Sulmohet Krishterimi
Pardje mbrema, piramida e Radiotelevizionit Publik Shqiptar, sulmoi ashper Papa Gjon Pali i Dyte, simbolin e Katolicizmit, fese qe sundon Europen dhe me gjere. Piramida radiotelevizive kombetare priti rastin e skenes publike te Festivalit Kombetar te Muzikes dhe, ne vend te kenges, ne skene ngriti kultin anti-Krishterim: Papa Gjon Palin e Dyte, nen lekuren karikaturistike te nje aktori satirik, e shfaqen bashke me Presidentin e Republikes. "Papa" i Radiotelevizionit, nje langaraq i kerrusur, nje vdekes i vene nen kembet e Presidentit; nje qurraman pa pike kulti; nje idiot qe zvarritet per here te fundit mbi kete bote njerezore... Ja kjo ishte figura e Papes Gjon pali i Dyte, krijuar dhe servirur para publikut prej piramides se Radiotelevizonit Shqiptar... "Qeshni, o njerez!..." Duket se kjo thirrje vershonte ne te kater anet e Pallatit te Festivalit, i ngritur si Pallat i kongreseve te Partise Komuniste ateiste te Shqiperise. As partia dhe fryma me anti-Krisht e Shqiperise, nuk ka shkuar kurre deri ne piken fatale te talljes me Papen. Askush, rretherrotull rruzullit tokesor, nuk e ka bere ate qe u be mbreme nga piramida radiotelevizive ne pallatin qendror te kryeqytetit shqiptar. Askujt, ne tere qyteterimin boteror, nuk i ka shkuar ne mendje qe te tallet me Papen dhe me Krishterimin. Vete Mullah Omari i vertete dhe terroristi islamik Bin Laden, edhe pse guxuan maksimumin e se keqes, duke prekur jete njerezore dhe vlera qyteterimi, por kurrsesi nuk synuan Papen dhe Krishterimin. Papa dhe Krishterimi u atakuan rende, si askund tjeter, parembreme ne qender te publikut te Shqiperise. "Qeshni o njerez, Krishterimi ra!". Duket se kjo ishte thirrja qe varej mbi kokat e njerezve qe nga tavani i salles se "artit" dhe nga kupa gjemimtare e qiellit. Po kush qeshi? Po kush duhej te ulerinte?! Dje, te paret qe drejtuan protesta dhe hidherim ishin besimtaret katolike nga Malsia e Madhe, gjysma e qytetit te Shkodres, krejt Mirdita, Blinishti e Shenkolli ne Lezhe, Laci, Puka, Miloti, zona mirditore e Sarandes etj... Kisha e Shen Pjetrit eshte tronditur. Kardinali i Arkidioqezes se Durresit dhe Tiranes, Don Henri Velpkamp, tha per "KJ", se eshte pritur me mjaft indinjate denigrimi i Atit te Shenjte, Gjon Pali i II, i cili pavaresisht moshes se thyer eshte shume aktiv si protagonist i paqes. Edhe qytetaret europiane te Tiranes u ndodhen nen shokim, ashtu si edhe media u zu ne gracke, por pritet te reagojne furishem. Te gjitheve iu ka shkuar deri ne palce zemerata dhe hidherimi pse Kirshterimi u sulmua, tinezisht, para tyre. Askujt nuk i ka ndodhur ndonjehere qe ta shikoje simbolin e Krishterimit permbys. Ka ndodhur e kunderta, vetem e kunderta: Njeriu ne komunitetin tone post- Krisht, figuren e Kishtit e ka mbeshtjelle me dyllin e bletes, e ka puthur tri here do mengjes e mbremje, e ka mbajtur ne gji. Ky vend dhe ky njerezi, me nje orientim teresor kristian dhe europian, me nje harmoni nderfetare ekselente, e cila eshte gjeja me muar ne kete vend te varfer, ka rezistuar ne histori duke u sjellur denjesisht me kulmet e kultit te Krishtit. Kush e solli Papen e tallur ne skene? Po Presidentin e Republikes? Me sa duket djallezoret i sollen te dy bashke, te tallur, si per te thene se "ne jemi civilante, tallemi me shefat". As per Presidentin e Republikes nuk ka vend per tallje; ne kemi nevoje per plot gjera serioze. Por, hajde, megjithate, "civilantet" e bejne si iu do qejfi. Papa nuk mund te tallet; te pakten kete nuk e lejon as Presidenti i vendit dhe as qytetari i ndershem. "Qeshni o njerez, iu sollem Papen e rrezuar!"; keshtu dukej se vinte thirrja nga salla e Fest 41... Por ne fakt, fare u trondit dhe thuajse u rrezua perdhe?! U tronditen rende dhe u vune nen dyshim serioz te gjitha perpjekjet tona qytetare dhe qyteteruese. Kemi kaq kohe qe themi se "duam Europen". Kemi bere dhe po bejme perpjekje titanike per ta shkeputur vendin tone nga kthetrat e akuzes djallezore se "Shqiperia eshte vend oriental e islamik". Perpjekjet e inteligjences, te politikes dhe diplomacise sone kombetare e shteterore, kane pesuar nje goditje te rende, parembreme. Neser, ne shqiptaret pro- europiane e pro-Krisht, mund te vihemi edhe nen akuzen per mashtrim; mund te na vene perpara regjistrimin e Fest 41, duke na thene: "Ja pro-Krishti juaj, Papa i neperkembur". Parembreme, qe nga salla e Fest 41, piramida e Radiotelevizionit Publik, na ka provokuar te gjitheve, edhe te nesermen tone. Natyrisht qe humori dhe humoristet prekin qe nga Presidenti Bush e deri tek presidenti me i pa rendesishem i planetit, por kurrsesi simbolet fetare te njeri-tjetrit. Kjo eshte nje e drejte e tyre artistike dhe askush nuk ua mohon, por jo deri ketu, ne neperkembje simbolesh. Tallja dhe mitizimi i politikaneve eshte gjithnje e mirepritur, kurse tallja makabre me PAPEN ne nje vend ku ende nuk ka ikur era e dinamitit qe shkaterroi 252 kisha, eshte nje turp qe rrezikon edhe paqen nderfetare ne kete vend multireligjioz. Nuk eshte ne moralin e askujt me mend e kulture qe te tallet me problemet fizike e te moshes te asnje njeriu, aq me teper me PAPEN. Humori me Shkelqesine e TIJ, ende pa u thare gjaku i martireve te kishes katolike, eshte nje perversitet. Por te ben pershtypje fakti qe po ky televizion dhe po ky drejtor i pergjithshem i TVSH-se, zoti Artur Zheji edhe ne rastin e vizites se para disa diteve te Presidentit Moisiu tek Papa ne Vatikan u tall me viziten, duke mos e transmetuar per tre dite rrjesht. Vetem kur u be problem mediatik dhe publik atehere e futen ne trasmetim. Lind pyetja: Eshte nje budallallek i Zhejit apo intrige e dikujt qe kerkon te fuse sherrin fetar? Me kete rast, urojme qe te jete padije e Zhejit, se perndryshe do te duhej te merreshim krejt seriozisht me eshtjen. As ne kohen e komunizimit te 50 viteve nuk eshte guxuar te preket Papa, simboli i Krishterimit, simboli i Paqes. Eshte luajtur dhe tallur ne kohen e Enver Hoxhes padrejtesisht deri tek prifti apo librat fetar, por kurrsesi nuk eshte arrritur deri tek Papa. Nje sakrilegj te tille nuk e kane bere as talebanet. Nje gje duhet sqaruar. Reagimi i stafit te gazetes "Koha Jone" do te ishte i tille edhe nese prekeshin simbolet e myslimanizmit, te ortodokseve, apo komuniteteve te tjera fetare.
Krijoni Kontakt