Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283

    Funerali falas

    Funerali falas

    Paraqet,Sabri Selmani


    TMK-ja ėshtė mbase rrėfimi mė i dhimbshėm i Kosovės sė pasluftės. Gjithmonė ishte institucioni me pėrkrahjen mė tė madhe tė popullatės, ndėrkohė qė po venitej dhe tretej pakthyeshėm. Gjatė tetė viteteve tė shkuara shumė pjesėtarė tė TMK-sė i suspenduan, arrestuan dhe dėnuan pėr shkak se nuk ishin tė pėrshtatshėm pėr regjimin e UNMIK-ut
    i cili vazhdimisht e ka pėrdorur gjyqėsorin pėr disiplinim politik. Pa marrė parasysh goditjet e shumta, si trashėgimtare e UĒK-sė dhe si paraardhėse e ushtrisė sė Kosovės,
    TMK-ja ishte gjithmonė e padiskutueshme nga tė gjithė. Respekti i madh pėr tė kaluarėn dhe tė ardhmen e saj e bėnte superiore nė tė tashmen e saj, tė pakrahasueshme me institucionet e tjera politike a jopolitike. Madje, TMK-nė e lavdėronte edhe UNMIK-u qė e luftonte: natyrisht, jo pėr tė njėjtat arsye pėr tė cilat populli e donte, por pėr pėrmbushjen e standardit tė tetė tė disenjuar nga kabineti i PSSP-sė sė atėhershėm, Michael Steiner. TMK-ja kishte pėrmbushur me sukses standardin e tetė si asnjė institucion tjetėr. Shpėrblimi pėr kėtė i erdhi asaj i formuluar nė Planin e Ahtisaarit: shpėrbėrje e TMK-sė! Nisėn zėrat kundėrshtues pėrfshirė kėtu edhe kryeministrin e ardhur nga TMK-ja, Agim Ēekun, dhe kjo gjė u ndryshua: nga shpėrbėrje e TMK-sė
    nė shuarje tė TMK-sė!

    Kosova e Ahtisaarit nuk do tė ketė ushtri por vetėm njė xhandarmėri me 2.500 pjesėtarė tė zgjedhur me konkurs, me armatim tė lehtė e pa rekrutim, nėn kontroll tė NATO-s e pa
    artileri dhe aviacion. Kjo xhandarmėri qė do tė quhet Forcat e Sigurisė sė Kosovės (FSK) do tė jetė shumė herė mė e dobėt se policia dhe nuk do tė jetė nė gjendje tė mbrojė veten nga ndonjė sulm a agresion e lėre mė Kosovėn e popullin e saj. UNMIK-u
    aktualisht ndodhet nė fazėn e menaxhimit tė shuarjes sė TMK-sė. Pėr kėrė qėllim, me 23 qershor 2008, Gjeneral majori i UNMIK-ut i ngarkuar me detyrėn e Koordinatorit pėr TMKnė, Nick Caplin, i dėrgoi njė letėr Komandantit tė TMK-sė, Gjeneral kolonel Sylejman Selimit, duke ia pėrkujtuar atij Nenin 6 tė Ligjit pėr shpėrbėrjen e TMK-sė (sėrish shpėrbėrje, megjithatė!) i cili thotė me sa vijon: “Pas hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji, pjesėtarėt e TMK-sė tė cilėt e lėnė TMK-nė para demobilizimit me qėllim tė kėrkimit tė ndonjė punėsimi alternativ, do ta ruajnė tė drejtėn pėr tė marrė benificione tė tilla sikur u
    takojnė edhe pjesėtarėve tė tjerė tė TMK-sė.” Aty thuhet edhe qė: “Duke pasur parasysh kėtė dispozitė, pjesėtarėt e TMK-sė mund tė aplikojnė tashti pėr ta lėshuar TMK-nė
    mirėpo ata prapė do ta ruajnė tė drejtėn pėr pension.” Pėrveē qė herė mendon ta shuajė e herė ta shpėrbėjė TMK-nė, UNMIK-u dėshiron bashkėpunimin maksimal tė TMK-sė nė kėtė ndėrmarrje. Pra, ata nė fakt duan qė TMK-ja ngadal por sigurt ta shuajė veten. UNMIK-u nuk do qė t’i pėrlyejė shumė duart me kėtė gjė. UNMIK-u do qė tė marrė
    vendime kundėr TMK-sė, zbatimin e tė cilave TMK-ja ose do ta bėnte vetė ose do ta lehtėsonte njė gjė tė tillė. Pasi qė e shpėrblyen TMK-nė me shuarje pas pėrbushjes sė standardit tė tetė tash duan t’i shpėrblejnė individualisht pjesėtarėt e saj nėse e nisin shuarjen e TMK-sė mė herėt se qė ėshtė paraparė. Nė mėnyrė qė tė mos i demobilizojnė pėrnjėherėsh shumė pjesėtarė tė TMK-sė, UNMIK-u i inkurajon ata qė kėtė ata ta bėjnė
    individualisht qysh tash. Kjo i bie njėsoj sikur vrasėsi t’i thotė viktimės sė tij para se ta vrasė qė nėse viktima bėn vetėvrasje (dhe kėsisoj e kursen vrasėsin nga mundimet e vrasjes) atėherė viktima do tė shpėrblehet me funeral falas.
    Transformimin e UĒK-sė nė TMK dhe socializimin e pjesėtarėve tė UĒK-sė e pat asistuar Organizata Ndėrkombėtare pėr Migracion (IOM). Provoni t’ia qėlloni se kush do tė asistojė nė shuarjen e TMK-sė dhe socializimin e pjesėtarėve tė saj tash pas nėntė
    vjetėve? E po mirė e qėlluat, sėrish IOM-i, ama nuk ishte e vėshtirė, apo jo? Tė transformuarit pėrsėri transformohen, jo edhe transformuesi. Pas sistemimit vjen risistemimi. Sistemi ėshtė po ai.

    Nga TMK-ja e shuar as 10% tė ishpjesėtarėve tė saj nuk do tė bėjnė pjesė nė FSK, me ē’rast ata do tė jenė aty vetėm edhe pėr dy vitet nė vijim. Sigurisht qė kėtu do tė hyjnė
    komandantėt e zonave dhe ata me grada tė larta kurse pėr tė tjerėt do tė kujdeset IOM-i qė tė socializohen dhe tė mos bėjnė shumė zhurmė. Mbase nuk e kanė aq vėshtirė tash kur debati kryesor ndėrmjet pjesėtarėve tė TMK-sė ėshtė bėrė lartėsia e ultė e
    pensioneve. Fundja, kjo ėshtė veēse edhe njė simpotė tjetėr e ēėshtjes sė njėjtė: kompensimit pėr shpenzimet e funeralit.


    Prishtinė, 20 korrik 2008
    Albin Kurti

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Marnhac: Forca e re e sigurisė, forcė civile

    Marnhac: Forca e re e sigurisė, forcė civile

    Komandanti i trupave paqeruajtėse nė Kosovė, gjenerali Xavier Bout de Marnhac, nė njė intervistė pėr BBC ka thėnė se forca e re e sigurisė nė Kosovė, pas transformimit tė TMK-sė, do tė jetė njė njėsi pėr mbrojtje civile.

    Ai tha se kjo forcė do tė ketė pėrgjegjėsi qė tė pėrballet me katastrofat e rėnda, siē janė tėrmetet, vėrshimet ose zjarret qė mund tė kėrcėnojnė Kosovėn.

    Gjenerali de Marnhac tha se forca e re e sigurisė do tė jetė shumėkombėshe, ashtu siē pretendojnė, sipas tij, tė bėhen edhe institucionet kosovare nė tė ardhmen.

    Sipas tij, strukturat paralele nė veri tė Kosovės, janė pjesė e mjedisit politik qė nuk ėshtė stabilizuar ende. Ai tha se kompletimi i mjedisit politik do tė ndihmojė nė konsolidimin e qėndrueshmėrisė dhe tė sigurisė. /bbc/

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    albini eshte nje demagog.. i llojit demaci e qose.. qe kosoves nuk i duhet as dje as sot as neser..

    ne cdo fjali te tij gjen genjeshtra.

    asnje pjestar i tmk-se.. nuk eshte arrestuar me akuzen se ty or shoq po te arrestojme se je pjestar i tmk-se..
    asnji ish pjestar i uck-se nuk eshte arrestuar me akuzen se.. ty or shoki po te arrestojm se ke qen pjestar i uck-se..

    te gjithe ata qe jan arrestuar.. e qe kan qene pjestar ne tmk a ish uck. .. jan arrestuar sepse ka pasur fakte te renda mbi ta se kan marre pjese ne vrasje te popullates shqiptare e te figurave te njohura atdhetare.. gjithashtu shqiptare..
    e megjithate.. shumica e tyre i kan shpetuar denimeve e sot i ke neper grand e rogner tuj shit callem..

    albini me kohe e ka treguar se i ka perkrah vrasjet..e atdhetareve.. e ne kte linje eshte sikurse ustai i tij demaqi edvini erioni e qosja..

    kosoven e shpetoi nato dhe e mban gjalle nato..

    albini do qe kosova te jet vetem perball ariut rus e cakallit serb..

    kete e duan armiqte e kombit..

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Per Brari....

    Paske mendje te "shendoshe" hde t'a falte zoti....

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 22-04-2009, 23:04
  2. Imzot Gaspėr Thaēi
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-08-2006, 05:18
  3. Qėllohet nga policia i dyshuari pėr terrorist nė Londėr
    Nga BvizioN nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 30-07-2005, 14:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •