Glauk Konjufca

Mė nė fund, shefi i UNMIK-ut qė nuk
shkoi, Lamberto Zannier-i, e tha nė
mėnyrė fort tė drejtpėrdrejtė atė qė
politikanėt tanė gjithnjė e fshehin
paturpėsisht: do tė ketė njė proces
tjetėr negociator me Serbinė. Kjo ėshtė
diēka qė e kemi paraparė mu nė
momentin qė Kosovės iu imponua
Plani i Ahtisaarit nė vend tė vetėvendosjes.
Jorastėsisht kemi kėrkuar
referendum pa kusht pėr shtetin dhe
shoqėrinė qė duam ta gėzojmė:
referendumi e fuqizon popullin politikisht,
ndėrkohė qė zgjidhjen e bėn tė
pandikueshme nga politikanėt, tė cilėt
mund ta shesin atė nė ēdo ēast. Kur
zgjidhja i pėrket referendumit, ēfarėdo
ndryshimi e kthen zgjidhjen sėrish nė
popull, e kjo e bėn popullin arbitėr
absolut tė zgjidhjes. Por, jo. Kosovės
qėllimisht iu gjet njė zgjidhje e padrejtė
pėr tė cilėn nuk u pyet askush pėrveē
politikanėve. Vetėm kėshtu ndryshimi
dhe pėrketėsimi i Planit tė Ahtisaarit
sėrisht nuk do tė ketė nevojė pėr
askėnd pėrveē politikanėve tanė
gjithnjė nė gjendje tė lartė gatishmėrie
pėr t’i thėnė PO ēfarėdo negociatash
me Serbinė pėr tė cilat ėshtė i
disponuar UNMIK-u. Dhe, sipas tė
gjitha gjasave e krejt idnikatorėve, njė
gjė e tillė do tė ndodh.
Pak para se Kuvendi ta shpallte Planin
e Ahtisaarit mė 17 shkurt, nė reagimet
tona ne bėnim tė ditur se shpallja e
pavarėsisė sė Ahtisaarit duke e lėnė
tėrėsisht tė paprekur kontrollin qė ka
Serbia mbi territoret e banuara me
serbė brenda Kosovės do tė ēojė nė
thellim tė ndarje ekzistuese etnike,
mobilizimin e strukturave paralele,
padėgjueshmėri, rebelime, trazira, dhe
krejt kjo me qėllim tė nxitjes sė njė
procesi tė ardhshėm negociator. Duket
sikur Serbia e ka kuptuar shumė mirė
qė bashkėsia ndėrkombėtare e ka
konceptuar pavarėsinė e Ahtisaarit si
shkop tė fuqishėm, i cili domosdo
duhet pasuar me karrotėn si parakusht
i shpėtimit tė bashkėsisė ndėrkombėtare
nga ”kompleksi i fajėsisė”
pėr dėnimin e Serbisė. Kjo karrotė do
tė jetė hapja e negociatave pėr
statusin e territoreve tė banuara me
serbė brenda Kosovės. Zannier-i e tha
shumė hapur kėtė gjė nė intervistėn e
tij bombastike nė tė pėrditshmen Koha
Ditore. Jorastėsisht negociatat do tė
bėhen me Serbinė: ėshtė ajo qė i
kontrollon kėto territore. Tė mos
harrojmė qė pėr statusin e Republikės
Serbe nė Bosnje kryenegociator ishte
Milosheviqi, jo Karaxhiqi, as Mladiqi.
Bile Milosheviqi ėshtė edhe nėnshkrues
i Dayton-it. Nė po kėtė
mėnyrė, Boris Tadiqi do tė jetė pala
negociatore me tė cilin politikanėt e
Kosovės si delegatė tė UNMIK-ut do tė
bisedojnė pėr riorganizimin territorial tė
Kosovės. Duke e kuptuar afrimin e
kohės pėr karrotėn qė po vjen, vetė
Serbia ėshtė mobilizuar dukshėm qė
preja tė jetė sa mė e majme. Zėnia e
kriminelit tė luftės dhe kryearkitetktit
politik tė gjenocidit kundėr boshnjakėve,
Radovan Karaxhiqit, dhe
ekstradimi i tij nė Hagė, nuk ėshtė
asgjė tjetėr veēse pjesė e kėtij skenari.
Dhe sėrish po e njėjta lozje e rolit tė
viktimės – tash Serbia po do tė tregojė
qė pėrderisa ajo po i pėrmbush tė
gjitha kushtet pėr pranim nė BE, prej tė
cilave mė e rėndėsishmja kapja e
kriminelėve tė luftės, ėshtė bashkėsia
ndėrkombėtare qė po ia vendos pėr
kusht integrimi Kosovėn si ēėshtje.
Sė pari UNMIK-u e ka ndarė Kosovėn
territorialisht. Neve na ka sunduar
vetė, serbėt ia ka lėnė Serbisė. E ka
toleruar kėtė tė fundit ta konsolidojė
kontrollin e saj shtetėror mbi serbėt
dhe territoret ku ata jetojnė. Pas
shpalljes sė pavarėsisė ky kontroll veē
sa ėshtė shtuar (gjykatat nė veri,
doganat, mbajtja e zgjedhjeve tė
Serbisė, kuvendet paralele komunale,
kuvendi qendror i serbėve tė Kosovės...).
Na mashtruan qė puna e
doganave tė djegura nuk do tė ketė
kurrfarė rrjedhoja, kurse tash na thonė
qė doganat do tė jenė ēėshtje
negociatash me Serbinė qė i dogji ato.
Fillimisht na gėnjyen qė zgjedhjet e
Serbisė janė pa kurrfarė ndikimi, kurse
sot po na bėhet e ditur qė krerėt
politikė me tė cilėt do tė bisedojė
bashkėsia ndėrkombėtare janė pikėrishst
ata qė dolėn nga kėto zgjedhje.
Nė po tė njėjtėn mėnyrė do tė na e
arsyetojnė krijimin e entitetit tė Serbisė
brenda Kosovės. Ai entitet po krijohet
dalėngadalė, kurse politikanėt tanė po
na flasin pėr njohje tė reja. Ky entitet
po i vizaton kufijtė e ardhshėm,
kryeministri po na flet pėr pasaporta.
Krijesa e Serbisė, pas kėtyre negociatave,
po rrezikon tė bėhet element
shtetformues i Kosovės, kurse politikanėt
tanė fodull me njė fytyrė sa tė
pashqetėsuar aq edhe shpėrfillėse, na
pėrrallosin pėr negociata normale mes
dy shteteve fqinje me marrėdhėnie tė
mira! Kur tė na i zyrtarizojnė kufijtė e
brendshėm, ata do tė krrokasin pėr
qėndrueshmėrinė e kufijve tė jashtėm.
Por, sikur tė mos i mjaftonte krejt kjo
gjė, UNMIK-u po mbetet edhe mė tutje
nė Kosovė. Pasi dėshtuan pėrpjekjet e
bashkėsisė ndėrkombėtare pėr t’i
dhėnė Planit tė Ahtisaarit njė legalizim
globalisht tė qėndrueshėm nėpėrmjet
njė rezolute tė OKB-sė qė do ta
zėvendėsonte tė pėrjetshmen 1244,
pėrpjekja ėshtė orientuar drejt futjes
sė misionit tė ardhshėm evropian nėn
ombrellėn e UNMIK-ut (OKB-sė). Nė
fakt, ėshtė krejt gabim tė thuhet qė
UNMIK-u po “rikonfigurohet”. Ai qė po
“rikonfigurohet” ėshtė pikėrisht
ICO/EULEX-i. UNMIK-u do tė qėndrojė
si autoritet, duke ia bartur njė
pjesė tė kompetencave tė veta
ICO/EULEX-it. Kurse ai qė po
ndryshon rrėnjėsisht nga misioni dhe
funksioni origjinal e fillestar ėshtė
misioni evropian.

Paraqet : Sabri Selmani , Gjermani