Close
Faqja 72 prej 110 FillimFillim ... 2262707172737482 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 711 deri 720 prej 1094
  1. #711
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Qeveria miratoi masa të reja kundër krizës ekonomike

    Qeveria e Maqedonisë në seancën e sotme e miratoi një pako masash antikrizë për zbutjen e pasojave nga kriza ekonomike globale

    Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski në një konferencë për media theksoi se pakoja përfshinë 70 masa të reja. Këto masa parashohin zvogëlimin e buxhetit për 9 për qind ose për rreth 173 milion euro. Gruevski theksoi se do të ketë kursim të madh, pasi që sipas tij këtë nuk do të ketë rritje të rrogave në administratën publike për 10 për qind, që ishin planifikuar më herët. Ai theksoi se nuk do të ketë edhe punësime të reja, nuk do të blihen mobilie, makina dhe pajisje, ndërsa shpenzimet rrjedhëse do të zvogëlohen për 16 për qind. “Përkohësisht do të ndërpriten edhe një pjesë e investimeve kapitale ku ka komponentë të importit. Këtë vit nuk do të realizohen blerjet e ambasadave, një pjesë e autobusëve, ndërtimi i palestrave sportive, një pjesë e stadiumit të qytetit, si dhe disa projekte në MPB dhe në Mbrojtje”, theksoi Gruevski.
    Gruevski theksoi se masa e parë është rebalanci i buxhetit, kurse qeveria gjithashtu do të ndihmoj me kredi kompanitë e vogla dhe të mesme si dhe sektorin privat. “Është arritur marrëveshje për linje kreditore nga Banka Investuese Evropiane në shumë prej 100 milion euro për përkrahjen e kompanive të vogla dhe të mesme. Edhe së paku 50 deri 100 milion euro shtesë presim të jenë të siguruara nga bankat komerciale, nga mjetet e tyre personale siç është bashkë financimi”, shtoi Gruevski. Pakoja e antikrizë parasheh edhe një sëre masazh që sipas qeverisë do të ndihmojnë në zbutjen e pasojave nga kriza globale ekonomike.

    (INA)
    Sui generis

  2. #712
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Cërvenkovski: Maqedonia të mos mbetet enklavë e izoluar

    "Në shekullin XXI nuk është e mundur që një shtet i vogël të bëhet enklavë e izoluar, përderisa të gjithë shtetet e rajonit integrohen në NATO dhe BE", deklaroi presidenti i Maqedonisë, në takimin përfundimtar me përfaqësuesit rezident të korrit diplomatik në vend.

    Cërvenkovski tha se duhet të ballafaqohemi me realitetin dhe të gjejmë zgjidhje kompromisi për emrin.Tre vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, SHBA-të, Franca dhe Anglia vlerësojnë se ardhmëria dhe prosperiteti i Maqedonisë është në integrimet euroatlantike. " Ambasadori i SHBA-ve në Shkup, Filip Riker theksoi se problemi me emrin mund të zgjidhet dhe SHBA-të e inkurajojnë Qeverinë dhe presidentin e ri ta bëjnë këtë. Riker theksoi se vetëm përmes negociatave mund të arrihet te zgjidhja përfundimtare për emrin.

    Edhe ambasadori i Francës në Maqedoni, Bernard Valero theksoi se Maqedonia dhe Greqia sa më shpejtë duhet të gjejnë një zgjidhje kompromisi për çështjen e emrit kushtetues. Për Anglinë vitet e ardhshme për Maqedoninë do të jenë të vështira për shkak të pasojave nga kriza ekonomike globale, por vendi duhet të vazhdojë realizimin e reformave për të marrë datën për fillimin e negoviatave me BE-në.Porosi të njejtë dërgoi edhe ambasadori i BE-së, Ervan Fuere i cili tha se liberalizimi i vizave dhe negociatat me BE-në janë ardhmëria e Maqedonisë.

    (INA)
    Sui generis

  3. #713
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Rrahje masive në ndeshje futbolli në Tetovë

    Rrahje masive në Tetovë gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes futbollistike mes Teteksit dhe Slloga Jugomagnatit. Rrahja filloi kur tifozët e dy ekipeve Shfercerët e Sllogës dhe Vojvodat e Teteksit, filluan ofendime verbale e cila vazhdoi me gjuatje gurësh dhe gjësendeve të forta.
    Situata doli jashtë kontrollit pas ndeshjes, kur tifozët e lëshuan stadiumin e qytetit dhe filluan të goditen mes veti me gjithçka që kishin në duar. Edhe pse organet e rendit tentuan që ta vënë nën kontroll situatën, megjithatë duke pasur parasysh numrin e paktë të policëve, një gjë e tillë ishte e pamundur.
    Në këtë përleshje pësuan 15 persona nga të cilët 12 janë policë dhe tre janë tifozë nga Shkupi. 3 prej policëve janë ndalur në spital. Mjeku kujdestar Iljaz Miftari, tha se ata kanë marrë lëndime të rënda trupore.
    “Në repartin e kirurgjisë sot rreth orës 16, bëhet ekzaminimi i 15 rasteve, 12 nga organet e rendit dhe tri raste i kemi nga tifozët e Sllogës. Nga dymbëdhjetë rastet e organeve të rendit gjithsej kemi të hospitalizuar vetëm tri raste. Ndërsa rastet tjera pas kontrollit mjekësorë kirurgjikë lëshohen në trajtim shtëpiakë. Rastet e hospitalizuara janë vetëm nga organet e rendit me lëndime trupore më serioze bëhet fjalë për sindromë komocional”, deklaroi Iljaz Miftari, mjek kujdestar në spitalin e Tetovës.
    Tifozët, pas rrahjes masive, kanë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale të shumë objekteve dhe makinave përreth stadiumit. Ata kanë thyer xhamat e shumë dyqaneve dhe makinave private. Gjatë përleshjes një grup tifozësh, kanë hyrë me dhunë edhe në njërën prej shtëpive që ndodhet afër stadiumit, pronë e qytetarit Gajur Rexhepi. Tifozët që kanë hyrë në shtëpi, kanë rrahur të zotin e shtëpisë, i cili ankohet se, rasti ka ndodhur para syve të policëve.
    “Sa dola prej shpie mu vërsulën nja dy-tre veta, ishin nja pesë policë aty afër, këto maqedonët filluan të më godasin mua, policia nuk reagoi hiq. Vetëm mua më kapshim, ma thyen krahun... dhimbje të madhe kam”, theksoi Gajur Rexhepi, qytetari i rrahur.
    Zëdhënësi i Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës, Marjan Josifoski, konfirmoi rastin. Ai në një bisedë telefonike, tha për Alsat, se mbi dhjetë policë janë të lënduar ndërsa ekipi i hetuesissë po ka dalë në terren për të zbardhur rastin në tërësi.
    Ky incident ndodhi në kuadër të ndeshjes së javës të 23-të të Ligës së Dytë futbollistike të Maqedonisë. Ndeshja u mbyll me barazim 0:0.


    Alsat
    Sui generis

  4. #714
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    EVN paditë Maqedoninë në Washington

    EVN paditë Maqedoninë në Gjykatën Arbitrare në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Drejtuesit e kompanisë austriake nga Viena thonë se EVN ka marrë një qëndrim të tillë pasi Gjykata e Apelit ka shqiptuar dënim sipas të cilit austriakët kompanisë shtetërore për prodhimin e energjisë ELEM duhet t’i paguaj 93 milion euro për detyrime të cilat kanë të bëjnë me çështje kur Elektroekonomia ishte pronë shtetërore. Vitin e kaluar ELEM ka ngritur padi penale me të cilën EVN akuzohet se nuk i ka paguar detyrimet e saja për periudhën 1994-2004, periudhë kur kompania ishte pronë shtetërore. Por sipas vendimit të gjykatës EVN detyrohet t’i paguajë të gjitha kërkesat e kompanisë shtetërore ELEM për periudhën e para privatizimit.
    Drejtuesit e EVN-së shprehen se nga muaji janar të këtij viti me qëllim të zgjidhjes së problemit janë zhvilluar bisedime me zv/ kryeministrin Zoran Stavreski dhe ministrin e Ekonomisë Fatmir Besimi. Dy përfaqësuesit qeveritar kanë premtuar se do ta ndalojnë ELEM-in të parashtrojë kërkesa të pabaza, por kompania shtetërore megjithatë ka vazhduar me aktivitete armiqësore ndaj EVN-së. Sipas austriakëve deri tani në Maqedoni kanë investuar 100 milion euro, dhe nga ky fakt nuk mund ta kuptojnë qëllimin e aktiviteteve ndaj një investitori të huaj.
    Për Maqedoninë kjo është hera e dytë kur një kompani e huaj e paditë shtetin në gjykata ndërkombëtare. Në të parin shteti humbi 100 milion euro.

    Alsat
    Sui generis

  5. #715
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    VMRO-ja e vendosur për ndërtimin e Kishës në qendër të Shkupit

    Fitorja absolute në zgjedhjet e fundit, sipas VMRO DPMNE-së i jep të drejtë të plotë që me mjete të buxhetit në sheshin e Shkupit të ndërtohet Kisha ortodokse, thonë nga partia e Gruevskit. Sipas tyre “në këto zgjedhje VMRO DPMNE-ja fitoi përkrahje të madhe nga qytetarët, më afërsisht 500 mijë vota, e më këtë edhe përkrahjen e tyre që në këtë vend me mjete të buxhetit të ndërtohet tempull ortodoks”, thuhet në njoftimin e VMRO DPMNE-së.
    Nga kjo parti përmendin disa fakte se për çfarë arsye duhet ndërtuar kisha në sheshin e Shkupit. Sipas tyre kjo kishë është rrënuar pas tërmetit katastrofal nga autoritet e atëhershme komuniste të cilët me masa represive kanë ndëshkuar të gjitha ata që nuk kanë menduar në të njëjtin drejtim. Nëse shteti ka rrënuar këtë kishë atëherë shteti ka edhe obligim ta ndërtoj të njejtën, thuhet në reagimin e VMRO DPMNE-së.
    Por nga kjo parti harrojnë të përmendin edhe shumë xhami të rrënuara në periudhën e kaluar komuniste. Xhamitë në këtë njoftim të VMRO DPMNE-së përmenden vetëm në një vend edhe atë në pasusin i cili flet se Qeveria aktuale si dhe qeveritë e kaluara, deri tani kanë financuar objekte fetare, ndërtimin e Kryqit në Vodno, kishën në Pllaoshnik, ndërtimin e mijëra kishave tjera, manastire si dhe xhami në RM.
    Edhe kryetari i porsazgjedhur i komunës Qendër nga radhët e kësaj partie Aleksandar Toodoroviç, ka ritheksuar vendosmërinë e tij për të realizuar ndërtimin e Kishës në sheshin e Shkupit. Ndërtimi i Kishës sipas tij është pjesë e planit urabanistik të kësaj komune, por jo edhe ndërtimi i xhamisë Burmali të cilën e kërkojnë 38 organizata joqeveritare islame dhe BFI në Maqedoni.
    I pyetur se a do të kishit dhënë leje për ndërtimin e xhamisë, kryetar i ri i Komunës Qendër Vlladimir Todoroviç u përgjigj: “Po nuk kam menduar në të vërtet në këtë drejtim, unë jam i detyruar ta realizojë planin urbanistik, ai plan është miratuar dhe detyrë e imja është që të veproj sipas tij. Në planin urbanistik nuk është paraparë objekt fetar në atë parcelë dhe në përputhshmëri me këtë plan unë do të duhet të vazhdojë me punë”.
    Xhamia Burmali ishte rrënuar në vitin 1925 nga autoritet e atëhershme dhe në të njejtin vend ishte ndërtuar shtëpia e oficerëve. Kryetari i Komunës Qendër Todorviç pas konstituimit të këshillit të kësaj komune gjithashtu bëri të ditur se në sheshin e Shkupit së shpejti do të vendoset edhe përmendorja e Aleksandrit të Madh.

    Alsat
    Sui generis

  6. #716
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shqiptarët e shohin të ardhmen në dritën e platformës së PDSH-së

    Pa dyshim se fitorja e PDSH-së në Tetovë, ka inkurajuar të gjithë shqiptarët të cilët e shohin të ardhmen dhe prespektivën në dritën e programit dhe të platformës së Partisë Demokratike Shqiptare.

    Partia Demokratike Shqiptare doli në zgjedhjet lokale dhe presidenciale e sukseshme. Më gjithë përpjekjet e pushtetit dhe të derivatëve të saj për ta dëmtuar PDSH-në, faktet flasin se ne arritëm të ngadhnjejmë ndaj gjithë atyrë që shpenzuan shumë energji të kota. E vërteta është se PDSH-ja fitoi bindëshëm në qendrën e shqiptarëve të Maqedonisë duke u dhënë kështu një shuplakë të fuqishmë të gjithë kundërshtarëve. Pa dyshim se fitorja e PDSH-së në Tetovë, ka inkurajuar të gjithë shqiptarët të cilët e shohin të ardhmen dhe prespektivën në dritën e programit dhe të platformës së Partisë Demokratike Shqiptare.

    PDSH
    Sui generis

  7. #717
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    PDSH në fokusin e rinovimit të strukturave partiake

    Programimi i politikave produktive, filozofia e re e drejtimit te strukturave partiake në bazë, aktivizimi i të rinjve dhe të reja në proceset politike në kuadër të degëve dhe nëndegëve, si dhe thellimi i relacioneve bashkëpunuese dhe bashkërënduese mes degëve , tashmë sa ditë janë në fokusin e rinovimit të strukturave partiake. Në këtë kuptim drejtuesit e PDSH-së, po vazhdojnë konsultimet dhe takimet me degët dhe nëdegët e përfaqësimit në të gjitha hapësirat duke i dhënë kështu impulse të reja kualiteteve.

    PDSH
    Sui generis

  8. #718
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Rufi Osmani kërkon marrëveshje të re ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve

    Kryetari i ri i Komunës së Gostvarit, Rufi Osmani, kërkon që mes shqiptarëve dhe maqedonasve të bëhet një marrëveshje të re , e cila për bazë do të kishte ndryshimin e kushtetutës aktuale dhe ridefinimin e Maqedonisë, si një shtet që do të përbëhej nga dy etnitetet më të mëdha që jetojnë në këtë vend.
    Sipas Osmanit realizimi i kësaj kërkese në do të mbronte bashkësitë etnike nga majorizimi. “Kjo marrëveshje do të nënkuptonte një autonomi të gjerë , jo vetëm të pushtetit politik , por mbi të gjitha të pushtetit financiar, ekonomik fiskal dhe do të nënkuptonte një ndërtim kushtetutar të asaj natyre nëpërmjet të cilës shteti do të funksiononte por njëkohësisht kombet në pakicë nuk do të majorizoheshin nga kombi në shumicë”, ka theksuar Osmani.
    Rufi Osmani thotë se kërkesa për marrëveshje të re shqiptaro-maqedonase është si pasojë e mosimplementimit të Marrëveshjes së Ohrit edhe 8 vite nga miratimi i saj.
    Këtë kërkesë ai do të synojë ta jetësojë përmes subjektit të ri politik që paralajmëron se së shpejti do ta formojë.
    rtk 26 prill 2009 - 13:29:04
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #719
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Selam shqetësues nga OKB-ja për Gruevskin


    Fejzi HAJDARI


    Aventurat e Gruevskit apo thënë ambiciet donkishoteske për të ruajtur me çdo kusht rejtingun partiako-personal me anë të ndërtimit të kishës mbi themelet e shtëpisë së Nënëe Terezë, e ka sjellë në Shkup edhe përfaqësuesen speciale të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për liritë fetare, Asma Xhahangir.

    Alarmi diplomatik i zonjës Xhahangir, ishte shumë shqetësues, nëse autoritetet shtetërore e kanë kuptuar si duhet. Ajo u bëri me dije se nëse kryeministri nuk heq dorë nga veprimet e tij të fundit skandaloze, ku bënë pjesë edhe ndërtimi i kishës me para buxhetore në mes të Shkupit, situata tepër delikate (në kuptimin e sigurisë) mund të del jashtë kontrollit, kurse përmasat dhe pasojat nga kjo gjendje do të mund të ishin të paparashikueshme dhe të kobshme për Maqedoninë.
    “Nëse nuk reagohet me kohë pastaj mund të jetë vonë. Kur mostoleranca religjioze del nga kontrolli, atëherë është vështirë që të bëhet kthesë”, kështu tingëllonin për rejtingomanin Gruevski, kambanat e përfaqësueses së OKB-së, Asma Xhahangir.

    Diplomatët nuk i thonë gjërat troç, siç meritojnë t’i thuhen krerëve shtetërorë maqedonas, por ata përdorin “makijazhin” oratoriko-diplomatik për tu bërë me dije, atyre që nuk marrin vesh, se gjërat nuk lëvizin në kahjen e duhur. Nëse këto leksione nuk merren parasysh apo me fjalë tjera injorohen, siç ka injoruar Gruevski deri tani më shumë kërkesa të shqiptarëve, fati i tij me gjithë rejtingun do të marrin teposhtën. Por, e keqja do të jetë se bashkë me të do të pësojnë edhe të tjerët, që nuk kanë faj aspak.

    Gruevski tani është para dy alternativave jo shumë të favorshme për të: E para, të tërhiqet nga kërkesa për ndërtimin e kishës mbi themelet e shtëpisë së Nënës Terezë, gjë që do ti sillte në mënyrë automatike rënien në mënyrë drastike të rejtingut, dhe, e dyta, të vazhdojë të ndërtojë kishën, me çmimin e prishjes partnerët ndërkombëtarë. Varianti i dytë aspak nuk i konvenon, sepse do të ishte fillimi i fundit të “kalërimit” politik të rejtingomanit Gruevski.

    Një fjalë e urtë popullore thotë: Mos e fut hundën aty ku nuk e ka vendin! Apo një tjetër, më duket pak më filozofike: I urti nuk bën çka di, kurse i marri nuk di çka bën!

    Veprimet politiko-donkishoteske të Gruevskit, këtë të fundit po e sjellin para situatës, kur tani e tutje rënia e rejtingut të kryeministrit do të jetë një realitet.

    Çka ta bën koka askush s’ta bën!

    Selami i OKB-së është shumë i qartë. Me qartësinë e vet ai shpon edhe veshin e të shurdhrit. Vetëm i marri nesër ose pasnesër mund të arsyetohet se nuk ka mundur t’i parashikojë pasojat eventuale që do të dalin nga këto aventura.

    http://www.lajmpress.com/index.php?f...aqlajm&id=5190

    **********************************************

    Solana: Marrëveshja e Ohrit dhe emri, kushtet për integrimin e Maqedonisë

    29/04/2009


    Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikën e jashtme, Havier Solana deklaroi sot në Bruksel se Maqedonia patjetër duhet ta implementoj deri në fund Marrëveshjen e Ohrit.

    “Marrëveshja e Ohrit ishte një e arritur e shkëlqyeshme dhe patjetër duhet të implementohet deri në fund”, theksoi në Bruksel diplomati evropian, Havier Solana pas një takimi me presidentin e Maqedonisë, Branko Cërvenkovski.

    Havier Solana gjithashtu theksoi se çështja e emrit është tepër e rëndësishme dhe të duhet të zgjidhet sa më shpejtë të jetë e mundur.

    "Kur takohem me ndonjërin nga liderët e vendit, bisedoj për këtë çështje të rëndësishme e cila edhe i krijon vështirësi vendit tuaj për avancim ku dëshironi të shkoni dhe ku shumë njerëz dëshirojnë ta shohin. Duhet të bëhen përpjekje dhe shpresoj se zgjidhja do të gjendet. Ai është drejtimi për të cilin shpresojmë se të gjithë do të punojnë", theksoi Solana.

    Zyrtari i lartë evropian ka theksuar se Maqedonia ka bërë punë të mirë në rrugën drejtë BE-së dhe tash është në pozicionin që i duhet pak angazhim për të hyrë në procesin e negociatave me Unionin.

    Presidenti në largim, Branko Cërvenkovski theksoi se Maqedonia është e fokusuar për të fituar datën për fillimin e negociatave aderuese.
    ***********************************************
    Kreu i BDI-së Fazli Veliu akuza ndaj ministrave

    29/04/2009

    Anëtari i lartë i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Fazli Veliu ka drejtuar akuza të ashpëra në adresë të ministrave shqiptarë në Qeverinë e Gruevskit.


    Fazli Veliu, një nga themeluesit e UÇK-së dhe BDI-së ka kërkuar largimin e gati të gjithë ministrave, meqë sipas tij nuk punojnë në interes të shqiptarëve.

    “Duhet që të ikin shumica e ministrave për shkak se nuk punojnë në interes të shqiptarëve. Zëvendëskryeministri Abdulaqim Ademi duhet të përgjigjet para shqiptarëve, dhe jo të jetë vetëm hije e Nikolla Gruevskit. Ministri i Pushtetit Lokal Musa Xhaferi nuk ka punuar sa duhet dhe duhet që të ikë nga detyra. Nëse deri në qershor nuk zgjidhet statusi i veteranëve të U]K-së, atëherë duhet të ikë edhe ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami”, ka theksuar Fazli Veliu, duke shtuar se askush nuk mund ta ndërrojë nga funksioni i lartë në partinë në pushtet.

    Reagimi i përfaqësuesit të lartë të BDI-së, Fazli Veliu ka pasuar pasi që këto ditë u paralajmëruar largimi i kuadrove të vjetra nga kryesia e BDI-së, ndër të cilët u përmendën edhe sekretari i përgjithshëm Gëzim Ostreni dhe nënkryetari Rafiz Haliti.(INA)

    “E dijmë saktësisht se cilat janë punët dhe kriteret që gjatë periudhës së ardhshme duhet ti plotësojmë dhe besoj se Maqedonia ka vullnet të mjaftueshëm politik dhe kapacitete institucionale që gjatë pesë muajve të ardhshëm të plotësojë standartet e BE-së, që janë radhitur në raportin e fundit të Komisionit Evropian”, ka theksuar Cërvenkovski. (INA)
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  10. #720
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ohri dhe Struga pijnë ujin më të shtrejtë

    Me miliona metra kub ujë i kanë përpara syve, kurse qytetarët e Strugës dhe të Ohrit, pinë dhe enët i lajnë me ujin më të shtrenjtë në vend. Me çmime prej 48 deri më 50 denarë për një metër kub janë rekordmenë në krahasim me qytetet e tjera. Mirëpo, si u gjetën ata në këtë situatë? E gjithë kjo filloi në vitin 2001. Atëherë autoritetet lokale morën kredi nga Banka Evropiane për Përtëritje dhe Zhvillim në një shumë prej pesë milionë euro për përmirësimin e furnizimit me ujë të Strugës. Si kusht që t’i marrin mjetet, autoritetet lokale duhej që ta rrisin çmimin e ujit. Por hidrologët konsiderojnë se marrëveshjet e këtilla nuk duhet që të jenë shkak që autoritetet vendore ta rrisin çmimin e ujit.
    “Mendoj se Ohri dhe Struga nuk guxojnë që të paguajnë ujin më të shtrenjtë, e madje ai të jetë edhe një projekt evropian. Kjo mund që të jetë rast me disa qytete të tjerë, e jo me Ohrin dhe Strugën që kanë shumë burime të ujit dhe vërtetë më intereson që ta shikoj atë kalkulim pse kushton kaq uji këtu”, thotë hidrologu Klime Ribaroski.
    Tani mënyra e vetme që të zvogëlohet çmimi është që të gjenden forma alternative për furnizim me ujë për pije.
    “Ato do të jenë të mjaftueshme për një periudhë të ardhshme prej ku po pompohet uji nga liqeni, e që vërtetë nuk është cilësor. Pikërisht për shkak të kësaj nevojiten shpenzime plotësuese që i njëjti të sillet në një nivel që të jetë i pijshëm dhe i përdorshëm për qytetarët. Me instalimin e këtyre projekteve do të zvogëlojmë një pjesë të madhe të shpenzimeve, kurse kjo do të thotë më shumë mjete për servisimin e borxhit ndaj Bankës Evropiane, nëse me të gjithë këtë sigurojmë një garanci plotësuese se si do ta servisojmë borxhin”, thotë drejtori i NP “Proakua”, Branisllav Tërpçeski.
    Mirëpo, derisa ndërmarrjet publike të komunave kërkojnë një zgjidhje, qytetarët e Strugës dhe Ohrit po protestojnë.
    “...Ujë ka, kurse uji është i shtrenjtë dhe kjo për mysafirët që vijnë këtu nuk është e qartë. Thonë se keni ujë, kurse ai është i shtrenjtë. Për shembull, një qytetar i Prilepit tha se uji në Ohër është i shtrenjtë dhe kjo për ta është pak e çuditshme”, ankohet një qytetar.
    “Shumë shtrenjtë, por megjithatë për këtë vendos dikush tjetër. Çfarë dobie ka nëse qëndrojmë mbi ujë, kjo nuk ka kurrfarë lidhje”, thotë një qytetar tjetër.
    E me gjithë ankesat e qytetarëve, nga ndërmarrja publike që ekonomizon me ujin “Proakua” thonë se nuk përjashtohet mundësia që çmimi i ujit të vazhdojë të rritet edhe krahas faktit se të dy qytetet kanë liqenin e Ohrit dhe lumin e Drinit të Zi.

    Alsat
    Sui generis

Faqja 72 prej 110 FillimFillim ... 2262707172737482 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Ndodhitë në Maqedoni
    Nga babadimri në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1075
    Postimi i Fundit: 16-10-2007, 12:25
  3. Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 06:06
  4. Intervistë: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •