Close
Faqja 42 prej 110 FillimFillim ... 3240414243445292 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 411 deri 420 prej 1094
  1. #411
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shasivari:Ahmeti peng i qarqeve antishqiptare

    Analisti Jeton Shasivari thotë se lideri i BDI-së nuk duhet t'i krahasojë bastisjet e fundit me luftën kundër krimit sepse do t'i paraqes shqiptarët si element kriminogjen
    Analistët politik dhe opinioni shqiptarë kanë kritikuar deklaratën e djeshme të liderit të BDI-së Ali Ahmeti se mediat janë ato që i zmadhojnë gjërat kur informojnë për bastisjet e shtëpive të shqiptarëve në Maqedoni. Me krahasim që bëri Ahmeti në deklaratën e tij të aksionit të fundit të policisë me luftën kundër krimit dhe mafaias Ai sipas Jeton Shasivarit profesor në UEJL vihet në mbrojtje të qarqeve antishqiptare që kanë për qëllim të paraqesin shqiptarët si element kriminogjen. Ndërsa mergel Bilalli thotë se nuk mund të ketë fajsi kolektive kur kemi raste ku policia edhe pas bastisjeve nuk ka konstatuar asgjë.
    "Në vend që lideri I BDI-së si participues në pushtetin ekzekutiv të dënoj shkeljet e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe të shtetasit të garantuara me kushtetutë dhe me aktet ndërkombëtare edhe ai dita ditës po bëhet pengë I përrallave të tilla të qarqeve antishqiptare", thotë analist politik, Jeton Shasivari.
    Për analistin Mersel Bilalli apriori është shkelje drastike e drejtave njerëzore nëse një familjeje bastiset dhe nuk gjehet asgjë. Gjykim kolektiv është tejet I dëmshëm dhe në kundërshtim me kushtetutën, në kundërshtim me konventat mbi të drejtat njerëzore por edhe mbi moralin e përgjithshëm", thekson Bilalli.
    Ahmeti duke folur rreth aksioneve të fundit dhe reagimeve të shumta në opinion që shkaktuan bastisjet në Kumanovë, Shkup dhe Haracinë tha se situata nuk ka qenë aq alarmante sic është prezantuar në media.
    "Ju siguroj se do të luftojmë kriminelët, por edhe ju lus që 19 shtëpi të bastisura në dy aksionet e policisë pas vrasjes së policit të alfave, Afrim Arifi mos bëhen 200 apo 2000 nëpër lajme dhe thash e thëne. Nuk do të lejojmë që dikush të bastiset apo malltretohet vetëm pse është shqiptarë, por edhe nuk do të mbrojmë asnjë kriminel edhe pot ë jetë shqiptarë", ka deklaruar lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
    "Mendoj që akuzat e liderit të BDI-së ndaj mediave në gjuhën shqipe janë krejt të zhvendosura dhe janë krejt pabaza, kur kihet parasysh që mediat në Maqedoni kanë për qëllim informimin e drejtë objektivë, real, të paanshëm për ngjarjet dhe ndodhitë në të gjitha sferat e jetës shoqërore", shton Shasivari.
    Për vetëm një muaj policia në dy aksione të ndara bastisi dhjetëra familja shqiptare duke kërkuar persona të dyshimtë për vrasjen e një pjesëtari të njësitit Alfa në afërsi të fakultetit të shkencave matematiko natyrore në Shkup. Në aksionin e fundit u arrestuan 18 persona pjesa më e madhe ish pjesëtarë të UCK-së ndërsa vetëm 3 iu shqiptua masa e paraburgimit 30 ditor.

    Alsat
    Sui generis

  2. #412
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    DR: BDI të mbrojë familjet e bastisura

    Lehtë është të japësh një deklaratë, por rëndë është të jetosh me ato familje që janë të bastisura apo presin të bastisen. Kështu e ka komentuar kryetari i Demokracisë së Re Imer Selmani, deklaratën e liderit të BDI-së Ali Ahmeti lidhur me aksionet e fundit policore në shtëpitë shqiptare.
    "Liderët politik, politikanët duhet ta vëndojnë vetveten në mesin e qytetarëve dhe të jetojnë me presionet, me bastisjet, shumë kollaj dhe shumë lehtë është të jetosh në kabinet të jetojsh me bashkëpuntorët kryesor mirëpo nëse del në teren shkon i viziton ato familje mund të konstatosh se sikur të jenë edhe 10 familje mos të jenë 200 a me siguri se janë mbi 20 familje të bastisura për shkak se ka pasur së paku 4 herë bastisje gjatë 2 muajve ato familje janë të traumatizuara janë nën presion të madh psiqik", kryetar i DR-së, Imer Selmani.
    Këto komente Selmani i bëri në takimin e fundit për këtë vit me gazetarët. Selmani vlerësoi se shqiptarët e Maqedonisë nuk mund të mburren se 2008 ishte vit i suksesshëm për ta.
    "Mosmarrja e ftesës për NATO, zgjedhjet e parakohshme nën insistim të BDI-së dhe pajtueshmëri të VMRO-së të shoqëruara me incidente të mëdha të vlerësuara si jodemokratike duke u bashkangjitur edhe vullneti i BDI-së që me çdo kush te hyjë në Qeveri pa marrëveshje duke rezoltuar me prolongimin e bashkangjitjes së Kërçovës me Zajazin dhe Oslomenë duke aprovuar një ligj shumë të shpejtë për çështjen e përdorimin e gjuhës shqipe ….duke marrë parasysh faktin se dy muajt e fundit kishte bastisje masovike në familjket shqiptare, me qindra familje janë bastisura janë gjëra që nuk na lënë të mburremi se kemi realize një vit të suksesshëm", shtoi Imer Selmani.
    Ajo që ishte për tu lavdëruar pas Selmanit ishte iniciativa që subjektet politike shqiptare ngritën në Kuvend për njohjen e Pavarësisë së Kosovës. Selmani, vlerësoi si arritje të shqiptarëve në përgjithëse, njohjen e Pavarsisë së Kosovës dhe ftesën e Shqipërisë për në NATO

    Alsat
    Sui generis

  3. #413
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Thaçieveria të revidojë politikën ose të tërhiqet

    Qeveria duhet të revidojë në esencë politikën e saj, ose të tërhiqet, deklaroi kreu i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi.

    Sipas tij, kjo qeveri ka dështuar në planin strategjik dhe po vazhdon të ndjek një politkë të hapur antishqiptare.

    “Së pari mosmarrja e ftesës për anëtarësim në NATO, së dyti mosfitimi i datës për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian, së treti, koalicioni qeveritar tani në mënyrë të hapur ndjek politikë antishqiptare dhe së katërti kriza ekonomike financiare globale e cila do të ndikojë në mënyrë të tmershme në Maqedoni dhe mosgatishmëria e qeverisë që të mos pranojë këtë realitet dhe për fat të keq edhe viti 2009 do të jetë më i keq”, deklaroi lideri i PDSH-së, në një prononcim për Televizionin “Koha”.

    Ai theksoi se duhet të japim shpresa dhe “shpresat janë te PDSH-ja, aleatët e PDSH-së që janë SHBA-të, NATO dhe Bashkimi Evropian. Dhe të gjithë së bashku do të kontribojmë që kjo qeveri ose të revidojë në esencë politikën e vet ose të tërhiqet”, thotë ai.

    “Ekziston një shpresë se një politikë e palëkundshme që bënë PDSH dhe interesat gjeostrategjike të perëndimorëve në Maqedoni, do ta detyrojnë këtë Qeveri të tërhiqet nga kjo politikë ose të bie”, deklaroi Thaçi.

    (INA)
    Sui generis

  4. #414
    i/e regjistruar Maska e Periodi
    Anëtarësuar
    03-02-2006
    Postime
    253
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Thaçieveria të revidojë politikën ose të tërhiqet

    Qeveria duhet të revidojë në esencë politikën e saj, ose të tërhiqet, deklaroi kreu i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi.

    Sipas tij, kjo qeveri ka dështuar në planin strategjik dhe po vazhdon të ndjek një politkë të hapur antishqiptare.

    “Së pari mosmarrja e ftesës për anëtarësim në NATO, së dyti mosfitimi i datës për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian, së treti, koalicioni qeveritar tani në mënyrë të hapur ndjek politikë antishqiptare dhe së katërti kriza ekonomike financiare globale e cila do të ndikojë në mënyrë të tmershme në Maqedoni dhe mosgatishmëria e qeverisë që të mos pranojë këtë realitet dhe për fat të keq edhe viti 2009 do të jetë më i keq”, deklaroi lideri i PDSH-së, në një prononcim për Televizionin “Koha”.

    Ai theksoi se duhet të japim shpresa dhe “shpresat janë te PDSH-ja, aleatët e PDSH-së që janë SHBA-të, NATO dhe Bashkimi Evropian. Dhe të gjithë së bashku do të kontribojmë që kjo qeveri ose të revidojë në esencë politikën e vet ose të tërhiqet”, thotë ai.

    “Ekziston një shpresë se një politikë e palëkundshme që bënë PDSH dhe interesat gjeostrategjike të perëndimorëve në Maqedoni, do ta detyrojnë këtë Qeveri të tërhiqet nga kjo politikë ose të bie”, deklaroi Thaçi.

    (INA)
    thaci le te shkoi le te ciet me gjith shpresat e tij,...bashk me bdi-n.

  5. #415
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shpërthen një cisternë në periferi të Shkupit

    Në fshatin Marinë të Shkup sot ka shpërthyer një cisternë e naftës, që ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

    Siç bëhet e ditur cisterna që ishte e zbrazët ka shpërthyer pasi që pronari i saj ishte duke salduar ate. Nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm se janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Është dëmtuar cisterna dhe tri shtëpi përreth, me ç’rast njëra shtëpi më shumë është dëmtuar. Drejtoria për siguri dhe shpëtim pas kontrollit të kryer do të vërtetojë shkaqet e shpërthimit dhe pasojat e shkaktuara.

    (INA)
    Sui generis

  6. #416
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Inspektorët po vëzhgojnë gjendjen e ushqimeve nëpër tregje

    Inspektorët e drejtorisë për ushqim në ditën e dytë të 2009 dolën në terren për të parë dhe këshilluar shitësit se si duhet të plotësojnë standardet për cilësi dhe pastërti të produkteve ushqimore të quajura HASAP.
    Atë që panë në tregun e gjelbër ishte shitje e ushqimit jashtë dyqaneve, të papaketuar, shitës pa uniforma adekuate e që shërbenin ‘pa doreza’, thënë shkurt larg stanadardeve HASAP.
    “Ky peshk nëse shitet në këtë mënyrë në të njëjtën ditë duhet të mirëmbahet në temperaturë nga 4 deri në plus 8 gradë”, tha Bozhin Petrevski, inspektor.
    “Këtë djathë nuk mund ta mbani jashtë vitrinës, do të duhet të jetë brenda pasi pas çdo prekje nga blerësit apo duart tuaja djathi mund të kontaminohet me bakterie”, u shpreh Petrevski, duke kontrolluar disa ushqime nëpër tezgat e Bit Pazarit.
    Ai shitësve nëpër tezga i'u tha se mund të shesin vetëm produkte të paketuara, perime dhe fruta.
    Ministri i Shëndetësisë Bujar Osmani i njoftuar me fotografinë reale bën të ditur se me dhënien e këshillave do të vazhdohet deri më një maj për t'ia arritur qëllimit. Pas kësaj periudhe nëse nuk veprohet sipas standardeve HASAP do të pasojnë dënime në vlerë prej 5 mijë euro apo mbyllje të objektit nga gjashtë muaj deri në dy vjet.
    “Kemi pasur parasysh edhe ndikimin e krizës globale ekonomike në ekonominë e vendit dhe për këtë arsye deri më një maj do të japim vërejtje dhe këshilla. Pas një majti do të jepen dënime në bazë të sigurisë së ushqimit”, tha Bujar Osmani, ministër i Shëndetësisë.
    Kontrolleve të inspektorëve shëndetësorë ditëve në vijim do t'u nënshtrohen edhe restorantet dhe hotelet.

    Alsat
    Sui generis

  7. #417
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ekspertët: Heqja e vizave varet nga zgjedhjet e marsit

    Analistët politik në Maqedoni vlerësojnë se Qeveria aktuale ka dështuar në planin e politikës së jashtme dhe se si çështje e vetme premtuese dhe populiste për vitin 2009 tashmë i ka ngelur liberalizimi i vizave me Bashkimin Evropian

    Reagimi i analistëve politik në Maqedoni vjen dy ditë pasi që zëvendëskryeministri për evrointegrime, Ivica Bocevski paralajmëroi se në mars apo prill të këtij viti mund të ketë sinjale nga Brukseli për liberalizimin e vizave.

    Zgjedhjet e marsit do të jenë vendimtare edhe për çështjen e vizave. Në rast se do të kemi zgjedhje të rregullta dhe demokratike, atëherë në nëntor pritet të ndodhë sinjali i parë për liberalizimin e vizave, në të kundërtën do të kemi shtyerje të procesit deri në vitin 2011. Këtë konfirmim të qartë siç mëson “Shqip media” e ka konfirmuar edhe një komisioner i Komisionit Evropian, në një ligjeratë të mbajtur në fund të nëntorit t vitit 2008 në Bruksel.

    Qeveria aktuale sërish ka fshehur çështjen e kontestit të emrit, e cila gjithashtu bllokon procesin e liberalizimit të emrit. Sinjalet e qarta u dhanë nga shefi i diplomacisë franceze, Bernard Kushner, gjatë kryesimit të Francës me Bashkimin Evropian, ku u tha qartë se liberalizimi i vizave nuk mund të ndodhë pa zgjidhjen e kontestit të emrit. Një trend të tillë pritet të ndjekë edhe Çekia, e cila prej janarit të këtij viti ka filluar me kryesimin gjashtë mujor me BE-në. Brukseli zyrtar pritet të ndjekë politikën e konsensusit edhe në rastin e heqjes së vizave me Maqedoninë, për shkak të kundërshtimit kategorik të palës greke.

    Analistët: Kjo Qeveri ka dështuar për emrin dhe vizat

    Analisti politik Nazmi Maliqi ka deklaruar për “Shqip media” se në Maqedoni ka një verbalizëm pozitiv nga disa ministra të caktuar që më tepër bëjnë politikë populiste.

    “Maqedonia përveç se ka një verbalizëm pozitiv nga disa ministra të caktuar që më tepër janë me karakter populist se sa e arsyetojnë punën e tyre se janë ofruar drejtë standardeve të cilat i parashikon BE-ja. Një gjë është e qartë se kriteret e parashtruara nga Komisioni Evropian për heqjen e vizave duhet të mbeten prioritet për Qeverinë e Maqedonisë”, theksoi ligjëruesi pranë Universitetit FON në Shkup, prof.dr Nazmi Maliqi.

    Sipas tij, Qeveria aktuale nuk ka realizuar si duhet në praktikë edhe marrëveshjen për riatdhesim, që një parakusht për t`u realizuar. “Përveç kësaj një çështje mjaft vendimtare dhe e rëndësishme është edhe çështja e emrit kushtetues midis Shkupit dhe Athinëa.

    “Përderisa nuk arrihet një kompromis për këtë çështje do te ngec integrimi i Maqedonisë në NATO dhe BE, me këtë do të ketë edhe ngecje në procesin e liberalizimit të vizave.

    Me këtë Qeveri nuk ka gjasa të zgjidhet çështja e emrit sepse kryeministri dhe ministrat e kabinetit të tij përgjegjës për këtë çështje nuk ofrojnë argumente të mjaftueshme që ndihmojnë të zgjidhet ky kontest”, theksoi për “Shqip media” Maliqi.

    Profesori i së drejtës evropiane pranë Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, Ylber Sela ka vlerësuar për “Shqip media”se qeveritarët maqedonas më shumë janë të prirur për të bërë propagandë për vizat sepse jemi në një fazë të zgjedhjeve.

    “Brukseli ka dhënë mesazhe të qarta dhe kjo është konfirmuar drejtpërdrejt në një ligjeratë pranë Komisionit Evropian që kam ndjekur në fund të vitit të kaluar, ku është thënë se liberalizimi i vizave mund të ndodhë në nëntor të vitit 2009 nëse zgjedhjet lokale të marsit do të zhvillohen në bazë të standarteve evropiane. Nëse zgjedhjet nuk zhvillohet konform kritereve dhe standardeve evropiane, atëherë liberalizimi i plotë i vizave do të ndodhë në vitin 2011”, ka theksuar për “Shqip media” , prof. dr. Ylber Sela. Sipas tij, këtë e kanë shumë të qartë edhe qeveritarët por më shumë bëjnë propagandë.

    Qeveria me optimizëm, por duke fshehur kontestin e emrit

    Në fund të këtij muaji dhe në fillim të shkurtit ekipe të Komisionit Evropian do të mbërrijnë në Shkup për të verifikuar plotësimin e kushteve dhe kritereve nga autoritetet e Maqedonisë për çështjen e vizave. Ekipet e ekspertëve evropian do të vizitojnë dikasteret ministrore për të ndjekur procedurat e dhënies së dokumenteve personale, ndjekjen e politikës shtetërore kundër korrupsionit dhe migracionit, ndjekjen e funksionimit të kontrollit të integruar kufitar dhe sfera të tjera.

    Zëvendëskryeministri për çështje të integrimit, Ivica Bocevski deklaroi se pritet që në mars dhe në fillim të prillit të këtij viti Komisioni Evropian të dal me një raport vendimtar për liberalizimin ose jo të vizave. “Pas kësaj periudhë pritet që të ndiqen procedurat brenda BE për heqjen e plotë të vizave për qytetarët e Maqedonisë, por për shkak të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian pritet që të presim vendim konkret në fund të vitit 2009, kur pritet që të mbyllet e tërë procedura”, deklaroi zëvendëskryeministri Bocevski. Ai nuk ka folur për çështjen e kontestit të emrit me Greqinë, një barrierë tashmë shumë e përfolur dhe e përcaktuar nga disa anëtare vendimtare brenda BE-së. Bocevski ka përsëritur se kriteret për heqjen e vizave janë plotësuar nga Qeveria e Maqedonisë. Sipas tij, ka ngelur tani për tani vetëm lidhja kompjuterike mes vendkalimeve kufitare. Por ,optimizimi i qeveritarëve të Shkupit do të varet kryesisht nga vlerësimi i ekspertëve të Bashkimit Evropian që do të mbërrijnë në Maqedoni.

    Kushner: S`ka viza, pa zgjidhjen e emrit

    Porosia e shefit të diplomacisë franceze, Bernard Kushner ishte e qartë për Maqedoninë në fund të vitit të kaluar lidhur me çështjen e vizave. Diplomati i njohur Kushner, vendi i të cilit kryesoi deri në fund të dhjetorit me BE-në lëshoi porosinë e qartë për Shkupin zyrtar se heqja e vizave do të varet nga zgjidhja e kontestit të emrit.”Maqedonia po troket në derë të gabuar. Problemi kryesor është emri. Kam një ndjenjë se jemi dëshmitarë të një situate të komplikuar”, theksoi Kushner. Një porosi e qartë që ka ardhur në adresë të Shkupit do të jenë edhe zgjedhjet e ardhshme lokale dhe presidenciale. Evrokomisioneri për zgjerim i BE-së, Oli Ren deklaroi se detyra kryesore për vitin 2009 do të jenë zgjedhjet lokale të marsit. Por edhe Ren ka përsëritur qartë se kusht vendimtar për Maqedoninë janë edhe marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore, që nënkupton ato me Greqinë.

    Brukseli, frikë nga presidenca çeke

    Republika Çeke me 1 janar mori në dorë për herë të parë kryesimin me BE-në që nga hyrja e saj në vitin 2004. Krerët çekë, përveç detyrës për të zvogëluar pengesat në procesin e integrimit evropian, kanë përcaktuar edhe tri përparësi: ekonominë, energjinë, marrëdhëniet Evropë-botë. Në fushën ekonomike do të punohet për një konkurrencë më të madhe në Evropë, për administrimin e krizës financiare, për promovimin e punësimit. Përsa i përket energjisë, do të kërkohet ekuilibri ndërmjet mbrojtjes së ambientit dhe sigurimit të energjisë. Në politikën e jashtme, presidenca çeke do të forcojë lidhjet euro-atlantike dhe do të përpiqet t’i japë një shtysë të re procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, sidomos përsa i përket anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor. Në këtë periudhë të kryesimit është parashikuar një mbledhje ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve ballkanike.

    Nga ana tjetër, ndërrimi i radhës i presidencës së Bashkimit Evropian (BE), më 1 janar të vitit të ardhshëm, kur Franca dhe Nikolas Sarkozi do të zëvendësohen nga Çekia dhe Presidenti i saj, Vaslav Klaus, po pritet me shqetësime dhe frikë në Bruksel. Gazeta e njohur britanike, "Financial Times", vë në dukje se Presidenti çek është "një euroskeptik i pandreqshëm", se qeveria çeke është e ndarë për këtë çështje dhe se në Parlamentin e këtij vendi nuk ka shumicë për të, ndërsa Praga zyrtare ende nuk e ka ratifikuar Traktatin e Lisbonës për reformat institucionale në BE.

    Ina
    Sui generis

  8. #418
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    36 vrasje gjatë vitit 2008 në Maqedoni

    Gjatë vitit të kaluar në mbarë vendin janë regjistruar 36 vrasje, një shifër më e vogël për dallim nga vitet e kaluara.

    Sipas raportit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, numri më i madh i vrasjeve janë kryer në rajonin e Shkupit edhe ate 13 vrasje. Më pas vijojnë Gostivari me 6 vrasje, Kumanova me 3 vrasje, Tetova me 3 vrasje, Ohri me 3 vrasje, Prilepi me 3 vrasje, Velesi me 2 vrasje dhe me nga një vrasje radhiten Manastiri, Kërçova dhe Sveti Nikolla. MPB ka bërë të ditur se nga gjitha këto vrasje, 32 prej tyre janë ndriçuar dhe zbuluar tërësisht, dhe se pjesa më e madhe e këtyre vrasjeve kanë qenë procese të vështira për t’u zbuluar.
    Lidhur me rastet e zbuluara dhe të ndriçuara janë ngritur padi penale kundër 36 autorëve të vrasjeve, prej të cilëve 34 janë të meshkuj, ndërsa vetëm dy femra.

    Nga të dhënat e MPB-së vërtetohet se femrat shumë rrallë paraqiten dhe regjistrohen si autore të këtyre veprave. Në rastin e parë të vitit të kaluar është regjistruar një vrasje e një foshnje pas lindjes nga një grua, ndërsa rasti i dytë ka të bëjë me vrasjen e një të riu kumanovar nga e dashura e tij 21 vjeçare në Kumanovë. Sipas grupmoshave, numri i madh i autorëve të vrasjeve është nga mosha 35 – 50, edhe ate kjo ka të bëjë me 16 vrasjet e realizuara. Për shtatë vrasje të tjera akuzohen persona të moshës mbi 50 vjeç, ku vrasësi më i moshuar është 68 vjeç. Si vrasës më i ri është regjistruar një 16 vjeçar, i cili me një mjet të rëndë metali kishte marrë jetën e një 49 vjeçari.

    Nga analizat e bëra 27 viktima që kanë vdekur janë të gjinisë mashkullore, ndërsa vetëm 9 femra. Numri më i madh i vrasjeve është kryer me armë zjarri, pastaj me armë të ftohta, gjësende të forta, helme, zjarrë, etj.

    Lidhur me motivet e këtyre akteve, numri më i madh i tyre ka pasuar për shkak të mosmarrëveshjeve, konflikteve dhe konfrontimeve fizike, edhe ate janë regjistruar 10 raste. Pas kësaj 8 raste të vrasjeve kanë pasuar për shkak të prishjes së marrëdhënieve bashkëshortore, 4 raste për shkak të ndërprerjes së lidhjeve të dashurisë dhe rastet e tjera për shkak të borxheve, pakujdesisë, xhelozisë, shtatëzanisë së padëshiruar dhe për disa të tjera nuk kanë mbaruar hetimet.

    Gjatë vitit 2008 janë regjistruar edhe dy vrasje të pjestarëve të policisë, në rastin e parë vrasja e policit të njësisë speciale Zoran Markovski në fillim të vitit të kaluar, për të cilën vepër siç thuhet janë ngritur padi penale kundër 5 personave, njëri prej të cilëve është i punësuar si polic. Vrasja e dytë është ajo e policit të njësitit “Alfa”, Afrim Arifi, për të cilën po vazhdojnë hetimet dhe janë ngritur paditë e para penale ndaj tre personave dhe ende po punohet për kompletimin e rastit.

    (INA)
    Sui generis

  9. #419
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Komunikacioni në tërë vendin zhvillohet me vështirësi

    Komunikacioni në të gjitha akset magjistrale dhe rajonale rrugore nëpër shtet zhvillohet në mënyrë të vështirësuar dhe ngadalësuar në kushte dimërore, lajmëroi sot AMLM-ja.
    Sot në mëngjes nuk kishte reshje, ndërsa rrugët janë të lagëta dhe me mbeturina të borës pas pastrimit si pasojë e reshjeve të djeshme, kjo veçanërisht ka të bëjë me akset malore dhe vendet më të larta.
    Nga AMLM-ja rekomandojnë vëmendje të jashtëzakonshme gjatë drejtimit të automjeteve, veçanërisht në mbeturinat e borës nëpër rrugë dhe në paraqitjen e ngricave për shkak të temperaturave të ulta.
    Përkujtim i vozitësve në obligimin e tyre ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjes dimërore në automjetet dhe përdorim të të njëjtës nëse ka nevojë.
    Në rrugën rajonale Dibër-Strugë në fuqi është ndalesa e plotëfuqishme për lëvizje të automjeteve të rënda transportuese për shkak të mbeturinave të borës në rrugë.
    E ngjashme është situata edhe në aksin rrugor Hanet e Mavrovës - Dibër, ku për shkak të mbeturinave të mëdha të borës, ka ndalesë vetëm për automjetet e rënda transportuese, ndërsa për llojet tjera të automjeteve rekomandohet përdorim i pajisjes dimërore.
    Përdorimi i detyrueshëm i pajisjes dimërore vlen për akset rrugore Kriva Pallankë - v.k. Deve Bair, ku është vështirësuar komunikacioni, si dhe në aksin rrugor Tetovë-Kodra e Diellit.
    Në aksin rrugor Mavrovë - Galiçnik në fuqi është ndalesa e plotë e komunikacionit për të gjitha llojet e automjeteve për shkak të borës.
    Aksi rrugor Oteshevë - Tërpejcë prej 15.11.2009 është i mbyllur për komunikacion për të gjitha llojet e automjeteve.
    Koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga shteti në të gjitha vendkalimet kufitare sot në mëngjes nuk është më e gjatë se 15 minuta. /Makfaks/

    Copyright 2008 makfax. Të gjitha të drejtat janë të mbrojtura. Teksti nuk guxon të shtypet ose emetohet, në tërësi ose në pjesë, pa marrëveshje me Makfaksin.

    Alsat
    Sui generis

  10. #420
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Pas kritikave të Gruevskit, vëzhgohet puna e EVN-së

    Komisioni Rregullator për Energjetikë ka filluar procedurë për vëzhgimin e veprimtarisë së EVN-së, në bazë të së cilës nuk përjashtohet edhe mundësia që EVN të mbetet pa licencë për punë.
    Drejtori Sllave Ivanovski, për Alsat thotë se sidomos është brengosës fakti se ç’kyçjet masive të lagjeve dhe fshatrave të tëra, kanë qenë të shpeshta ndërsa ato edhe më tej vazhdojnë. Ai thotë se duhet kuptuar nëse ato behën për shkak të defekteve apo EVN qëllimisht e ndal rrymën. EVN sipas tij duhet të përgjigjet për situatën prej datës 1 tetor deri më 31 dhjetor, ndërsa sipas ligjit EVN është e obliguar të përgjigjet deri më 10 janar. Komisioni Rregullator pas marrjes së përgjigjes do të vendos se çfarë masash do të ndërmerr ndaj EVN-së. Drejtori Ivanovski thote se nuk përjashtohet mundësia e marrjes së licencës kompanisë EVN për shpërndarje të energjisë elektrike. Komisioni Rregullator zyrtarisht njoftoi se ka hapur procedurë ndaj EVN-së vetëm një ditë pas deklaratës së kryeministrit Gruevski ë cili ashpër sulmoi kompaninë austrtiake EVN. Gruevski edhe sot drejtoi kritika ndaj EVN-së.
    “Edhe më tragjike është se shumë kompani në sektorin privat, fabrika dhe objekte tjera që ndërtohen, presin dhe lusin me muaj që monopoli EVN t'ua lëshojë rrymën, gjë që është obligim i tyre ligjor sepse ata janë monopol dhe ata e kanë patjetër ti kyçin në rrjet, kështu që kjo është një sjellje me të vërtetë shumë e keqe e EVN-së”, deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski.
    Në EVN thonë se janë ata i kanë dhënë përkrahje të madhe për këto projekte, por për të lëshuar rrymën së pari duhet të paguhen faturat për të cilat kanë arritur marrëveshje me institucionet e shtetit dhe ato private. Ndërsa sa i përket kërkesës së Komisionit Rregullator në EVN thonë se në çdo moment janë të hapur për çdo lloj informate që kërkon Komisioni. Qeveria kohë më parë ka përzgjedhur edhe kompaninë me renome botërore 'Ernest and Young' që të kryejë revizionit në kompaninë austriake për të dhënë vlerësim adekuat se kjo kompani i është përmbajtur marrëveshjes shitblerëse për sa i përket realizimit të investimeve të parapara.

    Alsat
    Sui generis

Faqja 42 prej 110 FillimFillim ... 3240414243445292 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Ndodhitë në Maqedoni
    Nga babadimri në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1075
    Postimi i Fundit: 16-10-2007, 12:25
  3. Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 06:06
  4. Intervistë: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •