Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Në Shqipëri ka 638 xhami dhe 1119 kisha

    Deri më sot nuk ka pasur një bilanc zyrtar sesa është numri i objekteve të kultit në Shqipëri. Por së fundmi janë komunitetet fetare ato që komunikojnë numrin e ndërtesave të tyre. Në Shqipëri ndodhen 638 xhami dhe 1119 kisha. Drejtues të komunitetit ortodoksë thanë për gazetën "Tirana Observer" ky besim fetar ka 425 kisha ortodokse. Drejtuesit e besimit katolik deklaruan në vend numërohen 694 institucione fetare të këtij besimi.

    Ndërsa nënkryetari i Komunitetit Myslyman Saimir Rysheku, thotë se objekte fetare të besimit mysliman janë 568 xhami dhe 70 tyrbe të sektit bektashi. Në një raport ekskluziv, "Tirana Observer" boton numrin e saktë të objekteve të kultit, sipas të dhënave të vetë drejtuesve të këtyre komuniteteve. Një pjesë janë objekte të rikonstruktuara, që kanë histori qindravjeçare. Ndërsa pjesa tjetër janë objekte që ndërtohen për herë të parë. Shtrirja gjeografike e tyre është në gjithë vendin. Ndërsa dendësia e objekte varion sipas numrit të besimtarëve për çdo komunitet. Në total numri i objekteve fetare të të gjitha besimeve në Shqipëri është 1757.

    Objektet fetare

    Numri më i madh i objekteve fetare i takon besimit katolik, që në fakt rezulton se ka dhe më pak besimtarë. Kisha katolike në Shqipëri janë 694, ndërsa sipas regjistrimit të vitit 1989 të numrit të besimtarëve, rezulton se katolikët zënë 10 për qind të popullsisë. Në vend të dytë për objektet e kultit renditet besimi mysliman. Ndërkohë që ky besim ndahet në disa sekte, por dy rrymat kryesore të tij në Shqipëri janë synijtë dhe bektashinjtë. Numri i xhamive në vend është 568, ndërsa numri i tyrbeve, që janë dhe objekte kulti të bektashinjve, është 70. Në vend të tretë renditen objektet e kultit të besimit ortodoks. Në gjithë vendin, sipas të dhënave zyrtare të Kishës Ortodokse, numërohen 425 kisha. Në numrin e këtyre objekte nuk bëjnë pjesë vetëm ato që shërbejnë për ritualet fetare. Një pjesë e mirë e tyre shërbejnë dhe si ambiente edukimi për brezat e rinj të klerikëve. Por rëndësia më e veçantë e tyre ka të bëjë me vlerat kulturore dhe arkitekturore. Pjesa më e madhe e objekte kanë rëndësi historike dhe shërbejnë për të identifikuar periudha të veçanta të historisë së vendit.

    Ndërtimi i objekteve fetare


    Duke u bazuar në shifrat e komuniteteve fetare, rezulton se edhe pse myslimanët përbëjnë pjesën dërrmuese të popullsisë, numri i objekteve fetare që kanë ndërtuar është shumë më i vogël se objektet katolike dhe ortodokse. Të dy besimet kristiane kanë në total 1 119 objekte fetare në vendin tonë. Ndërsa besimi mysliman, duke përfshirë të gjithë sektet e tij, ka 638 objekte kulti. Nuk dihet se përse vjen ky disproporcion, por nënkryetari i Komitetit Mysliman, Saimir Rysheku , thotë se objektet e këtij besimi nuk janë rikonstruktuar të gjitha, ndërsa një pjesë e tyre janë shkatërruar në mënyrë të pakthyeshme. Vlen për t'u theksuar se mungesa e xhamive ka sjellë nevojë urgjentë të ndërtimit të tyre, pasi vendet dhe hapësirat që besimtarët e shumtë të kryejnë ritet e tyre janë të pakta.

    Krishtërimi, myslymanizmi, zhdukja e fesë e deri te rikthimi i të drejtës së besimit, historia e fesë në Shqipëri

    Shqipëria veç harmonisë fetare duket se është dhe pasqyra më e mirë e të gjitha besimeve kryesore sot në botë. Duke iu referuar studimeve të shumta të historianëve, rezulton se fillimet e besimit fetar në Shqipëri nuk janë të shkëputura nga pjesa tjetër e botës. Lindja e Krishterimit, që i dha dhe fund paganizmit, do të gjente mbështetësit e vet në vendin tonë, që në shekullin e parë pas lindjes së Krishtit. Kronikat antike përmendin se një prej apostujve të Jezu Krishtit ka predikuar mësimet e ungjillin në Iliri. Një fakt që e rendit vendin tonë si një prej të parëve që përqafuan Krishterimin. Shën Pali shprehet se, "Nga Jeruzalemi e rrethinat deri në Iliri plotësova predikimin e Ungjillit të Krishtit" (Romakëve 15:19). Ndërsa apostulli Andrea, mendohet se ka predikuar në Epir. Dhe, bëhet fjalë për vitet 40-50 të shekullit të parë. Por edhe besimi ortodoks reflekton qartë ndarjen e dy kishave në vitin 1054. Ndarja e Krishterimit mes Katolicizmit në Perëndim me qendër në Romë dhe Ortodoksisë në Lindje me qendër në Kostandinopojë, u reflektua dhe në popullsinë shqiptare të saj kohe. Por, nëse dy besimet e para u reflektuan në pak vite në Shqipëri, Myslimanizmi do të vinte në Shqipëri gati gjashtë shekujt pas lindjes së tij. Të gjithë studiuesit bien në një mendje kur thonë se Myslimanizmi erdhi në Shqipëri gjatë shekullit të 14-të. Islamizmi në Shqipëri konsiderohet jo burimor, me një fjalë i ardhur nga pushtuesit. Ndërtesat e para fetare të besimit islam i përkasin shekullit 16 dhe 17.

    Objektet e kultit mes shërbesave dhe artit

    Objektet e kultit në Shqipëri nuk kanë shërbyer gjithmonë në shërbim të fesë që përfaqësojnë. Në shumë raste fati i tyre ka qenë edhe më i keq, së pari, janë përdorur për t'iu ardhur në ndihmë besimtarëve dhe fesë së tyre. Por jo vetëm kaq, viti 1967 e ktheu Shqipërinë në të vetmin vend ateist në botë. Diktatura e atëhershme i prishi kishat, xhamitë dhe teqetë. Pra, në Shqipëri që nga viti 1967 e tutje nuk kishte njeri që ndiqte zakonet fetare hapur. Kështu shumë nga këto objekte kulti u shkatërruan dhe u përdorën tërësisht për tjetër funksion. Shumë xhami përdoreshin si magazina të grurit apo të duhanit e kështu me radhë, ku nuk mungon dhe rasti i Shkodrës, që një xhami u bë sallë kinemaje. Këto vepra arti të ndërtuara me aq mjeshtëri nga arkitektët më të mirë shqiptarë dhe të huaj arritën të katandiseshin në atë mënyrë.

    Objekte e kultit

    Janë objekte kulti që i shërbejnë një feje të caktuar, por në tërësi kanë historinë dhe vlerat e tyre. Janë të veçanta për nga mënyra e ndërtimit dhe si të tilla edhe për nga vlerat arkitekturore. Historitë e ndërtimit fillojnë me qytetërimin përkatës të këtyre feve. Në vendin tonë 22 xhami janë cilësuar nga Instituti i Monumenteve, "Monument Kulture". Sipas vetë besimtarëve të kësaj feje, xhamia duke qenë rrënja e qytetërimit, në të njëjtën kohë është dhe fryti më i madh i këtij qytetërimi. Çdo qytetërim ka periudhën e tij të ndërtimit dhe në fund pasqyron arritjen më të madhe të tij, pra artin. Në qytetërimin e Islamit xhamia ka një vend shumë të veçantë. Ajo nuk përmban vetëm punimet artistike brenda saj, ajo mban dhe pasqyrimin e besimit të myslimanëve. Xhamia nga një anë mban në vete estetiken e vendit ku ndodhet dhe nga ana tjetër mban në vete atë shenjtërimin që i takon dhe këto të dyja i mbart nga një kohë në tjetrën e kështu i bën të pavdekshme.

    Arti

    Objektet fetare në vetvete mbajnë një mister për nga ana e ndërtimit të tyre. Në momentin e parë që i shikon e përballesh me to, të ngjajnë të paarritshme nga ana e arkitekturës. Këto objekte vijnë nga një pjesë e historisë sonë dhe zhvillimit të artit ikonografik deri te bota e mistershme e kultit në fshehtësi dhe nga ana tjetër e zbulimit të këtyre perlave nga çdo shikim i mprehtë vendas e i huaj. Të veçantë për nga stili i ndërtimit, kanë kaluar përmes shekujve të historisë së njerëzimit ulje-ngritjet e këtyre monumenteve që kanë ardhur të gjalla deri në ditët tona. Që nga tërheqja për të shndërruar në art figura të shenjtorëve dhe për të ringjallur botën shpirtërore në një objekt kulti, deri te zbrazëtirat nga lënia bosh dhe braktisja e tyre, djegiet e persekutimet, interesi turistik, por edhe ndryshimet demografike të dhjetëvjeçarit të fundit, duket se këto objekte që popullojnë, tashmë kanë të përbashkët historinë dhe trashëgiminë, por edhe ruajtjen e tyre nga komunitetet.

    Xhamitë

    Xhamitë janë objektet e kultit më të vjetra në vendin tonë. Kjo dhe për shkak të ndikimit të tyre. Arkitektura dhe vlerat kulturore janë të shumta. Xhamitë për myslimanët janë gjurmët e historisë së tyre, për këtë arsye kudo që kanë emigruar, puna e parë e tyre ka qenë ndërtimi i këtyre veprave madhështore dhe elegante. Xhamia nuk përmban vetëm punimet artistike brenda saj, ajo mban dhe pasqyrimin e besimit të myslimanëve. Nga një anë mban në vete estetiken e vendit ku ndodhet dhe nga ana tjetër mban në vete atë shenjtërimin që i takon, dhe këto të dyja i mbart nga një kohë në tjetrën e kështu i bën të pavdekshme.

    Tyrbet

    Tyrbetë e teqet janë shembuj të një mjeshtërie të lartë ekzekutimi të arkitekturës, por në veçanti të brendisë, tavaneve dhe vitrazheve. Kryegjyshata Bektashiane e gjithë botës gjendet në Shqipëri, ata janë myslimanë të karakterizuar nga një tolerancë fetare ndaj të tjerëve. Bektashizmi e mori këtë emër pasi si institucion fetar u organizua nga i shenjti Hunqar Haxhi Bektashi Veliu. Shenjtëria e Tij është nga Persia dhe lindi në qytetin Nishapur, që ndodhet në rrethet e Khorasanit, në vitin 1248 pas Krishtit. Bektshizmi është pjesë e fesë muslimane, feja e këtij sekti mbështetet në kuran, por ndryshojnë nga këta të fundit në disa rite.

    Kishat Ortodokse

    Kisha ortodokse është një prej besimeve më të përhapura të krishtera, me një numër prej afro 214 milionë besimtarësh, si në Lindje ashtu edhe në Perëndim. Dy besimet tjera, katolike dhe protestante kanë 1027 dhe 316 milionë besimtarë. Në Lindje ortodoksia greke bashkon më se 11 për qind të besimtarëve. Kishat ortodokse të kombeve të ndryshme janë autoqefale të pavarura. Auto-vetë dhe kefalo-kokë, çka do të thotë se drejtohen vetë, por pranojnë një kryetar nderi të Patriarkanës se Konstandinopolit; kishat ortodokse me të rëndësishme janë ato greke, ruse, serbe dhe ajo rumune.

    Kishat Katolike

    Kisha katolike është kisha që njeh primatinë e peshkopit të Romës. Ajo lindi në vitin 1054 pas skizmës së madhe që ndau bashkësinë e krishterë në dy pjesë kryesore, në kishën lindore dhe atë perëndimore. Ajo pretendon se në të qëndron trashëgimia e kishës universale të themeluar nga Jezu Krishti, fjala katholikos do të thotë pikërisht universale. Shqipëria ka qenë, në fakt, një nga vendet e Evropës që u has më hershëm me krishterimin dhe ka një histori të gjatë me këtë besim fetar. Krishterimi është feja më e madhe në botë me mbizotërim. Numri i të krishterëve vlerësohet t'i ketë kaluar në 2.1 miliardë njerëz apo 33 për qind e popullsisë botërore në vitin 2007.

    TIRANA OBSERVER
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Bravo, na u shtofshin

    PS: Sikur te shtohen e te mirembahen muzete e zonat arkeologjike me kete hap me mire do ishte ...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,983
    -NUK TË VRET PRIFTI, TË VRET AI QË TUND KAMBANËN!
    shkruar nga D.Cana-Botuar në gazetën Emigranti-2007
    (Replikë për shkrimin në gazetën Ballkan, të dt.11 janar 2007, shkruar nga Isidor Koti.)
    Që në fillim të artikullit z. Isidor Koti e quan shkrimin propagandistik-nacionalist e antifetar. Të jesh anti fetar nuk është turp.Sepse është bindje dhe në shtetet demokratike bindjet respektohen.Është liria e fjalës!Dy janë shtyllat mbi të cilat ndërtohet dhe qëndron demokracia.
    1-Liria e fjalës.
    2-E drejta e pronës.
    Meqënëse pranon ballafaqime dhe diskutime, për replikë po shkruajmë disa rreshta.
    "Të lindësh budalla është gjynah, të vdesësh budalla është turp".
    Kjo thënie ka ardhur që nga koha e Aleksadrit të madh.Kështu e ka lën të shkruar mësuesi i tij i greqishtes Aristoteli.E nisa kështu këtë përgjigje që dua ti shpreh,z.Isidor Koti,i cili merr përsipër të bëhet kalorësi mbrojtës i çështjes Greke, në përgjithësi dhe i fesë Orthodokse, në veçanti.Që në fillim duket se kemi të bëjmë me një kombinim,përputhje të asaj që mund të quhet rastësi në gjuhën shkencore, por në bazë të fjalorit fetar spiegohet ndryshe." E ka parë zoti, pa e ka bërë",thotë feja dhe zotërija Isidor Koti,si fetar i nënështruar që është, nuk e mban Kot, llagapin!! E them këtë sepse na servir një thënie: "Përpara zotit fiton drejtësia dhe njerzit e përulur". Në fakt këto të dyja jan shum kontradiktore me njëra-tjetrën.Është njësoj si të thuash -Mishpeshk".-Pra o njëra, o tjetëra do jetë.Asnjëherë drejtësia nuk është vendosur me përulje!Por Isidorit tonë,kështu ja kan thënë dhe ai e ha! Ose kështu ja do puna të flasë për të mbrojtur eprorët e tij!Thënies së Aristotelit, jo vetëm që nuk i ka rënë vlera, por sa vjen dhe i shtohet.Një pasuri të tillë na e sjell urtësia popullore kur shprehet se:" Injorant nuk ësht ai që s'di, por ai që nuk do të mësoj". E pra! Ësht e qartë se zotëria Isidor,nuk di çfar kombësie i përket,kërkon të hedh poshtë intelektualin e shquar Sulejman Abazi (Neshaj) i cili merr guximin,të diskreditoi edhe një herë politikën e shtrëmbër, anti kombëtare, pavarsisht nga cila anë vjen ajo.Për këtë ai (z.Isidor)meriton një gradim por jo më shum se grada Gjeneral! Sepse atë gradë e mban sot e 23 vjet tutori i tij, të cilit i del edhe në mbrojtje.Jo vetëm e mbron atë nga sulmet përbindëshe,por i jep edhe tituj e grada të tjera si"Hirësia e tij", Lart Madhnia e tij, e Tiranës dhe e Durrsit dhe e gjith Shqipërisë" etj.Nuk e di çfar pune bën z.Isidor,por nuk është as vështir ta kuptosh se do ketë dhe njërëz të tillë,Lolo!(Për të mos thën sahan lëpirës, sepse pavarsisht se është popullore, nuk tingëllon dhe aq bukur!)Ti kundërvihesh fakteve historike që sjell përpara profesori!Të kundërshtosh analizën filozofike dhe me përmbajtje të lartë morali kombëtar! Është njësoj si të ngrihen këmbët e ti bien kokës!
    Të kundërshtosh faktet e dëmit historik që i ka sjellë Politika Greke kombit Shqiptar, e Feja Ortodokse në veçanti, i theksojmë këto të dyja sepse nuk kan asgjë të përbashkët me popullin dhe ndjenjat e popullit Grek!
    Kishën Ortodokse dhe kryepeshkopin Anastas,z.Isidor i quan një progres për gjith Shqipërinë?Ku është progresi? Në ndërtimin e 90 kishave të reja,që jan bërë si kërpudhat pas shiut, kudo edhe atje ku nuk ta priste mëndja.Në restaurimin e 80 kishave, 5 manastireve dhe riparimin e 141 kishave të tjera! BRAVO z.Isidor!Cila është ajo që një popull ka më shum nevojë?Është kisha? Është shkolla? Apo është spitali?Po sikur ato 90 -të kishat e reja, të ishin spitale të reja, të dhuruara nga Ortodoksdia?? Po sikur të gjitha ato para, të hedhura për blerje trojesh, për ndërtime e meremetime kishash,për blerje pushtetarësh,për blerje vendimesh gjyqësore etj, sikur të gjitha këto të hidheshin për të mirën e kombit Shqiptar do bëheshin mbrekullira! Do të ndërtohej një TEC apo hidrocentral i ri dhe nuk do të vuante populli sot në errësirë! Do të ndërtohej një autostradë e dyfishtë veri jug! Do të ndërtohej një spital universitar nga më moderrnit në botë! Këto e të tjera si këto, janë më të domosdoshme se ato kishat e tuaja z.Isidor! Sepse bibla juaj thotë "Zoti gjendet kudo".Kjo presupozon atë se ai që ndodhet gjithandej, nuk ka nevoj për monumente kulti.Monumentet bëhen me dhe për arsye politike.Kjo vërteton edhe një herë se feja është politik.Atëhere z.Isidor po ke dy gram shkollë,1+1=2 dhe këto jan ato dy gjëra që e kan dëmtuar kombin shqiptar dhe për të cilat flet edhe profesori Sulejman Abazi.N.q.se ti do ta ndieje veten Shqipëtar, nuk do përkrahje z.Janullatos i cili është grek dhe s'ka asgjë të përbashkët me ato që po bën,as me shqiptarët dhe as me kishën Shqiptare.Nuk paska priftërinj në shqipëri! Z. Abazi nuk thotë asgjë më tepër nga ç'ka thën Noli ! Edhe Noli paska pasur kontradikta me z.Janullatos?! Të njëjtën gjë ka thën edhe Andon Z.Çajupi! Edhe ai se paska patur qejf z.Janullatos?! Po pashko Vasa, edhe ai ishte kundërshtar i Kryepeshkopit?! Po dhaskal Todrin?Po Petro Nini Luarasi?Po Ali Asllani?! Sa do të numuroj, të cilët kan vën interesin e tyre kombëtar mbi atë personal?! Jo si një rrogëtar i thjeshtë apo Grekofil! Do të ishte fatkesësi e madhe për politikën Shqiptare dhe për gjith kombin shqiptar n.q.se do ti hiqnin qoftë edhe një presje asaj që ka shprehur profesori në analizën e tij..Për të shtuar po.Ka mjaft që profesori nuk e ka prekur, siç është rebelimi i sotëm i emigrantëve dhe greqizimi i tyre!Pra ka të drejtë kur thotë se "Shqiptarët ka kohë që jan ndeshur me ujkun, çfar gjurmësh na tregoni"? Ato mësime të profesorit duhet të ndriçojnë mëndjen e çdo shqiptari, dhe jo lutjet e Janullatosit i cili përsërit pa rreshtur të ulim kokën! Ai që bën propagandën fetare, di çfar thotë, sepse ashtu i intereson! Ai thjesht gatuan një gjellë të helmuar.Nuk helmohet ai që e gatuan, sepse e di ç'ka gatuar, helmohen ata që e hanë dhe s'din gjë!Prandaj thonë se të shtypin të helmuarit!Kjo i intereson fesë,që të shpërndaj sa më shum helm,ndryshe nuk bën pushtet!
    Sa për shprehjen se "Çdo grek na cënon indetitetin kombëter",nuk jam dakort aspak, sepse unë jam rritur me ata që quhen Minoritar në Shqipëri, me kombësi greke dhe kam parë se, kishim shum gjëra të përbashkëta, por n.q.se do ta kishit fjalën edhe për Anastasin,ai nuk është popull! Të mos i ngatërrojmë gjërat.Ose më shqip, ato kumbulla nuk hahen tani! Ai është i rrezikshëm edhe për popullin e tij sepse ushqen një ndienjë ambicioze, për të nxierr gështënjat nga zjarri me duart e të tjerëve.Kështu që hedh në kontradikta padrejtësisht dy popuj! Kontradikta që nuk kan më shumë se 162 vjet që vazhdojnë, por që shum shpejt,përsëri dëshira e popullit do dij ti jap përgjigjen e duhur.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    gjithsejt 1757 .


    po me tregoni nje her sa shkolla ka shqiperija gjithsej nuk besoj se e arrijn ket shifer kjo me nje fjale eshte mizerje mizerje
    We are all Aliens

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Kisha katolike është kisha që njeh primatinë e peshkopit të Romës. Ajo lindi në vitin 1054 pas skizmës së madhe që ndau bashkësinë e krishterë në dy pjesë kryesore, në kishën lindore dhe atë perëndimore. Ajo pretendon se në të qëndron trashëgimia e kishës universale të themeluar nga Jezu Krishti, fjala katholikos do të thotë pikërisht universale. Shqipëria ka qenë, në fakt, një nga vendet e Evropës që u has më hershëm me krishterimin dhe ka një histori të gjatë me këtë besim fetar. Krishterimi është feja më e madhe në botë me mbizotërim. Numri i të krishterëve vlerësohet t'i ketë kaluar në 2.1 miliardë njerëz apo 33 për qind e popullsisë botërore në vitin 2007.
    TIRANA OBSERVER
    Vetem nji sqarim. Nuk e dij kush asht autor i shkrimit, por Kisha Katolike nuk ka linde ne vitin 1024 por themelues te saj ka shen Pjetrin i pari peshkop i Romes (sic thote autori - primat i kishes), ne vijimesi te te cilit kane qene Papet pa nderpremje deri sot.
    Ne vitin 1054 kisha u nda mbasi pjesa lindore (mbrenda kufinjve te perandorise bizantine) per shkaqe qe nuk asht vendi ne ket teme vendosi mos me e njofte primatine e Papes, te cilen e kishte respektue deri atehere.

    Thjesht per hire te saktesise historike, nuk ka asnji studiues serioz qe pretendon se kisha katolike (romane) ka linde ne vitin 1054.

  6. #6
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga Davius Lexo Postimin

    Kishat Katolike

    Kisha katolike është kisha që njeh primatinë e peshkopit të Romës. Ajo lindi në vitin 1054 pas skizmës së madhe që ndau bashkësinë e krishterë në dy pjesë kryesore, në kishën lindore dhe atë perëndimore. Ajo pretendon se në të qëndron trashëgimia e kishës universale të themeluar nga Jezu Krishti, fjala katholikos do të thotë pikërisht universale. Shqipëria ka qenë, në fakt, një nga vendet e Evropës që u has më hershëm me krishterimin dhe ka një histori të gjatë me këtë besim fetar. Krishterimi është feja më e madhe në botë me mbizotërim. Numri i të krishterëve vlerësohet t'i ketë kaluar në 2.1 miliardë njerëz apo 33 për qind e popullsisë botërore në vitin 2007.

    TIRANA OBSERVER

    Citim Postuar më parë nga Labeati Lexo Postimin
    Vetem nji sqarim. Nuk e dij kush asht autor i shkrimit, por Kisha Katolike nuk ka linde ne vitin 1024 por themelues te saj ka shen Pjetrin i pari peshkop i Romes (sic thote autori - primat i kishes), ne vijimesi te te cilit kane qene Papet pa nderpremje deri sot.
    Ne vitin 1054 kisha u nda mbasi pjesa lindore (mbrenda kufinjve te perandorise bizantine) per shkaqe qe nuk asht vendi ne ket teme vendosi mos me e njofte primatine e Papes, te cilen e kishte respektue deri atehere.

    Thjesht per hire te saktesise historike, nuk ka asnji studiues serioz qe pretendon se kisha katolike (romane) ka linde ne vitin 1054.
    Vetem nji perforcim te sqarimit te Labeatit:

    Kisha katolike le qe është e themeluar nga koha e Krishtit (apostujt dhe veprat e apostujuve), por kisha katolike ka Papët me Origjinë iliro-shqiptare se qe nga vitet 140.

    ja psh:


    Shën Piu I, papa i dhjetë (140-155) me origjinë ilire


    Pontifikati i këtij pape, lindur në Aquilea, në rajonin e Istrias ilire, i është kushtuar tërësisht luftës kundër gnosticizmit deri në fund. Ai ekskomunikoi Marcionin, njërin prej përfaqësuesve të tij, gjatë një sinodi të mbajtur më 144,....


    Shën Eleutherus (Lefteri) (175-189) me origjinë ilire


    Lindi në Nikopolis të Epirit. Ishte pasues i Anicetus,që e mori sekretar të vetin. U bë Papë me vdekjen e Shën Soter më 175. U interesua për përhapjen e krishtërimit. Dërgoi priftërinjtë Fugazius dhe Damian për të përhapur ungjillin në Britani, me kërkesën e mbretit Lucius.....

    respekte nga
    toni77
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  7. #7
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    O toni a duhet me i shtuar shkrimin dhe numrin e prifterinjeve?ja ka paguar siguracionet vatikani mo se i kerkon zyra e punes se ministrine e punes e ka Omonia tani dhe spyet ajo i fut ndonje gjobe vatikanit se i ka lene prifetrinjte pa sigurime shoqerore dhe shendetsore megjithese vatikani ka deklarate per shtyp ku ka pergenjeshtruar lajmet dhe ka thene se prifterinjte e kane prere bileten per boten tjeter dhe nuk i duhen sigurimet.
    Sa budalla eshte "Odisea"

  8. #8
    . Maska e alDI
    Anëtarësuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    663
    638 xhami dhe 1119 kisha

    Dhe ne fund muslimanet fajsohen per cdo gje.
    .

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Numer i pakt i xhamive , besoj tani dot ndertohen dhe pas nja 10 viteve te behen 1638 xhami .
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  10. #10
    Inxhinier Maska e albani1
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    duhet qe te ...............

    .............. te hiqen pub-et dhe diskot dhe ne kete menyre tu hapet vend edhe shkollave qe te ndertohen dhe te ndertohen me shume shkolla kjo eshte e drejte madje mire eshte qe te zhduken edhe restorantet qe servirin vetem vere.
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nënshtetësinë shqiptare
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •