Alejkumselam ve rahmetullah
Sa i përket martesës me vajzën e axhës, Allahu s.v.t. e ka lejuar një gjë të tillë. Thotë Allahu s.v.t.: "O ti Pejgamber, Ne të kemi lejuar gratë, të cilave u ke dhënë shpërblimin e kurorës, dhe ato që me ndihmën e All-llahut hynë në posedimin tënd (robëreshat e luftës) dhe bijat e axhës tënd, bijat e hallave tua, bijat e dajës tënd, bijat e tezeve tua (të janë lejuar, pos grave me niqah dhe të afërtat), të cilat kanë migruar (kanë bërë hixhret) si ti, dhe një grua besimtare nëse ajo ja falë veten Pejgamberit dhe nëse Pejgamberi dëshiron të martohet me të (një martesë e tillë pa shpërblim të niqahit) duke qenë kjo (rast) vetëm për ty e jo edhe për besimtarët. Ne e dimë se ç'u kemi bërë atyre obligim rreth grave të tyre dhe rrëth atyre që i kanë në pronësinë e vet, ashtu që ti të mos keshë vështirësi, e All-llahu është që falë shumë, është mëshirues". (Ahzab - 50).
Ndërsa për ato me të cilat është e ndaluar martesa në Islam, Allahu s.v.t. thotë: "U janë ndaluar juve (të martoheni me): nënat tuaja, bijat tuaja, motrat tuaja, hallat tuaja, tezet tuaja, bijat tuaja, bijat e motrës, nënat tuaja që ju kanë dhënë gji, motrat nga gjiri, nënat e grave tuaja (vjehrrat) dhe vajzat që janë nën kujdesin tuaj e të lindura (prej tjetër babai) nga gratë tuaja me të cilat patët kontakt, e nëse nuk ken pasur kontakt me to (me gratë), atëherë s'ka pengesë (të martoheni me ato vajza), dhe (janë të ndaluara) gratë e bijve tuaj që janë të lindjes suaj (jo të bijëve të afoptuar), dhe të bashkoni (përnjeherë në një niqah) dy motra, përpos asaj që ka kaluar. Vërtetë, All-llahu falë shumë, është mëshirues i madh". (Nisa' - 23)
Ndërsa thënia se nga martesa me të afërmit lindin fëmijë me pasoja, është një thënie e shëmtuar dhe e pabazë, ngase nuk ka mundësi që Allahu ta ketë lejuar një gjë, e në të të ketë dëm për njerëzimin.
Allahu e di më së miri
Ebu Hamza El-Albanij (hoxhe ne forumin islamik.com
www.forum-islamik.com
Krijoni Kontakt