Qyteti i sė ardhmes tashmė ekziston. Njė fortesė xhami, hekuri dhe betoni me themele tė ngulitura mirė nėn rėrė. E imagjinuar nga djali i njė familjeje beduine arabe gjysmė shekulli mė parė. U ndėrtua nė njė kohė rekord, duke rrafshuar duna nė shkretėtirė dhe duke hequr ujė nė Gjirin Persik. Sot Dubai, me veprat e tij gjigande, ėshtė bėrė skena e eksperimenteve mė ekstravagante urbanistike, arkitekturore dhe ndėrkulturore nė kėtė mijėvjeēar tė tretė. Nė fillim, gati pesėdhjetė vite mė parė, ishte vetėm Rashid Bin Saed Al Maktoum - trashėgimtari i familjes mbretėrore nė emiratin e vogėl - dhe njė fshat peshkatarėsh.
Njė fshat peshkatarėsh me flotėn e tyre tė vogėl, i cili shtrihej nė brigjet e njė rrėkeje qė priste tėrthorazi kilometrat e fundit tė shkretėtirės pėrpara detit. Kishte pak shtėpi dhe mė sė shumti mbizotėronte qetėsia. Ishin vite kur nafta nuk ishte bėrė akoma ar i zi dhe ajo zonė ishte periferia me e skajshme e botės. Por megjithatė, sheiku vizionar, ndėrmjet skepticizmit tė sauditėve tė tij peshkatarė, filloi tė planifikonte qytetin e tij l. I kėrkoi disa para borxh Kuvajtit. Dhe bleu vinēa, buldozerė dhe kamionė. Filloi tė forconte buzėt e kanalit dhe ta gėrmonte atė pėr ta bėrė tė lundrueshėm pėr anijet e mėdha. Ndėrtoi magazine dhe mole tė mėdha me njė ėndėrr tė veēantė: tė tėrhiqte tregtinė drejt fshatit pėr ta pasuruar atė. Sigurisht qė me anė tė tregtisė do tė vinin edhe paratė pėr tė ndėrtuar shtėpi, shkolla dhe spitale. Sot ajo ėndėrr ėshtė kthyer nė njė realitet. Dhe strategjia e Rashid Bin Saed ėshtė akoma ylli polar qė drejton rritjen e qytetit qė lindi nga asgjėja. Dhe fitimet vazhdojnė. Pasuria thėrret pasurinė. Dollari thėrret dollarin. Dhe mrekullia "Dubai" vazhdon tė pėrsėritet ēdo ditė. Tashmė kasollet e peshkatarėve janė njė kujtim i largėt. Vetėm nė vitin 2007 nė Dubai janė kryer transaksione imobiliare qė arrijnė shifrėn e 127 miliardė dollarėve, dyfishi i shumės sė nevojshme, sipas Bankės Botėrore, qė shėrbejnė pėr rindėrtimin e Irakut pas luftės sė Gjirit. Moli i vjetėr, kur kohė mė parė lėvizte me pėrtesė ndonjė varkė e vogėl, sot ėshtė bėrė njė nga katėr portet mė tė qarkullueshėm nė botė. Vendin e sheikut Rashid, pas vdekjes nė vitin 1990, e zuri djali i tij Mohamed, qė ndėrkohė ka vėnė njė pasuri prej 14 miliardė dollarėsh. Por themelet e qytetit tė sė ardhmes nuk janė ndėrtuar mbi arin e zi. Dubai nuk ėshtė Kuvajti dhe as Abu Dhabi. Sigurisht, aty qė nga viti 1966 nuk reshtet sė nxjerruri naftė nga nėntoka. Disa para mė tepėr nuk janė keq. Por gjithsesi sot, vetėm 6 pėr qind e prodhimit tė brendshėm bruto vjen nga nafta. Pjesa tjetėr janė shėrbime portuale, financė dhe turizėm, pikėrisht siē ėndėrronte edhe sheiko Rashid. Me kėto baza u ndėrtua njė lloj urbanistike e sė pamundurės. Limiti nuk ekziston. Madje as nė lartėsi. "Burj Dubai" - qė akoma ėshtė e burgosur midis vinēave - do tė jetė ndėrtesa me e afėrt me qiellin, mė shumė se tetėqind metra e lartė. Limit nuk ka edhe luksi, siē e dėshmon edhe "Burj Al Arab", hoteli nė formėn e velave qė ka kushtuar 650 milionė dollarė, ku njė natė qėndrimi mund tė kushtojė deri nė 28 mijė dollarė. Madje as faktorėt natyrorė nuk janė mė njė pengesė pėr ata qė po planifikojnė metropolin e shkretėtirės. Qindra anije po thithin ditė e natė rėrėn e fundit tė detit, qė mė pas e hedhin nė brigjet e qytetit, duke krijuar molet e reja tė portit dhe ishujt e pabesueshėm artificial. Si "Palm Jumeriah", arkipelagu nė formėn e palmės (i madh sa 800 fusha futbolli) qė i ka shtuar edhe 520 kilometra brigje tė tjera pasurisė gjeografike tė vendit. Njė nga pak veprat njerėzore qė mund tė shihen nga sateliti, i mbuluar plot me vila ekskluzive, ēmimet e tė cilave janė rritur me 600 pėr qind qė nga viti 2002. Njė kokteil arkitektonik qė sinkronizon globalizimin dhe mitet e qytetėrimit. Pak Mahnatan dhe pak Dizneiland, njė zgjedhje e mirė pėr disa pushime tė veēanta, por edhe njė vend qė aspiron tė bėhet zemra e re e financės botėrore. Njė mission qė pjesėrisht ka dalė me sukses, duke parė qė shumica e bankave tregtare kryesore, kanė fituar shuma kolosal parash, saqė "Halliburton" (gjigandi naftėsjellės dhe furnizuesi ushtarak, gjithmonė i afėrt me administratėn Bush) ka transferuar aty qendrėn e tij kryesore.
Paratė realizojnė ēdo ėndėrr, edhe ato mė absurdet. Deri sa tė realizojnė shembuj perfekt tė bioteknologjisė urbanistike. Si pėr shembull ***tat e skive qė janė ndėrtuar brenda njė impianti, "Dubailand Ski Dome", i cili krijon dėborėn nė shkretėtirė. Dhe sė shpejti do ti shtohet edhe "Dubai Sunny", ku pėrveē sportit tė skive do tė ketė edhe shumė arinj polarė. Si "Qyteti i Shahut", qyteti me grataēelat nė formėn e gurėve tė shahut. Ose "Bota", arkipelagu i ri artificial qė akoma po ndėrtohet. Dhe akoma po lindin tė tjera superndėrtesa, si aeroporti prej 120 milionė pasagjerė nė vit, njė kopje e "Big Bne" destinuar pėr apartamente dhe zyra, "Dubailand", njė park argėtimi prej 70 miliardė dollarėsh, me sipėrfaqe 278 kilometra katrorė dhe sigurisht nuk mund tė lėmė pa pėrmendur "Hydropolis", hoteli i parė nėnujor nė botė.
Mos vallė tepėr i rėnduar me ndėrtesa? Mundet! Ta shohėsh nga lart duke zbritur me A380, superluksozin e Emirateve, kompania ajrore e Dubait, qyteti duket si njė lloj terminali me kulla tė larta dhe vinēa gjithmonė nė lėvizje. Por deri mė tani gjithēka shkon mirė. Turizmi ėshtė rritur nė 228 pėr qind brenda kėtij dhjetėvjeēarit tė fundit. Ēmimet e shtėpive vazhdojnė tė rriten (mė shumė se 79 pėr qind nga fillimi i vitit 2007). Regjimi fiskal vazhdon tė tėrheqė banka, kompani dhe emigrantė tė rinj. Dhe dollarėt vazhdojnė tė rrjedhin lumė nė shtėpitė e emiratit, i cili nė pak vite arriti tė blinte "Peninsular & Oriental", shoqėria e porteve britanike, bursat skandinave, dy pėr qind tė kompanisė "Sony", njė kuotė tė mirė tė "Hsbc" dhe disa aksione nga "Airbus" e "Daimler".
Por qyteti i sė ardhmes, nėn sipėrfaqen e artė, ka filluar tė nxjerrė edhe kontradiktat e para. Si problemet e qindra mijėrave filipinasve, indianėve dhe pakistanezėve tė mbyllur nė kasollet e lagjes industriale Al Quoz, krahėt qė ndėrtuan ėndrrėn e Al Maktoum, nė kėmbim tė pak dollarėve nė ditė. Pastaj ėshtė trafiku kaotik nė qendėr. Nė Dubai ka tetė makina pėr ēdo dhjetė njerėz dhe planifikimit tė infrastrukturave rrugore nuk iu kushtua e njėjta vėmendje si asaj imobiliare. Dhe bllokimet e pėrditshme kushtojnė rreth 1.2 miliard dollarė nė vit. Edhe ekonomia ka filluar tė pėsojė ndonjė kolpo: ka njė inflacion me dy shifra gjithmonė nė rritje dhe borxhi publik ka arritur nė 42 pėr qind tė prodhimit tė brendshėm bruto. Por rreziku mė i madh ėshtė shpėrthimi i faturės imobiliare, shtylla kurrizore e ekonomisė kombėtare. Kėtė e paralajmėron ajo ēfarė ndodhi nė Singapor, pas bumit ekonomik, ēmimet e shtėpive ranė deri nė 80 pėr qind. Dhe jo rastėsisht agjencitė shtetėrore po punojnė pėr tė parandaluar diēka tė tillė madje mendohet se mund tė vėnė njė rregull, i cili tė ndalon ta shesėsh apartamentin menjėherė pasi e ke blerė atė. Duke mos harruar se aty nuk ekzistojnė as tė drejtat e autorėsisė. Sa qė fqinjėt e emiratit Ajman kanė prezantuar kėto kohėt e fundit, projektin Al Zorah, njė metropol akoma mė ekskluziv se ai i rivalėve (dyqindmijė banorė) gati pėr tė lindur nga zero nė shkretėtirė.
Disa dhjetėra kilometra nga Burj Al Arab, gjendet ngushtica e Hormuz dhe Irani. Dhe tė gjithė aty e dinė se lufta mund tė venisė nė ēdo moment ėndrrat e Al Maktoum. Por kush ka pasur kurajėn tė imagjinojė, vizatojė dhe ndėrtojė njė ėndėrr tė pamundur si ajo e Dubait, mund tė jetė i sigurt qė e ardhmja do tė jetė njė botė mė e mirė dhe pa luftė.
Emirati i Dubait
Shteti: Emiratet e Bashkuara Arabe
Popullsia: 1.370.714 banorė
Mosha mesatare: 27 vjeē
Kryeqyteti: Dubai
Sipėrfaqja: 3885 km²
Dendėsia: 325.8 banorė pėr km²
Gjuha: arabe (zyrtare) angleze (tregtare)
Qyteti i mrekullive
Nga e majta nė tė djathtė: foto nė brendėsi tė Burj Al Arab; Qendra Burjuman, kryesisht pėr tregti; dy imazhe tė tjera tė Burj Al Arab; njė restorant i Dubai Mall me pamje nga Dubai Ski Dome; pamje nga "The World Project", iniciativė qė parashikon krijimin e treqind ishujve artificial, qė duke i parė nga lart, kanė formėn e globit; njė foto distriktit tė Badaa.
INFO E MARRUR nga nje forum i kosoves mu dok nje informacion interesant dhe e postova edhe ktu
Krijoni Kontakt