BETEJA PER RIKTHIM DHE TURQIA
Ne perpjekjet e tyre Berisha e Arbnori, vete apo me ndihmen e perfaqsuesve
diplomatike te Shqiperise ne Ankara, e inkuadruan edhe Turqine. Sic njofton
RTSH-ja , Berisha arriti te siguroje nje bisede telefonike me kryetarin e
Turqise, Sylejman Demirel, me c'rast ky i tha atij (une i thashe ai me tha-do
te thoshte nje poet shqiptar) se i jep perkrahje te plote qe mbese ne postin
ne te cilin eshte, se paku deri ne zgjedhje. Perkrahja e Turqise u prit ne
Kosove me shume gezim prej ithtareve gjithnje e me te rralle te Berishes, dhe
autokracise se tij ne Shqiperi. U tha se kur te perkrah Turqia hyn ne bire te
miut Greqia! Kush nuk e di me ne fund se Greqia me shume se Turqia ka bere
edhe ben perpjekje per mbajtjen e Sali Berishes ne krye te Shqiperise? Kujt
nuk i kujtohet kthimi ne Parlament i Partise per te Drejtat e Njeriut te
pakices kombetare greke, vetem 3 dite pasi zgjedhjet i quajti te shperdorura,
dhe refuzoi te hyje ne Parlament? Kujt nuk i kujtohet deklarata e
zevendesministrit grek Krandiotis, ne ato dite kur Shqiperi vlonte nga
revolta:"le te dihet se Sali Berisha eshte dhe duhet te jete kryetar i
Shqiperise!" Kujt nuk i kujtohen gjithe ato leshime qe Berisha i beri Greqise
ne Shqiperi vetem se ajo u be kryetare e Bashkimit Europian, dhe luajti rol
te vecante pas reagimeve te para ne Strasbourg te heshetet falsifikimi i
zgjedhjeve te 26 Majit
SHQIPERIA DHE SERBIA
Jugosllavia eshte e do te jete e interesuar, nderkaq, qe ne Shqiperi te kete
rregjim cfare edhe ishte rregjimi i Sali Berishes: rregjim qe nuk do te
pranoje idene e pajtimit kombetar, dhe sdo te beje politike te
bashkemarreveshjes kombetare, qe do ta furnizoje me nafte ne kohe te
bllokades te cilen e ve bashkesia nderkombetare; qe do te tergoje
perfaqsuesin diplomatik te Bogolub Kariqi qe te kerkoje ndihmen e tij
financiare kur populli ngrihet kunder rregjimit; qe do ta beje Shqiperine
shtet-spektakel muzikor, pa industri e ekonomi; jo te drejtuar prej
institucioneve politike, po prej kryetarit, qe popullit i drejtohet si
fanatik partiak, e jo si "baba i kombit"; qe do ta beje Shqiperine nje shtet
jo me nje gjuhe te njesuar letrare kombetare, po mundesisht me dy a me shume;
qe do ta beje Shqiperine shtet krahinorisht e fetarisht sa me te ndare e sa
me te percare; qe do ta beje me ne fund Shqiperine, aq fundbotshem te
plagosur e te molisur, saqe per Kosoven nuk do te kerkoje me shume se
autonomi. Te tjera synime Serbia me Malin e Zi nuk kane, dhe sipas gjasave
nuk do te kene.
Duke ja ngarkuar te tjerve fajet, gabimet, deshtimet e veta
politiko-ekonimike, rregjimi vertem sa tregon se mentaliteti i trasheguar
stalinist eshte mentaliteti mbizotrues. NE jemi te persosur e te gjithe
tjeret jane djaj-fajtore qe punojne kunder nesh! Cdo njeri mendjeshedoshe do
te beje pyetjen:Po mire ne qofte se "armiqte e jashten" paskan punuar aq
gjate dhe aq vendosmerisht per ngritjen e popullit kunder rregjimit te
shenjte, dmth kunder qendrueshmerise se SHqiperise, qe qenka njesh me
rregjimin, ku ishin pushtetmbajtesit shqiptare? Ke ruanin ata? Jane zgjedhur
per te mbajtur fjalime ne panairet e bukuroshve, apo per te drejuar shtetin?
Jo, zoterinj, kriza qe derrmoi Shqiperine, per 3 dite, e e la popullin
shqiptar, pa shtet, pa pushtet,pa ushtri, pa polici, pa gjygje, pa siguri, qe
e la popullin shqiptar shumekund pa buke, pa uje, pa ngrohje, nuk mund te
ishte imponuar nga jashte. Ajo mund te ishte vetem e brendshme. Kete krize e
pergatien mendjet e pavizone, per te tashmen e per te ardhmen e Shqiperise,
qe 5 vjet i kaluan duke prodhuar urrejtje e percarje kombetare, qe tani, 5
vjet me vone, te tjeret perpiqen ti sherojne me politiken e pajtimit.
Ata harruan qe nuk ka gje qe rrenon me shume nje rregjim, se sa ai veten kur
mendon vetem per veten. S'ka njeri qe mendon ndershem e ska njeri qe, vertet
e do Shqiperine, qe mund ta gjeje fjalen me te heshtur te arsyetimit a te
faljes per ta. Jo. Kurre! Ata, e them me pergjegjsine me te madhe para
bashkekoheseve dhe para brezave qe do te vijne, u bene varrtaret e shteti
shqiptar, te cilin tani duhet te vijne ta ringjallin te tjeret. Ata u bene
shkaktaret tragjike qe pas 85 vjetesh te shetit shqiptar, Evropa te krijoje
Misionin Keshilledhenes, i cili do ti mesoje shqiptaret se si te krijojne e
te mbajne nje shet. Ata me mosdijen e tyre politike bene qe te ringjallet
avazi i vjeter i fqinjeve: shqiptaret nuk mund te mbajne shtet. Ate qe i beri
komunizmi per 50 vjet-thuhet sot ne Shqiperi- keta ja bene per 5 vjet! Per
keto arsye e per arsye te tjera ata do te duhet te mendojne per tjeter cka
Krijoni Kontakt