Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1

    A po e rikrijon Rama Partine Popullore Fetare?

    Ne vitin 1991, Edi Rama, Ardian Klosi dhe Spartak Ngjela krijuan Partine Popullore Fetare!
    Asokohe kjo krijese nuk pati sukses ne kundervenjen ndaj PD-se dhe personalisht ndaj Sali Berishes.
    Tash i ardhur ne krye te PS, Rama qe sa muaj ka riformuluar dhe po ecen udhes se rikrijimit te Partise Popullore Fetare.
    Ne te gjitha takimet qe ka bere dhe ben ne publik, ai shprehet qe "te mos shikojme majtas e djathtas", "se ai nuk eshte politikan por qytetar" etj.
    E gjithe kjo loje fjalesh ka vetem nje qellim: Ringjalljen e Partise Popullore Fetare!

    Pare me syrin e sotem ajo nuk eshte asgje me teper se nje gerdalle politike, me qellim te vetem krahemarrjen per qellime krejtesisht personale dhe per interesa te nje grupimi "intelektualesh" te mbetur pa fron.

    Cfare ishte Partia Popullore Fetare?

  2. #2
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin

    Cfare ishte Partia Popullore Fetare?
    Me fal po ti ben nje kritike te fuqishme e pastaj pyet cfare ishte Partia Popullore Fetare ?
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  3. #3
    ...Duke e parė tė pamundur ēarjen e murit tė krijuar rreth PD-sė, Rama e
    vazhdoi sfidėn ndaj Berishės duke u pėrpjekur tė krijonte njė parti tė
    re, e cila do tė pozicionohej mė djathtas se PD-ja, dhe e cila do t'ia
    merrte eventualisht elektoratin asaj. Nė bashkėpunim me Ardian Klosin,
    Spartak Ngjelėn, Kasem Trebeshinėn, dhe Gavrosh Levonjėn, Rama, nė
    pranverėn e '91-shit, konturoi partinė e re, e cila u quajt Partia
    Popullore Fetare
    . Sipas projektit tė Ramės dhe miqve tė tij, kjo parti
    do tė kishte disa fraksione, tė cilat do tė pėrfaqėsonin shtresa tė
    ndryshme antikomuniste. Kėshtu, njė fraksion do tė pėrfaqėsonte
    intelektualėt antikomunistė[/SIZE]
    , ndėrsa njė tjetėr ish-komunistėt e burgosur
    nga regjimi i E. Hoxhės
    ; njė fraksion do tė pėrfaqėsonte ish-ballistėt[/SIZE],
    ndėrsa njė tjetėr ish-zogistėt; nje fraksion do tė pėrfaqėsonte
    demokristianėt[/SIZE]
    , ndėrsa njė tjetėr demoislamikėt[/SIZE]. Nė fillim tė qershorit
    1991, pas njė pune intensive tė grupit nismėtar, u arrit qė tė
    organizohej njė mbledhje themeluese e Partisė Popullore Fetare nė
    Pallatin e Kulturės tė Tiranės, e cila rezultoi e suksesshme. I
    frikėsuar ndoshta nga kjo parti e re, Berisha i kėrkoi grupit tė tij
    parlamentar qė tė aprovonte njė nen nė ligjin mbi partitė, i cili do tė
    ndalonte krijimin e partive me baza fetare. Duke gjetur dhe mbėshtetjen
    parlamentare tė PPSH-sė, Berisha arriti ta pengojė regjistrimin zyrtar tė
    Partisė Popullore Fetare.

    Pėrpjekjen e fundit pėr legalizimin e partisė sė tyre, Rama dhe miqtė e
    tij e bėnė nė 22 qershor 1991, ditėn kur Xhejms Bejker, sekretari
    amerikan i shtetit, vizitoi Tiranėn. Me ndihmėn e Sejfi Protopapės, njė
    emigrant politik shqiptar nė SHBA, ata arritėn tė siguronin qė partia e
    tyre akoma e palegalizuar tė merrte pjesė nė takimin e Bejkerit me
    pėrfaqėsuesit e partive opozitare shqiptare. Duke e patur tė qartė se
    ai takim do t'i shėrbente Bejkerit pėr tė finalizuar se kė parti ia
    vlente tė mbėshteste Amerika, grupi nismėtar i Partisė Popullore Fetare
    mendoi tė dėrgonte si pėrfaqėsues Ardian Klosin, tė vetmin njeri qė
    kishte kryer studime jashtė Shqipėrisė, dhe qė e fliste rrjedhshėm
    anglishten. Zgjedhja e birit tė Bilbil Klosit si pėrfaqėsues i tyre, nuk
    i pėlqeu ish-tė burgosurve politikė tė partisė, tė cilėt zgjodhėn njė
    pėrfaqėsues tė vetin pėr takimin me Bejkerin. Por pėrfaqėsuesi i
    ish-tė burgosurve rezultoi inefektiv -- ai jo vetėm qė nuk i dorėzoi
    Bejkerit njė deklaratė tė sugjeruar prej Sejfi Protopapės, por as nuk
    arriti tė parashtrojė qartė se ē'pėrfaqėsonte partia e tij. Ai vetėm
    citoi disa vargje nga Kurani dhe Bibla, me tė cilat shprehu admirim pėr
    Bejkerin, dhe qė u shuan si shkuma nė det pa bėrė as gjėnė mė tė vogėl
    pėr partinė e re. Me dėshtimin e kėsaj pėrpjekje, Rama nuk u pėrpoq mė
    t'ia merrte krahėt Berishės nga e djathta...


    Marre me shkurtime nga nje shkrim i Eduart Zaloshnjes te titulluar "Dueli 12 vjecar Rama-Berisha".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 21-08-2008 mė 15:44

  4. #4
    Nė fakt profesor, janė tė njohura deklaratat e kryetarit socialist pėr “aleancė pėrtej tė majtės dhe tė djathtės”, apo “mos ua vini veshin partive politike”, ndėrkohė qė vetė ėshtė kryetari i partisė mė tė madhe nė vend

    Po tė isha unė nė vend tė Ramės, do t’u tregoja njerėzve programin tim qeverisės dhe do t’u shpjegoja nė mėnyrė tė hollėsishme dhe tė thjeshtė se si do t’i arrija premtimet e mia dhe njė pjesė e madhe e popullit do tė mė pranonte. Unė do t’u tregoja me fakte konkrete se si do tė luftoja varfėrinė, se si do t’u rrisja rrogat e pensionet dhe si do hapja vende tė reja pune. Duhet tė ketė dhe njė logjikė politike nė ato qė thuhen. Parulla tė tilla si “do bėj aleancė pėrtej tė djathtės dhe tė majtės” mė venė nė mendime, sepse njerėzit janė tė djathtė dhe tė majtė. Atėherė pėrtej tė majtės dhe tė djathtės, ku do t’i gjejmė njerėzit pėr aleancė? Edhe nė Mars pati iluzion pėr jetė nė kėtė planet, por njerėz nuk ka pėr aleanca aty.

    Duket se kryetari socialist kėrkon pėrmes kėtij slogani qė tė tėrheqė atė pjesė tė elektoratit gri, qė nuk ka shumė besim as tek e majta dhe as tek e djathta, duke konsideruar tė palėvizshėm elektoratin e tij tė majtė?

    Po e humbe elektoratin tėnd dhe bazėn tėnde rozė apo tė kuqe, rezultati tė shkoqet

    Pjese nga intervista e Dritero Agollit dhene gazetes Panorama.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 21-08-2008 mė 15:53

  5. #5
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Dydrinas, ylberet dhe zmadhimet e tyre jane komplet te panevojshme. Ca gjera kyce edhe nenvizohen me bold, po edhe pak me kandar keto gjera, se behen postimet e lodhshme.

    Flm paraprakisht

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ky sejfi protopapa me nje fjal paska qen spiun i partis punes ne amerike..

    kodosher..

    mir ata qe i shtrydhte enveri neper biruca si puna takut ngjel qe i detyronte pastaj te beheshin spiune.. po keta ne amerik cpaten qe hyn nen zgedhe te enverit e te trashegimtareve te tije..

    thx dydrins.. per shkrimet interesante qe shkruan vet apo qe i sjell..


    pres nga ty qe ne 2009 te kandidosh per deputet..

    vendi ka nevoj per burra me karakter si juve..
    ke kulturen e duhur.. ke profesionin qe i duhet vendit.. ke dhe mencurine e intuiten per tu orientuar ne kerkim te se mires e te se drejtes..



    filloja ksaj pune..

    pd ka nevoj per ty..


    ..

  7. #7
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Asnjehere se kam kuptuar se si mund te lidhet krishti me te djathten, po ja qe politika ben cudira ne cdo cep te botes.

    Kjo parti popullore fetare me shume sesa kunderpeshe ndaj Berishes e PD-se brenda te djathtes, ka qene politikisht nje llogaritje e keqe. Nga nje popull ateist nuk mund te priten vota. Cuditem me shume sesi Berisha ka pasur aq frike nga nje parti e tille sa te lidhej me socialistet qe kishin fuqine ne 1991.

    Kjo teoria e votave pertej te majtes e te djathtes e orienton PS-ne drejt qendres,cka nuk eshte politikisht pozitive per nje parti me prejardhje komuniste.

    Te futesh brenda elektoratit tend te lekundurit, nuk do te thote te ndjekesh nje levizje te lekundur, por te modifikosh pa shperfytyruar ndonje parim baze e mbi te gjitha te genjesh me shume se me pare.
    Nderkaq nje levizje me e frytshme do ishte bashkimi me Meten, pasi e majta ne Shqiperi po ndjek shembullin e te majtes italiane, pra po percahet tej mundesive reale per te perbere jo vetem nje opozite eficente qe pretendon te marre pushtetin, por edhe ne rast se e merr nuk arrin dot te qeverise gjate.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Muzika popullore ne dileme.
    Nga ChuChu nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 16:00
  3. Konferenca e Tolerancės fetare, Tiranė 2006
    Nga Albo nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 09-10-2006, 10:00
  4. Rexhep Qosja: Identiteti kombėtar dhe vetėdija fetare
    Nga Davius nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-02-2006, 02:52
  5. Shtresimet e identitetit kulturor shqiptar
    Nga Albin nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 16-02-2006, 14:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •