Pengohet hapja e paraleleve shqipe në Idrizovë
Ministria e arsimit nuk firmos vendimin që nxënësit shqiptarë të fshatit Idrizovë të kompletojnë arsimin fillorë në shkollën e fshatit Petar Petrovic Njegosh.
Ministri Pero Stojanovski pengon hyrjen në fuqi të vendimit me të cilin do t'iu lejohet nxënësve shqiptarë të shkollës fillore Petar Petrovic Njegosh nga fshati Idrizovë të kenë mundësi të vijojnë mësimin në këtë shkollë edhe pas përfundimit të klasës së 4. I gjithë dokumentacioni me të cilën do të lejohej vijimi I mësimit edhe nga klasa e 5 deri në të nëntën për nxënësit shqiptarë tanimë dy javë është kompletuar pa ka ngelur në sirtaret e ministrit I cili sic mëson Alsat nga burime brenda kësaj ministrie është ballafaquar me presion të kryetarit të Komunës Gazi Babë Koce Trajanovski I cili nuk lejonë firmosjen e vendimit. Nga kabineti I ministrit Stojanovski nuk kanë komentuar këto zëra por sic mëson Alsat presioni I Trajanovskit për moshapjen e paralele shqipe në këtë shkollë fillore ka të bëjë me frigën e tij se mund të humbasë shumë vota në këtë komun në zgjedhjet e ardhshme locale që pritet të zhvillohen për disa muaj. Megjithatë nga kjo situatë vazhdojnë të pësojnë nxënësit shqiptarë të cilët disa javë me rradhe kanë bojkotuar mësimin duke kërkuar që tiu mundësohet të vijojnë mësimin në këtë shkollë edhe pas kryerjes së klasës së katërt e jo të udhëtojnë disa dhjetra kilometra largë vendbanimeve të tyre për të ndjekur mësimin në shkolla tjera. Nëse bashkëmoshatarët e tyre maqedonas ndjekin mësimin fillorë në këtë shkollë deri në klasën e 9 pse atherë nxënësve shqiptarë edhe pse ekzistojnë kushte për një gjë të tillë nuk u mundësohet e njejta.
Valmir Kuçi
Krijoni Kontakt