Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171

    "sulmohet" papa!

    Sulmohet Krishterimi
    Pardje mbrema, piramida e Radiotelevizionit Publik Shqiptar, sulmoi ashper Papa Gjon Pali i Dyte, simbolin e Katolicizmit, fese qe sundon Europen dhe me gjere. Piramida radiotelevizive kombetare priti rastin e skenes publike te Festivalit Kombetar te Muzikes dhe, ne vend te kenges, ne skene ngriti kultin anti-Krishterim: Papa Gjon Palin e Dyte, nen lekuren karikaturistike te nje aktori satirik, e shfaqen bashke me Presidentin e Republikes. "Papa" i Radiotelevizionit, nje langaraq i kerrusur, nje vdekes i vene nen kembet e Presidentit; nje qurraman pa pike kulti; nje idiot qe zvarritet per here te fundit mbi kete bote njerezore... Ja kjo ishte figura e Papes Gjon pali i Dyte, krijuar dhe servirur para publikut prej piramides se Radiotelevizonit Shqiptar... "Qeshni, o njerez!..." Duket se kjo thirrje vershonte ne te kater anet e Pallatit te Festivalit, i ngritur si Pallat i kongreseve te Partise Komuniste ateiste te Shqiperise. As partia dhe fryma me anti-Krisht e Shqiperise, nuk ka shkuar kurre deri ne piken fatale te talljes me Papen. Askush, rretherrotull rruzullit tokesor, nuk e ka bere ate qe u be mbreme nga piramida radiotelevizive ne pallatin qendror te kryeqytetit shqiptar. Askujt, ne tere qyteterimin boteror, nuk i ka shkuar ne mendje qe te tallet me Papen dhe me Krishterimin. Vete Mullah Omari i vertete dhe terroristi islamik Bin Laden, edhe pse guxuan maksimumin e se keqes, duke prekur jete njerezore dhe vlera qyteterimi, por kurrsesi nuk synuan Papen dhe Krishterimin. Papa dhe Krishterimi u atakuan rende, si askund tjeter, parembreme ne qender te publikut te Shqiperise. "Qeshni o njerez, Krishterimi ra!". Duket se kjo ishte thirrja qe varej mbi kokat e njerezve qe nga tavani i salles se "artit" dhe nga kupa gjemimtare e qiellit. Po kush qeshi? Po kush duhej te ulerinte?! Dje, te paret qe drejtuan protesta dhe hidherim ishin besimtaret katolike nga Malsia e Madhe, gjysma e qytetit te Shkodres, krejt Mirdita, Blinishti e Shenkolli ne Lezhe, Laci, Puka, Miloti, zona mirditore e Sarandes etj... Kisha e Shen Pjetrit eshte tronditur. Kardinali i Arkidioqezes se Durresit dhe Tiranes, Don Henri Velpkamp, tha per "KJ", se eshte pritur me mjaft indinjate denigrimi i Atit te Shenjte, Gjon Pali i II, i cili pavaresisht moshes se thyer eshte shume aktiv si protagonist i paqes. Edhe qytetaret europiane te Tiranes u ndodhen nen shokim, ashtu si edhe media u zu ne gracke, por pritet te reagojne furishem. Te gjitheve iu ka shkuar deri ne palce zemerata dhe hidherimi pse Kirshterimi u sulmua, tinezisht, para tyre. Askujt nuk i ka ndodhur ndonjehere qe ta shikoje simbolin e Krishterimit permbys. Ka ndodhur e kunderta, vetem e kunderta: Njeriu ne komunitetin tone post- Krisht, figuren e Kishtit e ka mbeshtjelle me dyllin e bletes, e ka puthur tri here do mengjes e mbremje, e ka mbajtur ne gji. Ky vend dhe ky njerezi, me nje orientim teresor kristian dhe europian, me nje harmoni nderfetare ekselente, e cila eshte gjeja me muar ne kete vend te varfer, ka rezistuar ne histori duke u sjellur denjesisht me kulmet e kultit te Krishtit. Kush e solli Papen e tallur ne skene? Po Presidentin e Republikes? Me sa duket djallezoret i sollen te dy bashke, te tallur, si per te thene se "ne jemi civilante, tallemi me shefat". As per Presidentin e Republikes nuk ka vend per tallje; ne kemi nevoje per plot gjera serioze. Por, hajde, megjithate, "civilantet" e bejne si iu do qejfi. Papa nuk mund te tallet; te pakten kete nuk e lejon as Presidenti i vendit dhe as qytetari i ndershem. "Qeshni o njerez, iu sollem Papen e rrezuar!"; keshtu dukej se vinte thirrja nga salla e Fest 41... Por ne fakt, fare u trondit dhe thuajse u rrezua perdhe?! U tronditen rende dhe u vune nen dyshim serioz te gjitha perpjekjet tona qytetare dhe qyteteruese. Kemi kaq kohe qe themi se "duam Europen". Kemi bere dhe po bejme perpjekje titanike per ta shkeputur vendin tone nga kthetrat e akuzes djallezore se "Shqiperia eshte vend oriental e islamik". Perpjekjet e inteligjences, te politikes dhe diplomacise sone kombetare e shteterore, kane pesuar nje goditje te rende, parembreme. Neser, ne shqiptaret pro- europiane e pro-Krisht, mund te vihemi edhe nen akuzen per mashtrim; mund te na vene perpara regjistrimin e Fest 41, duke na thene: "Ja pro-Krishti juaj, Papa i neperkembur". Parembreme, qe nga salla e Fest 41, piramida e Radiotelevizionit Publik, na ka provokuar te gjitheve, edhe te nesermen tone. Natyrisht qe humori dhe humoristet prekin qe nga Presidenti Bush e deri tek presidenti me i pa rendesishem i planetit, por kurrsesi simbolet fetare te njeri-tjetrit. Kjo eshte nje e drejte e tyre artistike dhe askush nuk ua mohon, por jo deri ketu, ne neperkembje simbolesh. Tallja dhe mitizimi i politikaneve eshte gjithnje e mirepritur, kurse tallja makabre me PAPEN ne nje vend ku ende nuk ka ikur era e dinamitit qe shkaterroi 252 kisha, eshte nje turp qe rrezikon edhe paqen nderfetare ne kete vend multireligjioz. Nuk eshte ne moralin e askujt me mend e kulture qe te tallet me problemet fizike e te moshes te asnje njeriu, aq me teper me PAPEN. Humori me Shkelqesine e TIJ, ende pa u thare gjaku i martireve te kishes katolike, eshte nje perversitet. Por te ben pershtypje fakti qe po ky televizion dhe po ky drejtor i pergjithshem i TVSH-se, zoti Artur Zheji edhe ne rastin e vizites se para disa diteve te Presidentit Moisiu tek Papa ne Vatikan u tall me viziten, duke mos e transmetuar per tre dite rrjesht. Vetem kur u be problem mediatik dhe publik atehere e futen ne trasmetim. Lind pyetja: Eshte nje budallallek i Zhejit apo intrige e dikujt qe kerkon te fuse sherrin fetar? Me kete rast, urojme qe te jete padije e Zhejit, se perndryshe do te duhej te merreshim krejt seriozisht me eshtjen. As ne kohen e komunizimit te 50 viteve nuk eshte guxuar te preket Papa, simboli i Krishterimit, simboli i Paqes. Eshte luajtur dhe tallur ne kohen e Enver Hoxhes padrejtesisht deri tek prifti apo librat fetar, por kurrsesi nuk eshte arrritur deri tek Papa. Nje sakrilegj te tille nuk e kane bere as talebanet. Nje gje duhet sqaruar. Reagimi i stafit te gazetes "Koha Jone" do te ishte i tille edhe nese prekeshin simbolet e myslimanizmit, te ortodokseve, apo komuniteteve te tjera fetare.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-12-2002
    Vendndodhja
    Shqipri
    Postime
    128
    te falenderojme Zotin qe presidentin e kemi kristjan dhe kryeministrin ortodoks
    se do na kishin akuzuar per vend terorist dhe do kishim patur fatin e afganistanit

  3. #3
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    E pse mos te behet humor ne llogari te Papes?!
    Ne nje shoqeri demokratike as qe do te duhoj te komentohet kjo.

    Njejte duhet te mundet te behet humor edhe ne llogari te personaliteteve fetare te tjera besimeve.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    reagimi

    "Iliria e para" ti e dhe pėrgjigjen se si duhet tė reagojnė tė krishterėt nė rastin nė fjalė.
    Jam kurreshtar tė di ēfarė mendojnė besimtarėt muslimanė si duhet tė reagojnė tė krishterėt nė kėtė rast? (Gjithėsesi, askėnd nuk po e detyroj tė mė pėrgjigjet).

    Miqėsisht!
    IHS

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-12-2002
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    14
    Ore cfare shkruani ore te uruar qenka shkuar zotria qe paska shkruar shkrimin e pare. Qenka prekur papa, turp i qofte qe qenka prekur PAPA. Pse nuk preket PAPA kur vriten PALESTINEZE te pafajshem, edhe te beje sa here qe vriten nga 3 a 4 te shkruaje nga nje note proteste, qeverise IZRAELITE, por gjeti kohen te shkruaje "note proteste" ndaj nje SKECI TELEVIZIV. Madje atij duhet ti ishte bere qejfi qe begenisen diku ta imitonin.
    SIkur cdo kush tu conte edhe te thonte "per mua mos flisni edhe mos me imitoni e mos beni shaka" ju siguroj qe pas 3 ditesh ne do te flisnim per veten edhe me veten. Sikur cdo kush te ngreje nga nje "mur" per te mbrojtur "dike", shume shpejt do ta shikoje gjithsekush veten te izoluar.Kete doni ??
    Ju faleminderit shume

  6. #6
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Maringlenor i nderum!

    Ate qe ne nuk kuptojme qe nuk e kuptojme sot e mot, eshte se ne shqiptaret ne vecanti jemi shume te shpejt ne adoptimin e lirise edhe te se drejtes ne kuptimin me degjenerues te fjales, ose ne te kundert, mohimin e saj ne permasat me ekstreme. Keto jane fakte historike qe nje njeri normal nuk i mohon dot.

    Une kam mendu gjithnje se diten qe shqiptarit do ti vije ai nivel i te kuptuarit te edhe te parit te zhulit ne te ciln zhgerryhet prej kohesh, atehere kjo do te ish dita e madhe e clirimit.

    Ne asnjehere nuk ekmi qene as ideatore, as krijues, as si kemi dhene dum jetes, por gjithnje kemi imituar ne menyrat me false ate qe te tjeret kane bere. Edhe kur kopjojme ne, gezojme si jevgjitet, ne kuptimin me negativ te kesaj fjale.

    Mos ishim ne ideatore te komunizmit? E megjithate, edhe pse vetem kopjuesa banale, ishim zbatuesit me degjenerues te tij!

    A mos e permbytem ne sistemin komunist? E megjithate, edhe pse u permbys per inerci, ne "e beme" kete ne format me degraduese nga te gjithe!

    A mos ne ishim ata qe e kuptuan se cdo te thote te qenit i lire ne humor? E megjithate, ne jemi po ashtu degjeneruesit e saj?

    Pa shih pak, une Klodi, kur guxoj te prek idhujt demoniake si Enveri, me pervishen shume se jam duke u talle me te vdekurit (sa qesharake!!!)! Ka distancime idiotash, madje e quajne edhe perversitet!
    Ndersa Personaliteti qe Theu Komunizmin......shume i nderuari papa Joani Pal i dyte, qe ka tregu figuren e nje drejtusi shembell te Krishterimit, qe ka dite te fale atentatore, qe ka theksu esencen e domosdoshmerise se moralit ne kete shekull.....TALLET! Po nga KUSH?
    E tha mire, nje parafoles musliman, se shyqyr qe nuk jane presidenti edhe kryemisnistri musliman, se kush e di cdo bente vaki!
    Mos harroni, Moisi partizanin me shoke.....Humor i tipit revista Hosteni...

    More po ju nuk e dini gje se , te pakten keshtu e di une, Moisite e kavajes jane cifute..kete e shpjegon fare mire tipi i intelektit te Aleksander Moisiut! Por nejse se kjo nuk eshte tema.


    Zhuli i degjenerimit neper qarqet shqiptare gezon, tallet edhe feston ende si endacaket e pavlere!

    Zoti e bekofte papa Joan Pali i dyte....

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Stamboll
    Postime
    115
    Maringlenor i nderum!

    Ate qe ne nuk kuptojme qe nuk e kuptojme sot e mot, eshte se ne shqiptaret ne vecanti jemi shume te shpejt ne adoptimin e lirise edhe te se drejtes ne kuptimin me degjenerues te fjales, ose ne te kundert, mohimin e saj ne permasat me ekstreme. Keto jane fakte historike qe nje njeri normal nuk i mohon dot.

    Une kam mendu gjithnje se diten qe shqiptarit do ti vije ai nivel i te kuptuarit te edhe te parit te zhulit ne te ciln zhgerryhet prej kohesh, atehere kjo do te ish dita e madhe e clirimit.

    Ne asnjehere nuk ekmi qene as ideatore, as krijues, as si kemi dhene dum jetes, por gjithnje kemi imituar ne menyrat me false ate qe te tjeret kane bere. Edhe kur kopjojme ne, gezojme si jevgjitet, ne kuptimin me negativ te kesaj fjale.

    Mos ishim ne ideatore te komunizmit? E megjithate, edhe pse vetem kopjuesa banale, ishim zbatuesit me degjenerues te tij!

    A mos e permbytem ne sistemin komunist? E megjithate, edhe pse u permbys per inerci, ne "e beme" kete ne format me degraduese nga te gjithe!

    A mos ne ishim ata qe e kuptuan se cdo te thote te qenit i lire ne humor? E megjithate, ne jemi po ashtu degjeneruesit e saj?
    Jam plotesisht dakort me ty. Ne vertet qe s'dime t'i trajtojme vlerat si vlera por i degjenerojme ato. Nuk arrijme ta konceptojme lirine ashtu siē eshte pra ne rradhe te pare si respektim i te drejtave te te tjereve dhe si formim i vetedijes per pergjegjesite qe kemi si individe. Nga nje gjendje roberie te skajshme kaluam ne ekstremin tjeter duke "thyer tabu" e duke mos njohur asnje cak por harruam se ajo "liri" absolute qe ne e ngrejme lart eshte nje roberi akoma me e keqe nga ajo komuniste. Harruam se jeta shoqerore, edhe ajo individuale, ngrihet mbi vlera universale te paprekshme ose tabu siē i qujne me nenēmim "intelektualet" tane te cileve nuk u shkon mendja se edhe ajo qe garanton juridikisht te drejten per jeten dhe pronen e tyre jane tabute te cilat ndalojne vjedhjen dhe vrasjen.

    Dua te theksoj qe mua, si besimtar musliman s'me ka prekur aspak tallja e Papes madje po ta kisha pare skeēin ndoshta edhe do te me vinte mire por duke perdorur arsyen nuk mund te pajtohem kurre me kete gje aq me pak me apologjine qe u bene humoristeve intelektualet tane. Mendoj gjithashtu se nuk eshte ēeshtja te meritat dhe virtytet e Papes. Ēeshtja eshte se ai eshte nje personalitet i shenjte ne syte e nje pjese te konsiderueshme njerezish dhe me diēka te shenjte nuk mund te tallet por ndaj saj mund te behet kritike. Mendoj se problemi duhet te shihet nga ky kendveshtrim gje qe nuk para e kam hasur ne artikujt e ndryshem te ketyre diteve. Theksohet ne to karakteri i Papes dhe virtytet e tij por kjo eshte nje ēeshtje subjektive dhe si rrjedhim e paqendrueshme si dhe nuk prek problemin e vertete pra keqinterpretimin e lirive dhe vlerave ne shoqerine tone, problem ky i cili mbetet ekzistent edhe sikur t'i kerkohet falje Papes dhe komunitetit katolik ne Shqiperi dhe qe edhe ne te ardhmen duket se do te shkaktoje incidente te tilla.
    What is it that we're waiting for?
    Looking forward to, preparing for?
    Life kicks us in the teeth
    Yet something makes us crawl back for more

    Blood and tears upon the altars of our lives we shed
    Blood and tears until the sweet release we share in death
    Hours like days, weeks feel like years
    Decades of Tears
    Yet somehow everything seems so worthwhile
    For a moment

  8. #8
    Anėtar Maska e GRESI30
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    80
    Une nuk e kam pare humorin qe kane bere edhe nuk e di se per cfare e kane imituar. Mesa di une PAP vuan nga Parkinsoni( ne mos gaboj te njejten semundje sikurse edhe MUAHMED ALI).Edhe ne moshe eshte shume i vjeter. Me te thene te drejten jam per liri ne kuptimin e vertete te fjales liri , pa fyer e lozur me fatkeqesine e tjetrit. Ne cdo vend te botes, satirizohet me personazhet publike. Madje deri sa kalojne ne ekstreme. Tani, mbaj mend nje kengetare irlandeze, doli hapur para disa vitesh kunder PAPES duke grisur foton e tij ne publik( nuk ja mbaj mend emrin , por ka qene nje vajze me floke te shkurter) Pati reagime ndaj ketij xhesti , por per kete gje nuk u akuzua televizioni , qe e transmetoi por u akuzua ajo vete. Do te thote qe per shfaqjen ne TV packa se shteterore, nuk ka pse te akuzohet televizioni si islamik, e ku e di une, por vete autoret e komedianet. Ne kemi vuajtur tere jeten per pasijen e nje televizioni te njeanshem edhe qe nuk pasqyron drejte faktet. Te censuronte nje dicka te tille do te prekte lirine e fjales. TV transmetoi edhe per kete duhet te pergezohet. Sikur TV te mos kishte transmetuar dicka te tille, atehere edhe Zoteria ne fjale qe ka shkruar shkrimin e pare, nuk do ta kishte marre vesh se ishte SULMUAR PAPA, edhe nuk do te ishte munduar shume per te dale ne KONKLUZIONIN qe TV SHTETERORE SHQIPTARE QENKA ISLAMIKE. Madje disa femije kalojne edhe ne ate ekstrem sa urojne edhe i gezohen faktit qe KRYEMINISTRI edhe PRESIDENTI nuk qenkan MUSLYMAN. Qe kur shqiptaret po na u ndakan ne MUSLYMAN edhe te KRISHTERE? Apo qe pas 11 shtatorit edhe GJUETISE SE SHTRIGAVE ju kane kapur ethet e ISLAMIZMIT? Behuni me tolerant edhe mos kaloni ne ekstreme. PAPA eshte figure e nje BESIMI FETAR , por ai eshte njeri. AI fali MUSLYMANIN qe i qelloi per ta vrare , edhe ju po doni te "vrisni" TV qe transmetoi humor ku ai IMITOHEJ. Ju lutem me te matur, edhe boll ju lutem me ISLAMIZMA e KATOLIZMA, se kuptoj se kush i fryen ketij KAVALLI, kujt i intereson.
    Ja kalofshi sa me mire edhe paqe ishalla ne ZEMRAT edhe SHPIRTIN TUAJ- edhe sa me teper femra ne jeten reale(urim per meshkujt ky)
    MOS DEGJONI KISHA E XHAMIJA FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA

  9. #9
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Mendoj se edhe kjo ka pas nje qellim, edhe nje here te percajne shqiptaret e mjere.
    Nga papa po kercejme tek Palestina e
    Po ckemi ne me keto?
    A nuk kemi mjaft hallet tona?

    E per ty qe jau qan hallin palestinezeve, mos harro se ke shqiptare ne pozite edhe me te keqe ne 5 shtete ballkanike.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  10. #10
    Perjashtuar Maska e {Princi}
    Anėtarėsuar
    27-10-2002
    Vendndodhja
    Buried Alive
    Postime
    266
    lejeni popullin te argetohet aman...na u preket ju se u imitu papa...tek "strichia la notizzia" papa eshte bo objekt argetimi ju akoma te ura....liderin e iranit ..ajatollah khomeini ngelen tu e bo lolo ne tv edhe ne internet edhe ju qaheni se ju preken papen....
    thoni pra qe ky popull srro dot pa censure qofte kjo politike apo fetare.....ksaj i thone fshati dighet..lavirja krihet...
    shqiptaret skan buke me honger edhe skan drita parlamenti merret me punen e te kerkuarit apo jo falje papes....mbarojeni pra kerkojini falje edhe filloni merruni me drita ujin apo ku ta di un se u bo deti kos...i kemi maru hallet e tjera edhe na ka ngel pa i kerku falje papes...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •