Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 17 prej 17
  1. #11
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    BETEJA PER RIKTHIM DHE TURQIA

    Ne perpjekjet e tyre Berisha e Arbnori, vete apo me ndihmen e perfaqsuesve
    diplomatike te Shqiperise ne Ankara, e inkuadruan edhe Turqine. Sic njofton
    RTSH-ja , Berisha arriti te siguroje nje bisede telefonike me kryetarin e
    Turqise, Sylejman Demirel, me c'rast ky i tha atij (une i thashe ai me tha-do
    te thoshte nje poet shqiptar) se i jep perkrahje te plote qe mbese ne postin
    ne te cilin eshte, se paku deri ne zgjedhje. Perkrahja e Turqise u prit ne
    Kosove me shume gezim prej ithtareve gjithnje e me te rralle te Berishes, dhe
    autokracise se tij ne Shqiperi. U tha se kur te perkrah Turqia hyn ne bire te
    miut Greqia! Kush nuk e di me ne fund se Greqia me shume se Turqia ka bere
    edhe ben perpjekje per mbajtjen e Sali Berishes ne krye te Shqiperise? Kujt
    nuk i kujtohet kthimi ne Parlament i Partise per te Drejtat e Njeriut te
    pakices kombetare greke, vetem 3 dite pasi zgjedhjet i quajti te shperdorura,
    dhe refuzoi te hyje ne Parlament? Kujt nuk i kujtohet deklarata e
    zevendesministrit grek Krandiotis, ne ato dite kur Shqiperi vlonte nga
    revolta:"le te dihet se Sali Berisha eshte dhe duhet te jete kryetar i
    Shqiperise!" Kujt nuk i kujtohen gjithe ato leshime qe Berisha i beri Greqise
    ne Shqiperi vetem se ajo u be kryetare e Bashkimit Europian, dhe luajti rol
    te vecante pas reagimeve te para ne Strasbourg te heshetet falsifikimi i
    zgjedhjeve te 26 Majit


    SHQIPERIA DHE SERBIA

    Jugosllavia eshte e do te jete e interesuar, nderkaq, qe ne Shqiperi te kete
    rregjim cfare edhe ishte rregjimi i Sali Berishes: rregjim qe nuk do te
    pranoje idene e pajtimit kombetar, dhe sdo te beje politike te
    bashkemarreveshjes kombetare, qe do ta furnizoje me nafte ne kohe te
    bllokades te cilen e ve bashkesia nderkombetare; qe do te tergoje
    perfaqsuesin diplomatik te Bogolub Kariqi qe te kerkoje ndihmen e tij
    financiare kur populli ngrihet kunder rregjimit; qe do ta beje Shqiperine
    shtet-spektakel muzikor, pa industri e ekonomi; jo te drejtuar prej
    institucioneve politike, po prej kryetarit, qe popullit i drejtohet si
    fanatik partiak, e jo si "baba i kombit"; qe do ta beje Shqiperine nje shtet
    jo me nje gjuhe te njesuar letrare kombetare, po mundesisht me dy a me shume;
    qe do ta beje Shqiperine shtet krahinorisht e fetarisht sa me te ndare e sa
    me te percare; qe do ta beje me ne fund Shqiperine, aq fundbotshem te
    plagosur e te molisur, saqe per Kosoven nuk do te kerkoje me shume se
    autonomi. Te tjera synime Serbia me Malin e Zi nuk kane, dhe sipas gjasave
    nuk do te kene.


    Duke ja ngarkuar te tjerve fajet, gabimet, deshtimet e veta
    politiko-ekonimike, rregjimi vertem sa tregon se mentaliteti i trasheguar
    stalinist eshte mentaliteti mbizotrues. NE jemi te persosur e te gjithe
    tjeret jane djaj-fajtore qe punojne kunder nesh! Cdo njeri mendjeshedoshe do
    te beje pyetjen:Po mire ne qofte se "armiqte e jashten" paskan punuar aq
    gjate dhe aq vendosmerisht per ngritjen e popullit kunder rregjimit te
    shenjte, dmth kunder qendrueshmerise se SHqiperise, qe qenka njesh me
    rregjimin, ku ishin pushtetmbajtesit shqiptare? Ke ruanin ata? Jane zgjedhur
    per te mbajtur fjalime ne panairet e bukuroshve, apo per te drejuar shtetin?
    Jo, zoterinj, kriza qe derrmoi Shqiperine, per 3 dite, e e la popullin
    shqiptar, pa shtet, pa pushtet,pa ushtri, pa polici, pa gjygje, pa siguri, qe
    e la popullin shqiptar shumekund pa buke, pa uje, pa ngrohje, nuk mund te
    ishte imponuar nga jashte. Ajo mund te ishte vetem e brendshme. Kete krize e
    pergatien mendjet e pavizone, per te tashmen e per te ardhmen e Shqiperise,
    qe 5 vjet i kaluan duke prodhuar urrejtje e percarje kombetare, qe tani, 5
    vjet me vone, te tjeret perpiqen ti sherojne me politiken e pajtimit.

    Ata harruan qe nuk ka gje qe rrenon me shume nje rregjim, se sa ai veten kur
    mendon vetem per veten. S'ka njeri qe mendon ndershem e ska njeri qe, vertet
    e do Shqiperine, qe mund ta gjeje fjalen me te heshtur te arsyetimit a te
    faljes per ta. Jo. Kurre! Ata, e them me pergjegjsine me te madhe para
    bashkekoheseve dhe para brezave qe do te vijne, u bene varrtaret e shteti
    shqiptar, te cilin tani duhet te vijne ta ringjallin te tjeret. Ata u bene
    shkaktaret tragjike qe pas 85 vjetesh te shetit shqiptar, Evropa te krijoje
    Misionin Keshilledhenes, i cili do ti mesoje shqiptaret se si te krijojne e
    te mbajne nje shet. Ata me mosdijen e tyre politike bene qe te ringjallet
    avazi i vjeter i fqinjeve: shqiptaret nuk mund te mbajne shtet. Ate qe i beri
    komunizmi per 50 vjet-thuhet sot ne Shqiperi- keta ja bene per 5 vjet! Per
    keto arsye e per arsye te tjera ata do te duhet te mendojne per tjeter cka

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Caushat me Fatosat..
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    E lini o popull kete teme se po ia futni kot. E lini me mire, keto gjera si e qysh ndodhi ne 97 do merren vesh nje dite mbase mbas nja 10 apo 15 vitesh po tani per tani eshte me mire mos ta prekim ate teme.

  4. #14
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga beni67 Lexo Postimin
    E lini o popull kete teme se po ia futni kot. E lini me mire, keto gjera si e qysh ndodhi ne 97 do merren vesh nje dite mbase mbas nja 10 apo 15 vitesh po tani per tani eshte me mire mos ta prekim ate teme.
    populli i ngrate ia fut kot ...

    do u merkan vesh pas nja 10 apo 15 vjetesh ... keshtu e paska caktuar udheheqja, doemos ...

    domethene keta pushtetare dhe opozitare do ti kemi edhe per nja 10-15 vjet ...

    lajme te mira po na sjell, o ben67 ...

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    dujsi....e di qe per ty 97- tat jane vite te mbara dhe ti e enderron perseri nje 97. Enderro se ajo te ka ngele.

  6. #16
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219
    Unë mendoj që Sazani ka qenë në pyetje dhe kush e ka bërë ajo që i bënë.
    KOSOVA E MADHE

  7. #17
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    97-en e solli kundershtimi qe Qeveria e Berishes i beri Greqise per punen e Janutallosit, per punen e minoritetit te Himares, shkollave greke etj, etj...
    Socialistet te etur per pushtet, per para, u vune ne krah te politikes greke. Disa prej tyre kane punuar dhe punojne per qarqet greke apo serbe.
    Shumica e shqiptareve votoi kunder Berishes. Ndersa per 8 vjet ne Shqiperi, ne udheheqjen e Tosit, lulezoi korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Masakra e regjistrimit komunist në ushtrinë shqiptare
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 17-02-2010, 14:31
  2. Dibranët në Amerikë
    Nga dibrani2006 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 28-04-2009, 17:57
  3. Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 18-11-2005, 22:31
  4. “Djemtë çamë në ushtrinë greke”?
    Nga PORTI_05 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-11-2005, 21:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •