Close
Faqja 8 prej 19 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 188
  1. #71
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Artfull nese e kam kuptuar mire ate shkrimin qe solle, aty me shume sillet bashkehecja paralele e inteligjences me materien,sesa krijimi prej idese i botes materiale. Hamendja e konit , nuk eshte as e gabuar e as risi, pasi perhere absolutja ka perbere majen e relativja gjithe pjesen tjeter.
    Ceshtja qe nuk mu duk se sqarohej mire aty, eshte nese zbritet prej absolutes apo shkohet drejt saj ? Nga ana tjeter absolutja me materialen lidhen vetem kur materialja mohon absoluten, keshtu qe si shpjegohet bashkehecja paralele ?
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  2. #72
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    Ideja jone per Zotin nuk e krijon Zotin!
    AI eshte!
    Ai krijon idete tona dhe na jep mundesi te formulojm enje ide rreth tij!
    Ne perpiqemi qe krijojme nje ide sa me te sakte rreth tij dhe rreth krijimit.
    Mos te ngaterrojme idete tona mbi ate qe Ekzistojne me ate qe Ekziston.
    Ekzistojne dhe IDETE dhe MATERIA dhe te dyja i ka krijuar Zoti, kaq eshte pergjigja.

    Me e perpunuar: Zoti krijoi kete bote, MATERIEN dhe krijoi dhe NJeriun me Shpirt (shpirti nuk eshte ide, Shpirti eshte SHPIRT, Krijese e Zotit, mbartes yni ne boten tjeter, ky funksion e shpjegon me qarte se cdo gje tjeter Shpirtin, PRA : mbartesi jone ne boten tjeter) dhe i dha njeriut Trup dhe Mendje , ketu tek mendja futen IDETE qe po debatojme ne. Pra mes te tjereash i dha ide , qe jane mjet per te jetuar ne kete bote, mjet per te njohur MATERIEN dhe per ta manipuluar, perdorur Materien sipas qellimit te tij.
    NJeriu perpiqet te njohe Zotin dhe kete bote duke perdorur idete, mendjen pra, sa me mire, POR tjeter eshte skema qe ai arrin te krijoje dhe tjeter eshte ekzistenca reale e Zotit dhe e krijimit te tij. Pra dhe njehere, nuk kemi asgje ne dore, as krijojme dot ZOT e as krijojme dot Materie apo IDE. Na jane dhene keto te gatshem, ne operojme me to. Idete jane psh. si Sistemi Operativ i nje kompjuteri - kete krahasim e kuptjne hsume vete tani
    Nuk ka kontradikte ne kete krijim, eshte e gjitha perfekte!

    Ideja dhe Materia jane ne harmoni perfekte , jane historia jone njerezore, perpjekja jone per te kuptuar dhe perdorur-shijuar kete krijim, kete materie dhe falenderuar ate qe i krijoi .
    E sqaruar: Materia eshte si nje mase e madhe ekzistence, ta zeme nje Det i madh dhe Idete jane Forma, Koncepte , te gatshme ose te krijuara me ane te logjikes sone (idete e thjeshte baze dhe ide te krijuara me logjike si psh shkencat) pra,
    Deti i madh i materies, dhe Idete tona si Maska ta zeme, si maske uji , qe aq sa na lejon maska aq shikojme ne nga deti. Pra cfare forme te kete maska ate forme ka Objekti qe ne shohim (po e marr formen ketu si perfaqesuese e cdo atributi qe zoteron ajo pjese qe krijohet ) pra nese maska ka forme vezake, objekti ka forme vezake, maska katrore - objekti katror. Nje maske qe dikton atribute te tjera te objektit na jep cilesi (atribute) te tjera, ngjyre, arome etj. Idete jane maskat tona me te cilat ne njohim materien.

    -Pergjigja e pyetjes Ideja apo Materja eshte : Nuk jane ne kontradikte, perkundrazi jane te dyja mjete per te njohur krijimin, cdo gje qe ekziston (metrialen dhe idealen) ndihmojne njera-tjetren, jane mjete tonat per te njohur sa me mire krijimin, kete bote pra.

    -Ne fakt kjo pyetje nuk mundon cdo njeri, mundon shume shume pak njerez, shumica e tyre filozof. Psh besimtaret ( ta zeme ata myslimane meqe ata i njoh me mire se afermi) nuk e kane nje shqetesim te tille fare, shumica flas.

    -Po ideja jashte materies ekziston psh Ideja e Kucedres, por eshte keshtu:
    Te shohesh disa MASKA te ngaterruara prej Maskes tende. (jo det direkt) pra perpunim idesh baze, jo ide e lidhur me materien direkt. kjo do ishte njefare pergjigje.

    -Nuk do likujduar asnjera as tjetra, te dyja bashke e bejne punen, vec e vec jo.

    - Puna eshte te njohim sa me mire kete bote, te nxjerrim nje kuptim rreth kesaj bote dhe te jetojme ne perputhje me kete kuptim.

    pershendetje
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga armandovranari : 29-09-2008 mė 01:08

  3. #73
    ExceLlenCe Maska e LlaCiPaCi
    Anėtarėsuar
    10-01-2004
    Vendndodhja
    InsaNe In The MembranE
    Postime
    895
    Ideja ...apo materia?

    Ideja dhe materia...te 2 e bejne boten kaq perfekte...jeten kaq vitale.

    Nqs vritemi ...materia jone eshte demtuar...dhe "ideja" sic e quani ju eshte dhimbja qe ne ndjejme...lodhja a ku di un se cfare.

    Une nuk i lidh shume me fene...i lidh me jeten qe na eshte dhuruar...dhe ideja ime per jeten nuk eshte shum e qarte....jetojme per te vdekur ...apo vdesim per te jetuar kushedi se cfare me pas...
    * Im a Slow Walker...But i Never Walk BaCk *

  4. #74
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-06-2008
    Vendndodhja
    Prishtine-Kosove
    Postime
    42
    Citim Postuar mė parė nga Hyj-Njeriu Lexo Postimin
    Ideja apo Materia ?

    Kjo ka qene gjithmone nje pyetje qe e ka munduar njeriun. Cfare mendoni per natyren e lidhjes se Idese me Materien ?
    A shkojme domosdoshmerisht drejt fese sapo Ideja lidhet me Shpirtin ?
    A mund te ekzistoje ideja jashte materies?
    Nese pranohet se shpirti ekziston, atehere kemi shpirtin qe pajiset me materie apo materien qe pajiset me shpirtin ?
    A duhet likujduar idealizmi ne favor te materializmit per nje jete me te mire, apo duhet te gjejme nje ekuiliber? A eshte njeriu ne gjendje ta gjeje vete kete ekuiliber ?

    Te gjitha zhurmat qe jane bere nga filozofe te ndryshem se a eshte: Materja, Ideja apo Materializmi jane dogma.
    Dogma per arsye se keto ne fakt jane shkenca ne vetvete te cilat munden te japin nje kontribute ne te ardhmen. Materializmi dhe Hyjnorja-shpirti jane dy bote ne vetvete te cilat jetojn se bashku por pa mundesi njohje ne mes vete.
    Ne Fe jane te njohura ne mes vete, ndersa ne boten jasht Fese jane ne konflikt te vazhdueshem me ambicje dominimi.

    Kete elaborim e bera ne menyre qe ta ilustroj problemin, ta beje te kapshem.

    Nese i pyesim materialistat se si jeton njeriu, do pergjigjen ne baze te shpirtit i cili i jep gjalleri, por ne realitet jasht ketij koncepti nuk e pranojn se ekzistuari.
    Ne librat hyjnor shohim qe Zoti krijoj Ademin-Adamin prej materjes "dheut" dhe ujit, dhe qendroji si statuj derisa u frymezua me shpirt.
    Shohim qe feja siq e thashe me lart i pranon keto dy komponente te cilat rrjedhin nga dy bote te ndara.
    Ndersa materialistat pretendojn qe hyjnorja nuk ekziston dhe nuk duhet te ekzistoj sepse eshte Utopi.
    Ne kohe te ndryshme secili filozof eshte dominuar nga frymat politike te cilat kane dominuar ne ate kohe.
    Komunizmi. Imperializmi. Kapitalizmi jane rryma qe per dominim sa me te leht ndaj nje populli kane perdorur mjete te ndryshme, dhe filozofet gabimtar jane "pre" e tyre.
    Nese mundohemi qe teresisht ta definojm shpirteroren-hyjnoren nuk do mundemi kurre, sepse eshte nje bote qe ne nuk kemi mundesi ta prekim. Imagjinata kalon vetem aty deri ku mendja mund te shkoj. Per at arsye kemi dy lloj imagjinatash. Imagjinaten konstruktive ku mendja ka kaluar dhe njeriu imagjinon komponente te ndryshme, dhe imagjinata destruktive kur njeriu imagjinon diqka ku ato komponente pushojne se ekzistuari.
    Zoti i lartmadherishem thote: " Nese te pyesin ty per shpirtin thuaju ajo eshte qeshtje qe i takon Zotit tend, ndersa juve u eshte dhene fort pak dije."
    D.m.th fort pak dije mbi boten shpirterore.
    Nese mundohemi qe ta konceptojm thenjen qe Zoti nuk flen do te na qitke jasht binarve sepse nuk mundemi ne boten tone te pranojme nje fakt te tille.
    D.m.th ne ne start jemi ne gabim se po mundohemi qe te konceptojme diqka jasht botes sone me shqisa te botes materijale.
    Nese ky ligj nuk ekziston nuk don me thene se nuk ekziston edhe ne boten tjeter, sepse do ishim te pa drejt.
    Me premisa te botes materiale dalim dhe kerkojm arsye ne nje bote ku ekziston teresisht ligj dhe koncept tjeter, kjo nuk eshte ne rregull.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Afrimi_F : 26-11-2008 mė 11:30 Arsyeja: gabime teknike.

  5. #75
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-11-2008
    Vendndodhja
    irraggiungibile
    Postime
    21
    Citim Postuar mė parė nga Hyj-Njeriu Lexo Postimin
    Ideja apo Materia ?
    Pyetje e lashte,askush nuk ka mundur te jape pergjigje bindese!

    Kjo ka qene gjithmone nje pyetje qe e ka munduar njeriun. Cfare mendoni per natyren e lidhjes se Idese me Materien ?
    Jo gjithmone lidhen,kemi materie pa ide...subjektiv ky mendim!
    A shkojme domosdoshmerisht drejt fese sapo Ideja lidhet me Shpirtin ?
    Jo te gjithe shkojne,varet sa racional eshte nje person.
    A mund te ekzistoje ideja jashte materies?
    Nuk mund ta dime,as ti!
    Nese pranohet se shpirti ekziston, atehere kemi shpirtin qe pajiset me materie apo materien qe pajiset me shpirtin ?
    Po pergjigjem me nje pyetje,ēfare eshte shpirti?jep dot nje perkufizim?
    A duhet likujduar idealizmi ne favor te materializmit per nje jete me te mire, apo duhet te gjejme nje ekuiliber?
    Njeriu tenton ta gjeje kte ekuiliber!
    A eshte njeriu ne gjendje ta gjeje vete kete ekuiliber ?
    Eshte relative,kush me shume kush me pak ja arrin,por ekuilibrin perfekt nuk e arrin dot askush!

  6. #76
    Prenku i Dalmatėve
    Anėtarėsuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Nė dritėn fosforike qė lėshojnė varrezat gjatė natės
    Postime
    1,008
    Nėse pohohet qė ideja tė ekzistojė pavarėsisht nga materia, pa egzistencėn e materies, atėherė kjo nėnkupton qė duhet tė ekzistojė ndonjė qenie jo-materiale qė ka inteligjencė, sepse ideja ėshtė njė lloj mendimi. Dhe mendimi mund tė ekzistojė vetėm aty ku ka mendje. Dhe kėto gjėra nuk mund tė verifikohen nga ne, tė paktėn jo sot.

    Kėshtuqė mbetet materia, dhe ligjet e natyrės.

    ketu flitet per diēka tjeter, me shume mundesi jemi thjesht nje eksperiment gjenetik i alieneve, po zoti alieneve cili eshte lind perseri pyetja, kshu qe duhet patjeter te gjejme nje koncept te zotit qe nuk eshte si ai i feve.
    Pse ėshtė e domosdoshme tė gjejmė njė kocept tė zotit?

  7. #77
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Jo gjithmone lidhen,kemi materie pa ide...subjektiv ky mendim!

    Mund te me japesh nje shembull te materies pa ide, keshtu mund te arsyetojme mbi te.

    Jo te gjithe shkojne,varet sa racional eshte nje person.

    Mos valle Platoni apo Kanti ishin irracionale?

    Nuk mund ta dime,as ti!

    Dmth ti mendon se ka materie jashte idese (si e the me lart), por nuk dime per idene jashte materies. Kjo te pozicionon ne llogoren e materialisteve.

    Po pergjigjem me nje pyetje,ēfare eshte shpirti?jep dot nje perkufizim?

    Nese shpirtit i gjendet nje perkufizim, do te thote qe jemi ne gjendje ta vendosim brenda 4 dimensioneve qe njohim e atehere do kishim te benim me materie. Shpirti i perket botes se ideve dhe perkufizimi i behet atje, pasi ne ate bote i jane bere gjithe interpretimet.
    Njesoj si me Zotin, qe duam ta fusim brenda 4 dimensioneve qe njohim, duke harruar se Zoti nuk eshte i perkufizueshem si materie.
    Pyetja ime nenkuptonte, nese pranojme ekzistencen e shpirtit dmth ate ide qe secili prej nesh ka per shpirtin, apo mos do te thuash se ti nuk ke asnje mendim mbi shpirtin ?

    Eshte relative,kush me shume kush me pak ja arrin,por ekuilibrin perfekt nuk e arrin dot askush!

    Ti mendon se cdo njeri eshte ne gjendje te gjeje vete ekuilibrin midis materies dhe idese, ne nje kohe qe eshte perhere pre e instikteve apo racionalitetit ekonomik ?

    Ceshtja eshte se njeriu piken e referimit per tu permiresuar e ka pare perhere tek zbritja e ideve ne toke. Bota e ideve e pranon absoluten ajo e materies kurrsesi, keshtu qe persosmeria meqe ndodhet tek bota e ideve (pasi persosmeria eshte koncept absolutistik), mund te themi se udheheq edhe aktivitetin material e perparimin material te njeriut.
    Koncepti i eksperiences ne dicka lidhet me largimin nga stadi i mosdijes, i profanit per te rrugetuar drejt ekspertit, drejt persosjes.
    Pikerisht duke ndjekur nga pas absoluten ne permiresohemi e duke qene se absolutja i perket botes se ideve, atehere edhe Zoti qe i perket kesaj bote, mund te jete i dobishem ne permiresimin tone,sigurisht jo ne ate material.
    Praktikisht une mendoj se absolutja eshte ndihmese per njeriun, si pika e referimit kurre e kapshme por perhere e deshirueshme.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  8. #78
    geri Maska e geri891
    Anėtarėsuar
    27-10-2008
    Vendndodhja
    durres
    Postime
    38
    me vjen mire qe beni nje bised te tille, te dale nga feja, ideologjive apo nje ideje fikse. por ju po perdorni inteligjencen, arsyejen ne baza te bindjeve, dhe bagazheve qe kini, mua personalisht me ka ndimuar shume, sidomos x files me ka pelqyer me shume. vazhdoni keshtu, se eshte menyra me e mire per te rritur nivelin tuaj, edhe te tjerve, qe vetem e lexojne. ju pershendes. heren tjeter do marre edhe un pjese ne debat. kaloni mire.

  9. #79
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anėtarėsuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    >>> Nje pyetje: Ideja lind ne trup apo ne shpirt?
    La verita' ti rendera' libero!

  10. #80
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar mė parė nga VOLSIV Lexo Postimin
    >>> Nje pyetje: Ideja lind ne trup apo ne shpirt?
    perpara se te pyesesh rilexo postimet ne kete teme,
    me siguri do e gjesh pergjigjen.
    Ketu po diskutohet natyra e materies dhe e idese dhe e shpirtit, nderlidhja mes tyre, etj etj.
    Pyetja jote eshte e gabuar qe ne formulim, koncepti jot mbi shpirtin dhe trupin eshte i ēalet perderisa me doemos kerkon ti ndash.
    Megjithate, rilexoje temen dhe mbase do e gjesh pergjigjen.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga xfiles : 04-11-2009 mė 05:53

Faqja 8 prej 19 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Njeriu eshte e vetmja krijese...
    Nga augusta b nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 07-01-2024, 04:57
  2. Filozofėt, jeta dhe veprat e tyre!
    Nga Davius nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 165
    Postimi i Fundit: 18-03-2011, 08:00
  3. Prezantim i eseve te Emersonit (Self-Reliance)
    Nga wittstar nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-12-2007, 11:20
  4. A besoni nė fundin e botės?
    Nga fisniku-student nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 28-02-2007, 14:24
  5. Tė dhėnat fosile hedhin poshtė evolucionin
    Nga monarku nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 02-11-2006, 10:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •