Në anekdota të ndryshme thuhet se meshkujt janë më të mençur se femrat, por ndonjëherë edhe e kundërta. Në këtë kundërthënie të përjetshme mes dy gjinive, çështja e inteligjencës është shtruar më shumë se njëherë - kurse tani, ndoshta, edhe egziston përgjigjja se kush është me i mençur, meshkujt apo femrat.
Në testet standarde të inteligjencës del se, mesatarisht, meshkujt kanë pë katër deri në pesë pikë rezultat më të lartë sesa femrat.
Kurse, nga pikpamja e kategorizimit të koeficentit të intelihjencës (IQ) ky dallim është i parëndësishëm, por nëse flasim në përgjithësi, del se meshkujt janë më inetligejntë sesa femrat. Megjthatë, kaherë dihet se IQ, përfundimisht nuk është gjthçka - jo vetëm se është e rëndësishme sesa e përdorë dikush inteligjencën që ka dhe në çfarë mase i përdorë kapacitet egzistuese, por as koeficenti i inteligjencës nuk është e vetmja masë për ta matur "mençurinë" e dikujt.
Edhe diçka: gjatë mësimit dhe gjatë gjetjes së zgjidhjeve për probleme të ndryshme IQ-ja është mjaft e rëndësishme sepse, zvogëlon kohën e duhur për të bërë diçka. Megjthatë, kur bëhet fjalë për raporte ndërnjerëzore, inetligjenca emocionale është, pakrahasimisht, e rëndësishme- kurse për sukses në punë, shpeshherë me rëndësi të veçant janë marrëdhëniet ndërnjerëzore e kështu del se, në këtë aspekt, gratë kanë përparësi karshi meshkujve, pra kur bëhet fjalë për punësim.
Thënë shkurt, mund te konstatohet se meshkujt dhe gratë intelegjente janë të tillë, secili ne menyrën e vet .
JU kush mendoni se janë më të mençur femrat apo meshkujt ?
Krijoni Kontakt