Ekspedita “Amantia 2008”, arkeologėt dyshojnė se kanė gjetur portretin e Afėrditės


Arkeologėt e ekspeditės shqiptaro-amerikane “Amantia 2008” e kanė nisur me sukses punė e tyre, pasi qė nė ditėt e para kanė zbuluar njė terakotė prej balte tė pjekur nė formė kallėpi me figurėn e njė gruaje. Sipas tyre, mendohet terakotė ėshtė portreti i perėndeshės sė bukurisė, Afėrdita. “Terakota, qė pėrbėn formėn ‘negative’ tė portretit tė perėndeshės, ėshtė gjetur nė pozicion tė pėrmbysur, thuajse nė sipėrfaqe, nė pjesėn qendrore tė bllokut tė banesave antike tė kėsaj qyteze. Ajo ka pėrmasa 15 cm lartėsi dhe 9 cm gjerėsi”,- pohon pėr kėtė zbulim drejtori i Parkut, Gėzim Llojdia. Sipas tij, portreti nė njė kallėp prej balte paraqet njė fytyrė tė bukur tė njė gruaje me flokė nė tė dy anėt e fytyrės, me njė kurorė tė vendosur mbi kokė, dhe me gjoksin tė mbuluar me njė hiton transparent, qė mund tė konsiderohet si njė veshje joshėse. Ajo ėshtė shumė e ngjashme me tė tjera portrete tė Afėrditės, perėndeshės sė bukurisė dhe njėkohėsisht nėnės sė Erosit, perėndisė sė dashurisė.
Arsyet
Arsyet qė i bėjnė arkeologėt tė mendojnė se bėhet fjalė pėr njė portret tė perėndeshės sė bukurisė, janė tė shumta. Ata nisen nga vendi ku ėshtė gjetur terakota, mėnyra e veshjes transparente, gjoksi i zhvilluar i figurės, linjat e fytyrės, kurora mbi flokė dhe mbi tė gjitha prania nė Amantia e Tempullit tė Afėrditės, qė ndodhet nė pjesėn jugperėndimore tė qytetit. Pėr kėtė Llojdia thekson se pavarėsisht se pamja e brendashkruar nė terakotė lexohej lehtėsisht, pėr arkeologėt e entuziazmuar sė tepėrmi nga zbulimi i kėtij objekti tė rrallė, ishte e vėshtirė tė dalloheshin tiparet, ēka pėrbėnte edhe veēantitė e portretit. Pėr tė krijuar njė ide mė tė afėrt pėr pėrkatėsinė dhe pėrngjashmėrinė e figurės, me portretet mė tė njohura tė lashtėsisė, ata i janė drejtuar skulptorit gjirokastrit, Stefan Papamihali (Skulptor i Merituar). Nė bashkėpunim me artistin gjirokastrit, arekologėt mundėn tė realizojnė njė kopje prej balte tė portretit. Pas studimeve tė bėra, u arrit nė konkluzionin se figura nė terakotė ka shumė ngjashmėri me disa portrete tė njohura tė perėndeshės sė bukurisė, Afėrditės, tė zbuluara mė parė nga arkeologė tė ndryshėm nė vend.
Studimi
Megjithatė, pas marrjes nė dorė dhe studimit mė tė hollėsishėm tė portretit tė nxjerrė nga kallėpi prej skulptorit gjirokastrit, specialistėt e arkeologjisė qė e gjetėn atė, nuk pėrjashtojnė mundėsinė se portreti i gjetur pėr shkak tė kurorės, mund t‘i pėrkasė edhe motrės sė Zeuzit, Demetrės, perėndeshės sė pllenimit, bujqėsisė, familjes dhe martesės. Megjithatė, terakota e zbuluar, sipas drejtueses sė ekspeditės, prof. Shpresa Gjongecaj, do t‘i nėnshtrohet studimeve mė tė detajuara. Duke i’u referuar arkeologut S.Anamali, drejtori i Parkut, Gėzim Llojdia, shprehet: “Kulti i Afėrditės ka qenė i pėrhapur nė Amantia, e cila nė kėtė qytet antik mbante epitetin Pandamos, si pėrendeshė e dashurisė sė lire”. Sipas tij, deri tani nuk ėshtė zbuluar ndonjė paraqitje skulpturale e Afėrditės. Nė rrėnojat e Amantias ėshtė zbuluar dikur njė pllakė e vogėl guri, qė ishte njė kushtim pėr perėndeshėn Afėrdita nga ana e Aristos, bijės sė Aleksandrit.
Projekti
Projekti arkeologjik, si njė bashkėpunim mes Institutit tė Arkeologjisė, Universitetit tė Sinsinatit (SHBA) dhe Zyrės sė Parkut Arkeologjik tė Amantia-Orikumit, i financuar nga Qendra pėr Trashėgiminė Shqiptare, qė mbėshtetet nga Packard Humanitie Institute, synon tė mbledhė informacione nė terren pėr tė pėrgatitur mė pas njė hartė tė saktė dixhitale pėr kėtė qytet antik e mjaft tė rėndėsishėm tė Ilirisė sė Jugut, qė administrohet nga Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve. Nė grupin e arkeologėve tė kėsaj ekspedite survejuese, qė ėshtė pararendėse e njė tjetėr ekspedite mė tė gjerė nė vitin e ardhshėm, bėjnė pjesė arkeologė vendas dhe tė huaj, mes tė cilėve, prof. Shpresa Gjongecaj, drejtore e Institutit tė Arkeologjisė, prof. Ass. Dhimitėr Ēondi, prof. Ilir Gjipali, arkeologu amerikan prof. dr. Devid Hernandes, i Universitetit Sinsinati nė SHBA, arkeologia angleze Mast Emili Glass dhe dy studentė shqiptarė, Mirgen Shametaj dhe Mentor Osmani.


Historia e qytetit antik Amantia

Qyteti antik i Amantias, njė qytet me vlera tė rėndėsishme historike dhe arkeologjike. Amantia, ėshtė njė nga qytezat antike nė rrethin e Vlorės, me vlera tė rėndėsishme historike e arkeologjike. Nė muajin janar tė vitit 2006, kjo qytezė mori statusin e Parkut Kombėtar Arkeologjik. Qyteza antike e Amantias ndodhet pranė fshatit Ploēė, rreth 40 km larg qytetit tė Vlorės, nė njė lartėsi prej 680 metra mbi nivelin e detit. Ajo ēka ėshtė zbuluar prej kėsaj qendre antike, shtrihet nė njė pllajė mali me drejtim nga jugperėndimi, nė njė sipėrfaqe tė pėrgjithshme prej rreth 15 ha. Pėr tė shkuar aty, duhet tė pėrshkosh njė rrugė nė pjesėn mė tė madhe malore, qė lidh qytetin e Vlorės me disa fshatrat mes tė cilave, Vajza e Sevasteri. Arkeologėt qė zbuluan Amantian ishin Frano Prendi, Hasan Ceka e Skėnder Anamali. Ata udhėhoqėn gėrmimet qė nisėn nė vitin 1949 deri nė 1956. Gėrmimet zbuluan gjurmėt e njė prej qyteteve tė rėndėsishėm tė antikitetit. Pėrveē mureve rrethuese tė Akropolit dhe portave tė qytetit, janė zbuluar edhe stadiumi, tempulli i Afėrditės, nekropoli me varret monumentale, kisha e ndėrtuar nė shekullin I pas Krishtit etj. Stadiumi ėshtė i pėrbėrė nga 17 shkallė nė pjesėn ballore, 8 shkallė nė pjesėn lindore dhe 4-6 shkallė nė atė jugore. Ky objekt(stadiumi), ėshtė ndėrtuar nė shekullin III para Krishtit. Sipas arkeologėve, Amantia u themelua nė fund tė shekullit V para Krishtit, ndėrkohė qė dy shekuj mė vonė u shndėrrua nė njė qendėr tė rėndėsishme ekonomike, politike e kulturore e banuar nga amantėt, njė prej fiseve ilire tė kohės. Me fuqizimin e shtetit tė Epirit, Amantia u pėrfshi nė Lidhjen Epirote deri nė vitin 230 para Krishtit. Nė vitin 268 para Krishtit, qyteti preu monedhėn e vet. Nė shekujt e parė tė kohės sonė, Amantia luajti njė rol tė rėndėsishėm nė luftėrat civile tė Perandorisė Romake. Pas pushtimit romak, qyteti u shndėrrua nė njė nyje tė rėndėsishme tė rrugėve qė kalonin nga Apolonia, pėr nė Epir e Maqedoni. Nė shekullin VI, Amantia u bė qendėr peshkopate. Qyteza ėshtė vizituar vitin e kaluar nga rreth 650 vizitorė, mes tė cilėve mjaft turistė tė huaj.



21 Gusht 2008

GazetaAlbania