Close
Faqja 22 prej 110 FillimFillim ... 1220212223243272 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 211 deri 220 prej 1094
  1. #211
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Presidenti i ri pa votat e shqiptarëve

    Bekim Buçi

    Presidenti i shtetit të zgjedhet nga shumica e votave në rrethin e dytë dhe të hiqet cenzusi prej 51 për qind. Këto janë ndryshimet kushtetuese për të cilat është duke menduar Qeveria, bëjnë të ditur burime të larta nga Parlamenti.

    Në Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) thonë se mbeten në qëndrimin e tyre sa i përket zgjedhjes së presidentit të shtetit, dhe janë kundër kësaj ideje. “Interes i Maqedonisë dhe i qytetarëve është që presidenti të zgjedhet në Parlament meqë qytetarët janë të ngarkuar me cikluse zgjedhore”, thotë nënkryetari i BDI-së, Rafiz Haliti. Ai thekson se është kundër heqjes se cenzusit për shkak se presidenti i ardhshëm nuk do të kishte legjitimitet të plotë. “Do të ndodhte që me 30 për qind të daljes në zgjedhjet presidenciale 16 për qind e qytetarëve të përcaktojnë se kush do të jetë presidenti i shtetit. Kjo do të thotë president me legjitimitet të cunguar”, u shpreh Haliti. Në BDI janë të mendimit se presidenti duhet të zgjedhet në Parlament me 61 vota dhe me shumicën e “Badenter”-it. Sipas burimeve të njëjta këto ndryshime nuk do të sjellin ndonjë risi sa i përket kërkesës së partive shqiptare që të paktën nënkryetari i shtetit të jetë shqiptarë.

    Burime të larta nga Parlamenti kanë potencuar se në këto ndryshime nuk parashihet një gjë e tillë. Ndërsa me qëllim që të zvogëlohen shpenzimet zgjedhjet presidenciale do të mbahen në mars të vitit 2009, bashkë me ato lokale bëjnë të ditur nga Kabineti i kryetarit të Parlamentit. Si datë më e mundshme përmendet e diela e tretë e muajit mars që do të thotë se zgjedhjet presidenciale dhe lokale do të mbahen më 15 mars, por nuk përjashtohet mundësia që të njëjtat të mbahen edhe më 22 mars. Sipas burimeve të njëjta deri në fund të këtij viti Parlamenti duhet t’i miratojë ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të shtetit. Ky propozim pritet që këtyre ditëve të kalojë në seancën e Qeverisë, e më pas të shtrohet në rend dite në Parlament. Kreu i shtetit përsëri do të zgjidhet në zgjedhje të drejtpërdrejta, por në rrethin e dytë do të hiqet cenzusi prej 51 për qind që ishte i nevojshëm që zgjedhjet të jenë të suksesshme. Për miratimin e ndryshimeve kushtetuese nevojiten dy të tretat e shumicës. Për këtë ide janë njoftuar edhe partitë opozitare. Këtë propozim pritet ta mbështesë edhe partia opozitare LSDM-ja me çka ndryshimet kushtetuese do të mund të miratohen edhe pa deputetët shqiptarë.

    Ndërkaq, nga Kabineti i kryetarit Branko Cërvenkovski kanë thënë se me ndryshimet që propozon Qeveria presidenti i ardhshëm i shtetit do të ketë më pak legjitimitet se sa një kryetar komune.
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  2. #212
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Gjyqësia kërkon t’u hiqet imuniteti deputëteve të BDI-së

    Kryesia qendrore e BDI-së është duke mbajtur mbledhje për të analizuar situatën pas kërkesës së organeve të jurisprudencës për heqjen e imunitetit të dy deputetëve nga rradhët e BDI-së, Hisen Xhemaili dhe Talat Xhaferi.

    Gjykata Themelore Shkupi I dhe Gjykata e Tetovës kanë dorëzuar kërkesë me shkrim në Parlamentin e Maqedonisë për heqjen e imunitetit të dy deputetëve nga rradhët e BDI-së, Hisen Xhemaili dhe Talat Xhaferi.

    Komisioni parlamentar për çështjet e imunitetit nesër do t’i shqyrtojnë kërkesat e paraqitura nga organet e jurisprudencës.

    Kërkesa për heqjen e imunitetit të deputetit, Hisen Xhemaili është parashtruar shkaku se akuzohet për pjesëmarrje në rastin "Punëtorët e Mavrovës", rast i cili është kthyer nga Tribunali i Hagës.

    Ndërkaq, deputetit Talat Xhaferi akuzohet dhe dyshohen për pjesëmarrje direkte në incidente, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

    Lidhur me këtë situatë, Kryesia qendrore e BDI-së është duke mbajtur mbledhje, me ç’rastë po shqyrtojnë vendimin e gjykatave të Maqedonisë që katër rastet e kthyera nga Tribunali i Hagës të gjykohen në Maqedoni.


    (INA)
    Sui generis

  3. #213
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shtyhet shtrenjtimi i energjisë elektrike

    Komisioni Rregullator për energjetikë shtyu vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike me kërkes të Kompanisë ELEM.

    Shtyhet shtrenjtimi i energjisë elektrike. Pas kërkesës së Kompanisë Shtetërore për prodhimin e energjisë elektrike ELEM, Komisioni Rregullator për energjetikë e shtyu seancën në të cilën duhej të vendosej nëse do të pranohet kërkesa për rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe për përcaktimin e çmimit të eneregjisë së importuar. ELEM kërkoi shtyrjen e vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për shkak se dëshiron të dorëzojë dokumentacion plotësues me të cilin, siç thonë nga kjo kompani, do të dëshmojnë se rritja e çmimit duhet të jetë 1,8 denarë për kilovat orë e jo sa ka vendosur Komisioni rregullator, diç më shumë se 1,7 denarë. ELEM kërkon që edhe çmimi i energjisë së importuar të jetë 2,3 e jo 2,1 denarë .

    "ELEM ka të drejtë të paraqesë, por Komisioni rregullator të vlerësoj se a do ta pranojë rritjen të çmimit të energjisë. Në çdo rast ne do ta shqyrtojmë kërkesën e tyre, por kjo nuk do të thotë se do t'i pranojmë dhe do t'i përfshijmë në llogarinë përfundimtare", thotë Sllave Ivanovski, kryetar i Komisionit rregullator të energjetikës.

    Ivanovski konfirmoi lajmin e publikuar të premten në Alsat M se llogaritjet tregojnë se rryma për qytetarët do të shtrenjtohet për 10, 5 %.

    "Llogarit tona ishin se çmimi me pakicë duhet të rritet për rreth 10.5 %. Se çfarë ndikimi do të kenë të dhënat plotësuese që duhet t'i prezantojë ELEM tani për tani nuk dimë, por mendoj se kjo për qytetarët do të jetë e parëndësishme", thekson Sllave Ivanovski.

    Pasi Komisioni rregullator të caktojë çmimin e energjisë së importuar të ELEM-it, automatikisht do të rritet edhe çmimi i energjisë me pakicë të cilën e distribuon EVN Maqedonia. Austriakët thonë se po bëjnë llogari se a kanë shpenzime më të mëdha të punës, në të cilat nuk bën pjesë çmimi i ri, me çka do të vendoset se a do të kërkohet rritje të çmimit të energjisë elektrike.


    Alsat
    Sui generis

  4. #214
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Riker, ambasadroi i ri amerikan arriti në Maqedoni

    Ambasadori i emëruar Filip Riker sot ka arritur në Maqedoni për të marrë detyrën Ambasador i Plotfuqishëm dhe Fuqiplotë i ShBA-ve në Maqedoni.

    Ambasadori Riker është shprehur i lumtur që kthehet në Maqedoni dhe ka falenderuar për pritjen e ngrohtë.

    Menjëher pas mbërritjes në aeroportin e Shkupit ai ka transmetuar përshëndetjet e kreut të shtetit amerikan, Xhorxh Bush, si edhe të sekretares shtetërore Kondoliza Rajs.

    "Jam i kënaqur që më jepet mundësia të takohem sërish me miqtë e mi të vjetër, si edhe të njoh të tjerë gjatë qëndrimit tim. Një pjesë të zemrës time e kam lënë në vendin tuaj, jam i lumtur që këtë vend të bukur do t'ia prezantoj edhe bashkëshortes time", ka thënë ambasadori Riker.

    (INA)
    Sui generis

  5. #215
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Mospajtime në BDI e PDSH rreth Ligjit për amnisti

    Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Partia Demokratike Shqiptare nuk pajtohen nëse ka nevojë apo jo që të bëhet interpretimi i sërishëm i Ligjit të amnistisë.
    Derisa PDSH ka ngritur iniciativë që të interpretohet autenticiteti i Ligjit të amnistisë, BDI vlerëson se nuk ka nevojë për një gjë të tillë. Debati rreth kësaj çështje është hapur pasi që gjykata filloi procesuimin e rastit "Punonjësit e Mavrovës".
    Nënkryetari i PDSH-së, Besim Dogani, tha se Ligji për amnisti është një ligj shumë i rëndësishëm, ligj i cili solli jo vetëm deri te stabilizimi i brendshëm i Maqedonisë por edhe stabilizimi i tërë rajonit. “Ne në këtë drejtim dorëzuam sot iniciativën për interpretim autentik të ligjit për amnisti në Kuvendin e Maqedonisë me që Kuvendi është i vetmi institucion i cili mund të bëj interpretimin autentik dhe është institucion i cili solli këtë ligj me votim demokratik”, shtoi Dogani.
    Mirëpo, në dallim nga Dogani, shefi i Grupit parlamentar të BDI-së Tahir Hani, vlerëson se Ligji i amnistisë nuk ka nevojë aspak të interpretohet sepse ai qartë tregon se vetëm Gjykata e Hagës është kompetente të merret me rastet që kanë të bëjnë me konfliktin e vitit 2001.
    “Unë mendoj se nuk duhet fare interpretim në Kuvendin e Maqedonisë për ligjin për amnisti meqë ligji është mjaft i qartë, mjaft decid dhe ai nuk ka nevojë interpretim në kuvend por ai duhet të zbatohet ashtu siç edhe është miratuar në Kuvend që bën amnistimin e të gjithë personave që janë të përfshirë në organizimin e përgatitjes së konfliktit të vitit 2001 dhe pjesëmarrësit e vitit 2001 bien nën juridiksionin e amnistisë”, tha Tahir Hani, kordinator i grupit parlamentar të BDI-së.
    Sipas tij, edhe përkundër fillimit të procedimit të rasteve të Hagës nga ana e gjykatës së Maqedonisë, BDI është në bisedime e sipër që gjykatat e Maqedonisë ta respektojnë Ligjin e amnistisë. Kurse, partia e Thaçit ngritjen e iniciativës e vlerëson si tentativë për zgjidhjen e problemit ndërsa procedimin e rasteve të Hagës nga gjykatat e Maqedonisë e vlerëson si shkelje flagrante të ligjit të amnistisë.


    Alsat
    Sui generis

  6. #216
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Parlamenti seancë urgjente imunitetin e dy deputetëve shqiptarë

    23:00- Parlamenti i Maqedonisë në një seancë urgjente e cila ka filluar në orën 23: 00 do të pronocohet për imunitetin e dy deputëtëve të BDI-së, Hajrulla Misini dhe Hisen Xhemaili.

    Deputetët në këtë seancë janë duke shqyrtuar kërkesat për arrestimin ose jo të dy deputetëve në fjalë.

    Seanca është thirrur pasi të lartëpërmendurit sot pasdite në seancën e komisionit parlamentar për mandatet dhe imunitetin, hoqën dorë nga imunitetet e tyre.

    Komisioni parlamentar për mandate dhe imunitet vendosi që të mos u’a heq imunitetin deputetëve të BDI-së, për arsye se këta të fundit kanë dorëzuar arsyetim me shkrim tek komisioni se nuk do të thiren në imunitetin e tyre dhe do të paraqiten në çdo seancë gjyqësore kur do të ftohen për proceduimin e rasteve që shqyrtohen nga gjyqësori. (INA)

    Xhemaili dhe Hiseni hoqën dorë nga imunitetet

    17:00- Deputetët e BDI-së, Hisen Xhemaili dhe Hajrulla Misini sot pasdite në seancën e komisionit parlamentar për mandatet dhe imunitetin, hoqën dorë nga imunitetet e tyre.

    Misini dhe Xhemaili deklaruan se nuk do të thirren më në imunitetet e tyre dhe premtuan se do të paraqiten në çdo seancë gjyqësore që i ngarkon ata.

    Pas kësaj, komisioni vetëm konstatoi se nuk ka nevojë më të debatoj për për heqjen ose jo të imunitetit të dy deputetëve.

    Komisioni parlamentar shqyrton imunitetin e dy deputetëve shqiptarë

    14:30- Komisioni parlamentar për mandatet dhe imunitetin sot do të shqyrtojë kërkesën për aprovimin e masës së paraburgimit për dy deputetët nga rradhët e BDI-së, Hisen Xhemaili, dhe Hajrulla Misini, njoftoi shërbimi për informim pranë Parlamentit të Maqedonisë

    Deputeti Hisen Xhemaili dyshohet për rastin e keqtrajtimit të punëtorëve të Mavrovës, lëndë kjo që ka filluar procesoimin në Gjykatën Themelore të Shkupit.

    Hajrulla Misini dyshohet për rastin "Penda e Likovës" së bashku me ish-ministrin e Bujqësisë, kuadër i BDI-së, Sadulla Duraku dhe disa persona tjerë.

    Partitë shqiptare kanë reaguar ashpër ndaj hapjes së këtyre proceseve për të cilat vlerësojnë se vlen Ligji për amsiti.

    Disa nga partit shqiptare mendojnë se hapja e këtyre proceseve në Maqedoni është e pa presedencë dhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë cënon ligjin për amnesti, Marëveshjen e Ohrit dhe ndikon në tendosjen e mardhënieve ndëretnike.

    (INA)
    Sui generis

  7. #217
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Grindjet me EVN pengojnë investimet e reja austriake

    Mos të ishin problemet në kadastër dhe marrëdhëniet në relacion Qeveri – EVN, në vend do të kishte më shumë investime nga kompanitë austriake, thotë ambasadori i Austrisë në RM, Alojs Kraut.
    Qeveria , nga ana tjetër, thote, se nëse plotësohen obligimet e marra, do të mund të gjehet zgjidhje. Ndërkaq, vlerësimet e investuesve të huaj janë se ekonomia e Maqedonisë është në bazë të mirë dhe se jemi vend i mirë për investime. Vlerësohet se mund të shmangim edhe krizën globale ekonomike.

    Mos të ishin problemet në kadastër dhe marrëdhëniet në relacion Qeveri – EVN, në vend do të kishte më shumë investime nga kompanitë austriake, thotë ambasadori i Austrisë në RM, Alojs Kraut.

    Sipas tij, nëse mënjanohen këto dukuri të cilat manifestohen në rastin me EVN-në, edhe pse jemi treg i vogël, por përsëri jemi atraktiv si shtet për investime.

    "Një rast konkret – ato janë rrethana rreth furnizuesit me energji elektrike- EVN. Por, nuk mund t'iu jap detaje rreth kësaj, për shkak se bëhet fjalë për procedurë, e cila është në vijim", ambasadori austriak Alojs Kraut.

    Sipas zëvendës kryeministrit për çështje ekonomike Zoran Stavrevski, ndërmjet Qeverisë dhe EVN ekzistojnë marrëdhënie kontraktuese dhe problemet do të zgjidhen në rast se plotësohen të njejtat.

    "Ka të bëjë me marrëdhënie kontraktuese me të cilën nda të dyja anët duhet të respektohen detyrimet e marrëveshjes dhe shpresoj se do të gjendet zgjidhje", tha zëvendëskryeministri Zoran Stavrevski.

    Kompanitë Austriake në koncepcionin e tyre për zhvillim për marjen e tregjeve janë të koncentruar në evropën qendrore dhe juglindore. Anëtari i këshillit drejtues i bankës Shtajermerkishe, Franc Kerber, thotë se tregu maqedonas është i mirë për investim edhe pse është i vogël për nga sasia. Ai thotë se ekonomia e vendit qëndron në këmbë të shëndosha , gjegjësisht kompanitë e vogla dhe të mesme janë vitgale, andaj edhe kriza globale ekonomike nuk do të na godasë shumë.

    "Konsideroj se ndikimi në vendin tuaj do të jetë I kufizuar sepse në plan të parë janë investime në infrastrukturë që duhet të bëhen. Tek ju ka kërkesë natyrore, e jo të krijuar artificiale. Kemi nevoja krejtësisht reale në fushën e shërbimeve të sektorit financiar dhe në ekonomi , për ndërtimin e infrastgrukturës, në mënyrë që të arrihet niveli minimal i mirëqenies për tu afruar deri te BE" thotë Franc Kerber.


    Alsat
    Sui generis

  8. #218
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Parlamenti në mesnatë miratoi kërkesën e Gjykatës për paraburgim të dy deputetëve të BDI-së

    Parlamenti në orët e hershme të mëngjezit e miratoi kërkesën e gjykatës themelore Shkup I për paraburgim të dy deputetëve të BDI-së

    Kjo erdhi pasiqë parlamenti u mblodh në orën 23:30, për të diskutuar në lidhje me kërkesën e gjykatës themelore Shkup I për dhënien e masës paraburgim për deputetët e BDI-së, Hisen Xhemaili dhe Hajrulla Misini. Më herët, dy deputetët, para Komisionit parlamentar për çështjet e mandateve dhe imunitetit, deponuan imunitetet e tyre të deputetit, duke theksuar se do të paraqiten vetë në të gjitha proceset gjyqësore.

    Miratimi i paraburgimit për dy deputetët kaloi me shumicë absolute, ndërsa kundër votuan edhe 3 deputetët e Partisë Demokracia e Re.

    Deputeti i BDI-së Xhevat Ademi, para votimit theksoi se partia e tij dhe dy deputetët janë të gatshëm që të ballafaqohen me drejtësinë dhe të dëshmojnë pafajësinë, dhe se shpresojnë në pavarësinë e Gjykatës, e cila do të jetë e arsyeshme dhe të pranojë se për këto raste vlen Ligji për Amnesti, dhe se këto raste nuk duhet të procesuohen.

    Është shumë keq që ne sot miratojmë një kërkesë që daton që nga viti 2001. Dhe është shumë keq që po biem pre e gjykatës së politizuar. Por, deputetën tonë me guximin që kanë i deponuan imunitetet e tyre, dhe do të paraqiten në të gjitha seancat gjyqësore - theksoi Ademi.

    Ndërkaq Abedin Zymberi theksoi se me këtë do të hapet “kutia e pandorës”, dhe se hapja e këtyre proceseve do të ketë pasoja shumë negative për bashkëjetesën në Maqedoni.

    Nëse hapen këto raste, atëherë duhet të hapen edhe shumë raste tjera, në të cilat viktima janë shqiptarët - tha Zymberi, deputet i partisë Demokracia e Re.

    Ndërsa Lidhja Social Demokrate e ka quajtur mbledhjen e parlamentit në orët e vona si një “cirk i pregatitur nga Qeveria”.

    Burimi
    Sui generis

  9. #219
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Qeveria rriti pagat e nëpunësve shtetëror

    Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e sotme morri Vendim për përcaktimin e vlerës së pikëve për pagat e nëpunësve shtetëror për vitin 2008.

    Siç njoftoi kabineti i kryeministrit, me këtë Vendim, pagat e nëpunësve shtetëror do të rriten për 10 për qind, duke filluar nga shtatori i këtij viti. Rritja e pagave vlen për të gjithë të punësuarit në sektorin publik, për nëpunësit shtetëror, për punonjësit publik nga sfera e arsimit, kulturës, mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve, të ministrisë së punëve të brendshme dhe arsimit, gjyqit dhe sektorit të shëndetësisë.

    Njëkohësisht, me rritje këtë radhë do të përfshihen edhe anëtarët e këshillave të komunave, përmes përshtatjeve përkatëse rregullative. Duke pasur parasysh se vitin e kaluar kompensimi i këshilltarëve të komunave nuk u ndryshua, në vitin 2008 lartësia maksimale e kompensimit do të rritet 20 për qind.

    (INA)
    Sui generis

  10. #220
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Energjia elektrike mund të shtrejtohet për 25 për qind

    Llogaritjet e para pas dorëzimit të shpenzimeve nga ana e EVN Maqedoni te Komisioni Rregullator për energjetikë tregojnë se rryma e EVN duhet të shtrenjtohet për 18 %.
    Energjia për qytetarët mund të shtrenjtohet për 25 %. Pas dorëzimit të shpenzimeve nga ana e EVN Maqedoni te Komisioni Rregullator për energjetikë ku kërkohet vërtetim i të ardhurave dhe të çmimit të energjisë elektrike, llogaritjet e para tregojnë se rryma e EVN duhet të shtrenjtohet për 18 %. Në këto llogaritje të shpenzimeve nuk janë futur rritjet që duhet ti aprovojë Komisioni, respektivisht kërkesa e ELEM për rritje prej 77 % dhe rritjen prej 100 % për MEPSO, të cilat do të jenë shpenzime plotësuese të EVN-së. Në rast se aprovohen këto rritje për dy kompanitë shtetërore , qytetarët do të paguajnë minimum 25 % energji elektrike më të shtrenjtë. Ndërkaq, ELEM dorëzoi kërkesë për rritje të çmimit prodhues dhe çmimit të rrymës së importuar, por pasi Komisioni aprovoi vetë 61 për qind rritje ose 10.5 për qind të cilin duheshe të paguajnë qytetarët, centralet shtetërore elektrike e tërhoqën kërkesën. ELEM mbeti në qëndrimin se shpenzimet e dorëzuara duhet të pranohen në tërësi, me çfarë shtrenjtimi duhet të jetë më i lartë. Sipas një pjese të ekspertëve energjetikë, çmimet e energjisë elektrike po rriten për shkak të ndryshimeve në Ligjin për energjetikë, sepse në të në mënyrë të re po vërtetohen shpenzimet e kompanive. Por, nga Qeveria pohojnë se kërkesa për rritjen e çmimit të energjisë së prodhuar dhe të importuar është bërë për shkak të situatës së rëndë financiare të ELEM dhe se me këtë do të mundësohet zhvillim i kompanisë.

    Alsat
    Sui generis

Faqja 22 prej 110 FillimFillim ... 1220212223243272 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Ndodhitë në Maqedoni
    Nga babadimri në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1075
    Postimi i Fundit: 16-10-2007, 12:25
  3. Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 06:06
  4. Intervistë: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •