Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Eugen22
    Anëtarësuar
    05-06-2006
    Postime
    38

    Post Fundi i demokracisë së cubave të fshatit...

    Fundi i demokracisë së cubave të fshatit
    ________________________________________
    Kim MEHMETI

    Politikat në trevat shqiptare, njësojë si edhe bartësit e tyre – politikanët – kanë nga dy fytyra. Andaj edhe veprimet e politikanëve të këtushëm duhet vlerësuar siç vlerësohen ata që në njërën fytyrë bartin mëkatin që kanë në shpirt, e në fytyrën tjetër fjalët e ëmbla në gojë. Duke qenë e udhëhequr nga njerëz të tillë, proceset politik në këto troje, duhet vlerësuar edhe sipas dy dimensioneve dalluese të tyre: jetëgjatësinë, e cila është proporcionale me kohën gjatë të cilës një grup politikanësh arrin ta gënjejë popullin se është përfaqësues i denjë i tij, dhe thellësinë kohore, e cila duhet të jetë e barabartë me mjeshtërinë të fshehësh manipulimet politike që ke bërë. Shikuar nga ky këndvështrim, përplasjet në partinë më të madhe opozitare shqiptare në Maqedoni - PDSH-në, mund të vlerësohen edhe si fund i një procesit të demokratizimit të shoqërisë së shqiptarëve të këtushëm, demokratizim sipas parimit të mos pyesësh sa votues ka fshati, dhe sa nga ata kanë simpati ndaj partisë që përfaqëson, por sa vota mund t’i hedhë në kutinë e votimit cubi i fshatit. Por, ndasitë në PDSH-në, mund të kenë edhe fytyrën e dytë të vet, atë të fillimit të një manipulimi të ri me shqiptarët e këtushëm, i cli duhet t’ua zgjatë jetën politike atyre që etabluan cubninë demokratike, atyre që tani duan mëkatin e vjetër ta mbulojnë me emblemë të re partiake.
    Do ishte mirë për shqiptarët e Maqedonisë nëse ndasitë e ditëve të fundit në PDSH, do shënonin përfundimin e periudhës “xhaferiane” të veprimit partiak, periudhë e cila shenjë njohëse do ketë principin ushtarak, se ardhja në pushtet i arsyeton të gjitha mjetet e përdorura. Pra, se për të ardhur në pushtet, të lejohet ta flijosh edhe më të shenjtën e një demokracie – votën e lirë. Por kuptohet, vetëm Arbër Xhaferi kishte aftësi që këtë veprim partiak ta shiste si veprim “atdhetarë”, sepse vetëm ai kishte mentorë mediatik dhe politik në Prishtinë dhe Tiranë, të cilët e ndihmonin që mëkatin në shpirt, ta mbulonte me fjalët e ëmbla atdhetare në gojë. Pas shkuarjes së tij nga kreu partiak, mëkati mbeti i pambuluar, e mëkatarët duhej të përballeshin me bëmat e veta, për të cilat mbuluesi i tyre më ishte kthyer në Prishtinë, ku vazhdon të pijë kafen e mëngjesit me qetësinë e njeriut, i cili pretendonte të bëhej “baba” i kombit, por nuk arriti më larg se sa PDSH-në e tij ta bënte degë të dëgjueshme të VMRO-DPMNE-së maqedonase.
    Duke u nisur nga ajo se Imer Selmanit - i cili i pari braktisi anijen e PDSH-së - do mbahet mend edhe si i pari kryetarë i një komune (komunës Saraj në afërsi të Shkupit) i cili komunën e vet e sundonte i ndihmuar edhe nga kallashnikovët e të ashtuquajturit “Grupi i Kondovës”, pra duke matur veprimin e deritanishëm partiak të “sulejmanave” dhe “matoshave e baloshave” që tani i bashkëngjiten ikanakut të parë, njeriu mund të sjell edhe përfundim të gabuar se e tëra do përfundojë ashtu siç kanë marrë fund edhe disa përçarje të deritanishme të partive të këtushme shqiptare: nga nëna rrugaçe, të lind fëmijë bastard. Apo, e tëra t’i ngjajë një oferte të tretë politike për shqiptarët e këtushëm, e cila ata nuk do i çojë më larg se në oborrin e manipulimeve të kryeministrit aktual të Maqedonisë, Gruevskit. Aq më shumë, kur Imer Selmanit i bashkëngjiten të ngjashmit si ai, pra deputet dhe aktivistë të PDSH-së, të cilëve kjo parti ua mundësoi të bëhen ministra, të përfitojnë sa më shumë për vetveten, duke ua ringjallur bindjen se me të vërtetë janë vlera kombëtare. Pra, i bashkëngjiten aktivistë të cilëve u nevojitej më shumë se një dekadë, që të kuptonin, se dhuna nuk është element i demokracisë.
    Kur bëhet fjalë për Maqedoninë, për këtë shtet i cili me shumëçka i ngjanë një shkolle për trajnim të politikanëve të papjekur, çdo gjë është e mundur. Pra, nuk është i pamundur as realizimi i spekulimit se partisë së ardhshme të Imer Selmanit, më vonë do i bashkëngjitet edhe pjesa tjetër e PDSH-së, me çka do arrihet efekti i dyfishtë: të bëhet ndryshim i pahetueshëm i kreut partiak dhe PDSH-ja e vjetër, të vishet me petkun e ri. Andaj si do që ta kthesh, del se përçarjet në PDSH, janë të nxitura nga partia “amë” e sajë – VMRO-DPMNE-ja. Me çka Gruevski, si boksier i dikurshëm, donë që me një goditje të nokautojë edhe BDI-në edhe PDSH-në. Sepse me përçarjet në PDSH, Gruevskit i hapet rruga të përfshijë në koalicionin qeveritarë miqtë e vjetër të kësaj partie, që u prinë miku i tij i dashur, Imer Selmani. Miku i Gruevskit për të cilin thuhet se VMRO-DPMN-ja i ka borxhe të mëdha, se është një ndër financuesit e fushatës parazgjedhore të kësaj partie në zgjedhjet parlamentare të vitit 2006. Pra, Gruevskit i hapen rrugët që në koalicionin qeveritarë të ketë BDI-në e Ali Ahmetit dhe partinë e ardhshme të Imer Selmanit. Me çka do ketë më shumë shqiptarë në pushtet, por shqiptarët e Maqedonisë edhe më tej do mbeten pa shtet.
    Cilat do qofshin arsyet që nxitën përçarjet në PDSH, mbetet e vërteta se ndasitë në këtë parti, edhe më shumë e dendësojnë mjegullën politike te shqiptarët e këtushëm. Mbase kjo mjegull atyre nuk u lejon të shohin se partitë e tyre kanë edhe plane afatshkurta edhe afatgjata dhe se këto plane gërshetohen në një pikë: sa më shpejtë dhe pa asnjë kusht të bëhen pjesë e koalicionit qeveritarë dhe përjetësisht të jenë pjesë e qeverisë së Maqedonisë. Mes këtyre dy planeve partiake, mbetet iluzioni i shqiptarëve të këtushëm se me të vërtetë kanë parti me vizion të qartë politikë për të ardhmen e tyre në këtë shtet. Sikur shqiptarët e Maqedonisë të kishin parti me vizion të qartë politik, nuk do ndodhte absurdi me të cilin sot ata përballen: që vullneti i tyre politik, të varet nga aftësitë manipuluese të kryeministrit Nikolla Gruevski. Pra, nuk do ndodhte absurdi, që edhe si shtyllë pa të cilën Maqedonia nuk do mund të qëndrojë në këmbë, qeveria e këtij shteti, edhe pas një viti të plotë, të mos e njeh pavarësinë e Kosovës. Apo, kjo qeveri, të trillojë ligje dhe lloj - lloj taksash për Sigurim Personal, vetëm që të pengojë qarkullimin e lirë të shqiptarëve, të cilët nga të gjitha anët kufizohen me vetveten, por janë qytetarë të pesë shteteve të Ballkanit.
    Politikat shqiptare në këto troje, kanë nga dy fytyra. Njësoj si edhe shumica nga ata që janë vënë në mbrojtje të shqiptarisë. Mbase edhe e keqja më e madhe nuk ka të bëjë me dyfytyrësinë e disa politikanëve shqiptarë, sa me pamundësinë të dish se kur ua pështynë fytyrën që bartë mëkatin e tyre në shpirt, e kur atë që ka gojën përplot fjalë të ëmbla. Të paaftë të zbulojnë këtë, shqiptarët filluan të bëhen të pandjeshëm ndaj përplasjeve brendapartiake. Kjo pandjeshmëri është më e dukshme te shqiptarët e Maqedonisë. Mbase kjo ndodh shkaku se shqiptarët e këtushëm, assesi nuk ia dalin ta kuptojnë se intrigat politike kanë atdhe naivitetin e popullit, se politikan i mirë është vetëm ai që tregon kujdes ndaj atyre që i takon derisa ngjitet lartësive të pushtetit, i vetëdijshëm se të njëjtit do i takojë edhe gjatë zbritjes teposhtë. Ndoshta kjo edhe mund t’u falet shqiptarëve të Maqedonisë, sepse në të kaluarën, ata kurrë nuk patën mundësi të vendosin për fatin e tyre. Por, edhe si të tillë, në ndërkohë, ata kishin mundësi ta mësonin urtësinë se të gjunjëzuarin nuk e shohin ata që qëndrojnë në këmbë. Me çka edhe partitë e këtushme shqiptare do e kuptonin pse jetëgjatësia e tyre është proporcionale me lojërat politike që ua bëjnë pushtetmbajtësit e etnitetit maqedonas. Pra, partitë e shqiptarëve të Maqedonisë, do e kuptonin se faktorë politikë mund të bëhesh vetëm nëse bindshëm qëndron në këmbët tua dhe nëse mund të ecësh përpara pa patericat e “gruevskave” të ndryshëm.

  2. #2
    USAlbania
    Anëtarësuar
    27-05-2008
    Vendndodhja
    With money you can buy a bed, but not sleep.
    Postime
    524
    Ka qe disa vjet qe secilen jave nxjer kolumne, eshte bere pak i merzitshem.

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga Coca-Cola Lexo Postimin
    Ka qe disa vjet qe secilen jave nxjer kolumne, eshte bere pak i merzitshem.
    S'ka pune tjeter, te shaje e trumbetoje, duke dashur te tregoje se vetem ai dhe vetem ai eshte meritori qe i zbulon rastet qe edhe bebet i dine.

    Shkuarja e Matoshit tregon se ai enderon qe te behet Deputete sepse ne liste eshte fill pas Imer Selmanit, qe dite e nate nuk qetsohet deri sa te kthehet ne kolltukun e Ministrit.
    AbilaKimi din edhe ndonjehere ta dh*jej.

  4. #4
    Logarisni pas 3 muajsh Imer Selmani me Deputete futet ne Qeveri me 2 Ministri, BDI-ja normal do jete kunder, dhe nga mosdurimi i te preferuarit te Gruevskit largohet nga Qeveria, plasen percarje dhe ikje Deputetesh te BDI-se(krahu Intelektual) ne radhet e PDSH se Re, vazhdojne qeverisjen duke mos pasur as nevojen e Badinterit, sepse dy partite tjera si BDI-ja dhe PDSH-ja do jene minore me nga 6 ose 7 Deputete.

    Ne zgjedhjet e ardhshme Parlamentare behet Koalicjon mes BDI-se dhe PDSH-se qe te rezohet Imer Selmani.
    Mos habiteni nga koalicjoni mes Aliut dhe Menduhit.

    E mundur apo e pa mundur si ju duket, kete qellim ka Gruevski me te adhuruarin e tij Imer Baba Selmanin, dhe per ti pasur Shqiptaret si vegla te tij PRIMITIVE.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Tigrimelara : 09-09-2008 më 20:04

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Medi1
    Anëtarësuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ne tok kudo
    Postime
    185
    Gruevski , qan me lot krokodili - prej zgjedhjeve u pa se nuk mundi prej nderkombetarve ta mar ne koalicion pdsh , ishte i detyruar ta mar bdi dhe shum e thonin se bdi ne qeveri do te jet max. 6 muaj dhe tani po pregatitet Ymeri te hy ne qeveri dhe bdi do te ngelet sekondare mos me then me gishtat ne goje dhe nuk do te kete cka te prese del prej qeverie. E realizon armiqesin ndaj bdi-se, (duhet ta dini se ajo eshte VMRO-qimen e ndron po tabijatin kur JO )po dihet se deputetet interesxhi do te kalojne te Ymeri - na ngelet koha ta tregoje realitetin.
    Si perfundim nese ndodh kjo as pdsh as bdi nuk do te mbijetojne me pas 4 viteve. Sigurisht do te kemi realitet te ri.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Plasja ne PDSH ka qene ceshtje ditesh sepse ishte e qarte se aty brenda gjerat ishin kalbur qe moti.Personalisht kam besuar se pikerisht Imeri do te leviz sepse, ne nje far menyre, kete e paralajmeroi Nikolla Grujevski fill pas zgjedhjeve dhe se dyti Imeri eshte pjese e klanit te Kondoves, klan i cili i prishi punet me vozhdin e tetoves.Imeri ,qe eshte i pasur por edhe nen mbrojtjen e klanit te Kondoves ,ne fakt ka qene i vetmi funksionar i PDSH-se qe ka pasur guximin "te del nga loja" por, edhe perkunder kesaj, ai do te mbetet ne nje far menyre i lidhur me "filozofine"pdsh-iste te Thacit sepse per asgje tjeter, te gjithe qe e rrethojne Imerin jane nusprodukt i Menduh Thacit. Imerin kete njeri kombetarisht per mua akoma i padefinuar por i mencur, politikisht i pergaditur dhe bizninsmen shume i rryer, e pret nje beteje e de-thacizimit te subjektit te ri ,beteje kjo qe ka per ti ngrene kryesisht eshalonet me te larta te partise se re kryesisht te njohur si puthadore te Thacit.Nuk eshte larg mendjes qe thaci te fillon tua nxjerr te palarat si denim per veprimin e bere. Ndryshimi i filozofise pdsh-iste e subjektit te ri mund te ndodh vetem me njerez te ri dhe shkeputje nga kallashi. Nese synimi nuk eshte "ne pushtet menjehere" atehere ka shpresa qe subjekti i ri te profilizohet dhe te rrezatoje dicka ndryshe. Ne te kunderten, do te kemi edhe nje urraaaaaaa per pushtet qe nuk dihet si do te perfundoje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shkupi : 10-09-2008 më 09:18

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Harrova edhe nje fjali per shkrimin e Kimit.Me pak fjale Kimi e thote troc tezat tashme te njohura.Ai e thote dhe kjo eshte per tu rrespektuar.Prapavijen nuk e njoh (dikush thote eshte i hidheruar me te gjithe se nuk e kane marre parasysh) por konstatimet e tij per gjendjen e pergjithshme e botes shqiptare jane me vend. Lexoni me vemendje dhe do ta shihni se teza e tij qendrore mbeshtetet ne faktin e pamohueshem se Nikolla Grujevski ka luajtur k... me PDSH, tani kete e ben me BDI e pse jo neser edhe me subjektin e Selmanit.Arsyeja eshte shume e thjeshte paria jone vrapon pas lemoshes qe gazda Nikolla ua hedh si qenve te rruges dhe derisa eshte keshtu nuk ka zgjidhje per ne.

  8. #8
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anëtarësuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Citim Postuar më parë nga Coca-Cola Lexo Postimin
    Ka qe disa vjet qe secilen jave nxjer kolumne, eshte bere pak i merzitshem.
    Ha-ha. Shume e vertete.

    Lexoni me vemendje dhe do ta shihni se teza e tij qendrore mbeshtetet ne faktin e pamohueshem se Nikolla Grujevski ka luajtur k... me PDSH, tani kete e ben me BDI e pse jo neser edhe me subjektin e Selmanit.Arsyeja eshte shume e thjeshte paria jone vrapon pas lemoshes qe gazda Nikolla ua hedh si qenve te rruges dhe derisa eshte keshtu nuk ka zgjidhje per ne.
    Shkupi, ne te gjithe i kemi te njohura keto teza. Na kane lodhur, edhe Kim-i gjithashtu. Cdo gje perseritet, ri-perseritet, e ri-perseritet...!
    • The rest is silence.


Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Çështja e varrezave greke në Shqipëri
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 28-06-2011, 10:08
  3. Tradita ilire tek shqiptarët e Maqedonisë
    Nga alibaba në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 15:40
  4. Kumanova, informacione të përgjithshme
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 15-11-2008, 07:52
  5. Femijet e fshatit ne greve urie
    Nga Anton në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-07-2002, 05:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •