Close
Faqja 23 prej 110 FillimFillim ... 1321222324253373 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 230 prej 1094
  1. #221
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Gruevski: Cervenkovski emrin e perdor per rejting e karier politike

    Kryeministri NIkolla Gruevski akuzat e presidenti Cervenkovski i cilesoi si fyerje dhe deklarata te pasakta, per te provokuar qeverine.

    Pas kritikave të presidentit Cërvenkovski në adresë të kryeministrit, ka reaguar kabineti i Gruevski. 'Jemi të habitur nga nervozizmi I sotëm I presidentit Cërvenkovski. Për fat të keq sot nga presidenti dëgjuam fyerje, akuza të panevojshme dhe deklarata të pasakta. Është e qartë se Cërvenkovski këmbëngul dhe do të vazhdojë të këmbëngul që rejtingun dhe karrierën e tij politike ta ndërtojë në bazë të çështjes së Emri, të cilën shpeshherë e përdor për qëllime personale, thuhet në reagimin e kabinetit të kryeministrin.
    Në të më tej shtohet: Këto janë kohëra kur duhet të jemi serioz. Nuk duam konfrontime të brendshme dhe ndarje. Nuk e kemi ndërmend të bimë pre e provokimeve, por do të fokusohemi në interesat shtetërore. I bëjmë thirrje presidentit dhe e lusim që të jetë korrekt dhe të mos përdor ofendime dhe akuza të rreme, thuhet në reagimin e kabinetit të Gruevskit.


    Alsat
    Sui generis

  2. #222
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Cërvenkovski: Gruevski i papërgjegjshëm për fatet e vendit

    Presidenti Cërvenkosvki deklaroi se kryeministri Gruevski në takimin e sotëm ka refuzuar mundësin e takimit të serishëm të negociatorëve me ndërmjetësin Nimic.

    Presidenti i shtetit Branko Cërvenkovski publikisht ka bërë të ditur se mes tij dhe kryeministrit ka dallime të mëdha sa i përket cështjes së emrit. Sipas Crvenkovskit, Gruevski po minon negociatat dhe se në këtë drejtim sillet me shumë papërgjegjësi. Deklarata e Cërvenkovskit pasoi pas takimit të sotëm të kreut shtetëror në lidhje me kontestin e emrit.
    "Për fat të keq, në vend që në takimin e sotëm me kryeministrin të harmonizojm qëndrimet dhe të arrijmë pozicion të përbashkët sa I përket negociatave për çështjen shumë të rëndësishme për vendin, ai takim përfundoi me vërtetimin e dallimeve që ekzistojn mes nesh . Më vjen keq që më duhet publikisht të them se kryeministri po ballafaqohet me një lloj të ndeshjes personale politike edhe kur bëhet fjalë për një nga çështjet kryesore për ardhmërinë e shtetit tonë. Nuk sillet si kryeministër i vërtetë dhe si person I përgjegjshëm për situatat në vend ,përkundrazi ai vetvetes ia ka shënuar rolin e opozitës dhe tenton që ti ik përgjegjësisë për rrjedhën e gjithë procesit", tha president Branko Crvenkovski.

    Cërvenkosvki po ashtu njoftoi se kryeministri Gruevski në takimin e sotëm ka refuzuar mundësin e takimit të serishëm të negociatorëve me ndërmjetësin Nimic. Ai ftoi Gruvskin që bashkërisht të gjejnë zgjidhje e cila do të jetë e kapshme për të dyja palët.

    "Nëse në periudhën prej 3 deri 4 javëve që janë para nesh nuk arrihet deri te ndonjë zgjidhje e kapshme për të dyja palët për shkak të arsyeve të njohura, zgjedhjet në pranverë si lokale po ashtu edhe ato presidenciale në Maqedoni , për shkak të zgjedhjeve në Greqi, zgjedhjet presidenciale në SHBA, vlerësimet janë se një vit minimum do të kemi situat status kvo, ajo do të thotë se atë vit duhet të harrojmë integrimet në NATO dhe në masë të madhe të llogarisim në vështirësitë në hapat e mëtejmë të integrimit në BE", shtoi Crvenkovski .

    Presidenti Crvenkosvksi përsëriti se maqedonia gjendet në fazë shumë të rëbndësishme të negociatave e cila do të përcaktoj ardhmërin e vendit sa I përket eurointegrimeve.

    Kryeministri Gruevski pas takimit koordinues me kryetarin e shtetit tha se pret propozimin e ri për emrin që së shpejti do të sjellë ndermjetësi i OKB-së, Methju Nimic.
    "Sot kishim takim me z.Cervenkovskin bashkë me mua ishte edhe Antonio Milloshovski në të cilin takim u informuam për atë pjesë për të cilën z.Cervenkovski vlerësonte se duhet të informohemi për takimin e tij me ndërmjetësin Nimic dhe takimet e tij që kishte në Nju Jork, i dëgjuam ato punë cfarë na tha, tashmë na mbetet të presim në periudhën e ardhshme se çfar propozimi do të na jep ndërmjetësi Nimic, siç ëshët tashmë e njohur z.Nimic paralajmëroi se së shpejti do të jep propozim pas takimit me Bakojanin dhe Cervenkovskin, pra se do të shkon me propozim të ri dhe jemi në pritje të shohim. Në interes të konstruktivitetit të procesit, qasjes konstruktive ndaj z.Nimic por edhe z.Cervenkovski, në këtë moment nuk do të jap detaje tjera lidhur me këto bisedime.", deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski.Gjyltene Rexhallari - Shkëlzen Aqifi


    Alsat
    Sui generis

  3. #223
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kabineti qeveritar reagon kundër presidentit Cërvenkovski

    Kabineti i kryeministrit Nikolla Gruevski ka shprehur reagime ndaj deklaratës së sotme të presidentit Branko Cërvenkovski lidhur me mosunitetin institucional për emrin.

    “Jemi të habitur nga reagimi i sotëm nervoz dhe i dëmshëm për shtetin i z. Crvenkovski. Nga ana jonë, lidhur me të gjitha çështjet të cilat i hapim, kemi qasje transparente, të sinqertë dhe serioze. Për fat të keq nga ai dëgjuam një varg fyerjesh, fajësime të panevojshme dhe pohime jo të sakta”, thuhet në reagimin e kabinetit të kryeministrit Gruevski.

    Sipas komunikatës, presidenti Cërvenkovski po përpiqet dhe do të përpiqet edhe më tej që rejtingun e tij politik dhe karrierën e tij të ardhshme politike, ta ndërtojë duke u mbështetur në çështjen e emrit.

    “Në të vërtetë na vjen keq që zoti Crvenkovski këtë temë shpesh herë e keqpërdor për qëllime të veta personale. Duket madje se po të mos ekzistonte kjo çështje, zoti Cërvenkovski nuk do të kishte temë për të cilën do të fliste para opinionit, përkatësisht për të cilën do të paraqitej para ekraneve. Kjo për ne thjeshtë është një papërgjegjësi. Këto janë kohë kur duhet të jemi serioz dhe të tregojmë raport përgjegjës drejt shtetit dhe qytetarëve tanë”, thuhet në reagim.

    Kryeministri Gruevski paralajmëron se nuk dëshiron konfrontime dhe ndarje të brendshme.
    “Nuk e kemi ndërmend të biem pre e provokimeve, por kemi ndër mend të fokusohemi tek interesat shtetërore. Apelojmë tek ai, dhe e lusim, të jetë korrekt dhe të mos përdor fyerje dhe fajësime të rrejshme. Tani nuk është koha për këtë. Nëse nuk është i gatshëm të na ndihmojë, të paktën të mos na pengojë. Dhe në fund pyetemi se si është e mundur që zoti Crvenkovski të thotë se kemi qëndrim të ndryshëm lidhur me emrin, dhe menjëherë pastaj në të njëjtën deklaratë për mediat të thotë se nuk e di qëndrimin tone”, thuhet në fund të komunikatës së kabinetit të kryeministrit Nikolla Gruevski.

    (INA)
    Sui generis

  4. #224
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Thaçi:Procesuimi i katër lëndëve shkelje të Ligjit për amnisti

    Procesuimi i katër rasteve të kthyera nga Tribunali i Hagës në gjykatat e Maqedoni paraqet shkelje të rëndë të Ligjit për amnisti.

    Kjo është theksuar sot nga kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Tha[i.

    "Mendoj se personi më përgjegjës në gjithë këtë lojë rreth amnistisë është zotëri Ahmeti dhe BDI-ja. Mënyra e këtillë e dorëzimit të lojtarëve rreth vetes duhet nëse ka pak moral të përfundoj edhe tek ti. Si ata do ta procesojnë rastin e Hagës për udhëheqësin e UÇK, mendoj se është tragji komike", theksoi kryetari i PDSH-së.

    Ai paralajmëroi se këto ditë do ti drejtohet sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jap de Hop Shefer me një letër për të sqaruar mosrespektimin e amnistisë, pasi që si[ theksoi Tha[i, Aleanca ka qenë garancë për respektimin e plotë të amnistisë.

    Parlamenti i kaluar miratoi Ligjin për bashkëpunim me Tribunalin e Hagës, me të cilin parashikohet që në rast të kthimit të rasteve nga Haga, atëherë autoriteteve vendore të drejtësisë janë të obliguara për procesuimin e tyre.


    (INA)
    Sui generis

  5. #225
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kriza botërore finansiare ndihet në bursën maqedone

    Drejtori ekzekutiv i fondit investues – Ilirik, Dimçe Lazarevski thotë se ky është një moment që investuesit t'i shfrytëzojnë çmimet e vogla dhe të blejnë aksione në bursa.
    Rënia e dollarit në raport me euron, rënia e çmimit të naftës dhe kriza hipotekare në SHBA janë fajtorët kryesor pse bursat botërore po shënojnë rënie shumë të mëdha. Ekspertët thonë se ndonëse po ndërmerren masa për mbrojtjen e bursave, rënia e djeshme shumë e madhe e treguesve të bursave botërore pjesërisht u ndie edhe në bursën e Maqedonisë. Fondet po e presin shthurjen e krizës dhe nëse brenda një kohë të shkurtë nuk zgjidhet problemi në SHBA edhe Evropën Perëndimore është e mundshme që një pjesë të kapitalit ta bartin në rajonet ku ndikimi I krizës po ndjehet më pak. Sipas drejtorit ekzekutiv të fondit investues – Ilirik, Dimçe Lazarevski ky është një moment që investuesit ti shfrytëzojnë çmimet e vogla dhe të blejnë aksione në bursa.

    "Kompanitë janë fundamentalisht të mira dhe me këtë çmimet janë zhvlerësuar që do të thotë se është momenti i vërtetë për investuesit që ti vlerësojnë mjetet e tyre që I disponojnë dhe të kërkojnë të investojnë në disa prej tyre”, Mr. Dimçe Lavarevski.

    Që të mbrohen nga riziku fondet investuese të Maqedonisë investuan në vende të ndryshme, duke blerë aksione nga sektorët e ndryshëm ekonomik të cilët më pak Iu nënshtrohen rënieve. Me investimin në më shumë kompani të veprimtarive të ndryshme po bëhet shpërndarja(disperzioni) i rizikut.

    "Portfolio menaxhuesit po orvaten që ti investojnë të hollat në ato mjete ku më së paku do të ketë ndikim kjo krizë, duke pritur normalisht cikli ekonomik ta mbajë këtë rrjedhë të recesionit dhe të fillojnë efektet pozitive për ekonominë”, shtoi Lavarevski.

    Stabilizimin e bursave ekspertët e presin që prej javës se ardhme me ç’rast, së pari këtë në rajonin tonë do ta ndjejnë Kroacia dhe Serbia, e pastaj edhe bursa e Maqedonisë.

    Alsat
    Sui generis

  6. #226
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ahmeti nuk e din vendndodhjen e Xhemailit!

    Lideri i BDI-së Ali Ahmeti, nuk jep sqarime lidhur me vendndodhjen e deputetit Hysen Xhemaili dhe se çështja në fjalë, nuk ka tronditur koalicionin qeveritar.
    Sipas Ahmetit kjo temë është e konsumuar, ndërkohë që janë më të rëndësishme temat e tjera në në skenën politike në Maqedoni, proceset euro-integruese të vendit.
    "Jo vetëm që mendoj, por koalicioni është mjaftë stabil, përballet me të gjitha çështjet dhe në vazhdimësi bëhen përpjekje që të gjendet zgjidhja. Unë tani kam qenë në takim dhe nuk jam marrë me vendndodhjen e zotit Xhemaili. Mendoj që temat të cilat unë sot i kam i diskutuar dhe temat që më presin janë shumë të rëndësishme për Maqedoninë për proceset politike që zhvillohen në Maqedoni dhe në rajon", deklaoi kryetari i BDI-së-sw, Ali Ahmeti.
    Sa u përket ndryshimeve kushtetuese dhe atyre në Kodin Zgjedhor, Ahmeti tha se këto çështje janë të hapura por se qëndrimi i BDI-së është më se i qartë.
    "Mendoj që zgjidhja më e mirë do të ishte që presidenti të zgjidhej në parlament. Nesër do të jetë takimi, palët të gjitha vijnë me propozime, dhe mendoj se që nga nesër do të fillojw të debatohet për propozimet e palëve. Pyetjen që ma bëri zonja Ber, sa vota duhet në Parlamentin e Maqedonisë për ndryshime të kushtetutës, përderisa unë i bëra me dije që për ndryshime të kushtetutës 81 vota janë të mjaftueshme për ndryshimet kushtetuese do të thotë nuk pati ndonjë reagim”, nwnvizoi Ahmeti.
    Lideri i BDI-sw, tha se ekziston gatishmëri mes partnerëve të koalicionit që të ngrihet procedurë rreth ekspertizës së Ligjit për Amnisti, por për këtë akoma nuk janë formuar grupet e punës. Ai komentoi edhe akuzat e një dite më parë të liderit opozitar Menduh Thaçi.
    "Mendoj se në këto situata nuk duhet të kërkojmë fajtor, por duhet të kërkohet zgjidhje dhe ky do të ishte kontributi më i madh”, tha Ahmeti.
    Këto komente ai i bëri pas takimit që realizoi me euro-deputeten Anxhelika Ber.


    Alsat
    Sui generis

  7. #227
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Takimi i liderëve pa marrëveshje

    Liderët e katër partive VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH nuk janë dakorduar lidhur me ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit dhe çështjen e emrit. Partitë politike kanë shpalosur qëndrimet dhe propozimet e tyre lidhur me këto çështje.

    Partia VMRO-DPMNE ka kërkuar heqjen e plotë të cenzusit prej 51 për qind për zgjedhjen e presidentit. LSDM ka kërkuar që ky cenzus të zvogëlohet në 40 për qind.

    BDI ka ngelur në qëndrimin e saj të mëparshëm se zgjedhja e presidentit duhet të bëhet nga Parlamenti me shumicën e Badenterit. Kjo parti kërkon gjithashtu në Maqedoni të zgjidhet edhe zëvendëspresidenti sipas modelit amerikan. PDSH gjithashtu ka pranuar heqjen e cenzusit, por kjo parti ka kërkuar formimin e postit të zëvendëspresidentit që do të drejtohet nga një shqiptar.

    Në këtë takim ka dominuar çështja e emrit. LSDM ka kërkuar që të arrihet një qëndrim i përbashkët për çështjen e emrit, për shkak se siç u shpreh kryetari i kësaj partie, Zoran Zaev gjatë javës së ardhshme pritet të zhvillohet një takim i ri për emrin midis palëve negociatore dhe ndërmjetësit të OKB-së, Metju Nimic, ku sipas tij pritet të shpaloset një propozim i ri i emrit.

    Kryeministri Nikolla Gruevski deklaroi se qëndrimi i partisë së tij VMRO-DPMNE është i njohur sa i përket çështjes së emrit dhe kjo sipas tij është formula e dyfisht. “Për dallim nga ne, LSDM akoma nuk ka kumtuar qëndrimin e saj për emrin”, deklaroi Gruevski.

    Anëtari i lartë i BDI-së, Xhevat Ademi deklaroi se çështja e cenzusit dhe çështja e emrit mbeten të hapura dhe se të gjitha partitë janë të gatshme për arritjen e konsensusit.

    “BDI ngelet në qëndrimin e saj se presidenti i shtetit duhet të zgjidhet nga Parlamenti me shumicën e Badenterit. Propozimet e bëra nga VMRO-DPMNE për Kodin zgjedhor dhe presidentin kërkojnë analiza më të thella dhe nga këto arsye BDI nga ky takim ka kërkuar konsultime plotësuese dhe garanci se do të japë qëndrimin e saj në takimin e javës së ardhshme “, deklaroi Ademi.

    Sekretari i përgjithshëm i PDSH-së, Imer Aliu deklaroi se u pa e qartë puna se partnerët e koalicionit nuk kishin formuar qëndrim të përbashkët për çështjet që ishin në rend dite. Ai tha se nuk ka pasur atmosferë për bisedime konstruktive dhe akoma nuk është koha për compromise. “PDSH ka qëndrimin e saj për zgjedhjen e zëvendëspresidentit shqiptar, ku kompetencat e tij do të precizoheshin me Kushtetutë apo me ligj të posaçëm”, deklaroi Aliu.

    Liderët e katër partive, Nikolla Gruevski i VMRO-DPMNE-së, Zoran Zaev i LSDM-së, Ali Ahmeti i BDI-së dhe Menduh Thaçi i PDSH-së shqyrtuan edhe propozimin që të mundësohet votimi i diasporës dhe sigurimi i vendeve të garantuara në Parlamentin e Maqedonisë për bashkësitë më të vogla etnike. Siç bëhet e ditur ata janë dakorduar për zhvillimin e një takimi të radhës.

    (INA)
    Sui generis

  8. #228
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Cërvenkovski: Maqedonia shumë shpejtë do ta njohë Kosovën

    Nga Brukseli presidenti Branko Cërvenkovski ka porositur Qeverinë që të bëjë njohjen e pavarsisë së Kosovës.
    Pas takimit me komisioniren për zgjërim Oli Ren Cërvenkovski tha Maqedonia shumë shpejtë do të njohë pavarsinë e Kosovës duke mos përmendur qëndrimin e tij të njohur se para se të njihet pavarsia duhet autoritet e Prishtinës të njohin emrin kushtetues të vendit.
    “Informova komisionerin Ren se sipas mendimit tim ka skaduar në një mënyrë periudha në të cilën bëheshin analiza dhe ndërroheshte pozicioni i Maqedonisë ndaj pavarësisë së Kosovës. Pres që qeveria e cila sipas kushtetutës së Maqedonisë e vetmja ka ingerenca për vendim të tillë që shumë shpejt dhe publikisht të zyrtarizoj qëndrimin e vendit tonë ndaj pavarësisë së Kosovës”, deklaroi presidenti i Maqedonisë, Branko Crvenkovski.
    Për çështjen e emrit po nga Brukseli Presidenti Cërvenkovski informoi për një takim të ri që negociatori Nimetz ka caktuar me ambasadorët e dy palëve, takim që sipas Presidentit, me shpresë mund të dalë ndonjë propozim përfundimtar.
    “Qëllimi kryesor në Nju Jork do të jetë që të dyja palët ti paraqesin vërejtjet e tyre apo propozimet për të modifikar propozimin e fundit i cili u ofrua nga ana e ndërmjetësit Nimic dhe në bazë të vërejtjeve të tilla supozoj se ndërmjetësi Nimic mund t'i qaset konkretizimit të mëtejm të propozimit. Nuk mund të jem i sigurt por është e mundur që të kemi edhe version final të propozimit”, tha Crvenkovski.
    Ndërsa, omisioneri europian per zgjerim, Oli Ren, deklaroi: “Shpresoj se ky do të jetë raundi i fundit dhe të kemi një zgjidhje përfundimtare të kësaj cështje”.
    Për ecurinë e vendit drejt Bashkimit Evropian, sikur të mos mjaftonin tetë kushtet e njohura, kushti i nëntë i zgjedhjeve dhe çështja e pazgjidhur e emrit, Maqedonisë i kërkohet edhe përmirësimi i mardhënieve mes Presidentit dhe Kryeministrit të vendit me konsensus të mjaftueshëm për çështjet madhore.
    “Është e qartë se ekzistojnë dallime të caktuara rreth kësaj çështje mes meje dhe kryeministrit Gruevski megjithatë ato dallime i konsideroj si çështje të brendshme të Maqedonisë dhe nuk kam ndërmend të komentoj jashtë shtetit, ajo është çështje të cilën do ta zgjedhim në Shkup”, tha presidenti i Maqedonisë, Branko Crvenkovski.
    “Është e domosdoshme që të merren masa që zgjedhjet e ardhëshme të jenë të lira dhe të drejta e të plotësojnë standartet ndërkombëtare. Jam i kënaqur që konstatoj progres në disa çështje politike, si ligji i gjuhës, reformat në gjyqësor dhe polici, si dhe në disa fusha të tjera. Gjithsesi duhet përpjekje thelbësore dhe Komisioni do të bëjë analiza të detajuara në raportin e fillimit të nëntorit. Raporti do të jetë objektiv, i drejtë dhe i balancuar”, tha komisioneri Oli Ren.
    Vlerësimet në detaje se si dhe sa i ka plotësuar vendi të gjitha kushtet për arritjen e qëllimit kryesor, datën për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE, do të publikohen në raportin vjetor të Komisionit Evropian në fillim të muajit nëntor.


    Alsat
    Sui generis

  9. #229
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ambasadori i SHBA Filip Riker për vizitë në Tetovë

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Filip Riker sot do të vizitojë Tetovën dhe do të takohet me kryetarin e komunës dhe me liderë partiak.

    Në kuadër të kontakteve të vazhdueshme të ambasadës me qytete dhe komunitete në Maqedoni, ambasadori Riker do ta vizitojë Xhaminë e Larme, e më pas edhe Hamamin që u renovua nëpërmjet Fondit të ambasadorit për trashëgimi kulturore, dhe tani është galeri.

    (INA)
    Sui generis

  10. #230
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Gruevski të hënën thirri liderët në takim të ri

    Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski thërret mbledhje liderësh në të cilën janë të ftuar edhe kryetari Branko Cërvenkovski, ministri i Punëve te Jashtme Antonio Milloshoski dhe negociuesi për emrin Nikolla Dimitrov.
    Në njoftimin për media lëshuar nga sektori për marrëdhënie me publikun pranë qeverisë, thuhet se duke pasur parasysh kërkesën e LSDM-së për thirrje të një takimi të ri liderësh dha faktin se partia refuzon të bisedojë për Kodin zgjedhor dhe ndryshimet e kushtetutës pa thirrur takim liderësh për emrin, ndërsa në kontekst të pritjes së propozimit të emrit nga ndërmjetësuesi Metju Nimic, kryetari i Qeverisë Nikolla Gruevski vendosi që ta aprovojë kërkesën e LSDM-së.

    Në takimin e liderëve pritet të bisedohet edhe për Kodin zgjedhor dhe propozimin për ndryshimet e Kushtetutës në pjesën e cenzusit për zgjedhje të Kryetarit të shtetit.

    Takimi i liderëve është caktuar për të hënën më 6 tetor, në ora 11.30, në Klubin e deputetëve, thuhet në njoftim.

    Alsat
    Sui generis

Faqja 23 prej 110 FillimFillim ... 1321222324253373 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Ndodhitë në Maqedoni
    Nga babadimri në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1075
    Postimi i Fundit: 16-10-2007, 12:25
  3. Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 06:06
  4. Intervistë: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •