Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Never say never Maska e besa.a.best
    Anëtarësuar
    08-01-2008
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    539

    Majkëll Felps, mrekullia e 8-të e botës

    Majkëll Felps tanimë është një legjendë në sport. Notari amerikan ia doli mbanë të thyejë rekordin e patriotit të tij Mark Spitz, duke fituar 8 medalje të arta në një Olimpiadë.

    8 të artat e Felps në "Pekin 2008"


    Data Gara Medalja Arritja Koha

    10 gusht 400 miks Ari Rek.bote 4'03"84

    11 gusht 4x100 stil lirë Ari Rek.bote 3'08"24

    12 gusht 200 stil lirë Ari Rek.bote 1'42"96

    13 gusht 200 flutur Ari Rek.bote 1'52"03

    13 gusht 4x200 stil lirë Ari Rek.bote 6'58"56

    15 gusht 200 miks Ari Rek.bote 1'54"23

    16 gusht 100 flutur Ari 50"58

    17 gusht 4x100 miks Ari Rek.bote 3'29"34



    Majkëll Felps tanimë është një legjendë në sport. Notari amerikan ia doli mbanë të thyejë rekordin e patriotit të tij Mark Spitz, duke fituar 8 medalje të arta në një Olimpiadë. Plot 36 vjet ka zgjatur rekordi i Spitz,i cili në vitin 1972, në Olimpiadën e Berlinit, fitoi 7 të arta. Felps fitoi të artën në stafetën 4x100 metra miks, ku Amerika zuri vendin e parë, duke vendosur rekordin e ri botëror me kohën 3 minuta, 29 sekonda dhe 34 të qindtat.Medalja e argjendit u fitua nga Australia dhe ajo e bronzit nga Japonia. Dhe ashtu si në zgjedhjet politike, Fels ka marr një telefonatë nga "kundërshatri" i tij special, telefonatë në të cilën Mark Spitz i bën komplimente. "Ke bërë diçka monumentale. Me pak fjalë, epike".Edhe pse Spitz rekordin e ndoqi nga larg, sepse asnjë nuk e fitoi. "E kam thënë se kësaj here ai do t'ia dilte mbanë. Unë nuk munda ta realizoj 50 metrat në stil të lirë, sepse atëherë nuk bënim pjesë në program. Megjithatë u tregua vërtetë i zoti". Felps gjithnjë e ka thënë se nuk dëshironë të thiret Spitzi -2, por Felsi -1.
    "Mendoj se ai jo vetëm që është notari më i mirë i të gjitha kohërave, por është sportisti më i mirë i Olimpiadave të të gjitha kohërave, - ka thënë për të Mark Spitz . - Ndoshta ai është sportisti me i mirë ne menyrë apsolute, atleti më i madh që ka njohur bota" .


    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e pseudo
    Anëtarësuar
    29-02-2008
    Postime
    366

    Smile

    Phelps fitoi sepse konfiguracioni i trupit e ndihmoi , me i gjati nga te gjithe , pastaj sigurisht amerikanet shquhen per recetat e tyre te dopazhit qe zbulohen vetem pas 30 vjeteve nga federata.
    Alain Bernard do kishte fituar ndaj tij , por si per dreq preu thonjte ate mengjes kur u be gara.

  3. #3
    Domethën kot s'paska bër asgjë Felpsi.

    P.S. Mos duhet te sporti kjo temë ?

Tema të Ngjashme

  1. Mrekullia e Pashkës - Flaka e Shenjtë e Jeruzalemit
    Nga Seminarist në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 16-04-2023, 03:45
  2. Michael Jackson
    Nga ZEVZEKE në forumin Muzika botërore
    Përgjigje: 79
    Postimi i Fundit: 11-02-2010, 16:34
  3. Mrekullia
    Nga INDRITI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 31-12-2006, 16:53
  4. Fokusi i sezonit 2004 të Formulës 1
    Nga VAZELOS në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-10-2004, 07:48
  5. Zoti, Mekatet Dhe Mrekullia
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 02-09-2003, 07:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •