Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Kush e shkatërroi ushtrinë në vitin 1997 dhe si u rindërtua ajo?

    Kush e shkatërroi ushtrinë në vitin 1997 dhe si u rindërtua ajo?



    (19.08.2008)

    Lexova me kujdes në një të përditshme intervistën e zotit Sabit Brokaj, ishministër i Mbrojtjes në qeverinë socialiste, pas zgjedhjeve të 29 qershorit të vitit. 1997. Jam ndër ata njerëz që ngjarjet e vitit ’97 më gjetën në syrin e ciklonit dhe dashur pa dashur kam qenë dëshmitar okular i mjaft ngjarjeve të dimrit të zi dhe pranverës së kuqe të atij viti



    Lexova me kujdes në një të përditshme intervistën e zotit Sabit Brokaj, ishministër i Mbrojtjes në qeverinë socialiste, pas zgjedhjeve të 29 qershorit të vitit. 1997. Jam ndër ata njerëz që ngjarjet e vitit ’97 më gjetën në syrin e ciklonit dhe dashur pa dashur kam qenë dëshmitar okular i mjaft ngjarjeve të dimrit të zi dhe pranverës së kuqe të atij viti. Ndaj të njejtin mendim me doktor Sabitin,
    përsa i përket qëndrimit të tij lidhur me hapjen e dosjeve për ngjarjet e vitit
    1997. Mendoj ndryshe nga z.Sabit në lidhje me shkaktarët dhe qëndrimin
    ndaj tyre. Përse duhet të hapet dosja e vitit
    1997? Nuk jam optimist dhe nuk mendoj se zbardhja e të vërtetës për vitin ’97 do
    të ndryshojë kushedi çfarë ndërgjegjen e shqiptarëve. Por nuk mund të jem i
    qetë kur është fjala për të vërtetën, kur është fjala për ndërgjegjen e një populli,
    kur ata që e vrasin atdheun vihen në krye të tij dhe me qejf fillojnë avazin nga
    e para. Një nga shkaqet që Shqipëria në mes të Europës, ndodhet në fund të
    Europës, është edhe harresa. Një komb që harron, falsifikon, madje nëpërkëmb
    historinë e tij, nuk është në gjendje të mësojë nga e kaluara, nga gabimet dhe
    sukseset, nga pikat e errëta dhe ato të shkëlqyera të historisë së tij. Dosjet
    duhen hapur për të informuar shqiptarët e rritur dhe ata që do të rriten, për ata që
    e duan sadopak dheun e tyre e që shkojnë ende në kutitë e votimit, se ç’bënë
    politikanët dhe një pjesë e shqiptarëve në vitin ’97, kur Shqipëria jonë digjej
    flakë. Ajo dosje duhet hapur, megjithëse kjo do të thoshte që një grup i madh
    politikanësh të sotëm, t’i thonë lamtumirë politikës në rastin më të mirë.
    Në rastin më të keq, do të thotë që mjaft nga ata të dalin para drejtësisë për veprimet
    e kryera që e çuan Shqipërinë në buzë të greminës, duke i shkaktuar
    dëme të pallogaritshme materiale dhe humbje jo të pakta në njerëz.
    Gjithsesi besoj që doktor Sabiti, e di që ’97-ta, ka një faturë të lemerishme
    morale që ja kalon shumë më tepër asaj materiale. Shumica e shqiptarëve
    e humbën besimin te klasa politike, kur panë se ata njerëz që me qejf të madh
    i vunë qefinit vendit të shqiponjave me po atë qejf të madh ja hoqën qefinin
    dhe e “ringjallën.” Edhe Doktor Sabiti bie në kurthin e shumë, e shumë analistëve
    të ndershëm apo të pandershëm, e ish-ëve, të ndershëm apo të
    pandershëm, e të lavdishmëve të sotëm apo të palavdishmëve të
    djeshëm. Edhe kur ndodh një e keqe e madhe dhe bëhet pa dashje, njeriu
    ndihet fajtor dhe kërkon falje. Thotë: Më falni o njerëz se nuk e dija dhe isha i
    paditur; më falni o njerëz se e bëra për pushtet, se isha makut, budalla, ose
    fundja i poshtër. Mjerisht edhe në intervistën e gjatë të ish-Ministrit të Mbrojtjes
    ka vetëm mburrje dhe ditirambe për veten dhe forcën politike që përfaqëson
    dhe aspak pendesë. Nuk mbetet tjetër veçse presidenti ynë i nderuar të dekorojë
    ata që e shkatërruan, pastaj me qejf e ndërtuan ushtrinë e Shqipërinë.
    Kush e shkatërroi ushtrinë që pastaj e rindërtuan?
    Ja këtu fillon polemika me zotin ishministër.
    Po ta shikojmë problemin në bazë të dokumenteve dhe bëmave të
    atij viti, do të vemë re se një pjesë e mirë e oficerëve të liruar ose të paliruar
    nga reforma, morën pjesë aktive në shkatërrimin e reparteve dhe depove ushtarake.
    Nuk dua të përmend emra sepse këtë do ta bëj së shpejti në librin
    tim “ Vrasës dhe Shpëtimtarë” të plotësuar me dokumente të reja. Por janë
    me dhjetëra e qindra oficerët që braktisën repartet ushtarake dhe po me dhjetëra e qindra ata që i sulmuan ato.
    Asnjë nga ata nuk dha llogari. Shumë, pa ju dridhur qerpiku, pa kërkuar ndjesë
    ashtu si i braktisën, i dogjën apo i lanë të digjen repartet ushtarake, me qejf u
    vunë nën “Kumandën” e Ministrisë së Mbrojtjes për t’i ringritur ato. Dy herë -
    herë mbi flamur nuk mund të betohet oficeri i ushtrisë. Por gabimi i “n”-të ishte
    bërë shumë më parë. Në mars të vitit ’97 parlamenti shqiptar mori një nga
    vendimet më të papritura dhe të “çuditshme”. Me anë të ligjit nr 8189 shpalli
    amnistinë për personat që morën pjesë në rebelimin e fillim marsit ’97. U
    shpallën të pafajshëm gjithë njerëzit që morën pjesë në sulmet mbi depot e
    repartet ushtarake, mbi institucionet e shtetit, mbi komisariatet, duke vrarë
    oficerë e policë në krye të detyrës. Nuk rindërtohej ushtria duke i hequr
    “blunë” dhe duke vendosur të “kuqen” Doktor Sabiti thotë: Mobilizimi i
    kuadrit të oficerëve dhe ushtarakëve e në tërësi morali i popullatës për ta ringritur
    ushtrinë ishte i shkëlqyer.… Kjo ishte një provë e qartë që ky popull ka
    shpirt, ky popull ka mekanizmin e tij të mbijetesës dhe të organizimit..” (Korrieri
    datë 13.08,2008 fq3) Le t’i ndajmë çështjet me sira, si i thonë fjalës.
    E para: Nga dolën këta oficerë patriotë e zulmëmëdhenjtë, që po vdisnin
    nga dashuria për të ringritur ushtrinë shqiptare (ju thoni shtator-tetor, po aty,
    fq3) kur pesë muaj më parë ose ja kishin mbathur, duke braktisur repartet ose i
    kishin sulmuar për t’i shkatërruar ato? Ndoshta e keni për të dytët, ata që sulmuan
    repartet dhe institucionet civile. Kështu duhet të jetë, sepse shumë nga
    ata oficerë që u vunë në krye të ushtrisë (dhe policisë) duke përfshirë edhe Aleks
    Andonin, që u emërua Shef i Shtabit të Përgjithshëm, vinin nga Komitete e
    famshme të Shpëtimit Publik ose emigracioni.
    Theksoj se e kam fjalën për një grup jo të vogël oficerësh ekstremistë,
    që morën pjesë në kryengritjen popullore të armatosur të vitit ‘97
    Shkurt, nëqoftëse Qeveria Demokratike u përpoq të ndërtonte një
    ushtri sa më afër Partisë Demokratike, edhe socialistët nuk bënë gjë tjetër, por
    morën gjithë oficerët e tjerë që ishin dhe kishin në zemër Partinë Socialiste. Në
    të dy rastet u gabua. Safet Zhulali u përpoq të ndërtonte një ushtri jashtë politikës
    por si është shprehur vet ai në thënien e tij të famshme ajo rezultoi:
    Jeshile nga jashtë dhe e kuqe nga brenda. Laj-thaj të gjithë oficerë të Enver
    Hoxhës kishin qenë. Është e vërtetë që ju e ngritët atë ushtri të shpartalluar, e
    futët në kazerma, mblodhët armatimin, filluat mobilizimin e ushtarëve, u rilidhët
    me NATO-n etj, etj. Por unë mendoj se këtë radhë ushtria që u rindërtua ishte
    e kuqe jashtë dhe e kuqe brenda. Ajo kreu me zell detyrat, sepse po i shërbente
    Partisë Socialiste për inat të atyre të tjerëve dmth “të të blunjtëve” të Sali
    Berishës. Si rezultat urrejtja midis shqiptarëve me uniformë, me pikpamje
    të ndryshme politike, edhe në ushtri në mos u shtua, ngeli gati në kufijtë e mëparshëm
    të diktaturës. Ndoshta z. Sabit kishte një shans historik për ta bërë depolitizimin
    e plotë të ushtrisë, por nuk e bëri dot. Nuk mund të them që nuk donte
    apo nuk dinte. Pothuaj mbi gjithë kuadrot ushtarakë të qeverisë Meksi
    kaloi fshesa e hekurt. Shumë gjeneralë, me një vendim prej tre rreshtash,
    të ish-presidentit Mejdani, kur z.Sabit ishte këshilltar ushtarak, dolën në lirim
    pa u dhënë asnjë shpjegim. Kaq e vështirë ishte të viheshin pikat mbi “I” dhe t’i
    kalonin gjyqit ushtarak në rast se kishin vepruar në kundërshtim me ligjet?
    Pothuaj të gjithë ata sot kanë fituar gjyqin me Presidentin e atëhershëm. Dua
    të them se nëqoftëse bëtë shumë mirë riorganizimin e ushtrisë pas rrëmujave,
    duhet edhe ta depolitizonit atë. E dyta fjala popull për një çështje të
    caktuar është e mira të përdoret me kujdes. Fjala popull ndoshta mund të
    përdoret, kur është fjala për vullnetarë. Në përgjithësi populli shkon pas berihajit
    dhe mendoj që nuk është më koha të flitet për popull, kur diskutohet për
    politikë e parti. Ai i varfëri (populli) rezulton një pjesë i ndarë në 50 parti dhe një
    pjesë tjetër që shikon punët e veta. Nuk ka aq entuziazëm sot (i djeshmi ishte
    fals) dhe gatishmëri për të zbatuar dhe dashuruar ligjet e shtetit. Ju nuk kërkuat
    oficerë vullnetarë por njerëz që do paguheshin mjaft mirë, madje që kishin hesape
    për të larë me ata që ishin në kohën e Berishës dhe të Gazidedes. Pra
    u ngrit një ushtri e re me bazë urrejtjen dhe revanshin dhe jo dashurinë për atdheun.
    Mua kështu më rezulton. Vetëm forcimi i ligjit dhe zbatimi i tij njësoj për
    të gjithë e ndërgjegjëson popullin. Kjo është një praktikë botërore e njohur.
    Ligji është ligj Në pjesën e dytë të intervistës thuhet:
    Qëkurse shoqëria njerëzore ka nxjerrë produkt të vetin shtetin dhe ligjin
    padiskutim kushdo që e shkel atë duhet të ndëshkohet…. Fakti që Partia Socialiste
    që erdhi në pushtet nuk zbatoi ligjin … tregoi që ndoshta mendimi i
    liderit të saj, i liderëve të saj, gjykuan që “ meqë e shkelën këta, le të krijojmë
    precedentin e moszbatimit të ligjit se ndoshta do t’i shkelim edhe ne..Korrieri
    14.08.2008” Edhe këtu ndahemi përsa i përket gjykimit të problemit.
    E para: Pas fitores së madhe të korrur nga partia socialiste më 29 qershor
    të atij viti të zi, që u festua me breshëri të pafundme armësh, u bë një
    çmontim i llojit komunist i gjithë administratës civile dhe ushtarake. Çfarë ishin
    pëdëistë apo simpatizantë të PD-së, u hoqën nga puna dhe u zëvendësuan
    me njerëz të PS-së. Nuk flasim për poste politike, por për specialistë dhe
    deri pastruese zyrash e shoferë. Të rinjtë që erdhën e mbushën kryeministrinë,
    ministritë, bashkitë, ushtrinë dhe policinë nuk ishin të gjithë nga soji i
    ndershëm. Kishte nga ata që u kishin vënë zjarrin institucioneve shtetërore, që
    kishin sulmuar apo djegur repartet ushtarake
    dhe komisariatet, kishin vrarë e djegur të gjallë policë dhe oficerë të
    shtetit, kur ishin në krye të detyrës. (Një pjesë po arrestohet kohët e fundit, por
    edhe kjo hallvë e ftohtë duket). Ju e dini shumë mirë që në dyert e Presidencës
    së atëhershme kërkonin të takonin Mejdanin, t’i fuste në ndonjë punë të fisme,
    lloj-lloj njerëzish për arsye se kishin mbajtur 12.7-çin në krahë, se kishin
    djegur me duart e tyre bashkitë, se kishin sulmuar komisariatet, se i kishin
    marrë zvarrë e copëtuar me sëpatë ata të shiku-t, ditët e kiametit të madh, etj
    etj. Kapterët e gardës që kanë shërbyer ato kohë në presidencë, tregojnë me
    dhjetëra histori të tilla, kur këta njerëz dyndeshin dyerve të presidencës,
    kryeministrisë, kuvendit popullor etj etj. PS-ja i mbushi institucionet me shumë
    njerëz të tillë që në fund të fundit kishin sakrifikuar realisht në ditët e “revoltës
    popullore” për të ardhur e majta në pushtet. Në intervistë aludohet për Nanon
    se nuk zbatoi ligjin, se donte që më vonë ta thyente vetë atë. Gjykim i çuditshëm.
    Nano i përket racës së politikanëve aventurierë, por ama mjaft të zgjuar dhe
    që e marrin në sy rrezikun. Në qoftë se do të fillonte të fuste në burg oficerët
    dhe policët apo ministrat dhe nëpunësit e Qeverisë Demokratike, që kishin thyer
    ligjin apo bërë krime sipas jush, atëherë ligji do të vepronte medoemos
    edhe majtas mbi ata që morën urën e zjarrit dhe që përmenda më lart. Do të
    ishte një gjyq i madh, do të ishte një larje e madhe e shpirtit të Shqiptarëve
    E martë, 19 gusht 2008 55 7 FORUM Por këto gjëra ndodhin shpesh në përralla,
    shumë rrallë në shoqërinë njerëzore dhe asnjëherë në Shqipëri. Atëherë
    Nano i ra shkurt dhe la që me atë problem të merrej i vogli Gjinush. Njëkohësisht
    nga ana tjetër ua mbante në xhep biografinë e ’97–ës disave për t’i përdorur
    si thotë populli si kulishë e zagarë. Nano nuk mund të dënonte të vetët prandaj
    nuk zbatoi ligjin në tërësi sepse në veçanti si do e shohim më poshtë e
    zbatoi. E dyta U bënë edhe tentativa për të dënuar shkaktarët e ngjarjeve të vitit
    ’97. Për këtë u ngrit komisioni parlamentar i famshëm “Ngjela,” në përbërje
    të të cilit shumica ishte nga ata që me pushkë majëkrahu sollën fitoren
    e 29 qershorit. Ishte një dështim total dhe i turpshëm. Raporti përfundimtar
    nuk u firmos vetëm nga Avokati. Komisioni i përbërë në shumicë nga
    ish-komunistë dhe donkishotë, i hipi Rosinantit dhe i kërkoi armiqtë dhe
    kriminelët vetëm djathtas. Ligji është i verbër, ligji nuk favorizon palët. Në raportin
    e komisionit “Ngjela,” megjithëse shumë i njëanshëm, duket qartë që
    ligji duhet të veprojë për ngjarjet e ’97- ës në të dy krahët. Ndryshe kurrë nuk
    kanë për t’u zbardhur ato ngjarje të zeza. Çdo palë e majtë apo e djathtë
    që e ka marrë përsipër ta zbardhë, nuk ka mundur vetëm se gjykimi ka qenë i
    njëanshëm. Parlamenti i atëhershëm i përbërë në mbi 70% nga socialistë, u ngrit i gjithi
    (pa opozitën) për të dënuar shikasit dhe Berishën. Madje pati edhe ndonjë deputet
    vlonjat që propozoi që PD-ja të nxirrej jashtë ligjit si parti fashiste. Ju
    thoni: “Unë do të mendoja dhe do të thoja që është përgjegjësi e socialistëve
    ajo dhe jo veprimi i tyre që si të thuash e gëlltiti atë gjendje dhe nuk i qëndroi
    ligjërisht dhe politikisht. Korrieri 14.08.2008 fq3”
    Donte PS-ja, veçanërisht segmentet ekstremiste të saj, donin me çdo
    kusht t’i dënonin Berishën dhe berishianët. Dhe bënë gjithçka që mund të
    bënin, por e vërteta djeg e përvëlon. Te ne çdo qeveri që vjen i do gjykatat e
    prokuroritë pakëz, fare pakëz, nga ana e vet dhe dihet si shkojnë këto punë kur
    gjykatat mbushen me militantë. Por ne që ishim dëshmitarë të atyre
    ngjarjeve ja kemi borxh shqiptarëve të themi të vërtetën, meqenëse vendosja
    e drejtësisë nuk varet në dorën tonë. Duhet të themi të vërtetën dhe
    këtë duhet ta bëjmë me çdo çmim. Paskëtaj vijnë miqtë, madje edhe partitë.
    Të dy palët janë fajtorë për ngjarjet tragjike të vitit 1997. Le të përpiqemi
    e të shpresojmë që të zbardhet e vërteta. Gjykimi kategorik se ka vetëm një
    fajtor dhe ky është Shiku dhe Berisha, e fsheh të vërtetën dhe mbron ekstremistët
    e majtë që në vitin ’97, bënë atë që e dinë të gjithë. I kam parë me
    sytë e mi ekstremistët e majtë, se ç’janë në gjendje të bëjnë, kur u vinin
    flakën institucioneve, edhe kur ma kanë vënë revolen në kokë se isha
    me Berishën, ashtu si i ka parë ishministri të djathtët, kur e arrestuan ditët
    e revoltave. Por me keqardhje në rreshtat e intervistës vihet re se krahas
    kërkesës për zbatimin e ligjit ka ende urrejtje për atë palën tjetër.
    Kundërshtari politik nuk është armik. Tjetër gjë është ligji dhe tjetër gjë urrejtja.
    Ka urrejtje në atë intervistë dhe kjo gjë është e trishtueshme.
    Jam dakord kur thuhet: ”Asnjëherë nuk duhet harruar sepse ndryshe
    përsëriten ngjarjet dhe gabimet e mëdha… “ E përsëris, jam plotësisht
    dakord, por edhe duhet të falim midis shqiptarëve. Sepse midis atyre që gabuan në ato ditë, ka dhe shumë që
    duhen falur. E pamë ku na çoi urrejtja klasore e diktaturës. Ne duhet të flasim
    e të kërkojmë zbatimin e ligjit dhe vendosjen
    e një shteti ligjor, por jo të shtojmë e kultivojmë ende urrejtjen midis
    shqiptarëve. Kjo ishte arsyeja tjetër veç asaj për të thënë të vërtetën, që shkrova
    këto radhë apo bëra këtë replikë, siç thonë politikanët tanë në parlament.

    Nga Gëzim Zilja

    55

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Futja kot o brar dhe hap kutine e pandores.
    Se ate 97 se beri as Saliu as Fatosi.
    Ata qene lojtare te nje skeme antishqiptare dhe qe te dy paten detyrat e veta si pjestare te kesaj loje.
    Saliu pati detyre te ngrinte veriun kunder jugut fatosi pati detyre te armatoste jugun.
    Qe te dy bene lojen e Grekut, Serbise dhe Italise.
    Tani kane dale ne skene gjithe te vertetat.
    Me vjen keq qe te ka nglur ora ne 91.

  3. #3
    ..She is so cute... Maska e jessi89
    Anëtarësuar
    25-08-2003
    Postime
    955
    Po te gjitha keto i thote Gezim Zilja ,e jo Brari apo jo?
    Wild and crazy can't be lazy

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e marolsi
    Anëtarësuar
    14-11-2006
    Postime
    186
    Pse thoni ashtu , nje dite te gjitha do gjykohen , panvaresisht se tani nuk ka shtet por nuk ka per te qene gjithmone anarki.

    Ju pershendes.
    Ne Tirone.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    un or juan akoma nuk e kam lexuar cthot zilja i flamurtarit.. por mbasi ta lexoj neser do jap mendimet..
    ti ja fut kot juan sepse nuk te leverdis e verteta..
    je vet ne ato ujra te atyre qe ben 97-te e qe jane te njejtet qe ben gerdecin..
    si ather si tani kan nje qellim te rrezojne demokracine e te instalojne regjimin e hurit litarit zjarrit e masakrave..
    zabiti eshte nje nga ata..
    dhe zjarret qe plasin an e kend.. nuk jan pun barinjsh por pun celulash enveriste meto gjinushiste arapo erion brace edvin mjafto mustafonano malltezo alba anil basho- braho iste..
    te cilve u jan shtuar dhe tak ngjelistet e bile dhe mero bazistet.. e sigurisht dhe sokol ballo top chanellistet..

    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 19-08-2008 më 17:48

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    un or juan akoma nuk e kam lexuar cthot zilja i flamurtarit.. por mbasi ta lexoj neser do jap mendimet..
    ti ja fut kot juan sepse nuk te leverdis e verteta..
    je vet ne ato ujra te atyre qe ben 97-te e qe jane te njejtet qe ben gerdecin..
    si ather si tani kan nje qellim te rrezojne demokracine e te instalojne regjimin e hurit litarit zjarrit e masakrave..
    zabiti eshte nje nga ata..
    dhe zjarret qe plasin an e kend.. nuk jan pun barinjsh por pun celulash enveriste meto gjinushiste arapo erion brace edvin mjafto mustafonano malltezo alba anil basho- braho iste..
    te cilve u jan shtuar dhe tak ngjelistet e bile dhe mero bazistet.. e sigurisht dhe sokol ballo top chanellistet..

    ..
    Tamam puna celulash enveriste jan kto. Ua ka len enveri amanet që gjithmonë ta mbajnë lëmsh Shqipërinë, dhe po ja zbatojnë me përpikmëri këshillat deri tani, 20 e ca vjet pas vdekjes.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    E zeme se 97 nuk do ndodhte,a do te kishte ndodhur lufta e Kosoves dhe rrebelimi i popullsise atje???un mendoj se jo.PS dhe greqija e pregatiten por nuk i llogariten mire pasojat,harruan se nuk ishte viti 1914 dhe si perfundim shqiptaret u bene me dy shtete ne ballkan.Kiço Mustaqja shiste lule ne greqi(athine) dhe ne momentin e duhur hyri ne aksion i ingranuar nga asflinjte e greqise dhe te PS per shkaterrimin e ushtrise mbaruar shqiptare per te hyre me kollaj greqija ne jug me ndihmen dhe te Gjonlek Malajt(i aferm i Gramoz Ruçit) qe mbajti dy apo tre dite flamurin grek te ngritur ne grykat e Tepelenes.etj etj etj.
    me ka pelqyer shume nje pergjigje e ministrit te ndjere te mbrojtjes Safet Zhulali kur i tha Sabit by Brokaj se perse nuk i qelluat ata qe sulmuan rep ushtarake??ky i thote po te kisha dhene ate urdher shume nga ju drejtuasit e partise PSiste nuk do ishit me te gjalle sot.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Kush e shkatërroi ushtrinë në vitin 1997 dhe si u rindërtua ajo?
    e shkatarroji ai qe ka sot pushtetin, dhe majeni mend qe ai prap ka per te pruar jo 97 po do bahet kaos total.


    po ca ushtaresh!

    kisha deshir me pa dhe polica ne 97 po si shifja,
    menoj ku kishin shku!! pabuksat e m... kan nje kapele vene ne koke dhe kujtojn se jan te paprekshem, kur hiqen nga puna bajn si qingja.
    Ndryshuar për herë të fundit nga BaBa : 27-08-2008 më 16:56
    Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë.

  9. #9
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga BaBa Lexo Postimin
    e shkatarroji ai qe ka sot pushtetin, dhe majeni mend qe ai prap ka per te pruar jo 97 po do bahet kaos total.

    po ca ushtaresh!

    kisha deshir me pa dhe polica ne 97 po si shifja,
    menoj ku kishin shku!! pabuksat e m... kan nje kapele vene ne koke dhe kujtojn se jan te paprekshem, kur hiqen nga puna bajn si qingja
    .
    a mund te na thote kush se cili ishte komandant i pergjithshem i forcave te armatosura nga viti '92 deri '97?

    kush kercenoi Zhulalin ne fillim te '97, dhe kush ia bastisi shtepine prapa godines se presidences?

    kush dhe çfare e detyroi ate te merrte arratine??

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    a mund te na thote kush se cili ishte komandant i pergjithshem i forcave te armatosura nga viti '92 deri '97?

    kush kercenoi Zhulalin ne fillim te '97, dhe kush ia bastisi shtepine prapa godines se presidences?

    kush dhe çfare e detyroi ate te merrte arratine??


    po ska gja se u arratis kthehet prap mbrapsh ai.
    Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Masakra e regjistrimit komunist në ushtrinë shqiptare
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 17-02-2010, 14:31
  2. Dibranët në Amerikë
    Nga dibrani2006 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 28-04-2009, 17:57
  3. Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 18-11-2005, 22:31
  4. “Djemtë çamë në ushtrinë greke”?
    Nga PORTI_05 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-11-2005, 21:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •