Close
Faqja 92 prej 110 FillimFillim ... 42829091929394102 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 911 deri 920 prej 1094
  1. #911
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Politika: Berisha dhe Thaçi veprojnë të koordinuar

    E përditshmja serbe “Politika” deklarimet e fundit të kryeministrit shqiptar Sali Berisha për një unitet dhe lëvizje të lirë të shqiptarëve në rajon i kanë vlerësuar si tejet të rrezikshme, duke i ndërlidhur ato me veprimet e PDSH-së së Menduh Thaçit në Maqedoni. Gazeta beogradase “Politika” shkruan se jorastësisht shumë aktivitete të partive politike në Maqedoni koinçidojnë me retorikën e kryeministrit shqiptar Sali Berisha, i cili siç shkruan gazeta është bashkëthemelues i PDSH-së me Arbër Xhaferin dhe Menduh Thaçin në Maqedoni.

    “Lideri aktual i PDSH-së, Menduh Thaçi javën e kaluar i tërhoqi deputetët nga Parlamenti dhe kërkoi mundësinë e vetos nga Tirana zyrtare për Maqedoninë për në NATO. Të gjitha këto lëvizje të Thaçit pasuan pasi që Qeveria e kryeministrit Gruevski hodhi poshtë propozimin për nënshkrimin e një marrëveshje të re midis shqiptarëve dhe maqedonasve në Maqedoni”, shkruan gazeta “Politika” duke drejtuar kritika ndaj faktorit politik shqiptarë dhe heshtjen e Shkupit zyrtar.

    (INA)
    Sui generis

  2. #912
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kërcënime për grevë në arsim grevë

    Sindikata multietnike e Arsimit (SMA) paralajmëroi grevë të mundshme të punëtorëve të arsimit, nëse deri më 31 gusht nuk plotësohen kërkesat e tyre.

    Udhëheqësi i sektorit për mbrojtjen e punëtorëve në SMA, Dragi Jovankovski ka theksuar se ata kërkojnë që kompensimi për ushqim të rritet nga 3700 në 4900 denarë ndërsa vendime pune t'u jepet 6 mijë të punësuarve që janë me kontrata tanimë 5 vite.

    Ai ka kërkuar që menjëherë të fillojnë bisedimet mes përfaqësuesve të sindikatës dhe të Ministrisë së Arsimit për zgjidhjen e kërkesave të tyre.

    “Nuk mund që shteti dikë të favorizoj duke ju dhënë paga më të mëdha për vende të njëjta apo të ngjashme ndërsa të punësuarit në arsim të jenë të dëmtuar në rroga", ka theksuar Jovanovski.

    (INA)
    Sui generis

  3. #913
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Riker mesazh urimi për Ramazanin

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Filip Riker, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit i`u dërgoi urime myslimanëve në Maqedoni të cilët agjërojnë Ramazanin. Sipas komunikatës nga ambasada amerikane, urime dërgoi edhe në emër të presidentit Barak Obama dhe sekretares së shtetit Hilari Klinton. “Gjatë këtij muaji, myslimanët në Maqedoni dhe në mbarë botën do të bashkohen me familjet dhe komunitetin e tyre në agjërim, lutje dhe përsiatje. Ramazani le të jetë përkujtues për të gjithë ne se duhet që të ndihmojmë njëri tjetrin me humanizëm dhe me ndjenjën dhe se duhet të tregojmë respekt të ndërsjellë drejt shprehjes së lirë të vlerave religjioze”, thuhet në komunikatë.


    (INA)
    Sui generis

  4. #914
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Babë e birë kujdeseshin për “bahçen” me kanabis sativ

    Pas zbulimit të rasteve të mbjelljes së rrënjëve të lëndës narkotike kanabis sativa në rajonin e Strumicës, kësaj radhe aksioni policor ka mbërritur në rajonin e Tetovës. Policia pas hetimeve paraprake ka zbuluar se në fshatin Miletinë ishte locuar një lokacion apo tip “bahçe” e mbjellur me lëndën narkotike kanabis sativa. Policia pas një operacioni të ndërmarrë ka gjetur 30 rrënjë kanabisi, që po rriteshin dhe mbikqyreshin në bahçen e një familjeje të fshatit. Kështu përgjegjës për këtë janë Abdula I. (67) dhe djali i tij Nusret I. (43), me ç`rast policia ka bastisur edhe shtëpinë e tyre, ku u gjetën edhe katër rrënjë kanabis, një pistoletë, pushkë gjuetie dhe fishekë. MPB theksoi se për dy burrat e kësaj familje do të ngriten padi penale.

    (INA)
    Sui generis

  5. #915
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kompania turke TAV sërish shtyen investimet në Maqedoni

    Kompania turke sërish ka shtyer planet investinuese dhe zbatimin e marrëveshjes së koncesionim të aeroporteve të Maqedonisë

    Në fillim të muajit të ardhshëm kompania turke TAV kishte paralajmëruar se do të nis projektet investuese në Aeroportet e Maqedonisë. Në kuadër të projektit ishte paraparë modernizimi i aeroportit të “Aleksandri i Madh” në Shkup dhe atij të Ohrit, si dhe ndërtimi i një kargo-aeroporti në Shtip.

    Sipas të përditshmes “Dnevnik”, arsyetimet kanë qenë se TAV akoma nuk kishte marrë miratimin e institucioneve ndërkombëtare financiare për një kredi për investimet në Maqedoni. Investimi i TAV në Maqedoni fillimisht u shtye edhe në dhjetor të vitit të kaluar, pas paralajmërimeve se do të investojë 200 milion euro në Maqedoni. Kjo u bë atëherë, pasi që kompani tha se është e përfshirë nga kriza ekonomike globale. Me marrwveshjen e nwnshkruar mes TAV dhe Qeverisw sw Maqedonisw, aeroportet në Shkup dhe Ohër do të jepen nën koncesion për 20 vite, ndërsa me këtë pritet edhe modernizimi i tyre përfundimtar. TAV është themeluar në vitin 1997, që fillimisht filloi me ndërtimin e disa terminaleve në godinën e re të aeroportit në Stamboll.

    Kompania tani menaxhon gjashtë aeroporte në Turqi, Gjeorgji dhe Tunis.Kompania turke “TAV” paralajmëroi investimet dhe modernizimin e aeroporteve të Shkupit dhe Ohrit ka prolonguar investimet dhe projektet në Maqedoni.

    (INA)
    Sui generis

  6. #916
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kush janë ultranacionalistët antishqiptar përreth Gruevskit

    Janë shumë emra të njohur si ultranacionalist sllavomaqedonas, akademikë dhe personalitete të tjera politika me dosje të dyshimta, që tani për tani i mban gjallë Nikolla Gruevski, duke i përfshirë në ekipin e ngushtë të bashkëpunëtorëve dhe duke qenë hartues të skenareve të ndryshme që po ekzekutohen sot në mënyrë institucionale

    Urrejta ndëretnike e manifestuar nga një pjesë e politikanëve maqedonas vjen kryesisht nga klani i organizuar përreth kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili ka tubuar rreth vetes të gjitha rrymat nacionaliste.

    Opinioni maqedonas është i njohur për veprimet dhe skenaret që po kanë involvuar figura deri tani të margjinalizuara në demokracinë postranzicionale, të cilët tanimë janë zgjuar dhe ngritur në këmbë me ndihmën e Gruevskit. Janë shumë emra të njohur si ultranacionalist sllavomaqedonas, akademikë dhe personalitete të tjera me dosje të dyshimta, që tani për tani i mban gjallë Gruevski.

    Todor Petrov nga Kongresi Botëror Maqedonas (KBM), Vanço Shehtanski nga TMRO, akademikët Bllazhe Ristevski, Tito Beliçanec, Gjorgje Marjanoviç, bashkëpunëtori i ish-kryekriminelit serb Lubisav Ivanov-Cingo, etj, janë emrat e njohur për vite me radhë që kanë shprehur doza antishqiptare dhe skenare të errëta ultranacionaliste, por me teza antishqiptare, të cilat po ekzekutohen dhe realizohen edhe në planin institucional.

    KBM e udhëhequr nga Petrov ishte një nga organizatorët e nismës së referendumit kundër ndarjes territoriale, kundër Marrëveshjes së Ohrit por edhe kundër të gjitha projekteve të tjera antishqiptare, që ishin kurdisur nga kjo organizatë, e cila tashmë qëndron tejet e afërt me kryeministrin Gruevski. Poashtu edhe TMRO një organizatë e shëndrruar në parti ultranacionaliste është pjesë e koalicionit dhe drejtuesi i saj është një zyrtar i lartë qeveritar. Shehtanski është pjesë e grupit udhëheqës të „Komitëve“, të cilët sulmuan nëpër shtëpitë e tyre banorët shqiptarë të lagjes së Nerezit.

    Kjo parti disa herë ka shfaqur projekte dhe skenare antishqiptare për Strugën, Kërçovën dhe zonat shqiptare në Shkup. Në taborrin e Gruevskit është edhe Lubisav Ivanov – Cingo, miku i ngushtë i ish-diktatorit dhe ish-kriminelit serb, Sllobodan Millosheviç. Por si e vlerësojnë këtë analistët shqiptarë, të cilët nënvizojnë se roli i këtyre personaliteteve dhe organizatave është tejet aktiv në politikat qeveritare.

    Analisti shqiptar dhe ligjëruesi universitar Osman Kadriu thekson se është e pranishme fryma ultranacionaliste e instaluar në kuadër të institucioneve aktuale qeveritare. Sipas tij, kjo dëshmon se kjo Qeveri hapur po anashkalon çështjen shqiptare dhe po diskriminon edhe ate që është arritur deri diku.

    “Veprimet e kryeministrit Gruevski dhe njerëzve përreth tij qartë tregojnë se po bëhen skenare dhe lojëra jofavorizuese për shqiptarët. Po zbatohet një politikë e ashpër diskriminuese kundër shqiptarëve, që është e ndihmuar nga rrethi i ngushtë i kryeministrit Gruevski, që tashmë po e shef edhe opinioni”, ka theksuar Kadriu.

    Ai apelon që të ngritet zëri shqiptarë në Maqedoni në forma të ndryshme, sepse kështu po sillet në pikëpyetje statusi politik dhe juridik i shqiptarëve në këtë shtet.

    Edhe analisti dhe publicisti Nijazi Muhamedi vlerëson se përreth Gruevskit ka një makineri të tërë të elementëve antishqiptarë.

    “Gruevski dhe skota e tij nacionaliste po bën atë që do ta bënte cilido pushtues dinak-katarzën e histerisë identitare kolektive, të legjitimuar në projektin e shtet-kombit maqedonas. Para tij ecën magjistari i paqes barbare, Ahmet ]lirimtari i rremë dhe i`a shtron udhën barbarisë së qetë ndër shqiptarë me ligjërimet dredhake të sllavosura”, ka theksuar analisti Muhamedi. Sipas tij, kjo histeri identitare që herë-herë shpërthen si barbari publike, s’është vetëm çeshtje mentaliteti, por çështje deliri albanofob të një Gruevski dhe të një skote të tij.

    “Kjo është çështje e projektit nacionalist të kombformimit maqedonas,e një naçertanie sllave të europianizuar ndër këto kohë...!!!”, ka theksuar analisti Nijazi Muhamedi.

    Edhe bashkësia ndërkombëtare në mënyrë indirekte ka kritikuar këto veprime të kryeministrit Nikolla Gruevski, që ushqehen nga elementët nacionalist maqedonas.

    (INA)
    Sui generis

  7. #917
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Universitetet si po i joshin studentët

    Kanë mbetur edhe pak kohë deri në fillim të vitit të ri akademik, ndërsa universitetet po bëjnë çmos për të tërhequr sa më shumë studentë, duke ofruar kushte, programe studimore , cilësi dhe oferta të tjera.

    Në Universitetin Shtetëror të Tetovës pas ndërhyrjes së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe instalimit të udhëheqjes së re, nuk janë shpalosur oferta dhe programe të reja, përveç se gjendjes kaotike të krijuar në këtë institucion me shkarkime të dekanëve, largimin e një numri të të punësuarëve me kontrata të skaduara si dhe probleme të tjera, sidomos me planin e disperzimit të disa fakulteteve në disa qytete jashtë Tetovës. Ky problem i fundit tashmë është më shqetësues për USHT-në, pasi që Qeveria deri tani nuk ka bërë asnjë përpjekje për të siguruar kushtet e nevojshme për fakultetet në qytetet tjera.

    Prorektori i universitetit privat “Fon”, prof.dr. Osman Kadriu ka theksuar se në universitetin e tyre kushtet objektive janë shumë të favorshme dhe cilësore për studentët e rinj. “Universiteti disponon me hapësira të mjaftueshme dhe bashkëkohore, me një kuadër cilësor për të gjithë lëmitë”, ka theksuar prorektori Kadriu.

    Universiteti “FON” e ka selinë në Shkup, ndërsa degë të veçanta ose studime të disperzuara ka në qytetin e Strugës, Gostivarit dhe Strumicës. Prorektori Kadriu nënvizon se para dy vitesh filluan edhe studimet pasuniversitare ose master. Por ai është fokusuar edhe në risitë për studentët e rinj, të cilët do të kenë libra falas për studime. “Studentët gjithashtu falas do të kenë edhe uniformat e veçanta që janë në këtë institucion si dhe studentët e vitit të parë do të kenë një laptop falas”, ka theksuar prorektori Kadriu.

    Universiteti i Evropës Juglindore në vitin e ri akademik 2009/2010 vazhdon me zgjerimin e ofertës akademike për studentët në të tre ciklet e studimit.

    Sipas udhëheqësit të departamentit për informim Demush Bajrami në konkurs këtë vit risi parashihen në zgjerimet e programeve akademike, të cilat ofrohen vetëm në gjuhën angleze. “Programi ofrohet në kuadër të bashkëpunimit të UEJL dhe Universitetit të Londrës, kurse studentët që e përfundojnë këtë program pajisen me diplomë të dyfisht, atë të UEJL dhe të LSE ( London School of Economics) të Universitetit të Londrës”, ka theksuar Bajrami, që sipas tij, UEJL është i pari universitet në Maqedoni dhe rajon që ofron diplomë të dyfisht me Universitete prestigjioze botërore.

    Sipas tij, Universiteti i EJL në bashkëpunim me Institutin Shoqëria e Hapur (OSI), Programi për përkrahje të shkollimit të lartë (HRSP) dhe Agjencionin Zviceran për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) ofron rreth 130 bursa për të studiuar në UEJL në ciklin e parë të studimeve. “Po ashtu në kuadër të programit për ndihmë të studentëve ekzistojnë edhe lehtësime të tjera financiare, si programi ‘Puno dhe Studijo” dhe lehtësimi financiar për fëmijën e dytë dhe të tretë brenda familjesa që studion në UEJL, që përfshinë lehtësim financiar prej 15 % përkatësisht 25 përqin të pagesës së shkollimit”, ka theksuar udhëheqësi i departamentit për informim, Demush Bajrami. Edhe universitetet e tjera private në Maqedoni ofrojnë kushte dhe variante të ndryshme të studimit për të tërhequr numër më të madh të studentëve.

    (INA)
    Sui generis

  8. #918
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Rasti i Sopotit, nesër aktivizohet grupi i punës

    Grupi i punës për rastin e Sopotit nesër fillon me punë, por funksionimi i tij i mëtejmë vihet në pikëpyetje nëse anëtarët shqiptar të këtij grupit nuk pajisen me certifikatat për qasje në informatat me karakter të klasifikuar. Këtë cetifikatë nuk e posedojnë asnjëri nga tre deputetët shqiptarë të grupit të punës, Tahir Hani, Abedin Zymberi dhe Hajrulla Misini.
    “Ne dje kemi pasur një koordinim mes deputetëve, koordinim joformal me ç’rast morëm vendimin që nesër të mbajmë një mbledhje të rregullt të grupit të punës dhe me siguri në ditën e nesërme do të vejmë në rend dite pajisjen e deputetëve me certifikata dhe procedurën apo dinamikën e punës së grupit të punës. Nesër sigurisht pika e parë e rendit të ditës do të jetë zgjedhja e kryetarit të grupit të punës dhe ne e kemi parasysh se nuk posedojmë certifikata për qasjen në informatat të karakterit të klasifikuar, por ne do të zgjedhim kryetarin dhe do të shohim se si do të zhvillohet puna”, deklaroi Tahir Hani, deputet i BDI-së.
    Tre deputetët kanë dorëzuar kërkesat e tyre për t’u pajisur më këtë certifikatë deri tek drejtoria për sigurimin e informatave të klasifikuara. Drejtoresha e këtij institucioni Lidija Kostovska, në linjë telefonike për ALSAT sqaroi se nga momenti i dorëzimit të kërkesës për posedimin e certifikatës, drejtoria kërkon kontroll në MPB e cila zgjat nga gjashtë muaj deri në një vit, dhe më pas drejtoria duhet të vendosë nëse u jep certifikatën deputetëve apo nëse ka nevojë për kontroll plotësues.
    Ndërkohë që shërbimet e Kuvendit njoftojnë se kanë pasur raste kur me intervenime nga Kuvendi, deputetët certifikatat i kanë marrë edhe për një muaj. Deputetët e LSDM-së dhe PLD-së Cvetanka Ivanova dhe Roza Topuzovska vlerësojnë se këto lëshime teknike duhet të përmirësohen dhe mos të bllokohen komisionet vetëm për shkak të licencave.
    “Vlerësoj se ai është lëshim dhe ajo është çështje teknike dhe duhet të mbarohet sepse në bazë të ligjit për informata të klasifikuara deputetët që punojnë në komisione ato janë komisioni i mbrojtjes, komisioni për kontroll të Agjencia e Zbulimit dhe përcjelljen e informatave duhet të kenë certifikata të tilla të sigurisë”, tha Cvetanka Ivanova, deputete e LSDM-së.
    “Mendoj se është e palejuar për një çështje të tillë që shumë lehtë mund të zgjidhet, edhe ligji thotë kush duhet të ketë këto certifikata, vazhdimisht të anulohen komisionet dhe të mos mundin të kryejnë punën e tyre që e kanë në bazë të rregullores”, tha Roza Topuzovska Karevska, deputete e PLD-së.
    Rasti më i ri për bllokimin e punës së Komisionit, ishte ai i ditës së djeshme kur u anulua mbledhja e Komisionit për mbikëqyrje të punës së Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe Agjencisë për Zbulim, pasi disa nga anëtarët e këtij komisioni nuk posedonin certifikatë për të pasur qasje në informatat me karakter të klasifikuar.

    Alsat
    Sui generis

  9. #919
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Cërvenkovski, sulme të ashpra ndaj Gruevskit

    Tre vite gënjeshtra dhe premtime boshe në të gjitha sferat e shoqërisë, në ekonomi, në procesin euro-integrues të vendit, përkeqësim të marrëdhënieve ndëretnike dhe rrënim të vlerave civilizuese. Këto janë vetëm disa nga kritikat që drejtoi në adresë të kryeministrit Gruevski, lideri i partisë më të madhe opozitare, LSDM-së Branko Cërvenkovski.
    “Në planin ekonomik, gjendja gjithnjë e më shumë po rëndohet, papunësia dhe varfëria po rriten, investimet plotësisht u ndërprenë kurse investitorët po shmangin Maqedoninë si zonë e ndaluar. Gjatë këtyre tre viteve kishte prishje të marrëdhënieve ndëretnike në Maqedoni. Është më se e qartë se nuk bëhet fjalë për rastësi por për rregull, se gjithmonë kur VMRO-DPMNE-ja është në pushtet mosbesimi dhe dyshimi i ndërsjellë rritet, tensionet rriten ndërsa incidentet s’kanë të ndalur”, deklaroi Branko Cërvenkovski, kryetarë i LSDM-së.
    Cërvenkovski tha se demokracia në Maqedoni ka ngelur prapa, ndërsa administrata publike është VMRO-izuar, gjyqësori është nën presion të vazhdueshëm politik ndërsa në drejtim të eurointegrimeve Maqedonia sipas liderit të LSDM-së, ka humbur plotë tri vite.
    “Këto janë tre vite plotësisht të humbura për integrimet euro-atlantike të Republikës së Maqedonisë. Në vitin 2006 Gruevski mori shtetin i cili gjendej para dyerve të NATO-s dhe status të kandidatit për anëtarësim në BE. Ishim krah për krah me Kroacinë dhe shumë para nga vendet tjera të rajonit. Sot tre vite më vonë mund të konstatojmë se kemi mbetur atje ku ishim, derisa të gjithë të tjerët kanë bërë nga disa hapa para. Jo vetëm që kemi humbur udhëheqjen në rajon por gjatë këtyre tre viteve e kemi rrënuar edhe dinjitetin ndërkombëtar të vendit”, shtoi Cërvenkovski.
    Lideri opozitar përkujtoi opinionin se subjekti politik që ai drejton nuk do të rrijë duarkryq, por do të punoj për ti dhënë fund këtij kaosi që mbretëron në shtet. Ai madje tha se nuk varet nga ai dhe partia e tij nëse Gruvski do ta çoj deri në fund mandatin por kjo siç u shpreh ai varet nga vullneti i qytetarëve.
    “Në rast se qytetarët janë të pakënaqur dhe duan që revoltën e tyre do ta shprehin përmes protestave atëherë LSDM-ja do të jetë në krye të atyre protestave në të kundërtën ne si parti nuk planifikojnë të organizojmë protesta, por do të punojmë në konsolidimin partisë për tu përballur me Gruevskin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, u shpreh lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski duke bërë bilancin e punës tre vjeçare të kryeministrit Gruevski.

    Alsat
    Sui generis

  10. #920
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    VMRO-DPMNE i përgjigjet akuzave të Cërvenkovskit

    Kapitalizmi latino-amerikan i Branko Cërvenkovskit, me të cilin pasuroi një numër të vogël të njerëzve të tij, ndërsa la të vuaj i tërë populli, ka marrë fund. Kështu iu përgjigj VMRO-DPMNE akuzave të liderit të LSDM-së opozitare Cërvenkovski, të lëshuara ndaj qeverisë së Gruevskit. Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Zoran Stavrevski tha se Cërvenkovski dëshmon se nuk ka ndryshuar aspak, dhe përdor të njëjtat manipulime, për të mashtruar qytetarët ashtu siç sipas tij ka bërë gjatë 18 viteve të karrierës së tij politike.
    “Ky për fat të keq është Branko Cërvenkovski i vjetër, me fjalët e njëjta, me frazat e njëjta, me përvojë politike 18 vjeçare dhe në pushtet në pozita në ndryshme”, deklaroi Zoran Stavrevski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.
    Stavrevski akuzoi Cërvenkovskin se krijon tensione ndër-etnike për të ardhur në pushtet, por sipas tij populli këtë radhë nuk do të bie pre e manipulimeve të tij.
    “Unë do ta pyesja deri kur planifikon të shërbehet me metodat e njëjta, deri kur përsëri dhe përsëri do ti shfrytëzoj tensionet ndër-etnike të cilat paraqiten gjithmonë kur LSDM-ja është në opozitë, që të jetë aktual dhe ti mbaj njerëzit në frikë dhe pengmarrje… deri kur do të krijojë armiq të imagjinuar, dhe në fund të paraqit si shpëtimtar”, shtoi Stavrevski.
    Stavrevski duke publikuar të arriturat e qeverisë ku bën pjesë edhe ai, tha se në aspekt ekonomik, qeveria Gruevski ka arritur rritjen ekonomike më të madhe në historinë e Maqedoni, mbi 5 për qind gjatë viteve 2007-2008, dhe ka rritur standardin jetësor të qytetarëve, për dallim nga qeveritë e drejtuara nga Cërvenkovski të cilat sipas tij kanë varfëruar atë.

    Alsat
    Sui generis

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Ndodhitë në Maqedoni
    Nga babadimri në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1075
    Postimi i Fundit: 16-10-2007, 12:25
  3. Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 06:06
  4. Intervistë: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •