Mbi 6 mijë nxënës nuk janë regjistruar në shkollat e mesme
Në Maqedoni edhe pse këtë vit filloi aplikimi i ligjit të ri për arsimim të mesëm obligativ, rreth 6 mijë nxënës nuk janë të regjistruar.
Me ligjin e ri për arsim të mesëm në Maqedoni, shkolla e mesme është e detyrueshme për çdo nxënës dhe në rast se ata nuk vijojnë shkollimin, atëherë Inspektoriati i Arsimit nga shtatori do të shqiptojë dënime për prindërit që kapin një shifër prej 1 mijë euro dhe masa të tjera sanksionuese.
Siç paralajmëroi Ministria e Arsimit dhe Shkencës, 20 gushti është afati i fundit për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme dhe për të gjithë ata që akoma nuk janë regjistruar.
Kjo ministri bëri të ditur se do të kërkojë nga shkollat fillore të gjitha listat e nxënësve që kanë ngelur të paregjistruar në shkollat e mesme. Sipas Ministrisë së Arsimit në tërë vendin kanë ngelur edhe 12.030 vende të lira në shkollat e mesme. Me qëllim të implementimit të ligjit të ri për arsim të mesëm, Qeveria ka siguruar mjete për librat, transportin e nxënësve dhe pajisjet e tjera për fëmijët që janë me asistencë sociale.
(INA)
Krijoni Kontakt