PDSH: BDI vazhdon të terrorizojë administratorët
Shkup – Konferencë për shtyp e Nënkryetarit të PDSH-së Valon Bela.
Jemi të vetëdijshëm që kësaj qeverie po i vjen fundi por asnjëherë nuk e prisnim se kjo qeveri tani do të merr edhe hapin e radhës ku me këtë dëshiron të terrorizoj gjithë qytetarët.
Kësaj radhe, BDI, terrorizon nëpunësit shtetëror. Tre ditë më herët, gjegjësisht me 11. Maj. 2011, BDI kishte ftuar arsimtarët e Shkollave Fillore dhe edukatoret e foshnjoreve në SH. F. “7 Marsi” në Shkup, që të aplikojë trysni politike mbi ata që lobojnë ndaj BDI-së, dhe mbushjen e sallës “Boris Trajkovski” me rastin e Konventës së tyre (që do të mbahet më 16.05.2011).
Dje, BDI-ja, vazhdoj terrorin ndaj qytetarëve por kësaj radhe ndaj nëpunësve shtetërorë ku ata ftojnë publikisht, përmes sms-ve, citojmë: “Ju informojmë që më 14.05.2011, njësia zgjedhore Çair do të mbajë takime me punëtorët e institucioneve shtetëror në teatrin shqiptar duke filluar nga ora 17:00”. TAKIME ME PUNËTORËT E INSTITUCIONEVE SHTETËRORE??? Ky gjest tregon se në çfarë gjendje ndodhet BDI? Kjo tregon se ata janë në gjendje paniku dhe ajo që vlen të theksohet është si vijon:
Të pamundur ti realizojnë premtimet e tyre, BDI-ja dëmton rëndë Kriterin e Madridit ku duhet të sigurohet administratë kompetente, efektive, përgjegjëse dhe e orientuar për shërbim të qytetarëve dhe jo për shërbim të BDI-së siç u dëshmua në këto sms. Ky qenka halli i integristëve që gojën e kanë përplot integrime evropiane kurse në fakt ata thyejnë jo vetëm kriteret e Kopenhagës por edhe atë të Madridit. Apelojmë deri tek qytetarët që mos të frikësohen, kurse ftesave të këtilla mos t’ju përgjigjen.
PDSH ju siguron se pas ardhjes së saj në pushtet, askush s’do të mund ti dëmton nëpunësit shqiptarë të administratës shtetërore, të cilëve do t’ju sigurohet pavarësia, siguria dhe funksionimi i lirë.
*Shqipmedia do të botojë të plota, pa ndërhyrje komunikatat dhe konferencat për shtyp të partive politike.
Shqipmedia
Krijoni Kontakt