* Harmonia fetare ne viset shqiptare ka ekzistuar si pasojë e popullsisë shqiptare me karakter të thjesht dhe shumë tolerant. Toleranca fetare është rezultat i ekzistencës së shqiptarizmit, si një ideologji mbarëkombëtare. Feja e shqiptarit është shqiptaria, fut nje koncept relativisht te ri, shqiptarinë.
* Në një raport të vitit 1633 jo pa habi theksohej“Meqenëse rrijnë vazhdimisht bashkë, shumë sende nxënë të krishterët nga të pafetë (myslimanët F Xh) si p.sh. të kremtojnë ditën e premte që asht festa kryesore e myslimanëve. Shqiptarët mysliman të rrjedhur nga të krishterët, ruajnë shumë zakone të krishterëve; përsa u përket festave, ftojnë njëri-tjetrin ndër morte, ndër kremtime dhe kur bajnë dasma…”
*Këtë të vërtetë e vinte re edhe një vëzhguese e huaj në Stamboll, e cila më 1717 në lidhje me shqiptarët shkruante: “Këta njerëz, që jetojnë midis të krishterëve dhe muhamedanëve dhe që nuk ua kanë marrë dorën e mosmarrëveshjeve fetare, deklarojnë se nuk janë aspak në gjendje të gjykojnë se cili besim është më i miri. Por, për hir të së vërtetës, ata i ndjekin me maturi të dy besimet. Shkojnë në xhami të premteve dhe në kishë të dielave, duke nxjerrë si pretekst se në ditën e gjykimit do të kenë mbrojtjen e profetit të vërtetë; mirëpo, se kush na qenka ky profet, nuk janë në gjendje ta përcaktojnë në këtë botë
Nga, Fahri Xharra
Tekstin e plotë lexoje këtu
Krijoni Kontakt