Close
Faqja 2 prej 110 FillimFillim 12341252102 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 1094
  1. #11
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Mbi 6 mijë nxënës nuk janë regjistruar në shkollat e mesme

    Në Maqedoni edhe pse këtë vit filloi aplikimi i ligjit të ri për arsimim të mesëm obligativ, rreth 6 mijë nxënës nuk janë të regjistruar.

    Me ligjin e ri për arsim të mesëm në Maqedoni, shkolla e mesme është e detyrueshme për çdo nxënës dhe në rast se ata nuk vijojnë shkollimin, atëherë Inspektoriati i Arsimit nga shtatori do të shqiptojë dënime për prindërit që kapin një shifër prej 1 mijë euro dhe masa të tjera sanksionuese.

    Siç paralajmëroi Ministria e Arsimit dhe Shkencës, 20 gushti është afati i fundit për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme dhe për të gjithë ata që akoma nuk janë regjistruar.

    Kjo ministri bëri të ditur se do të kërkojë nga shkollat fillore të gjitha listat e nxënësve që kanë ngelur të paregjistruar në shkollat e mesme. Sipas Ministrisë së Arsimit në tërë vendin kanë ngelur edhe 12.030 vende të lira në shkollat e mesme. Me qëllim të implementimit të ligjit të ri për arsim të mesëm, Qeveria ka siguruar mjete për librat, transportin e nxënësve dhe pajisjet e tjera për fëmijët që janë me asistencë sociale.



    (INA)
    Sui generis

  2. #12
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Rritet numri i turistëve nga Maqedonia në bregdetin shqiptar

    Rreth 88 për qind është rritur numri i turistëve nga Maqedonia në bregdetin shqiptar. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia bullgare e lajmeve “Fokus” , e cila thirret në mediat greke. Sipas njoftimeve, kjo shifër ka shënuar rritje për shkak se një numër i madh i maqedonasve kanë braktisur bregdetin grek, pas tensioneve dhe mosmarrëveshjeve të fundit midis këtyre dy vendeve për çështjen e emrit të Maqedonisë.

    Sipas informacionit të agjencisë bullgare, rreth 100 mijë qytetarët nga Maqedonia e kanë zgjedhur Shqipërinë si vendin më të preferuar për pushimet verore. Agjencitë turistike paralajmëruar se ky numër pritet të shënojë rritje edhe gjatë periudhës së muajit gusht.

    Siç bëhet e ditur, pushuesit nga Maqedonia kanë braktisur edhe bregdetin malazez për shkak të çmimeve të larta, ndërsa Bullgarinë për shkak çështjes së vizave.


    (INA)
    Sui generis

  3. #13
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Mustafaj: Integrimi i Maqedonisë i rëndësishëm për rajonin

    Ish- shefi i diplomacisë shqiptare, Besnik Mustafaj deklaroi se është në interes të mbarë rajonit që Maqedonia të ecë përpara në proceset evrointegruese.

    Sipas tij, Qeveria e re e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së është kompakte dhe mund t’i shpiejë përpara proceset integruese të Maqedonisë pasi ka mbështetjen ndërkombëtare dhe të fqinjëve për të arritur standardet euroatlantike.

    Ai gjithashtu theksoi rëndësinë që Qeveria e re e Maqedonisë të punojë për një shtet multietnik ku të gjithë qytetarët do të ndjeheshin të barabartë.

    “Unë mendoj se Qeveria e re në Maqedoni do të punojë për të krijuar përpara komunitetit ndërkombëtar dhe ne fqinjëve në radhë të parë bindjen se është një shtet multietnik, ku të gjithë qytetarët ndjehen të barabartë, të mbrojtur nga ligji, ndjehen pjesë e fondeve që janë të nevojshme për ndërtimin e infrastrukturës për funksionimin e një shoqërie moderne”, tha ish-ministri dhe zyrtari i lartë Partisë Demokratike të Shqipërisë, Besnik Mustafaj gjatë një vizite në komunën e Zajaziti në Maqedoni.


    (INA)
    Sui generis

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Sopot: Rivarrosen 64 viktimat e masakrës së vitit 1944

    Në fshatin Sopot të Kumanovës janë rivarrosur eshtrat e 64 viktimave të komunizmit të cilët u vranë më 4 nëntor të vitit 1944 nga komunistët.

    Në manifestimin e mbajtur në Sopot morri pjesë edhe kreu më i lartë i BDI-së i cili tha se ata që kanë sakrifikuar meritojnë respekt dhe mirënjohje.

    "Këta njerëz nuk janë vrarë se nuk bënë diçka, këta njerëz nuk janë pajtuar me pushtues, nuk janë pajtuar me robërinë, këta njerëz nuk kanë pranuar të huajt, kanë dashur truallin e vet dhe kanë dashur të jenë të lirë në tokën e vet, për atë edhe janë pushkatuar edhe janë masakruar", tha në fjalimin e tij kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

    "Më 4 nëntor 1944 ditë e shtunë i morën të gjithë, disa i kanë dërguar në Shushevë i kanë mbytur, disa i kanë mbytur në fshat. Unë kam qenë 14 vjeçar në atë kohë, edhe mua më kanë marrë një herë por shpëtova", kujtoi ato ditë trishtimi Bajram Latifi, banor i fshatit Sopot.

    "Sot përderisa për 64 vjet në Sopot kanë rrjedh lotët e pikëllimit tani rrjedhin lotët e gëzimit meqenëse të parët tanë vendosen në vendin, në fshatin e tyre, në tokën e tyre ku gjithmonë do të kemi mundësi të vijmë t’i vizitojmë t’u bëjmë homazh", tha anëtari i këshillit organizativ Ylber Limani.

    Në rivarrimin e eshtrave të 64 të vrarëve gjatë komunizmit morën pjesë të afërmit e viktimave.

    http://alsat-m.tv/Lajme-nga-vendi/3876.html
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  5. #15
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Marrëveshja e Ohrit feston ditëlindjen, PDSH nuk merr pjesë në ceremoni

    SHKUP- Në Maqedoni sot festohet shtatë vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit nën patronazhin e zëvendëskryeministrit Abdulakim Ademi. Ceremonia me rastin e kësaj dite do të mbulohet nga zëvendëskryeministri përgjegjës për Marrëveshjen e Ohrit, Ademi, partia e të cilit viteve të kaluara këtë datë e ka shënuar me anë të ceremonive private. Marrëveshja e Ohrit e nënshkruar më 12 gusht të vitit 2001 ndërpreu konfliktin e armatosur midis forcave shtetërore të sigurisë dhe Ushtrisë ]lirimtare Kombëtare, duke siguruar paqen në Maqedoni. Në këtë takim janë ftuar personalitetet e larta shtetërore, përfaqësues të partive politike, përfaqësues të trupit diplomatik dhe institucioneve të tjera. Deri tani nuk është konfirmuar se në këtë ceremoni a do të marrë pjesë kryeministri Nikolla Gruevski, por partia e tij VMRO-DPMNE konfirmoi për marrjen e ftesës. PDSH paralajmëroi se nuk do të jetë e pranishme në këtë ceremoni, me arsyetimin e saj se BDI nuk po përmbush detyrimet që dalin nga Marrëveshja e Ohrit.


    (s.g/Ina/Balkanweb)
    Sui generis

  6. #16
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Cërvenkovski nesër firmos dekretin për gjuhën shqipe


    Presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski nesër do të firmosë dekretin për hyrjen në fuqi të Ligjit për përdorimin e gjuhëve i cili paraqet bazë juridike për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në Maqedoni. Cërvenkovski ka ndryshuar qëndrimin e tij, pasi më parë kishte paralajmëruar mosdekretimin e këtij ligji, në rast se PDSH në opozitë do të kthehej në Parlamentin e Maqedonisë.

    SHKUP- Presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski firmosjen e dekretit do ta bëjë menjëherë nesër në ditën e parë të punës pas pushimeve që kishe në bregdetin turk. Presidenti Cërvenkovski ka ndryshuar qëndrimin e tij, pasi më parë kishte paralajmëruar mosdekretimin e këtij ligji, në rast se Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) në opozitë do të kthehej në Parlamentin e Maqedonisë.
    Mosdekretimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve ishte një nga kushtet kryesore për rikthimin e PDSH në Parlament. Kjo e fundit paralajmëroi se do të kthehet në institucionin legjislativ më 18 gusht, pas përfundimit të pushimeve vjetore. Zyrtarë të kësaj partie paralajmëruan se do t`i dorëzojnë propozim-ligjin e tyre për përdorimin e gjuhës shqipe, me të cilin parashikohet zyrtarizimi i gjuhës shqipe si gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni, sipas modelit të përdorimit të gjuhës serbe në Kosovë.


    (a.r/ina/balkanweb)
    Sui generis

  7. #17
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shënohet shtatë vjetori i Marrëveshjes së Ohrit

    Në Maqedoni sot do të shënohet shtatë vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit nën patronazhin e zëvendëskryeministrit Abdulakim Ademi.

    Ceremonia me rastin e shënimit të kësaj dite do të mbulohet nga zëvendëskryeministri përgjegjës për Marrëveshjen e Ohrit, Ademi, partia e të cilit viteve të kaluara këtë datë e ka shënuar me anë të ceremonive private.

    Marrëveshja e Ohrit e nënshkruar më 13 gusht të vitit 2001 ndërpreu konfliktin e armatosur midis forcave shtetërore të sigurisë dhe Ushtrisë ]lirimtare Kombëtare, duke siguruar paqen në Maqedoni.

    Në këtë takim sivjet janë ftuar personalitetet e larta shtetërore, përfaqësues të partive politike, përfaqësues të trupit diplomatik dhe institucioneve të tjera. Deri tani nuk është konfirmuar se në këtë ceremoni a do të marrë pjesë kryeministri Nikolla Gruevski, por partia e tij VMRO-DPMNE konfirmoi për marrjen e ftesës.

    PDSH paralajmëroi se nuk do të jetë e pranishme në këtë ceremoni, me arsyetimin e saj se BDI nuk po përmbush detyrimet që dalin nga Marrëveshja e Ohrit.


    (INA)
    Sui generis

  8. #18
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    New York: Fillon raundi i ri i negociatave për emrin

    Në New York sot zyrtarishtë fillon raund i ri i bisedimeve për emrin kushtetues të Maqedonisë, njoftoi kabineti për informim i ndërjmetësuesit, Mattheë Nimetz.

    Delegacioni i Maqedonisë përbëhet nga ambasadori, Nikolla Dimitrov, dhe Martin Protuger, shef i kabinetit të kryeministrit maqedonas, kurse greqia përfaqësohet nga negociatori, Adamantis Vasilakis.

    Siç është paralajmëruar sot dhe nesër, ndërmjetësuesi Nimetz do të zhvilloj takime të ndara me përfaqësuesit e të dy delegacioneve.

    Palët në negociata nuk presin që Nimetz të paraqes propozim të ri për emrin dhe takimet i vlerësojnë më shumë si procedurale.

    Sipas mediave greke pritjet për ndonjë rezultat në takimin e radhës janë shumë minimale, për shkak të retorikës së skajshme të Shkupit dhe pretendimet e reja për të qenë pjesë e agjendës së negociatave.

    Nuk përjashtohet mundësia që pas takimeve me negociatorët e dy vendeve, Nikolla Dimitrov dhe Ademantios Vasilakis, Nimetz t'i vizitojë Shkupin dhe Athinën.


    (INA)
    Sui generis

  9. #19
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Në Veles do të hapet paralelja e parë e mesme në gjuhën shqipe

    Në qytetin e Velesit në Maqedoninë Qendrore do të hapet paralelja e parë e gjimnazit me mësim në gjuhën shqipe.

    Kjo është kumtuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, pas një takimi me kryetarin e komunës së Velesit, Ace Kocevski.”Në takim është arritur marrëveshje që paralelja me mësim në gjuhën shqipe në gjimnazin “Koço Racin” të fillojë me punë në shtator, ndërsa për këtë qëllim do të shpallet konkurs për pranimin e mësimdhënësve shqiptarë”, thuhet në komunikatën e kësaj ministrie.

    Këshilli i prindërve shqiptarë refuzoi vendimin e mëparshëm të Ministrisë së Arsimit që nxënësit shqiptarë për të vijuar arsimimin e mesëm të udhëtonin në qytetet tjera.

    Banorët shqiptarë të Velesit dhe rrethinës numërojnë mbi 10 për qind nga numri i përgjithshëm i popullësisë. Shumica e shqiptarëve jetojnë në fshatrat Buzallkovë, Jabollçishtë, Slivnik dhe Klukovec.


    (INA)
    Sui generis

  10. #20
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Cërvenkovski i gatshëm për t`u ballafaquar në zgjedhje me Gruevskin

    Presidenti Branko Cërvenkovski deklaroi se është i gatshëm që të ballafaqohet në zgjedhje me kryeministrin aktual Nikolla Gruevski.

    “Do t`ia plotësojë dëshirën, por jo në zgjedhjet presidenciale, por ato parlamentare.Do të ballafaqohemi në zgjedhjet parlamentare kurdo që do të mbahen.Ju premtojë se beteja e vërtetë politike veçmë do të fillojë”, theksoi presidenti Cërvenkovski.

    Kryeministri Nikolla Gruevski kohë më parë i bëri thirrje publike presidentit që të përballet në garën presidenciale që do të mbahet vitin e ardhshëm.
    Cërvenkovski paralajmëroi se pas përfundimit të mandatit të tij presidencial do t`i kthehet radhëve të partisë tij, për të afirmuar ate, por duke nënvizuar se nuk do të kushtëzojë kthimin e tij me pozicionin e liderit të partisë.

    Presidenti maqedonas Branko Cërvenkovski theksoi se normalizimi i demokracisë parlamentare ka qenë motivi i vërtet për amnestimin e nënkryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe mos firmosjen e 6 ligjeve të miratuara nga mazhoranca.

    Ai tha se që nga 10 prilli në Maqedoni nuk funksionoi dialogu politik mes pushtetit dhe opozitës, që është kriter i domosdoshëm për integrimin e Maqedonisë.

    “Çdokush që këtë çështje nuk e trajton si problem i cili në radhë të parë duhet të zgjidhet, nuk e kupton demokracinë dhe nuk dëshiron që ta shohë Maqedoninë në NATO dhe BE”, tha Cërvenkovski duke u përgjigjur në pyetjet e kryeministrit se pse e fali Zoran Zaevin dhe pse nuk firmosi ligjet e rimiratuara nga shumica parlamentare.

    Presidenti Cërvenkovski nënvizoi se në javët e kaluara ka qenë në shënjestër të një fushate mediale kundër tij e organizuar nga kryeministri Nikolla Gruevski. Sipas tij, "kreatorët e kësaj histerie nëse kanë qëllim ta frikësojnë, janë drejtuar në adresë të gabuar".


    (INA)
    Sui generis

Faqja 2 prej 110 FillimFillim 12341252102 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Ndodhitë në Maqedoni
    Nga babadimri në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1075
    Postimi i Fundit: 16-10-2007, 12:25
  3. Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 06:06
  4. Intervistë: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •