Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1

    Rikthim nė vendlindje

    Rikthim nė vendlindje


    Miliona polakė, hungrezė, ēekė apo sllovakė punojnė nė Perėndim


    Numri i polakėve tė gatshėm pėr tė punuar nė botėn e jashtme ėshtė pėrgjysmuar. Madje ka edhe shumė qė po rikthehen nė Poloni.

    Nė bazė tė sondazheve tė institutit tė Varshavės CBOS, numri i polakėve tė gatshėm pėr tė punuar nė botėn e jashtme ėshtė pėrgjysmuar, krahasuar me vitin 2004, kur Polonia u anėtarėsua nė BE. Miliona vetė nga Polonia, Hungaria, Shtetet baltike dhe Ēekia e Sllovakia kanė marrė rrugėn pėr nė Perėndim. Por tendenca ėshtė kthyer tani nė tė kundėrtėn e saj. Mijėra po kthehen drejt Lindjes.

    Miliona polakė e kanė shfrytėzuar shansin pėr tė punuar legalisht nė Angli, Irlandė ose Spanjė, qė prej zgjerimit tė BE. Ndryshe nga Gjermania, kėto vende i hapėn tregjet e tyre tė punės me anėtarėsimin e Polonisė nė BE.

    Edhe Mateush e ndoqi pas para tri vjetėsh tė dashurėn e tij, e cila gjeti punė nė njė qytet tė vogėl anglez: "Isha kureshtar tė mėsoja se ēfarė mundėsish ka nė botėn e jashtme. Qė pas dy javėsh gjeta njė punė, nė njė firmė paketimesh, e cila falimentoi shpejt. Pastaj gjeta punė si punėtor nė njė depo dhe pastaj nė distribucionin e frutave dhe perimeve, nė njė vend me pėrgjegjėsi. Fillimisht doja tė rrija vetėm njė vit atje, pastaj e zgjata qendrimin dhe mė vonė vendosa tė rri mė gjatė. Atje pushuam se kursyeri pėr Poloninė."

    Edhe nė Poloni pagat ndėrkohė janė rritur ndjeshėm

    Eksodi i shumė polakėve tė rinj ka edhe efektet e tij shoqėruese: ai ndihmoi nė pėrgjysmimin e papunėsisė sė lartė nė Poloni, e cila mė parė kapte shifrėn e gati 20%. Mungesa e forcave tė specializuara nė ndėrtim dhe nė punimet artizanale vėrtet qė u nxorėn pėrkohėsisht vėshtirėsi firmave. Por ky zhvillim i detyroi sipėrmarrjet e Polonisė edhe qė tė investojnė dhe tė modernizojnė, nė vend qė tė mbėshteten vetėm nė fuqinė e lirė punėtore. Veēanėrisht nė qytetet aglomerate urbane dhe industriale pagat ndėrkohė janė rritur ndjeshėm; nė ndėrtimin e autostradės nė Silezi, firmat e ndėrtimit ndėrkohė mė mirė preferojnė tė futin nė punė gjermanė qė i kanė sjellė me vete, se sa polakė - punėtorėt e Dresdenit kėrkojnė mė pak para se punėtorėt e Bratislavės, informonte gazeta Dzienik. Por ndėrkohė, po vihet re edhe njė tendencė e kundėrt. Ofertat pėr punė nga Irlanda, Anglia ose Spanja po pakėsohen nė portalet e internetit, edhe pėr shkak tė dobėsisė konjukturore atje. Ndėrkohė, thuajse tė gjithė njohin dikė qė ėshtė kthyer nė Poloni.

    Edhe Mateusz bėri dikur gati valixhet

    "Pas pushimeve tė verės ne vendosėm tė kthehemi. Nga njėra anė prej mallit pėr vendin tonė. Nga ana tjetėr, nė bazė tė njė llogarie fare tė thjeshtė. Ne kemi shpenzuar shumė para pėr pushimet e verės nė Poloni, vetėm pėr tė qenė pėr pak kohė nė Poloni. Morėm edhe sinjale se nė Poloni ėshtė mė e lehtė tė gjesh njė punė. Por nė radhė tė parė: pėr shkak tė mallit pėr vendin tonė."

    Pėr njė kthim masiv nuk ka gjasa

    Praktikisht ēdo polak ndjek me anė tė televizionit satelitor mrekullinė ekonomike qė po vazhdon nė Poloni. Njėkohėsisht, zlloti gjithnjė e mė i shtrenjtė i bėn mė tė shtrenjta transferat bankare pėr nė Poloni, pėr njė paund, Mateushi merrte nė fillim shtatė zlloti, kurse tani merr vetėm katėr. Ndoshta dikur do tė kthehen mė shumė polakė se po largohen. Njė kthim masiv megjithatė nuk ka gjasa tė ndodhė: pas tri-katėr vjetėsh, ata fillojnė tė hedhin rrėnjė nė botėn e jashtme, themelojnė familje dhe fėmijėt shkojnė nė shkolla. Kėshtu qė lidhjet me atdheun bėhen mė tė dobėta, edhe transferat e parave nė atdhe nuk luajnė thuajse asnjė rol, dhe punėtorėt e pėrkohshėm kthehen nė emigrantė.


    Jan Pallokat

    DW


    Po shqiptaret?

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e pseudo
    Anėtarėsuar
    29-02-2008
    Postime
    366

    Cool

    Polaket , rumunet dhe te gjithe keta qe bejne pjese ne BE paten fatin e mire te integroheshin pa shume veshtiresi dhe ashtu sic e paten te lehte te qarkullojne e kane te lehte te kthehen edhe ne vendin e tyre.
    Ndersa shqiptaret , ata qe kane dale me sa veshtiresi kane arritur te stabilizohen aty ku jane , sa vite sakrificash u eshte dashur ! Nuk e besoj se do ta kene njelloj te lehte te kthehen .
    Dhe po u kthyen , ku do vene .......? cfare do bejne ? pervec nje biznesi privat ....

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759
    Per sa i perket INTEGRIMIT ne Europe shqiptari i ve perfund gjithe kombet lindore,Polak,Bullgare,Ukrainas,Romune

    Asnji prej ketyne kombeve nuk asht ma nikoqir dhe punetor sa shqiptaret

    Polaket dhe Ukrainasit jon gangrena e Europes

Tema tė Ngjashme

  1. Shkolla e Baletit :Rikthim nė identitet
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-03-2007, 00:49
  2. Kalaja e Gjirokastres, rikthim ne identitet
    Nga Asriana nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-12-2006, 10:49
  3. Rikthim ne agim
    Nga Silk nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 15:22
  4. Parakushtet pėr tu kthyer nė vendlindje
    Nga Agron Jozef Mje nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 17-09-2005, 00:35
  5. Vėndlindje
    Nga edspace nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 02-08-2002, 13:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •