EVN mendon ta paditë Maqedoninë në gjykatën ndërkombëtare
Kompania austriake EVN, pronare e rrjetit të distribuimit për energji elektrike në vend, mendon ta paditë Maqedoninë në gjykatën ndërkombëtare.
Zëdhënësi i kompanisë austriake në Vienë Shtefan Zag, për gazetën "Di prese" ka deklaruar se nëse nuk gjendet zgjedhje e problemit nëpërmjet bisedimeve, EVN do të paditë Maqedoninë në gjykatën ndërkombëtare. Zag ka theksuar se për një gjë të tillë është informuar edhe ministria e punëve të jashtme e Qeverisë austriake dhe komisioni evropian.
Qeveria e Shkupit konteston investimet e EVN-së në rrjetin energjetik, ndërsa zyrtarët e kompanisë theksojnë se në Maqedoni kanë investuar më tepër se 86 milion euro. Ndërsa kompanitë energjetike shtetërore e akuzojnë kompaninë austriake për ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike. Problemet mes EVN-së dhe ekzekutivit u paraqitën që në mandatin e parë të Qeverisë Gruevski, kur u miratuan ndryshimet e Ligjit për Energjetikë, ndryshime të cilat u kritikuan edhe nga Bashkimi Evropian.
Alsat
Krijoni Kontakt