe ne fakt edhe ajo shprehja jote vlen shum por ndonjehere nuk hyn fare kur populli realisht esht duarlidhur
    Kenete e vogel,kur te shkruash .ndero stilolapsin,se po te mbaron boja dhe ne nuk te kuptojme.(thene me dashuri).

  4. #34
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anëtarësuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562
    Citim Postuar më parë nga mendimi Lexo Postimin
    Doja te diskutoja me ju, nje fakt qe sipas meje eshte nje problem gjithshqiptar, dhe bile do te thoja, problemi kryesore qe kemi.

    E kam verejtur ne te gjitha vendet demokratike te botes kur nje politikan humb zgjedhjet ose mbaron mandatin, largohet nga skena publike komplet, nuk mbetet me as ne opozite, as kryetare partie, as ne ndonje post politik.

    Shembuj ka mjaft, Klintoni psh megjithese nder presidentet me popullore amerikan, i doli mandati dhe u largua nga skena, Shrederi ne gjermani humbi zgjedhjet dhe kurr sju ka degju me zeri, Toni Bleri, pa e perfunduar mandatin e dorezoj postin dhe u largua nga skena publike, Edhe Zhak Shiraku ne Franc, kurr me se kam pa as ne televizion. Shembuj te tille (me ndonje perjashtim sdi) jane te gjitha vendet e BE se te ciles duam ti bashkangjitemi.

    Atehere pse neve nuk marrim kete shembull?

    Tani te permendi shembujt tane (keta pas viteve 90 te kinse demokracise):

    Ibrahim Rugova eshte zgjedhur 2 here ne post presidencial para lufte, dhe 1 here pas lufte dhe nuk e ka leshuar postin derisa vdiq.

    Sali Berisha ka qene dikur president, pastaj ka humbur zgjedhjet pastaj serish i ka fituar dhe tani serish ne pushtet, mendon serish te kandidoj, dhe nuk besoj te largohet para se te vdese nga jeta politike qofte pozite apo opozite.

    Hashim thaqi, ka qene njehere kryeminister i qeverise se perkohshme pas lufte, pastaj ka qene disa mandate ne opozite, disa here i ka humbur zgjedhjet tani i ka fituar ne skene politike eshte qe 10 vjet dhe me qendrimin autoritar qe ka ne parti, duket se do te vazhdoj te jete ne politike pozite apo opozite deri ne plakje.

    Ramush Haradinaj gjithashtu, shume here ka humbur zgjedhjet, disa here ka ne pozite e opozite, dhe vazhdon te jete kryetare partie, Edhe ky ne partine e tij nuk lejon zera te kundert sikur te gjith tjeret dhe me siguri sdo ta leshoj politiken derisa te plaket.

    Nexhat Daci ka qene kryetare parlamenti, e kane hequr, ka konkuruar ne partine e tij LDK ka humbur, tani ka krijuar parti tjeter, i ka humbur serish zgjedhjet dhe serish vazhdon te jete kryetar partie deri ne vdekje me siguri.

    Fatos Nano disa here ka humbur e fituar zgjedhjet dhe rast i veqante, eshte terhequr nga kryetar i partise, megjithate ne politike ka mbetur duke komanduar nga larg ende disa ithtare te tij.

    Ilir Meta ka qene kryeminister me duket disa here dhe pas perqarjes ne partine ne tij (ska munde me qene kryetare) eshte larguar dhe ka krijuar parti ne veti, tani eshte serish ne politike shume aktiv ne opozite. Kush e di a do te jete serish ndonje here ne pozite, por te jep te kuptosh se do te jete gjithmone ne politike.

    Skender Gjinushi, Neritan Ceka Paskal Milo, e shume te tjere jane si gjithmone ne politike deri ne vdekje si kryetare te disa partive satelite te vogla.

    E harrova gati edhe Pacollin i cili ka hyre ne politike per te dale vetem kur te thot Zoti.

    Siq e verejtet u mundova mi permend te gjithe, sepse nuk simpatizoj asnjerin, prandaj para se te me merrni ne thumb qe ua "ofendova ndoshta" te simpatizuarit tuaj, mundohuni te te pyesni veten PSE ASKUSH NUK U BE BURRE TE DEL NGA POLITIKE KUR I KA HUMB ZGJEDHJET OSE MBARUAR MANDATIN???

    Mendoj se ka edhe shume te tjere qe mendojne si une qe pikerisht kjo politike na ka lene mbrapa dhe kjo duhet ndryshuar qe te ndryshon gjendja jone.

    Sidoqofte do te respektoj mendimet ndryshe dhe ju ftoj te jepni komentet tuaja, mundesisht me sa me shume fakte.

    Respekt dhe Pershendetje te gjitheve.

    Shqiptari per fjale eshte i pari. Ne Greqi nuk ke kryeminister djalin e ish-kryeministrit. Po ne Itali sa vite ka Berluskoni ne Politike? Shembuj si tek ne gjen jo vetem ne bote por dhe ne BE.

    Jam i parimit qe nje politikan te largohet jo me deshire por me vote. Voto kundra Sali Berishes, F. Nanos, Ilir, Metes etj. Kjo eshte e drejta jote. Por nqs shumica e shqiptareve i duan keto politikan atehere ti je i detyruar ti pranosh si udheheqesa te vendit. Demokraci do te thote qeveris shumica, pranon pakica.

    Nqs une, ti, Erjon Veliaj (edhe pse dikush e quan fuks te Edi Rames) etj dalim dhe krijojme parti te reja (sepse ne partite ekzistuese mundesite jane te pakta nqs nuk pranon Saliun, Nanon etj si kryetar te perjetshem) atehere ti, ju, ata (populli) dalin dhe deklarojne se u shtuan si mizat keto parti te reja qe krijohen.

    Prandaj duhet qe te dalim nga ai vesi qe e karakterizon Shqiptarin "Une them dhe mendoj keshtu, prandaj do te pranoj vetem keshtu". Jo sot duhet te themi dhe te mendojme keshtu dhe te pranojme ashtu (te pranojme mendimin e shumices).

    Vota eshte e drejte kushtetuese. Atehere ushtroje kete te drejte.

    ps: Ne nje interviste nje fhatar qe po protestonte per ujesjedhesin deklaroi: "Ne zgjedhjet e 2001 na deklaruan qe do ta rregullonin, ne 2005 po ashtu, ne 2008 po ashtu dhe asgje deri me sot". Atehere i nderuar fshatar mos ia jep me voten ketyre personave por jepua personave te tjere.

    ps: Hedhja e fajit te treteve, psikologjikisht te ben mire, por ne thelb genjen vetveten.
    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-06-2003
    Postime
    569
    Citim Postuar më parë nga GeNi_25 Lexo Postimin
    Shqiptari per fjale eshte i pari. Ne Greqi nuk ke kryeminister djalin e ish-kryeministrit. Po ne Itali sa vite ka Berluskoni ne Politike? Shembuj si tek ne gjen jo vetem ne bote por dhe ne BE.

    Jam i parimit qe nje politikan te largohet jo me deshire por me vote. Voto kundra Sali Berishes, F. Nanos, Ilir, Metes etj. Kjo eshte e drejta jote. Por nqs shumica e shqiptareve i duan keto politikan atehere ti je i detyruar ti pranosh si udheheqesa te vendit. Demokraci do te thote qeveris shumica, pranon pakica.

    Nqs une, ti, Erjon Veliaj (edhe pse dikush e quan fuks te Edi Rames) etj dalim dhe krijojme parti te reja (sepse ne partite ekzistuese mundesite jane te pakta nqs nuk pranon Saliun, Nanon etj si kryetar te perjetshem) atehere ti, ju, ata (populli) dalin dhe deklarojne se u shtuan si mizat keto parti te reja qe krijohen.

    Prandaj duhet qe te dalim nga ai vesi qe e karakterizon Shqiptarin "Une them dhe mendoj keshtu, prandaj do te pranoj vetem keshtu". Jo sot duhet te themi dhe te mendojme keshtu dhe te pranojme ashtu (te pranojme mendimin e shumices).

    Vota eshte e drejte kushtetuese. Atehere ushtroje kete te drejte.

    ps: Ne nje interviste nje fhatar qe po protestonte per ujesjedhesin deklaroi: "Ne zgjedhjet e 2001 na deklaruan qe do ta rregullonin, ne 2005 po ashtu, ne 2008 po ashtu dhe asgje deri me sot". Atehere i nderuar fshatar mos ia jep me voten ketyre personave por jepua personave te tjere.

    ps: Hedhja e fajit te treteve, psikologjikisht te ben mire, por ne thelb genjen vetveten.
    Meqe me ke cituar po te jap pergjigjen.

    Fjalen e kam pikerisht per mentalitetin tone, askush nuk munde ti largoj keta politikan perderisa nuk i largojme ne me vote.

    Pastaj edhe nje qeshtje tjeter, cfare politikani eshte tipi i Skender Gjinushit, Paskal Milos, Neritan Cekes, Nard Ndokes etj qe kurr skane fituar shumicen as qe shpresojne qe do ta fitojne ndonje here, vetem shikojne kujt ti ngjiten ne shpine.

    Italine e gjete te marresh shembull qe eshte e kapur nga mafia? Djali i kryeministrit munde te jete pse jo, edhe Bushi eshte djali i presidentit, por kjo ska lidhje perderisa e provon 1 here ne zgjedhje dhe zgjidhet.

    Une e kam fjalen pse nuk largohen keta tipat qe kane mbi 20 vjet ne politike dhe kurr nuk arrijne te marrin shumicen.

    Shumica e di qe sundon mbi pakicen por kjo ndodh edhe ne Rusi, a kemi demokraci atje??? Fjala eshte sa jemi te emancipuar si shoqeri.

  6. #36
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Kur qeveria shmang debatin
    Nga Mero Baze *
    Merkure, 05 Nentor 2008 09:05:00


    MEDIAT DHE KRYEMINISTRI

    Qeveria shqiptare po konsolidon një praktikë të pandershme përgjigjesh për akuzat që ngrihen në shtyp, duke mos dhënë përgjigje konkrete për faktet. Kjo praktikë, e nisur fillimisht nga kryeministri Sali Berisha, po përcillet tani te ministrat e tij dhe po kthehet në praktikë normale pune. Rasti më i freskët është seanca parlamentare dhe debati rreth faksit të nisur nga zyra e ministrit të Drejtësisë për te Ministria e Mbrojtjes, në adresë të Shkëlzen Berishës.

    Media botoi faksin që mban datën 13 mars dhe orën 9 e 17 minuta, dërguar nga zyra e ministrit të Drejtësisë, Aldo Bumçi, kurse Ministria e Drejtësisë reagon për shkresën zyrtare që është nisur në datën 9 mars 2007. Këtu janë dy fakte krejt të ndryshme. Përgjigjja e vetme që pritet është se kush e ka nisur faksin dhe kush e ka bërë shënimin sipër faksit më 13 mars dhe jo kush e ka nisur shkresën zyrtare në datën 9 mars. Po ashtu, askush nuk ka thënë që shënimi për Shkëlzen Berishën është i Aldo Bumçit, por i zyrës së tij dhe ai duhet të na thotë i kujt është.

    Në të njëjtin stil dhe kryeministri, Sali Berisha, i thirrur në mocion debat rreth çështjes “Fazlliç”, në vend të përgjigjeve korrekte për përfitimet që ka pasur ky sekser i familjes së tij në qeveri, lëshon tymnaja dhe bën akuza për gjëra, të cilat nuk kanë të bëjnë me faktet e dala rreth sekserit Fazlliç. E njëjta praktikë ndodh dhe me ministrin, Lulzim Basha.

    Kunati i tij rezulton administrator i shoqërive të Fazlliçit në Tiranë dhe ai del e bën deklarata publike se kunati im nuk është ortak me zotin Fazlliç, gjë që nuk ia ka thënë askush. Po ashtu, ministri Alibeaj, i cili rezulton se ka përgatitur gjithë kuadrin ligjor për projektvendimet e Gërdecit, del e thotë se në cilësinë e këshilltarit të kryeministrit ka punuar në mënyrë korrekte, gjë që nuk ia ka thënë kush.

    Praktika e deklaratave në formë përgënjeshtrimi për akuza që nuk ua ka bërë askush, duket se po kthehet në një praktikë të shëmtuar të reagimit zyrtar të qeverisë ndaj akuzave për korrupsion apo skandaleve të tjera. Tashmë, nëse qeverinë e kritikon, për shembull, për MSA-në, ajo mund të dalë dhe të thotë që ata që thonë se nuk do të hyjmë në NATO, gënjejnë.

    Nëse e kritikon për projektligjin provokues për prokurorinë, siç ishte në versionin fillestar, mund të dalë e të thotë që ligji që do miratohet është projekt dhe i pranuar nga prokuroria. Nëse del e thua që ambasadori amerikan ka bërë vërejtje konkrete për qeverinë, lidhur me pavarësinë e institucioneve, del e të thotë se presidenti Bush ishte i qeshur, kur hodhi firmën mbi protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

    Pra, praktika e shmangies së debatit, duke u marrë me një çështje tjetër nga ajo që ngrihet publikisht është bërë përfundimisht një praktikë normale pune e qeverisë, e cila jo rrallë fut në konfuzion opinionin publik. Mënyra sesi qeveria po përpiqet të shmangë aktualisht debatin mbi faktet rreth sekserit Fazlliç apo përfshirjes së djalit të kryeministrit në procedurën e hartimit të kuadrit ligjor për Gërdecin është e turpshme. Nëse një kuadër ligjor hartohet në interes të një personi, atëherë merr fund historia e shkeljes së ligjit, pasi djali i kryeministrit nuk ka pse shkel më ligje, nëse ato i bën vetë siç i nevojiten.

    Për këtë arsye nuk shans të gjesh shkelje ligjore te një ligj që është bërë si ka dashur pala e interesuar. Në rastin e Gërdecit ishte shpërthimi dhe vdekja e 26 personave ajo që e bëri situatën dramatike, pasi kuadri ligjor, siç rezulton, është hartuar sipas interesave të atyre që kanë kapur realisht shtetin. Dhe kryeministri duhet t’i përgjigjet debatit për kapjen e shtetit.

    *Marrë me shkurtime nga sajti on-line i gazetës “Tema”

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Shpejtësia e dritës mund të mos jetë gjithmonë njejtë!
    Nga rudo në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 02-01-2008, 18:42
  2. Të kërkosh perfeksionin a është gjithmonë pozitive?
    Nga Davius në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2007, 12:22
  3. Jini Për Allahun Që Të Jetë Allahu Për Ju !
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2006, 18:46
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-09-2003, 18:23
  5. Politikane Te Ps E Pd Kane Vjedhur Parate E Shqiptareve
    Nga ganoid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 11-02-2003, 23:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •