Close
Faqja 55 prej 55 FillimFillim ... 545535455
Duke shfaqur rezultatin 1,081 deri 1,094 prej 1094
  1. #1081
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Anketë e re: Rritet besueshmëria e partive opozitare shqiptare


    Shkup – Ulet në vetëm dy për qind dallimi mes dy partive kryesore në vend VMRO-DPMNE dhe LSDM-së, ndërsa ngritje e madhe e besueshmërisë regjistrohet tek partitë opozitare shqiptare. Kështu flasin të dhënat nga anketa e realizuar nga instituti për hulumtime sociologjike dhe juridiko-politike pranë Universitetit ‘ Shën Kirili dhe Metodi”. Në pyetjen se për cilën parti politike do të votoni më 5 qershor 21.8% janë shprehur për VMRO-DPMNE, 19.8% për LSDM, për BDI 8.8%, për PDSH 5.9%, për RDK 4.5% dhe 1.9% për DR. Shtytës kryesore për të votuar një parti politike sipas kësaj ankete do të jetë kualiteti i personave të propozuara në listat zgjedhore ndërsa si arsye të dytë ata theksojnë programin zgjedhor. Mbi 50% e të anketuarve vlerësojnë se Maqedonia po shkon në drejtim të gabuar ndërsa vetëm 24.7% konsiderojnë se shkon në drejtim të drejtë. Sipas të dhënave në këtë anketë 15.5% e të anketuarve nuk kanë vendosur akoma se për cilën parti politike do të votojnë ndërsa 9.1% e tyre nuk dëshirojnë të tregojnë. Integrimi në BE dhe NATO si dhe hapja e vendeve të reja të punës duhet të jenë prioritetet kryesore në programet zgjedhore te partive politike, janë deklaruar të anketuarit. Pas këtyre radhiten ballafaqimi me varfërinë dhe zgjidhja e çështjes së emrit. Rreth 40% e të anketuarve konsiderojnë se ngjarja negative e qeverisë Gruevski në mandatin e kaluar është projekti ‘Shkupi 2014’, 15.9% e tyre shprehen se nuk ka skandale që ndikojnë në mënyrë negative, 14.6% theksojnë rastin e TV A1 ndërsa 7.3 % shprehen për punësimet familjare dhe partiake. Anketa është realizuar nga data 6 deri më 11 prill në teren ndërsa janë përfshirë 1602 anketues.
    Për cilën parti do të votoni në zgjedhjet e 5 qershorit?
    VMRO-DPMNE 21,8 %
    LSDM 19,8 %
    BDI 8,8 %
    PDSH 5,9 %
    RDK 4,5 %
    DR 1,9 %
    VMRO-Popullore 1,2 %
    Të bashkuar për Maqedoninë 1,1 %
    PLD 0,8 %
    Nuk kam vendosur 15.5%
    Nuk dëshiroj të tregoj 09.1%
    Cili duhet të jetë prioriteti i programeve zgjedhore të partive politike?
    Integrimit në BE dhe NATO 27%
    Hapja e vendeve të reja të punës 26.9%
    Ballafaqimi me varfërinë 16.2%
    Zgjidhja e çështjes së emrit 8.7%
    Çfarë është më e rëndësishme për ju kur vendosni për cilën parti të votoni në zgjedhje?
    Kualiteti i personave të propozuar në listë 29.8%
    Program zgjedhor 27.1%
    Ngjarja me ndikim negativ në qeverinë Gruevski?
    ‘Shkupi 2014’ 39.9%
    Nuk ka skandale që ndikojnë negativisht 15.9%
    Rasti TV A1 14.6%
    Punësime familjare dhe partiake 7.3%
    Në çfarë drejtimi shkon Maqedonia ?
    Në drejtim të gabuar 51.1%
    Në drejtim të drejtë 24.7%
    Nuk mund të vlerësoj 19.3%

    Alsat-m
    Sui generis

  2. #1082
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Takim Thaçi-Bergant, kërkohet vëzhgim i përfocuar


    Tetovë – Kryetari i PDSH-së z. Menduh Thaçi sot në Selinë e Partisë në Tetovë e priti Ambasadorin e Slovenisë në vend z. Alain Brian Bergant.
    Temë qëndrore e bisedimeve ishin çështjet aktuale politike në vend, zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike, procesi i vëzhgimit të zgjedhjeve, zhbllokimi i proceseve integruese të vendit dhe tema të tjera me interes.
    Kryetari i PDSH-së siguroi Ambasadorin Bergant se do të angazhohet për zgjedhje të lira dhe demokratike, por kërkoi që faktori politik ndërkombëtar të mundësojë vëzhgim të përfocuar në tre komuna siç janë Kërçova, Zajazi dhe Osllomeji, të cilat në vazhdimësi paraqiten si gjenerator të parregullsive dhe manipulimit gjatë procesin zgjedhor.
    Ambasadori Bergant shprehi interesim dhe u njoftua për së afërmi me platformën politike të PDSH-së
    Takimet intenzive të Kryetarit të PDSH-së me diplomatë të akredituar në vend do të vazhdojnë edhe gjatë javës së ardhëshme.

    Shqipmedia
    Sui generis

  3. #1083
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Mbi 2300 punësime të maqedonasve, vetëm rreth 250 shqiptarë

    Gjatë dy muajve të fundit janë hapur konkurse për rreth 2300 veta për tu punësuar në administratën shtetërore, prej të cilëve janë vetëm rreth 250 shqiptarë.


    Kjo bëhet e ditur nga burime qeveritare për agjencinë e lajmeve INA, ku siç nënvizohet punësimet realizohen ekskluzivisht nga partia VMRO-DPMNE e kryeministrit Nikolla Gruevski, ndërsa punësimet pakicë të rreth 250 vetave realizohen përmes sekretariatit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.


    Konkurset janë hapur nga fundi i muajit shkurt e deri në fillimin e muajit prill, kur edhe janë përfunduar procedurat e realizimit.

    “VMRO-DPMNE deri në momentin e fundit po tenton që të realizojë synimet e saj për punësimin e aktivistëve nëpër institucionet shtetërore. Këto janë punësime që janë realizuar dhe po realizohen deri në orët e fundit. Janë shifra shumë të mëdha të punësimeve brenda këtyre viteve të qeverisjes së kësaj partie, që kanë ndikuar shumë tani edhe në uljen e përqindjes së përfaqësimit të shqiptarëve”, theksoi për agjencinë e lajmeve INA përfaqësuesi i lartë i Qeverisë në kushte anonimiteti.


    Në tremujorshin e vitit të kaluar u realizuan punësimet e mbi 5 mijë administratorëve dhe të punësuarve të tjerë nëpër institucione që ishin vetëm me kontrata pune. Në kuadër të kësaj shifre mbi 80 për qind ishin të punësuar maqedonas, që përfituan vendimet e punës.


    Maqedonia është vendi me administratë më të ngarkuar në rajon dhe se në këtë drejtim, institucionet ndërkombëtare kanë bërë thirrje për reformim dhe shkurtime të vendeve të punës. Sipas shifrave të fundit, Entit të Statistikave, janë mbi 130 të punësuar në institucionet publike shtetërore dhe se mbi 66 për qind e buxhetit të shtetit shkon ekskluzivisht për rrogat e tyre.


    Sekretariati qeveritar për Marrëveshjen e Ohrit, një institucion qeveritar në nivel të zëvendëskryeministrisë akoma nuk ka nxjerrë numrat e saktë dhe një analizë se sa janë të punësuar shqiptarët në institucionet shtetërore, edhe në këtë vit të shënimit të përvjetorit të 10 të Marrëveshjes së Ohrit.

    (N.P/INA)
    Sui generis

  4. #1084
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    ...............................
    Sui generis

  5. #1085
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    SKANDAL: Funksionari I BDI-së Ismet Guri terrorizon administratorët shqiptarë


    Skandal në Drejtorinë e të Hyrave Publike të Shkupit, një administrator shqiptar ankohet se kalon një periudhë terrori në punë nga udhëheqsia e DHP-së të Shkupit vetëm e vetëm se është I punësuar në kohën e qeverisjes së PDSH-së .
    Nga Enisa Bajrami – Shqipmedia
    I punësuar në kohën e qeverisjes së PDSH-së më 2007-tën në Drejtorinë e të Hyrave Publike A.Ziberi ( i larguar bashkë me 11 kolegë tjerë më 2008 nga qeverisja e BDI-së dhe Bekim Nezirin zv/drejtorin e DHP-së por I kthyer në punë me vendim gjyqësor më 2010 pasi Gjyqi ka vendosur se nuk ekziston bazë për largimin e administratorëve shqiptarë nga puna ) përjeton një ferr të vërtetë.

    Edhe pse me profesion jurist ai është vendosur që 1 vjet të punojë në sportel një punë që nuk kërkon përgaditje arsimore profesionale por vetëm më shkollë të mesme. I degraduar totalisht sepse pas kthimit në punë nga Gjyqi atij I është ndryshuar vendimi I punës gjithnjë padrejtsisht dhe njëkohësisht edhe paga e atij që është deri 40% më e vogël se paga mesatare në DHP ai megjithate ka pranuar të qëndrojë në sportel dhe të bëjë punë sekondare duke menduar se kjo do jetë përkohësisht deri sa të ankohet në vendimin që ka sjellë DHP për vendin e tij të punës mirëpo kjo ka rezultuar pa efekt.

    Që diskriminimi të arrij kulmin do të “kujdeset” zv/drejtori I DHP-së së Shkupit Ismet Guri I cili një ditë punë do të hyje në sportelin ku ka punuar A.Ziberi dhe duke mos I dhënë asnjë shkak ai do të fillojë të ofendoje, kërcënojë me jetë dhe të tëntojë të sulmojë fizikisht administratorin në fjalë duke marrë si shkak vetëm mosdurimin të ngjyrave partiake të Ziberit. Pas kësaj A.Ziberi lëshon urgjentish vendin e punës dhe paraqet rastin në Drejtorinë Gjenerale të DHP-së dhe pastaj në polici. Mirëpo deri sot nuk është marrë asnjë veprim nga Drejtoria që të tëntojë të zgjidh problemin në fjalë por që të jetë ironia më e madhe ajo ka vendosur që të diskreditoj dhe degradoj akoma më shumë Ziberin duke I dhënë udhëzim për ndryshimin e vendit të punës nga sporteli në operator telefonist.

    Ismet Guri I është I njohur publikut si zv/drejtor në Burgun e Idrizovës ku edhe atje punëtorët kanë patur probleme të njëjta me Gurin ku I kërcënuar vazhdimisht ( lexo lajmin e datës 27.05.2004 në Tv A1: http://www.a1.com.mk/vesti/default.aspx?VestID=32695 ) poashtu sipas Utrinski Vesnik të datës 05.03.2003 ku shkruan se Ismet Guri “organeve të ndjekjes u është i njohur që nga viti 1984, kur për vjedhje të rëndë është dënuar me dënim tremujor me burg, me kush prej një viti”. ( lexo: http://www.lajmet.com/arkivi/lajmet/...05-shtypi.html )

    Shqipmedia
    Sui generis

  6. #1086
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    MPB aktivizon fletarrestin për ish-komandant Hoxhën
    28-04-2011 14:32 CET


    http://www.zeri.info/fotot/26573/mai...r_shaqiri_.jpg


    Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka aktivizuar fletarrestin për Xhezair Shaqirin, të njohur si ish-komandant Hoxha, bën të ditur agjencia e lajmeve INA.

    Burime për agjencinë e lajmeve INA theksuan se është aktivizuar fletëarresti menjëherë pasi që ai është parë dje në Tetovë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionimit mes Bashkimit Demokratik Shqiptar (BDSH) të udhëhequr nga Bardhyl Mahmuti dhe Partisë Demokratike Kombëtare (PDK), subjekti politik i dalë gjithashtu pas luftës dhe i ruajtur ende nga kreu i saj, Xhezair Shaqiri-Hoxha.

    Ndaj Shaqirit është shqiptuar masë dënimi dhe fletarrest, për një vepër penale, për të cilën, ish-komandant Hoxha ka theksuar se bëhet fjalë për proces të montuar politik. Pikërisht kjo vepër ka ndikuar që Shaqiri të qëndrojë vite me radhë në Tanushë, duke i`u shmangur autoriteteve shtetërore.

    Nga PDK theksojnë se janë të njohura tendencat e tilla të pushtetit, që synojnë arrestimin e tij.

    “Ky pushtet i frikësohet bashkimit të shqiptarëve, sidomos atyre që dëshmuan në luftën dhe diplomacinë e UÇK-së dhe të atyre veprimtarëve që i ndjek pushteti”, theksojnë nga PDK-ja, duke paralajmëruar se si koalicion rreth Platformës Antidiskriminim do të reagojnë ndaj kësaj çështje. BDSH dhe PDK dje lidhën marrëveshjen e koalicionit për të dalë bashkërisht në zgjedhjet e parakohshme të 5 qershorit.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  7. #1087
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shqiptarët paguajnë miliona euro për bustet e vrasësve të tyre


    Shkup – Në dhjetëra qytete të Maqedonisë janë ndërtuar përmendore të “branitellave”. Këto përmendore janë ndërtuar me para të buxhetit ku një pjesë të mjeteve i kanë paguar edhe taksapaguesit shqiptarë e jo me vetëfinancim nga qytetarët, sikurse janë ndërtuar përmendoret e dëshmorëve të UÇK-së. Deri më tani janë ndërtuar ose janë në përfundim e sipër 11 përmendore dhe pesë pllaka përkujtimore të “branitelëve”. Vetëm për përmendoren e Prilepit, Qeveria dhe Komuna kanë ndarë 36 milionë denarë, ose 600 mijë euro. Nëse përafërsisht për një përmendore ndahen rreth 500 mijë euro, atëherë të 11 përmendoret i kanë kushtuar Maqedonisë 5, 5 milionë euro, plus mjetet e tjera të ndara për pesë pllakat përkujtimore. Nëse llogaritet se shqiptarët mbushin mbi 30 për qind të buxhetit, del se ata paguajnë afër 2 milon euro për bustet e branitellëve maqedonas, të cilët në vitin 2001 mizorisht sulmonin fshatrat e tyre, duke shkaktuar dhjetëra viktima civile. Ndërkaq, statusi i ish ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) akoma nuk është zgjidhur, ndërsa përmendore dhe bustet e dëshmorëve shqiptarë janë ndërtuar në disa fshatra të Maqedonisë, por për ndërtimin e tyre shteti nuk ka paguar asnjë qindarkë. Zgjidhja përfundimtare e statusit të ish ushtarëve të UÇK-së do ti kushtonte Maqedonisë shumë më pak se shuma e ndarë për përmendoret e “branitelëve”. Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (OVL-UÇK) tha se faktori politik është fajtorë për mos zgjidhjen e kësaj çështjeje. “Shqiptarët vazhdojnë të trajtohen në këtë shtet si njerëz të rangut të dytë. E dhimbshme është se kjo dëshmon paaftësinë e subjekteve politike shqiptare, të cilat jo që nuk kanë arritur të zgjedhin problemin, por shpesh diçka kanë deklaruar dhe i kanë ngrënë fjalët e tyre. Në kohë të fundit ata as nuk turpërohen me atë që thonë. Shohim një dorëzim total të subjekteve politike shqiptare”, tha Hoda.
    Përmendore të “branitelëve” ka në Strumicë, në Prilep dy, njëra e ndërtuar para pak vitesh dhe tjetra në përfundim e sipër. Në Manastir ka nisur ndërtimi i përmendores së “branitelëve. Në Tetovë ka pllaka përkujtimore në pesë lokacione. Në fshatrat Ratae, Gajre , Vejcë , Brvenicë dhe në Kodrën e diellit.
    Po ashtu në Kamenicë ka bust të një “braniteli”. Në Shkup dhe rrethinë janë katër përmendore të “branitelëve”. Një në afërsi të Ministrisë së Mbrojtjes, një në parkun e komunës Gjorçe Petrov si dhe në fshatrat Vollkovë dhe Ljubanci. Velesi ka ngritur përmendore të “branitellëve” , ndërkaq që edhe Këshilli i Komunës së Kumanovës veç më e ka marr vendimin për ndërtimin e një përmendoreje gjigante për “branitellët”.

    Shqipmedia
    Sui generis

  8. #1088
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    BDI demanton PDSH-në për Brodecin

    Publikuar: Sot, më 01 maj 2011


    Tetovë, Shkup, 1 maj- Partitë politike shqiptare në Maqedoni janë përplasur lidhur me kalimet eventuale nga njëra në tjetrën parti. Kështu, partia e Ahmetit, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), ka përgënjeshtruar të shtunën kalimin e kryetarit të nëndegës së BDI-së në Brodec, në radhët e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH). Ndërkohë, kryetari i Degës së Demokracisë së Re në Strugë, Hyjnor Kica ka dhënë dorëheqje nga posti i deritanishëm.
    “Njoftojmë anëtarësinë e BDI-së dhe opinionin e gjerë publik se kjo parti me dezinformata të kësaj natyre për të satën herë dëshiron të manipuloj me shqiptarët dhe nëpërmjet shpifjeve të tilla mundohet të arsyetoj vetveten dhe të mbuloj krimet e saj që bëri ndaj banorëve të Brodecit në nëntor të vitit 2007. Drejtuesit e këtij grupacioni politik para se të raportojnë për goja aktivitete të tyre, bëjnë mirë ta njoftojnë opinionin publik për refuzimin që u është bërë nga banorët e këtij fshati të Malësisë së Tetovës”, ka thënë zëdhënësja e degës së BDI-së në Tetovë, Shpresa Zeqiri. “Kryetari i Këshillit vendor të BDI-së në fshatin Brodec jo vetëm që vazhdon angazhimin e tij në radhët e BDI-së por së bashku me drejtuesit e partisë sonë në vazhdimësi kontribuon për të lehtësuar dhimbjet e këtyre banorëve që PDSH-ja ua shkaktoi në vitin 2007. Të vetëdijshëm për përgjegjësinë e tyre historike dhe me bilanc negativ të punëve, këta zotëri në prag të fushatës elektorale për paradoks tentojnë të përfitojnë politikisht në një terren që vite me radhë i ka ndëshkuar me votën e tyre në të gjitha ciklet zgjedhore”, ka thënë Shpresa Zeqiri nga BDI. Pas dështimeve të panumërta për të rekrutuar anëtarë të saj në Malësinë e Sharrit dhe e vetëdijshme se që nga themelimi kanë qenë të padëshirueshëm në këto zona, madje sipas Zeqirit nga partia e Ahmetit, “PDSH-së nuk i mbetet rrugë tjetër, që nëndegët e saja, t’i themeloj jo në terren por vetëm në konferenca për media”. Ndërkohë, ish-kreu i DR-së në Strugë, Hyjnor Kica ka thënë për mediat se do të vazhdojë të mbetet vetëm në postin e këshilltarit të kësaj partie në Këshillin Komunal të Strugës. "Unë kam dhënë dorëheqje dhe dorëheqja ime tani më është akt i kryer", ka thënë Hyjnor Kica. Ai ka thënë se arsyeja e largimit nga posti ka të bëjë me obligimet profesionale në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Madje, dorëheqjen nga Demokracia e Re e kanë paralajmëruar edhe dy këshilltarët në Këshillin e Komunës së Tetovës. Këshilltarja Shpresa Syla ka njoftuar se ajo dhe këshilltari tjetër Ylber Tahiri, nuk janë më këshilltarë të Demokracisë së Re në Këshillin Komunal të Tetovës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #1089
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Edhe Tetova me projekt gjigand për sheshin e qytetit


    Sot në komunën e Tetovës në prani të kryetarit të komunës Prof.Dr.Sadi Bexheti, arkitektëve profesionistë nga vendi dhe të huaj, studentëve të arkitekturës, organizatave joqeveritare, grupeve të interesit dhe qytetarëve u bë prezantimi i planit ideor për rindërtimin e sheshit “Iliria”.
    Projekti i përpiluar nga studioja projektuese BLAND, BROWN & COLE nga Kembrixhi përfshin studimin e strukturës aktuale të sheshit “Iliria” dhe ofron një plan për rregullimin e tij sipas shembujve të qyteteve të zhvilluara botërore. . Projekti konsiston në transformimin gjeneral të sheshit që parasheh rindërtimin e objekteve ekzistuese dhe ndërtimin e objekteve të reja.
    Kryetari i komunës së Tetovës Prof. Dr. Sadi Bexheti pasi përshëndeti të pranishmit tha se që në ditët e para të menaxhimit me komunën e Tetovës ndër shumë çështje të tjera është diskutuar ideja për ndërtimin e sheshit “Iliria” në mënyrë që sheshi të ofrojë më shumë për qytetarët dhe të shndërrohet totalisht në shërbim të qytetarëve, gjegjësisht të jetë një shesh multi-funksional.
    “Hartimi i një projekti ideor për pjesën qendrore të qytetit të Tetovës është vetëm një ide – përpjekje që ka për qëllim të nxis debat dhe që do të bazohet në marrjen në konsideratë të mendimeve dhe sugjerimeve të grupeve të ndryshme të interesit”, tha Bexheti.
    Sipas tij, janë tre çështje kryesore ku do të fokusohet ky plan edhe atë: dinamika e rritjes urbane në kontekstin aktual socio-ekonomik, përballë nevojave të popullsisë duke integruar rritjen aktuale dhe të vazhdueshme të saj brenda një sistemi urban efikas dhe të qëndrueshëm, ri-ekuilibrimi i interesave publike e private në procesin e zhvillimit urban duke përshtatur këto role në kontekstin e një shoqërie të hapur e demokratike që bazohet në ekonominë e tregut të lirë, ndërkaq qëllimi kryesor është krijimi i një baze planifikimi të përshtatshëm urban, e cila do të integrojë funksione të ndryshme planifikimi të Tetovës duke orientuar dhe duke i dhënë karakter detyrues proceseve rregulluese. “Plani rregullues i ri do të hedhë bazat e politikave urbane të zhvillimit të Tetovës, duke e trajtuar si pjesë të pa shkëputur të rajonit ku ndodhet”,tha Bexheti.
    Udhëheqësi i Sektorit për urbanizëm në komunën e Tetovës Skender Palloshi, duke komentuar mbi projektin për rindërtimin e sheshit “Iliria” tha se qëllimi i këtij prezantimi publik është të nxitet një debat përtej asaj që jemi mësuar të diskutojmë, sepse Tetova mundet dhe meriton të zhvillohet si të gjitha qytetet bashkëkohore Evropiane.
    “Projekti ideor është përpiluar nga ana e studios arkitektonike BLAND, BROWN & COLE nga Kembrixhi – Angli me te cilët kemi filluar një bashkëpunim në vitin 2010, ndërkaq kontributi i çdonjërit nga ne është shumë i nevojshëm”, tha Palloshi.
    Përpiluesi i projektit, arkitekti Adrian Nicholas pasi bëri prezantimin në mënyrë vizuale, në fund iu përgjigj pyetjeve të shumta nga të pranishmit të cilët kryesisht ishin profesionistë të fushës së arkitekturës.

    Shqipmedia
    Sui generis

  10. #1090
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Nevzat Halili kritikon Moisiun ‘Mos të harrohet Ilirida’


    Pas paraqitjes së idesë për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën nga ish kreu i shtetit shqiptar Alfred Moisiu, ka reaguar sot kryetari i Iliridës Nevzat Halili. Sipas tij burrështetasit shqiptarë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, shumë pak e përmendin shtetin e Iliridës. “Dje në mjetet e informimit u dëgjua deklarata e ish presidentit të Shqipërisë zotit Alfred Moisiu në Tv Alsat, i cili thotë se duhet të bëhet bashkimi kombëtar i Shqipërisë dhe Kosovës, dhe këtë e thotë se fillimisht ky bashkim duhet bërë në formë të konfederatës, apo unë them Shqipërisë Londineze apo administrative dhe Kosovës. Unë mendoj se në emër të institucioneve të Republikës së Iliridës, ne protestojmë ashpër lidhur me këtë sepse, Institucionet e Republikës së Shqipërisë zyrtare dhe të Kosovës shumë pak përmendin Republikën e Iliridës. Ju jeni dëshmitarë se edhe në mediat maqedone edhe në ato shqipe është nxjerrë një hartë ku Ilirida është përmendur si etnitet i posaçëm si Shqipëria e Kosova poashtu edhe Ilirida, prandaj një gjë të tillë zoti Moisiu nuk është dashur t’i lejojë vetes dhe të gjithë përfaqësuesve tjerë të Shqipërisë dhe Kosovës zyrtare” tha Nevzat Halili, kryetar i Iliridës.

    Shqipmedia
    Sui generis

  11. #1091
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    PDSH: BDI vazhdon të terrorizojë administratorët


    Shkup – Konferencë për shtyp e Nënkryetarit të PDSH-së Valon Bela.
    Jemi të vetëdijshëm që kësaj qeverie po i vjen fundi por asnjëherë nuk e prisnim se kjo qeveri tani do të merr edhe hapin e radhës ku me këtë dëshiron të terrorizoj gjithë qytetarët.
    Kësaj radhe, BDI, terrorizon nëpunësit shtetëror. Tre ditë më herët, gjegjësisht me 11. Maj. 2011, BDI kishte ftuar arsimtarët e Shkollave Fillore dhe edukatoret e foshnjoreve në SH. F. “7 Marsi” në Shkup, që të aplikojë trysni politike mbi ata që lobojnë ndaj BDI-së, dhe mbushjen e sallës “Boris Trajkovski” me rastin e Konventës së tyre (që do të mbahet më 16.05.2011).
    Dje, BDI-ja, vazhdoj terrorin ndaj qytetarëve por kësaj radhe ndaj nëpunësve shtetërorë ku ata ftojnë publikisht, përmes sms-ve, citojmë: “Ju informojmë që më 14.05.2011, njësia zgjedhore Çair do të mbajë takime me punëtorët e institucioneve shtetëror në teatrin shqiptar duke filluar nga ora 17:00”. TAKIME ME PUNËTORËT E INSTITUCIONEVE SHTETËRORE??? Ky gjest tregon se në çfarë gjendje ndodhet BDI? Kjo tregon se ata janë në gjendje paniku dhe ajo që vlen të theksohet është si vijon:
    Të pamundur ti realizojnë premtimet e tyre, BDI-ja dëmton rëndë Kriterin e Madridit ku duhet të sigurohet administratë kompetente, efektive, përgjegjëse dhe e orientuar për shërbim të qytetarëve dhe jo për shërbim të BDI-së siç u dëshmua në këto sms. Ky qenka halli i integristëve që gojën e kanë përplot integrime evropiane kurse në fakt ata thyejnë jo vetëm kriteret e Kopenhagës por edhe atë të Madridit. Apelojmë deri tek qytetarët që mos të frikësohen, kurse ftesave të këtilla mos t’ju përgjigjen.
    PDSH ju siguron se pas ardhjes së saj në pushtet, askush s’do të mund ti dëmton nëpunësit shqiptarë të administratës shtetërore, të cilëve do t’ju sigurohet pavarësia, siguria dhe funksionimi i lirë.

    *Shqipmedia do të botojë të plota, pa ndërhyrje komunikatat dhe konferencat për shtyp të partive politike.

    Shqipmedia
    Sui generis

  12. #1092
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ligji kundër diskriminimit në Maqedoni – me mangësi


    Amnesty International në pjesën e Maqedonisë ka fokusuar më shumë vërejtje sa i përket lirisë dhe të drejtave të njeriut, edhe atë diskriminimin, duke apostrofuar atë politik në institucionet shtetërore si dhe kushtet e vështira në burgje dhe institucionet psikiatrike, duke mos veçuar edhe këtë vit dobësitë në sistemin gjyqësor në Maqedoni që çon në moszbatimin e ligjeve.
    Mirjana Najçevska, ish-drejtuese e Komitetit të Helsinkut, thotë se kritikat gjithnjë e më të ashpra nga komuniteti ndërkombëtar për mosdemokratizimin e shoqërisë në Maqedoni, janë pasojë e mostrajtimit me seriozitet të po këtyre vërejtjeve nga ana e politikë-bërësve, qofshin ata maqedonas ose shqiptarë.
    “Maqedonia gjatë 20 vjetëve të fundit nuk ka bërë as dhe një hap të vogël drejt zhvillimit të kulturës demokratike për t’i dëgjuar kritikat. Përkundrazi, kur bëhen vërejtje të këtilla në adresë të Qeverisë, aktivizohen një varg mekanizmash mbrojtës në vend se të detektohen problemet dhe të angazhohet me seriozitet t’i zgjidhë ato”, thotë Najçevska, aktiviste për të drejtat dhe liritë e njeriut.
    Nga ana tjetër, Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, thotë se shkalla në rritje e shkeljes së të drejtave dhe lirive të njeriut në vend, veçanërisht ka të bëjë me veprim selektiv të institucioneve ndaj rasteve që janë më të ndjeshme – diskriminimin, duke apostrofuar më pas dobësitë në administratën publike dhe sistemin gjyqësor të pareformuar.
    Memeti thekson se në Maqedoni, gjithashtu, është prezent dhe vetëdija e ulët, si dhe frika për të denoncuar rastet që cenojnë të drejtat dhe liritë e qytetarëve.
    ”Ne, si institucion do të bëjmë dhe një kampanjë se Avokati i Popullit ka për obligim t’i mbrojë të drejtat dhe liritë e njeriut. Këtë do ta bëjmë duke pasur parasysh të dhënat se vetëm një numër i vogël përcaktohen për të denoncuar rastet kur janë shkelur të drejtat e tyre, këtë nuk e bëjnë qytetarët, sepse kanë frikë dhe njëherësh nuk janë të informuar aq sa duhet për të drejtat e tyre”, thekson Memeti.
    Në raportin e Amnesty International mes tjerash theksohet se Parlamenti i Maqedonisë ka miratuar një ligj kundër diskriminimit, por i njëjti nuk arriti t’i përmbushë standardet e BE-së, ngase në të nuk përfshihen të drejtat e njerëzve me orientim të ndryshëm seksual, njëherësh shumë pak reagohet edhe sa i përket diskriminimit politik.
    Por, me këtë konstatim nuk pajtohet Dushko Minovski, kryetar i Komisionit Shtetëror për anti-diskriminim.
    ”Vërejtjet në këtë drejtim nuk qëndrojnë, ne tashmë kemi trajtuar disa ankesa të llojit të këtillë. Ne, si komision, ekzistojmë, punojmë, i detektojmë pikat nevralgjike që kërcënojnë të drejtat e qytetarëve, njëherësh angazhohemi dhe për rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve për të luftuar diskriminimin”, shprehet Minovski.

    Shqipmedia
    Sui generis

  13. #1093
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Fajon: Në qershor mekanizëm për pezullim të liberalizimit të vizave


    Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëjmë më shumë që ta pengojnë keqpërdorimin e liberalizimit të vizave, deklaroi eurodeputetja Tanja Fajon në intervistën për gazetën novosadase “Dnevnik”.
    “Nuk mbeti shumë kohë për përmirësim të gjendjes. Është reale të pritet që Këshilli i ministrave i BE-së në qershor të konfirmojë mekanizëm për pezullim të përkohshëm të liberalizimit të vizave”, vlerëson Fajon.
    Sipas saj, se sa kohë ky pezullim do të jetë aktiv do të varet nga sjellja e vendeve në rajon.
    Fajon thotë se pas vendosjes së Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi, ndërsa më vonë edhe Shqipërisë dhe BeH-së në “listën e bardhë të Shengenit”, janë paraqitur rrjete kriminele të ciilët organizojnë udhëtime të azilantëve të rrejshëm në vendet e BE-së.
    Eurodeputetja sllovene thotë se zona e Shengenit do të ekzistojë edhe krahas problemeve dhe kërkesave të disa vendeve anëtare të BE-së për ndryshime radikale në marrëveshjen për vendosjen e saj, duke shtuar se Parlamenti Evropian vendosmërisht do t’i mbrojë rregullat aktuale të Shengenit dhe nuk do të mbështesë kurrëfarë revizione radikale.
    “Çdo debat për ndryshim të rregullave të Shengenit është absurd dhe i rrezikshëm, për shkak se liria e lëvizjes është themeli i të drejtave të njeriut në të cilën e ndërtojmë bashkësinë evropiane”, potencoi Fajon.

    Shqipmedia
    Sui generis

  14. #1094
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    PDSH: Është koha të ndërpritet diskriminimi


    PDSH fushatën e filloi në Kondovë, nga ku kreu i partisë Thaçi tha se është koha që të ndërpritet diskriminimi i shqiptarëve në Maqedoni
    Partia Demokratike Shqiptare me tubimin e mbrëmshëm në Kondovë, e shënoi startin e fushatës për zgjedhjet e parakohshme. Kreu i partisë Menduh Thaçi me këtë rast tha se është koha që të ndërpritet diskriminimi i shqiptarëve në Maqedoni.
    “Duke votuar PDSH-në votoni për të drejtat e shqiptarëve. Votoni kundër degradimit të shqiptarëve që po ndodh tri vitet e fundit. Sytë e shqiptarëve nga Kosova dhe Shqipëria janë të drejtuar kah PDSH-ja, ajo të luftojë kundër degradimit të shqiptarëve që po duket në shpërndarjen e parave nga Buxheti, gjatë ndërtimit të kishave. Ky degradim do të ndalet më 5 qershor”, tha Thaçi. Ai më tej potencoi se shtylla e interesave të shqiptarëve janë Shkupi dhe Kumanova, për të shtuar se partia në pushtet BDI e ka ulur çmimin e shqiptarëve si popull dhe kjo, tha Thaçi, ka kontribuar në degradimin e tyre nga maqedonasit. Ai tha se e tërë aleanca kuq-e zi do të votojë kundër kësaj qeverie.
    PDSH i prezantoi edhe kandidatët në njësinë e parë zgjedhore. Bartësi i listës Bekim Fazliu tha se në shtet sundon diskriminim ndaj shqiptarëve. Ai më tej shtoi se Kondova nga ku po fillojnë do të jap kontributin maksimal për suksesin e PDSH-së në zgjedhje.
    Tubimi në Kondovë përfundoi me fishekzjarr, që edhe e shënoi fillimin e fushatës së PDSH-së, e cila do të zhvillohet me moton “Hajdeni me ne”.

    Shqipmedia
    Sui generis

Faqja 55 prej 55 FillimFillim ... 545535455

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Ndodhitë në Maqedoni
    Nga babadimri në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1075
    Postimi i Fundit: 16-10-2007, 12:25
  3. Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 06:06
  4. Intervistë: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •